-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

Vala e 25-tė me FI numra

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërmarrjet e reja) të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 25 TË PRIVATIZIMIT

AKM-ja, si kujdestare e mirëbesuar, në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/12, e cila është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/18 (“Rregullorja e AKM-së”), nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj në përputhje me Rregulloren e AKM-së.

Ndërmarrja e Re Kompleksi Agro – industrial A Sh.P.K. - Kjo ofertë ofron mundësin e blerjes së Fermës së Bibave nr.5 të Agrokulturës dhe Fermën e Dhive që gjendet në fqinjësi me një sipërfaqe të përafërt prej 5 hektarësh. Ferma e Dhive përmban ndërtesat prodhuese të gjëra me rreth 1,770 m² dhe ndërtesat shtesë me një sipërfaqe prej afro 920 m² dhe silosin me 4 hangarë. Ferma e Qurrave përmban: ndërtesat e prodhimit që përfshijnë përafërsisht 5,400 m² dhe ndërtesën e administratës me ndërtesat shtesë me një sipërfaqe të përafërt prej 214 m². Ndërmarrja e Re për momentin përdoret nga një qiramarrës i cili prodhon sfungjer industrial.

Ndërmarrja e Re Kompleksi Agro – industrial B Sh.P.K. - kjo ofertë ofron mundësin e blerjes së Fermës së Bibave nr.4 të Agrokulturës me një sipërfaqe të përafërt prej 2,5 hektarësh. Ndërtesat përfshijnë: Ndërtesat prodhuese që përfshijnë përafërsisht 5,000 m² dhe ndërtesën e administratës me ndërtesat shtesë me një sipërfaqe të përafërt prej 337 m². Ndërmarrja e Re për momentin përdoret nga një qiramarrës i cili planifikon të prodhojë ujë të distiluar për akumulator.

Ndërmarrja e Re Kompleksi Agro – industrial C Sh.P.K. - kjo ofertë ofron mundësin e blerjes së Fermës së Bibave nr.3 të Agrokulturës me një sipërfaqe të përafërt prej 2,5 hektarësh. Ndërtesat përfshijnë: Ndërtesat prodhuese që përfshijnë përafërsisht 5,000 m² dhe ndërtesën e administratës me ndërtesat shtesë me një sipërfaqe të përafërt prej 400 m². Ndërmarrja e Re për momentin përdoret nga një qiramarrës i cili i përdorë ndërtesat për rritjen e zogjve të pulës.

Ndërmarrja e Re Kompleksi Agro – industrial D Sh.P.K. - kjo ofertë ofron mundësin e blerjes së Fermës së Bibave nr.2 të Agrokulturës me një sipërfaqe të përafërt prej 3 hektarësh. Ndërtesat përfshijnë: Ndërtesat prodhuese që përfshijnë sipërfaqe të përafërt prej 5,000 m² dhe ndërtesën e administratës me ndërtesat shtesë me një sipërfaqe të përafërt prej 400 m². Ndërmarrja e Re për momentin përdoret nga një qiramarrës i cili i përdorë ndërtesat për prodhimin e mobileve.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
K.B.I. Agrokultura UNMIK Business Registration No. 80450133
(1997-1999) P.I.P. Mladost
Fi-1865/96
(1994-1996) Yuko-Mladost DD.PO
Fi-1490/92
(1989-1993) P.I.P. Mladost 
Fi-670/89

Ndërmarrja e Re Kualiteti International Sh.P.K. - oferta për Ndërmarrje e Re përmban njësinë në Gjilan me një sipërfaqe prej mbi 14,800m². Ka objekte të numërta industriale brenda kesaj hapësire, duke përfshirë ketu drithnikun e grurit. Sipërfaqja e përgjithshme e objekteve llogaritet të jetë përafërsisht 10,000m². Bluarja e grurit me këmbim dhe drithniku, prodhimi i bukës dhe prodhime tjera nga pjekja e brumërave.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
N.SH. – Industria e miellit dhe e bukës “KUALITETI” – Gjilan, Fi – 888/89
D.P. –Industrija brasna i hleba “KVALITET” – Gnjilane,
Fi – 888/89
Drustveno mlinsko pekarsko preduzece “KVALITET” – Gnjilane,
Fi – 888/89

Ndërmarrja e Re tokë bujqësore në Bibaj Sh.P.K. - kjo ofertë ofron mundësin e blerjes së tokës me vlerë me sipërfaqe prej 130ha, i cili ka potencial të zhvillimit të mire bujqësor dhe komercial. Toka e Ndërmarrjes së Re ndodhet afër 500m në veri të fshatit Bibaj dhe shtrihet ne drejtim të fshatit Talinovcë në drejtim të magjistrales Prishtinë - Shkup. Për momentin përdoret për kultivim të grurit.

Ndërmarrja e Re tokë bujqësore në Talinovc Sh.P.K. - kjo ofertë ofron mundësin e blerjes së tokës me vlerë me sipërfaqe prej of 70ha, i cili ka potencial të zhvillimit të mire bujqësor dhe komercial. Toka e Ndërmarrjes së Re ndodhet 1 km në lindje të magjistrales Prishtinë - Shkup afër fshatit Talinovc. Për momentin përdoret për kultivim të grurit.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
(1) Ndërmarrja Shoqerore “Pasuria Bujqësore”  Fi-650/89.
(2) Drustveno Produzece “Poljoprivredno Dobro” Fi-650/89.

Ndërmarrja e Re Grafikos Sh.P.K. - është një shtypshkronjë e madhe që merret me shërbimet kontraktuese, e cila gjendet në afërsi të qendrës së Gjilanit. Asetet kryesore të Ndërmarrjes së Re përbëhen nga reputacioni , biznesin dhe klientët e Grafikosit si dhe shtypshkronjën që gjendet në qytetin e Gjilanit që së bashku me objektin e administratës përbëjnë 1,433 m². Objekti është i ndërtuar në vitin 1977 dhe është në gjendje të mirë. Sipërfaqja totale e tokës brenda rrethojës është 3,510 m².
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Grafičko-izdavačko i trgovinsko Društveno Preduzeće na veliko i malo “PROSVETA” sa p.o. – Fi - 601/89
Grafičko-izdavačko i trgovinsko-knjižarsko Deoničarsko Društvo u mešovitoj svojini “PROSVETA” sa p.o. –
Fi - 6269/92

Ndërmarrja e Re Ferma Turiqevci Sh.P.K. - ndodhet në komunen e Skenderaj dhe përfshin një sipërfaqe prej përafërsisht 215 hektarë tokë tokë të lërueshme të fermës.

Ndërmarrja e Re Ferma Mikushnice Sh.P.K. - ndodhet në komunen e Skenderaj dhe përfshin një sipërfaqe prej përafërsisht 204 hektarë tokë tokë të lërueshme të fermës.

Ndërmarrja e Re Ferma Kline e Poshtme Sh.P.K. - ndodhet në komunen e Skenderajt dhe përfshinë një sipërfaqe prej përafërsisht 91 hektarë tokë të lërueshme të fermës.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Produkt - Fi 727/89; Dijamant-Produkt Fi –2694/94

Ndërmarrja e Re Lux Granap - Meteor Sh.P.K. - përfshin një sipërfaqe totale prej 121m². Dyqani ka një sipërfaqe prej rreth 90m² dhe 31m² tokë prapa dyqanit .

Ndërmarrja e Re Lux Granap - Dedinje Sh.P.K. - përfshin një sipërfaqe totale prej 165m². Dyqani ka një sipërfaqe prej rreth 95m² dhe 70m² tokë prapa dyqanit.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Fi - 200/89 NSH/DP Lux
Fi -11462/91 NSH/DP Lux
Fi -4272/92 NSH/DP Lux
Fi- 6273/92 SHA/DD Lux

Ndërmarrja e Re Agroqendra Sh.P.K. - gjendet në Polac të Vjetër, Komuna e Skenderajt në parcelën 1316/0, lista poseduese nr 228. Agro-qendra është një ndërtesë përdhese dhe ka sipërfaqe përafërsisht 600 m² dhe sipërfaqe të përgjithshme të tokës afërsisht 10,383m² (përfshirë ndërtesën).
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
OOUR Kooperacija i otkup “Bujku” Srbica- PK”Malisgan” Klina Fi-656/76
Organizata Themelore Kooperuese “Bujku” Serbice- OP “Produkti” Serbice,
Fi-167/79
Zemljoradnicka Zadruga “Bujku” Srbica,
Fi-1602/90
UNMIK registration K.B “Bujku” Skenderaj, no.
80098278

Ndërmarrja e Re NT Klina – Shitorja nr. 4 Sh.P.K. - i ofron investitorëve një lokacion atraktiv për shitje me pakicë në qendër të Klinës. Ndërtesa ofron një sipërfaqe prej reth 87.1 m² (Depoziti i Ofertës - 10.000€)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Ndërmarrja Tregtare “Klina”, në Klinë; Fi 608/89
Shoqëria Aksionare “Klina”, në Klinë; Fi.7469/92

Ndërmarrja e Re KB Shtupel – Ndërtesa administrative Sh.P.K. - përfshin ndërtesen administrative dhe depon në Shtupel, Klinë në një sipërfaqe prej rreth 1 hektar, 8 ari dhe 38 m².
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Kooperativa Bujqësore “Shtupel”, Shtupel, Klinë; Fi.170/91
Koopeataiva Bujqësore “Shtupel”, Shtupel, KBI "Malishgan", Klinë; Fi.54/88

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Kosuriq Sh.P.K. - i ofron investitorit tokë bujqësore me sipërfaqe 220 ha. Lokacioni është afër Deçanit.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
S.P. PIK "Dušan Mugoša - Duč" OOUR "Poljoprivreda" Peć sa n.sol.o., N.P. KBI "Dushan Mugosha - Duq" OTHPB "Bujqësia" Pejë me p.p.sol. (with unlimited solidary liability); D.P. "Poljoprivreda" Peć sa p.o.,NSH "Bujqësia" Pejë me p.p. (with unlimited liability).
Fi - 525/89 Court SOE "Poljoprivreda" ("Bujqësia") BOAL "Poljoprivreda" ("Bujqësia") Agricultural Combine "Dušan Mugoša - Duč" n.sol.o me p.p

Ndërmarrja e Re Kosova Elektro Dyqani Kurrizi Sh.P.K. – ofron investitorëve potencial mundësinë që të fitojë lokalin afarist në vendin kyç ne lagjen Kurrizi në Prishtinë. Lokali përfshin dyqanin që gjendet në katin e parë të ndërtesës dhe podrumin në katin përdhesë, të gjitha me sipërfaqe prej 251.51 m².

Ndërmarrja e Re Kosova Elektro Dyqani Fushë Kosovë Sh.P.K. – ofron investitorëve potencial mundësinë qe te fitoj lokalin afarist me sipërfaqe përafërsisht prej 143.81 m² , e cila gjendet ne katin përdhesë të ndërtesës në qendër të Fushë Kosovës.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
CCR of Prishtinë/Pristina Fi.119/87
OP "Elektrotehna" / RO "Elektrotehna" / WO "Electrotehna" CCR of Prishtinë/Pristina
Fi.1979/86
Organizata Punuese Tregtare "Elektrotehna" / Trgovinska Radna Organizacija "Elektrotehna" / Working Organisation of Trading "Elektrotehna".
CCR of Belgrade
Fi.1893/86
OP Tregtare "Elektrotehna" / Trgovinska RO "Elektrotehna"/ WO of Trading "Elektrotehna"
CCR of Prishtinë/Pristina
Fi.4940/92
"Metalotehna" Sh.P.K. / "Metalotehna" D.O.O. / "Metalotehna" L.L.C. and - Ndërmarrja Tregtare Shoqërore "Elektrotehna" / Drustveno Trgovinsko Preduzece Elektrotehna" / Socially Owned Trading Enterprise "Elekrotehna"
CCR of Belgrade
Fi.2344/93
Metalotehna-Trade Sh.P.K./ Metalotehna-Trade D.O.O. / Metalotehna-Trade L.L.C.
CCR of Belgrade
Fi.8077/94 Ndërmarrja Holding "Metalotehna Trade Holding" Sh.P.K / Holding Preduzece "Metalotehna Trade Holding" D.O.O. /Holding Enterprise "Metalotehna Trade Holding" L.L.C. CCR of Belgrade Fi.3063/94 Metalotehna Pristina Sh.P.K. / Metalotehna Pristina D.O.O. / Metalotehna Pristina L.L.C.
UNMIK Provisional Business registration No.80018240 of 2000:
KTSH Kosovaelektro / Trgovinska Drustvena Kompanija Kosovaelektro / Socially Owned Trading Company "KosovaElektro"

Ndërmarja e Re Gërmia Shitorja Fushë Kosovë 2 Sh.p.k. - u ofron klientëve potencial mundësinë që të kenë në pronësi një lokal operues për mundësi biznesi në qendër te qytetit te Fushë Kosovës. Lokali posedon një hapësire prej 460 m² qe ndodhet ne katin përdhese te ndërtesës rezidentale.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Ndërmarrja Tregtare GERMIA (Trading Company GERMIA) – UNMIK business registration 80033214 dated 20/06/2000
Holding Company YUMCO, Doo YUMCO- GRMIJA (YUMCO-GRMIJA JSC) from 1992 to 1999,
Fi-417/93 dated 1/02/1993
Drustveno Trgovinsko Preduzece GRMIJA (Social Trading Enterprise GRMIJA) from 1989 to 1992,
Fi -676/89 dated 27/12/1989

Ndërmarrja e Re Shtime Tokë Bujqësore Sh.P.K. - ofron tokë shumë të mirë bujqësore me përafërsisht 1456548 m² (145 ha 65 ari 48 m²) si dhe stalla me sipërfaqe përafërsisht 663 m² dhe dy hangarë 875 m². Me investime të vogla do të ketë rritje të prodhimeve.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Gjykata Ekonomike në Prishtinë regjistrimi i themelimit të Kooperativës Bujqësore “Shtime si NSh e pavarur më 22dhjetor1989, Fi. 663/89.
Gjykata Ekonomike në Prishtinë regjistrimi i ndarjes së KB “Shtime” nga OP “Pasuria Bujqësore” respektivisht nga KBI “Milan Zeqar” me 22 dhjetor 1989
Fi. 650/89

Ndërmarrja e Re DUHANI Pejton Sh.P.K. - ofron investitorit potencial mundësinë që të fitoj hapësirat afariste në një vend qendror, afër qendrës së Prishtinës, saktësisht në lagjen Pejton. Sipërfaqja totale e hapësirës afariste që është pjesë e këtij tenderi përfshin 535 m². Aktualisht, hapësira e këtij tenderi është dhënë me qira Pasticerisë “Fellini’.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
NSH/DP/SOE “Duvan” Fi-629/89

Ndërmarrja e Re Llapi Shitorja Nr. 23 Sh. P.K. - ju ofron investitorëve potencial mundësinë që të fitoj një lokal njohur si Llapi Shitorja Nr.23 më sipërfaqe totale prej përafërsisht 72 m² në rrugën Ilir Konushevci në qendër të Podujevës.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Trgovinsko Produzece LAB Podujevo Tergoninsko Radnja - Fi.191/63
Drustveno Trgovinsko Produzeqe/ Ndërmarrja Shoqërore Tregtare Llapi - Fi.671/89

Ndërmarrja e Re Urata Hipermarketi Sh.P.K. - i ofron mundësinë investitorit potencial përfitimin e pronës afariste me përafërsisht 1,208 m² (e ndarë në 34 njësi me hapësirë kalimi në mes të njësive) e cila gjendet në rrugën UÇK në qendër të Prishtinës në pjesën e njohur si Qafa. Kjo pronë gjendet në katin përdhese të qendrës tregtare dy-katëshe nën ndërtesat për banim.

Ndërmarrja e Re Urata Supermarketi Kurriz Sh.P.K. - i ofron mundësinë investitorit potencial përfitimin e pronës afariste me përafërsisht 194 m² (e ndarë në 8 njësi me hapësirë kalimi në mes të njësive) e cila gjendet në qendrën tregtare Kurriz në lagjen Dardania në Prishtinë.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Drustveno Trgovinsko Preduzece za Promet Robe na Veliko i Malo "VOĆAR" Pristina – 1989, Fi 723/89
NTSH URATA - 2000; UNMIK, Provisional Business Registration Number
80243146

Ndërmarrja e Re Rilindja Rrjeti Tregtar - Libraria Nr. 6 Sh.P.K. - ofron mundësinë investitorit potencial për përfitimin e hapësirës afariste që përfshijnë përafërsisht 111,48 m². Dyqani përbëhet prej dy niveleve/kateve dhe gjendet në qendrën tregtare të njohur “Kurrizi” në Dardani/Prishtinë. Aktualisht, dyqani është i lëshuar me qira në baza komerciale.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Ndërmarrja Shoqërore Tregtare - Librare “RILINDJA”, Bookshop-Trading SOE “RILINDJA”, Fi-840/89;
Shoqëria Aksionare – Deoniocarsko Drustvo – Joint Stock Company “ZAVICAJ”,
Fi-7470/92
UNMIK, Provisional Business Registration Number
80030924

Ndërmarrja e Re Dardania Arbëria Sh.P.K. - i ofron investitorit potencial mundësinë e fitimit të një toke shumë atraktive duke përfshirë edhe disa ndërtesa si zyre dhe depo që gjenden në Prishtinë. Sipërfaqja totale e tokës e cila është pjesë e këtij tenderi është 13,125 m² dhe gjendet ne Arbëri/Prishtinë.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
NSH Dardania, Fi-622/89 - Emri i ndryshuar pas vitit 1993 Gazimestan, Fi-2782/93.
Nga Maji 2001, SH.P.K. "Dardania" me Nr. të Përkohshëm të Regjistrimit Biznesit: 80018223

Ndërmarrja e Re Krajkovë Sh.P.K. - me rreth 390.63.91 hektarë të tokës/bujqësore së bashku me shtallat e lopëve. Ndër. e Re shtrihet në Zonat Kadastrale të fshtrave Krajkovë, Zabel i Ulët, Shtrubullovë, Qikatovë e Re, dhe Lapushnik. Pjesa më e madhe e tokës bujqësore kategorizohet ne klasën e 3 dhe 4 dhe shtrihet afër magjistrales Prishtinë-Pejë. Në këtë Nder. të Re gjenden 6 objekte të fermave për viqa në gjendje relativisht të mirë një objekt i administratës.

Ndërmarrja e Re Zabeli i Epërm Sh.P.K. - me rreth 93.05.23 hektarë të tokës bujqësore (nuk ka ndërtesa). Shtrihet në Zonat Kadastrale Zabel i Epërm dhe Sankoc. Pjesa më e madhe e tokës kategorizohet në klasin e 4 dhe ka sistem të ujitjes. Edhe kjo tokë shtrihet afër Magjistrales Prishtinë - Pejë.

Ndërmarrja e Re Komoran Sh.P.K. - me rreth 73.31.72 hektarë të tokës bujqësore (nuk ka ndërtesa). Shtrihet në Zonat Kadastrale Komoran dhe Llapushnik. Pjesa më e madhe ka ujitje dhe kategorizohet në klasën 4-5, gjindet skaj magjistrales Prishtinë – Pejë.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Ndërmarrja Shoqërore Bujqësore “Drenica”
Ndërmarrja Shoqërore Bujqësore Qarkulluese me përgjegjësi të plotë “Drenica”
Fi 714/89
Sh. A. YUKO-Drenica
Fi 4340/93
NPBQ “Drenica Regjistrimi I Përkohshëm i UNMIK –ut Nr.
80151721

Ndërmarrja e Re Liria Tregu i Veturave dhe Kafshëve Sh.P.K. - përfshin sipërfaqen prej përafërsisht 61,81.50 hektarë (618150 m²). dhe gjendet buzë rrugës kryesore ndërmjet Prishtinës dhe Podujevës, rreth 5 kilometra larg qendrës së Prishtinës.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Kooperativa Bujqësore “Devet Jugoviq”, me përgjegjësi të plotë Fi-1608/90
Kooperativa Bujqësore “Liria” Regjistrimi I Përkohshëm i UNMIK –ut Nr. 80077238

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Shkabaj Sh.P.K. - investuesit potencial i ofron një mundësi të shkëlqyer për të përvetësuar tokë shumë të mirë bujqësore shumica e së cilës tokë është nën infrastrukturën e ujitjes të Kompanisë së Ujitjes Ibër Lepenc. Ndërmarrja përbëhet prej rreth 298 hektarësh të tokës bujqësore të ndarë në këto zona kadastrale: Shkabaj/Orlloviq, Prishtinë, Krushefc, Fushë Kosovë.
Ndërmarrja e Re po ashtu ka njësinë për servisimin e makinerisë me makinerinë bujqësore në fshatin Shkabaj.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Ndërmarrja e Përbërë KBI”Kosova Export” Fushë Kosovë
Ndërmarrja Shoqërore “Bujqësia”PP

Ndërmarrja e re Prizrencoop Prizren - Shitorja Sh.P.K. - prona e ndërmarrjes për tu bartur në subjektin e ri përmban shitoren që ndodhet ne rrugën kryesore të Prizrenit dhe përmban një sipërfaqe prej përafërsisht 138m².
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
(i) Zadruga “Prizrencoop”sa p-.o.Prizren Fi - 148/91 (1990)
(ii) DOO “Progres Export – Zadruga Prizrencoop”
Fi - 7311 (1992)

Ndërmarrja e Re Liria “Shtëpia e Mallrave” Sh.P.K. - shtëpia e mallrave përmban bodrumin, përdhesën dhe katin e parë/galleria me një sipërfaqe totale prej përafërsisht 0.19.60 Ha (1960m²). Kompleksi i shitjes me pakicë/shtëpia e mallrave gjendet në rrugën “Sheshi i Shatravanit” në qendër të qytetit. Aktualisht shtëpia e mallrave është dhënë me qira palëve të treta.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
1 ) FI - 330/89 (10.11.1989) Ndërmarrja tregtare me shumicë dhe pakicë “Liria” p.p. Trogvinsko preduzece na velikoi malo “Liria” p.o.
2)
FI - 6963/92 (14.12.1992) Shoqëria aksionare ndërmarrja tregtare për tregti të mallërave me “Liria p.p. Deonicko drustvo trogvinsko preduzece za promet robe na veliko malo “Liria ” p.o.

Ndërmarja e Re Podrima – Shitoret Rahovec Sh.P.K. - gjendet në pjesën atraktive të qytetit të Rahovecit dhe përfshin një Kompleks të Shitoreve.
Kjo Ndërmarrje Subsidiare përfshin 4 shitore në Rahovec me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 541.5 m². Podrima është një prej kompanive kryesore për tregti dhe shitje me pakicë në Regjionin e Prizrenit që gjendet në qytetin e Rahovecit dhe fshatrat përreth.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
TRO “Podrima” Orahovac Fi 97/80 - 12.03.1980
DTP “Podrima” – Orahovac
Fi 370/89 – 07.12.1989
DD “Podrimlja” - Orahovac 1993

Ndërmarja e Re Zhupa Reçan – Supermarketi dhe Restauranti në Sredskë Sh.P.K. - përfshin Supermarketin i cili gjindet në pjesën atraktive të fshatit Sredskë cila përfshinë ndërtesën një katëshe me bodrum me një sipërfaqe prej 275 m² dhe oborr me sipërfaqe prej 473 m² si dhe Restorani i cili përfshinë ndërtesën një katëshe me bodrum me një sipërfaqe prej 140 m² dhe oborr me sipërfaqe prej 229 m² që gjendet në anën e kundërt të Supermarketit në fshatin Sredska.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
TP na veliko i malo "Sredacka Zupa" Sredska sa potpunom odgovornoscu, Fi 385/89 (14.12.1989)
DD (JSC) na veliko i malo "Sredacka Zupa" Sredska 
Fi 2096/95 (26.07.1995)

Ndërmarrja e Re 25 Maji – Vetëshërbimi Duhël Sh.P.K. - prona e ndërmarrjes për tu bartur në subjektin e ri përmban ndërtesën/vetëshërbimin që ndodhet përgjatë rrugës kryesore Prizren – Prishtinë në fshatin Duhël dhe ka një sipërfaqe prej përafërsisht 4 ari 94 m². Vetëshërbimi aktualisht është dhënë me qira palës së tretë.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
(i) Ndërmarrja tregtare me shumicë dhe pakicë “25 Maji” me përgjegjësi të plot - Suharekë / Trgovinsko Preduzece na malo i veliko “25 Maj” potpuna odgovornost - Suvareka Gjakova Commercial District Court  Fi.366/89 (28.12.1989)
(ii) "PKB Trgopromet" SH.P.K/D.O.O Suharekë/Suva Reka Prishtina Commercial Court Registration
Fi 4116/92 (1992)

Ndërmarrja e Re “Thertorja-Exportuese” Sh.P.K. - është një kompani atraktive të përpunimit të mishit dhe është i vetmi prodhues i licencuar në regjionin e Prizrenit.
Ndërmarrja prodhuese gjendet në zonën industriale dhe ka një sipërfaqe përafërsisht 1.76.61 hektarësh, duke përfshirë 3 njësitë punuese dhe ndërtesën e administratës.
Kliko këtu për Rregullat e tenderit për Thertoren-Exoprtuese
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
1) NSH "Thertorja-Exportuese" DP "Exportna-Klanica" in 1991 Fi.2963/91
2) OOUR "Exportna-Klanica" in 1990 Fi.702/89

Dita e fundit për parakualifikim është: 13 qershor 2007
Dita për dorëzimin e ofertave është: 20 qershor 2007

Kjo Ndërmarrje e Re e valës 25 të Privatizimit është në dispozicion përmes Spin-off-it Special:

Ndërmarrja e Re Minex Sh.P.K. - objektet lëndë e këtij spin-off janë të vendosura në periferi të qytetit të Ferizajit, regjioni i Gjilanit dhe përfshin një numër ndërtesash me përafersisht 8.500 m² te siperfaqes se pergjitheshme te pajisura per prodhimtari ushqimore. Objektet shtrihen perafersishte ne tre hectare toke, një pjesë e së cilës mund të shfrytëzohet për përpunime alternative.
Shënim: Ofertuesit duhet të kenë parasysh për kushtet specifike të shitjes në lidhje me investimet e kredituara dhe punesimin e stafit te bashkangjitur në kete tender.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Ndërrmarrja Shoqërore Minex – Ferizaj Fi -778/89.

Dita e fundit për parakualifikim është: 13 qershor 2007
Dita për dorëzimin e ofertave është: 20 qershor 2007
Dita për dorëzimin e ofertave të dyta është: 27 qershor 2007

 

Për këtë Ndërmarrje të Re Data e ofertimit do të përcaktohet:

Ndërmarrja e Re Miniera e Boksitit në Volljak Sh.P.K. - operimet e Boksiteve të Kosovës kanë filluar në vitin 1966 dhe kanë shfrytëzuar një seri të lenteve të boksitit të mbuluara me guri gëlqeror në zonën e Klinës. Pasuritë e boksitit janë nxjerrur përmes një vargu të minierave të hapura dhe tradicionalisht janë transportuar me kamion në një zonë të hapur deponimi e cila gjendej rreth 3 km larg dhe më pastaj janë vënë në karroca të hekurudhës. Rezervat e xehes (duke e përdorur kategorizimin socialist A, B,C1) janë në rajonin e 1.7 milion tonë të boksitit të shkallës në mes të 46.7 dhe 52%. Burimet (c2,D, të shënuara) janë rreth 4 milion tonë. Ky gur gëlqeror është mjaft i pastër që tradicionalisht t'i shitet shkritoreve të Trepçës dhe Ferronikelit.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
N.Sh. Ndërmarrja për xehetari, jo-metale dhe qarkullim “ Kosova” Klinë;  Fi- 647/89
Organizata e Punës Miniera e Boksitit;  Fi-11/86 ishte OP brenda BOAL: Elektroekonomia e Kosovës

 

Në përputhje me Rregulloren e AKM-së dhe politikën e AKM-së/UNMIK-ut, AKM-ja propozon që të shes asetet e subjekteve të tilla (në raste të caktuara së bashku, me detyrimet e caktuara) përmes programit të AKM-së për privatizim. Cilido person që beson se ka ankesë valide kundër subjekteve apo aseteve të tilla (përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar me, (i) ankesat në të cilat ata besojnë se janë pronarë të ligjshëm të cilitdo subjekti apo aseti apo pjese të saj apo se janë pasardhës validë (ii) kreditorët) pa vonesë duhet të paraqesin një ankesë të tillë në AKM, së bashku me sqarimet e plota dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.

AKM-ja pretendon të kryej shitjet e subjekteve/aseteve të tilla sipas (i) mënyrës së privatizimit spin of (bartjes së aseteve dhe në raste të caktuara edhe detyrimeve të caktuara tek kompania e sapo krijuar) dhe pastaj të realizoj procesin e likuidimit apo përmes (ii) shitjes me anë të ankandeve, të aseteve si pjesë e procesit të likuidimit.

Në procesin e likuidimit, AKM-ja do të analizoj ankesat e paraqitura dhe dokumentet përcjellëse në mënyrë që të përcaktoj se te kush duhet të shkojnë pagesat nga të ardhurat nga shitja në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm. Duhet të theksohet se, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, ka gjasa që 20% e të ardhurave nga shitja së pari t'i paguhen “punëtorëve të kualifikueshëm”, pas tyre pretenduesve për pronësi të tokave, kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe pastaj pronarëve të subjekteve ku subjektet e tilla janë përcaktuar se janë transformuar në përputhje me Ligjin e zbatueshëm dhe në mënyrë jo diskriminuese.

AKM-ja nuk do t’i gjykoj ankesat si një organ kuazi gjyqësor apo organ administrativë; prandaj paraqitja e ankesës në AKM, për të cilën gjë AKM-ja fuqimisht i inkurajon paditësit e mundshëm të bëjnë këtë, nuk e parandalon paditësin e mundshëm që gjithashtu të paraqes padi edhe në Odën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, e gjithashtu nuk e parandalon që të kontestoj ligjërishtë çfarëdo vendimi të AKM-së në gjykatën kompetente.

Për formularin e ankesës dhe detajet se si të paraqitet një ankesë, shiko www.kta-kosovo.org - "si të paraqes ankesë" apo merr formularin nga cilado zyre e AKM-së. Ankesat gjithashtu mund të paraqiten në zyrën e Shtyllës së BE-së në Beograd adresa e së cilës është Tolstojeva 47-49,11000 Beograd, Serbi. Rregulloret e UNMIK-ut përkatëse janë marrë nga faqja e AKM-së në internet, e cekur më lartë.

Personat të cilët besojnë se kanë të drejtë në pjesën e 20% e të ardhurave nga shitja e pagueshme për “punëtorët e kualifikuar” pas shitjes/likuidimit (përfshirë edhe personat që hyjnë brenda çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të “punëtorëve të kualifikuar” apo punëtorëve si rezultat i çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "diskriminimit") gjithashtu mund të gjejnë detaje të listës përkatëse në faqen e internetit të cekur më lartë menjëherë pas shitjes/likuidimit së bashku me detajet se si ata mund të paraqesin ankesë për të shtuar edhe veten e tyre në listë.

 

Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t'ju ofrojë informata shtesë, se si të ofertohet.

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit

Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel: + 381 (0) 38 500 400 1255
Fax: + 381 (0) 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

-
KTA