-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

Vala e 25-tė

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërmarrjet e reja) të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 25 TË PRIVATIZIMIT

AKM-ja, si kujdestare e mirëbesuar, në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/12, e cila është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/18 (“Rregullorja e AKM-së”), nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj në përputhje me Rregulloren e AKM-së.

Ndërmarrja e Re Kompleksi Agro – industrial A Sh.P.K. - Kjo ofertë ofron mundësin e blerjes së Fermës së Bibave nr.5 të Agrokulturës dhe Fermën e Dhive që gjendet në fqinjësi me një sipërfaqe të përafërt prej 5 hektarësh. Ferma e Dhive përmban ndërtesat prodhuese të gjëra me rreth 1,770 m² dhe ndërtesat shtesë me një sipërfaqe prej afro 920 m² dhe silosin me 4 hangarë. Ferma e Qurrave përmban: ndërtesat e prodhimit që përfshijnë përafërsisht 5,400 m² dhe ndërtesën e administratës me ndërtesat shtesë me një sipërfaqe të përafërt prej 214 m². Ndërmarrja e Re për momentin përdoret nga një qiramarrës i cili prodhon sfungjer industrial. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Kompleksi Agro – industrial B Sh.P.K. - kjo ofertë ofron mundësin e blerjes së Fermës së Bibave nr.4 të Agrokulturës me një sipërfaqe të përafërt prej 2,5 hektarësh. Ndërtesat përfshijnë: Ndërtesat prodhuese që përfshijnë përafërsisht 5,000 m² dhe ndërtesën e administratës me ndërtesat shtesë me një sipërfaqe të përafërt prej 337 m². Ndërmarrja e Re për momentin përdoret nga një qiramarrës i cili planifikon të prodhojë ujë të distiluar për akumulator. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Kompleksi Agro – industrial C Sh.P.K. - kjo ofertë ofron mundësin e blerjes së Fermës së Bibave nr.3 të Agrokulturës me një sipërfaqe të përafërt prej 2,5 hektarësh. Ndërtesat përfshijnë: Ndërtesat prodhuese që përfshijnë përafërsisht 5,000 m² dhe ndërtesën e administratës me ndërtesat shtesë me një sipërfaqe të përafërt prej 400 m². Ndërmarrja e Re për momentin përdoret nga një qiramarrës i cili i përdorë ndërtesat për rritjen e zogjve të pulës. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Kompleksi Agro – industrial D Sh.P.K. - kjo ofertë ofron mundësin e blerjes së Fermës së Bibave nr.2 të Agrokulturës me një sipërfaqe të përafërt prej 3 hektarësh. Ndërtesat përfshijnë: Ndërtesat prodhuese që përfshijnë sipërfaqe të përafërt prej 5,000 m² dhe ndërtesën e administratës me ndërtesat shtesë me një sipërfaqe të përafërt prej 400 m². Ndërmarrja e Re për momentin përdoret nga një qiramarrës i cili i përdorë ndërtesat për prodhimin e mobileve. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Kualiteti International Sh.P.K. - oferta për Ndërmarrje e Re përmban njësinë në Gjilan me një sipërfaqe prej mbi 14,800m². Ka objekte të numërta industriale brenda kesaj hapësire, duke përfshirë ketu drithnikun e grurit. Sipërfaqja e përgjithshme e objekteve llogaritet të jetë përafërsisht 10,000m². Bluarja e grurit me këmbim dhe drithniku, prodhimi i bukës dhe prodhime tjera nga pjekja e brumërave. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re tokë bujqësore në Bibaj Sh.P.K. - kjo ofertë ofron mundësin e blerjes së tokës me vlerë me sipërfaqe prej 130ha, i cili ka potencial të zhvillimit të mire bujqësor dhe komercial. Toka e Ndërmarrjes së Re ndodhet afër 500m në veri të fshatit Bibaj dhe shtrihet ne drejtim të fshatit Talinovcë në drejtim të magjistrales Prishtinë - Shkup. Për momentin përdoret për kultivim të grurit. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re tokë bujqësore në Talinovc Sh.P.K. - kjo ofertë ofron mundësin e blerjes së tokës me vlerë me sipërfaqe prej of 70ha, i cili ka potencial të zhvillimit të mire bujqësor dhe komercial. Toka e Ndërmarrjes së Re ndodhet 1 km në lindje të magjistrales Prishtinë - Shkup afër fshatit Talinovc. Për momentin përdoret për kultivim të grurit. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Grafikos Sh.P.K. - është një shtypshkronjë e madhe që merret me shërbimet kontraktuese, e cila gjendet në afërsi të qendrës së Gjilanit. Asetet kryesore të Ndërmarrjes së Re përbëhen nga reputacioni , biznesin dhe klientët e Grafikosit si dhe shtypshkronjën që gjendet në qytetin e Gjilanit që së bashku me objektin e administratës përbëjnë 1,433 m². Objekti është i ndërtuar në vitin 1977 dhe është në gjendje të mirë. Sipërfaqja totale e tokës brenda rrethojës është 3,510 m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Ferma Turiqevci Sh.P.K. - ndodhet në komunen e Skenderaj dhe përfshin një sipërfaqe prej përafërsisht 215 hektarë tokë tokë të lërueshme të fermës. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Ferma Mikushnice Sh.P.K. - ndodhet në komunen e Skenderaj dhe përfshin një sipërfaqe prej përafërsisht 204 hektarë tokë tokë të lërueshme të fermës. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Ferma Klinë e Poshtme Sh.P.K. - ndodhet në komunen e Skenderajt dhe përfshinë një sipërfaqe prej përafërsisht 91 hektarë tokë të lërueshme të fermës. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Lux Granap - Meteor Sh.P.K. - përfshin një sipërfaqe totale prej 121m². Dyqani ka një sipërfaqe prej rreth 90m² dhe 31m² tokë prapa dyqanit. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Lux Granap - Dedinje Sh.P.K. - përfshin një sipërfaqe totale prej 165m². Dyqani ka një sipërfaqe prej rreth 95m² dhe 70m² tokë prapa dyqanit. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Agroqendra Sh.P.K. - gjendet në Polac të Vjetër, Komuna e Skenderajt në parcelën 1316/0, lista poseduese nr 228. Agro-qendra është një ndërtesë përdhese dhe ka sipërfaqe përafërsisht 600 m² dhe sipërfaqe të përgjithshme të tokës afërsisht 10,383m² (përfshirë ndërtesën). (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re NT Klina – Shitorja nr. 4 Sh.P.K. - i ofron investitorëve një lokacion atraktiv për shitje me pakicë në qendër të Klinës. Ndërtesa ofron një sipërfaqe prej reth 87.1 m² (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re KB Shtupel – Ndërtesa administrative Sh.P.K. - përfshin ndërtesen administrative dhe depon në Shtupel, Klinë në një sipërfaqe prej rreth 1 hektar, 8 ari dhe 38 m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Kosuriq Sh.P.K. - i ofron investitorit tokë bujqësore me sipërfaqe 220 ha. Lokacioni është afër Deçanit. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Kosova Elektro Dyqani Kurrizi Sh.P.K. – ofron investitorëve potencial mundësinë që të fitojë lokalin afarist në vendin kyç ne lagjen Kurrizi në Prishtinë. Lokali përfshin dyqanin që gjendet në katin e parë të ndërtesës dhe podrumin në katin përdhesë, të gjitha me sipërfaqe prej 251.51 m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Kosova Elektro Dyqani Fushë Kosovë Sh.P.K. – ofron investitorëve potencial mundësinë qe te fitoj lokalin afarist me sipërfaqe përafërsisht prej 143.81 m² , e cila gjendet ne katin përdhesë të ndërtesës në qendër të Fushë Kosovës. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarja e Re Gërmia Shitorja Fushë Kosovë 2 Sh.P.K. - u ofron klientëve potencial mundësinë që të kenë në pronësi një lokal operues për mundësi biznesi në qendër te qytetit te Fushë Kosovës. Lokali posedon një hapësire prej 460 m² qe ndodhet ne katin përdhese te ndërtesës rezidentale. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Shtime Tokë Bujqësore Sh.P.K. - ofron tokë shumë të mirë bujqësore me përafërsisht 1456548 m² (145 ha 65 ari 48 m²) si dhe stalla me sipërfaqe përafërsisht 663 m² dhe dy hangarë 875 m². Me investime të vogla do të ketë rritje të prodhimeve. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re DUHANI Pejton Sh.P.K. - ofron investitorit potencial mundësinë që të fitoj hapësirat afariste në një vend qendror, afër qendrës së Prishtinës, saktësisht në lagjen Pejton. Sipërfaqja totale e hapësirës afariste që është pjesë e këtij tenderi përfshin 535 m². Aktualisht, hapësira e këtij tenderi është dhënë me qira Pasticerisë “Fellini’. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Llapi Shitorja Nr. 23 Sh.P.K. - ju ofron investitorėve potencial mundėsinė qė tė fitoj njė lokal njohur si Llapi Shitorja Nr.23 mė sipėrfaqe totale prej pėrafėrsisht 72 m2 nė rrugėn Ilir Konushevci nė qendėr tė Podujevės.   (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Urata Hipermarketi Sh.P.K. - i ofron mundësinë investitorit potencial përfitimin e pronës afariste me përafërsisht 1,208 m² (e ndarë në 34 njësi me hapësirë kalimi në mes të njësive) e cila gjendet në rrugën UÇK në qendër të Prishtinës në pjesën e njohur si Qafa. Kjo pronë gjendet në katin përdhese të qendrës tregtare dy-katëshe nën ndërtesat për banim. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Urata Supermarketi Kurriz Sh.P.K. - i ofron mundësinë investitorit potencial përfitimin e pronës afariste me përafërsisht 194 m² (e ndarë në 8 njësi me hapësirë kalimi në mes të njësive) e cila gjendet në qendrën tregtare Kurriz në lagjen Dardania në Prishtinë. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Rilindja Rrjeti Tregtar - Libraria Nr. 6 Sh.P.K. - ofron mundësinë investitorit potencial për përfitimin e hapësirës afariste që përfshijnë përafërsisht 111,48 m². Dyqani përbëhet prej dy niveleve/kateve dhe gjendet në qendrën tregtare të njohur “Kurrizi” në Dardani/Prishtinë. Aktualisht, dyqani është i lëshuar me qira në baza komerciale. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Dardania Arbëria Sh.P.K. - i ofron investitorit potencial mundësinë e fitimit të një toke shumë atraktive duke përfshirë edhe disa ndërtesa si zyre dhe depo që gjenden në Prishtinë. Sipërfaqja totale e tokës e cila është pjesë e këtij tenderi është 13,125 m² dhe gjendet ne Arbëri/Prishtinë. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Krajkovë Sh.P.K. - me rreth 390.63.91 hektarë të tokës/bujqësore së bashku me shtallat e lopëve. Ndër. e Re shtrihet në Zonat Kadastrale të fshtrave Krajkovë, Zabel i Ulët, Shtrubullovë, Qikatovë e Re, dhe Lapushnik. Pjesa më e madhe e tokës bujqësore kategorizohet ne klasën e 3 dhe 4 dhe shtrihet afër magjistrales Prishtinë-Pejë. Në këtë Nder. të Re gjenden 6 objekte të fermave për viqa në gjendje relativisht të mirë një objekt i administratës. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Zabeli i Epërm Sh.P.K. - me rreth 93.05.23 hektarë të tokës bujqësore (nuk ka ndërtesa). Shtrihet në Zonat Kadastrale Zabel i Epërm dhe Sankoc. Pjesa më e madhe e tokës kategorizohet në klasin e 4 dhe ka sistem të ujitjes. Edhe kjo tokë shtrihet afër Magjistrales Prishtinë - Pejë. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Komoran Sh.P.K. - me rreth 73.31.72 hektarë të tokës bujqësore (nuk ka ndërtesa). Shtrihet në Zonat Kadastrale Komoran dhe Llapushnik. Pjesa më e madhe ka ujitje dhe kategorizohet në klasën 4-5, gjindet skaj magjistrales Prishtinë – Pejë. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Liria Tregu i Veturave dhe Kafshëve Sh.P.K. - përfshin sipërfaqen prej përafërsisht 61,81.50 hektarë (618150 m²). dhe gjendet buzë rrugës kryesore ndërmjet Prishtinës dhe Podujevës, rreth 5 kilometra larg qendrës së Prishtinës. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)
Kliko këtu për Rregullat e tenderit për Liria Tregu i Veturave dhe i Kafshëve

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Shkabaj Sh.P.K. - investuesit potencial i ofron një mundësi të shkëlqyer për të përvetësuar tokë shumë të mirë bujqësore shumica e së cilës tokë është nën infrastrukturën e ujitjes të Kompanisë së Ujitjes Ibër Lepenc. Ndërmarrja përbëhet prej rreth 298 hektarësh të tokës bujqësore të ndarë në këto zona kadastrale: Shkabaj/Orlloviq, Prishtinë, Krushefc, Fushë Kosovë.
Ndërmarrja e Re po ashtu ka njësinë për servisimin e makinerisë me makinerinë bujqësore në fshatin Shkabaj. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e re Prizrencoop Prizren - Shitorja Sh.P.K. - prona e ndërmarrjes për tu bartur në subjektin e ri përmban shitoren që ndodhet ne rrugën kryesore të Prizrenit dhe përmban një sipërfaqe prej përafërsisht 138m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Liria “Shtëpia e Mallrave” Sh.P.K. - shtëpia e mallrave përmban bodrumin, përdhesën dhe katin e parë/galleria me një sipërfaqe totale prej përafërsisht 0.19.60 Ha (1960m²). Kompleksi i shitjes me pakicë/shtëpia e mallrave gjendet në rrugën “Sheshi i Shatravanit” në qendër të qytetit. Aktualisht shtëpia e mallrave është dhënë me qira palëve të treta. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarja e Re Podrima – Shitoret Rahovec Sh.P.K. - gjendet në pjesën atraktive të qytetit të Rahovecit dhe përfshin një Kompleks të Shitoreve.
Kjo Ndërmarrje Subsidiare përfshin 4 shitore në Rahovec me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 541.5 m². Podrima është një prej kompanive kryesore për tregti dhe shitje me pakicë në Regjionin e Prizrenit që gjendet në qytetin e Rahovecit dhe fshatrat përreth. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarja e Re Zhupa Reçan – Supermarketi dhe Restauranti në Sredskë Sh.P.K. - përfshin Supermarketin i cili gjindet në pjesën atraktive të fshatit Sredskë cila përfshinë ndërtesën një katëshe me bodrum me një sipërfaqe prej 275 m² dhe oborr me sipërfaqe prej 473 m² si dhe Restorani i cili përfshinë ndërtesën një katëshe me bodrum me një sipërfaqe prej 140 m² dhe oborr me sipërfaqe prej 229 m² që gjendet në anën e kundërt të Supermarketit në fshatin Sredska. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re 25 Maji – Vetëshërbimi Duhël Sh.P.K. - prona e ndërmarrjes për tu bartur në subjektin e ri përmban ndërtesën/vetëshërbimin që ndodhet përgjatë rrugës kryesore Prizren – Prishtinë në fshatin Duhël dhe ka një sipërfaqe prej përafërsisht 4 ari 94 m². Vetëshërbimi aktualisht është dhënë me qira palës së tretë. (Depoziti i Ofertës - 10.000€)

Ndërmarrja e Re “Thertorja-Exportuese” Sh.P.K. - është një kompani atraktive të përpunimit të mishit dhe është i vetmi prodhues i licencuar në regjionin e Prizrenit.
Ndërmarrja prodhuese gjendet në zonën industriale dhe ka një sipërfaqe përafërsisht 1.76.61 hektarësh, duke përfshirë 3 njësitë punuese dhe ndërtesën e administratës. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)
Kliko këtu për Rregullat e tenderit për Thertoren-Exoprtuese

Dita e fundit për parakualifikim është: 13 qershor 2007
Dita për dorëzimin e ofertave është: 20 qershor 2007

 

Kjo Ndërmarrje e Re e valës 25 të Privatizimit është në dispozicion përmes Spin-off-it Special:

Ndërmarrja e Re Minex Sh.P.K. - objektet lëndë e këtij spin-off janë të vendosura në periferi të qytetit të Ferizajit, regjioni i Gjilanit dhe përfshin një numër ndërtesash me përafersisht 8.500 m² te siperfaqes se pergjitheshme te pajisura per prodhimtari ushqimore. Objektet shtrihen perafersishte ne tre hectare toke, një pjesë e së cilës mund të shfrytëzohet për përpunime alternative.
Shënim: Ofertuesit duhet të kenë parasysh për kushtet specifike të shitjes në lidhje me investimet e kredituara dhe punesimin e stafit te bashkangjitur në kete tender. (Depoziti i Ofertës - 50.000€)

Dita e fundit për parakualifikim është: 13 qershor 2007
Dita për dorëzimin e ofertave është: 20 qershor 2007
Dita për dorëzimin e ofertave të dyta është: 27 qershor 2007

Për këtë Ndërmarrje të Re Data e ofertimit do të përcaktohet:

Ndërmarrja e Re Miniera e Boksitit në Volljak Sh.P.K. - operimet e Boksiteve të Kosovës kanë filluar në vitin 1966 dhe kanë shfrytëzuar një seri të lenteve të boksitit të mbuluara me guri gëlqeror në zonën e Klinës. Pasuritë e boksitit janë nxjerrur përmes një vargu të minierave të hapura dhe tradicionalisht janë transportuar me kamion në një zonë të hapur deponimi e cila gjendej rreth 3 km larg dhe më pastaj janë vënë në karroca të hekurudhës. Rezervat e xehes (duke e përdorur kategorizimin socialist A, B,C1) janë në rajonin e 1.7 milion tonë të boksitit të shkallës në mes të 46.7 dhe 52%. Burimet (c2,D, të shënuara) janë rreth 4 milion tonë. Ky gur gëlqeror është mjaft i pastër që tradicionalisht t'i shitet shkritoreve të Trepçës dhe Ferronikelit.

 

Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t'ju ofrojë informata shtesë, se si të ofertohet.

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit

Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel: + 381 (0) 38 500 400 1255
Fax: + 381 (0) 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

 

KTA