-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

Vala e 24-tė me FI numra

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërmarrjet e reja) të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 24 TË PRIVATIZIMIT

AKM-ja, si kujdestare e mirëbesuar, në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/12, e cila është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/18 (“Rregullorja e AKM-së”), nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj në përputhje me Rregulloren e AKM-së.

Ndërmarrja e Re shitoret në Shtëpinë Bardhë Sh.P.K. - ofron mundësi për blerjen e shtatë shitoreve, që ndodhen në ndërtesën e Shtëpisë së bardhë në rrugën e Nerodimes të Ferizajt. Sipërfaqja e përgjithshme e shitoreve është përafërsisht 224 m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re apartamentet në Shtëpinë e Bardhë Ferizaj Sh.P.K. - ofron mundësi për blerjen të komplet katit banesor të gatshëm për përshtatje dhe finalizim që ndodhet në ndërtesën e Shtëpisë së bardhë në rrugën e Nerodimes së Ferizajt. Sipërfaqja e përgjithshme e apartamenteve është përafërsisht 622m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Barakat për shitje me pakicë Sh.P.K. - përfshin dy objekte baraka që ndodhen në tokë të vet, në pjesën periferike të Ferizajit, e përshtatshme për tregti apo për qiradhënie shitësve me pakicë për qëllime komerciale. Sipërfaqja përgjithshme e barakave është përafërsisht 340 m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re 17 Nëntori tokë dhe objekte komerciale Ferizaj Sh.P.K. - ofron mundësi të shkëlqyeshme për blerjen e 1.6 hektarë tokë së bashku më objekte të hapura prej përafërsisht 200 m² e përshtatshme për zhvillim komercial. Hapësira ndodhet në udhëkryq të rrugëve Prishtinë – Shkup dhe Ferizaj – Gjilan dhe afër një kilometër larg qendrës së Ferizajt. Ne besojnë se eshte rast i shkëlqyeshëm për zhvillim të bizneseve të ndryshme. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
(1) D.P. “17 Novembar”, Urosevac with: Fi -730/89,
(2) D.D. “17 Novembar” Urosevac with:
Fi – 6249/92

Ndërmarrja e Re Tregtia Shitoret Sh.P.K. - ofron mundësi për blerjen e dy hapësirave për shitje më pakicë më sipërfaqe përafërsisht prej 217m² dhe 44 m² dhe ndodhen afër qendrës së qytetit të Ferizajit. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Tregtia Administrata Sh.P.K. - ofron mundësi për blerjen e zyrave në ndërtesën dykatëshe ku sipërfaqja e një kati është afro 202 m², që ndodhen hapësirë prej 22.75 ari në zonën industriale të Ferizajit. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
NSh Tregtia, Ferizaj  Fi-612/89
D.P. Trgovina, Urosevac, D.D. Trgopromet

Ndërmarrja e Re Zyrat e Bujkut Sh.P.K. - gjendet në qendër të qytetit të Skenderajt/Sërbicës, Komuna e Skenderajt/ Sërbicës. Përmban tokë që ka sipërfaqe prej 837 m² (0 ha 8 ari 37m²) dhe ndërtesa tre katëshe. Vetëm të tre zyrat që gjenden në katin përdhes do të shiten në këtë tender. Sipërfaqja e të tre zyrave përafërsisht arrin në 150 m² . (Depoziti i Ofertës - 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
OOUR Kooperacija i otkup “Bujku” Srbica- PK”Malisgan” Klina Fi-656/76
Organizata Themelore Kooperuese “Bujku” Serbice - OP “Produkti” Serbice,
Fi-167/79
Zemljoradnicka Zadruga “Bujku” Srbica,
Fi-1602/90
UNMIK registration K.B “Bujku” Skenderaj, no. 80098278

Ndërmarrja e Re Dyqanet e Çyçavicës në Vushtrri Sh.P.K. - gjendet afër qendrës në Vushtrri në anën e kundërt të Shkollës së Shërbimit Policor të Kosovës dhe ka një sipërfaqe përreth 119.45 m² me dy dyqane në katin përdhes (Dyqani 1: sipërfaqe prej 59.725 m²; Dyqani 2: me sipërfaqe prej 59.725 m²). (Depoziti i Ofertës - 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:

TRO na veliko i malo “Cicavica” Vucitrn,
BOAL na veliko i malo “Kaljaja” Vucitrn
Fi 118/85
TRO na veliko i malo “Cicavica” Vucitrn
Fi 03/88
SOE na Veliko i Malo “Cicavica” Vucitrn
Fi 632/89
JSC u Mesovitoj Svojini “ Cicavica” Vucitrn
Fi 7523/92

Ndërmarrja e Re Fabrika e Lëkurës Bare Sh.P.K. - i ofron investuesit potencial nje mundësi te shkëlqyer per të privatizuar 10649 m² (1ha 06ari 49 m² ) të tokës me ndërtesë e cila ka bazën dhe katin përdhesë me sipërfaqe përafërsisht prej rreth 1600 m². Toka dhe ndërtesa janë të përshtatshme për çfarëdo lloj biznesi dhe gjinden në lokacion adekuat në fshatin Bare, në Mitrovicë/Mitrovica. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
OOUR Fabrika koze i krzna "Partizanka" T.Uzice - Fabrika za proizvodnju kozne galanterije Bare
RO za preradu i promet koze "Partizanka-Koza" T.Uzice - Fabrika za proizvodnju kozne galanterije Bare
DD u mesovitoj svojini "Koza" Uzice -Fabrika za proizvodnju kozne galanterije Bare
RMHK Trepca K.Mitrovica - Fabrika zastitne opreme Bare
UNMIK Prov.Bus.Reg 80575335

Ndërmarrja e Re NT Klina – Shitorja nr.1 Sh.P.K. - i ofron investitorëve një lokacion atraktiv për shitje me pakicë që gjendet në qendër të Klinës. Ndërtesa ofron një sipërfaqe prej reth 88.1 m². (Depoziti i Ofertës - 10.000€)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
NT“Klina”, në Klinë;   Fi - 608/89
Sh.A. “Klina”, në Klinë;
  Fi - 7469/92

Ndërmarrja e re Supermarketi i Korenikut – Rakosh Sh.P.K. - ndodhet në qendër të fshatit Rakosh, në rrugën kryesore Pejë – Mitrovicë. Ndërmarrja e re ofron rreth 123 m² hapësirë të përshtatshme për aktivitete komerciale. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Wholesale and Retail Trade Working Organization „Korenik“ Fi 1199/78
Social Wholesale and Retail Trade Enterprise „Korenik“
Fi.501/89
Merging with Germec
Fi 31609/92

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Kryqi i Rakocit Sh.P.K. - gjendet në zonat kadastrale Kryqi i Rakocit dhe në fshatrat përreth Gërgoc, Radoniq dhe Zhabel. Kjo ndërmarrje ofron rreth 480 ha tokë bujqësore.
Ky tender investuesit i jep rastin që të zhvillojë më tutje agro biznesin në këtë zonë. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Ferma e Pulave Ponoshec Sh.P.K. - gjendet në zonën kadastrale të Ponoshecit. Kjo Ndër. e Re ofron përafërsisht 13 45 78 ha tokë dhe 12 ferma të pulave nga të cilat tri janë aktive.
Ky tender investuesit i jep rastin që të zhvillojë më tutje agro biznesin në këtë zonë. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Kooperativa Bujqesore ”Bec “, Bec
Deonicarstvo Drustvo u mesovitoj svojini “Bec”
  Fi 3167/92
Other alternative names: Agriculture Cooperative "BEC" in Bec,
Creation of Cooperative Enterprise “Bec” Gjakova/Djakovica
  Fi. 391/90
MP "Živinarska Farma” Ponoshevc
OTHPB “Prodhimtaria Primare” Bec in Bec
“Thertorja e shpezëve” Bec in Bec.
Cooperative Entreprise Bec, Holding Bec
Holding Corporation “Dushkaja” d.d. - Deonicarstvo Drustvo in Bec
Holding Enterprise “Bec” HOLDING “BEC” MP “KLANICA ZIVINE” d.o.o. Bec

Ndërmarrja e Re Elmont Sh.P.K. - që është tenderuar përfshinë një ndërtesë administrative me një sipërfaqe prej 150 m². Gjindet në sipërfaqe përafërsisht 12ari në qënder te qytetit të Pëjës.Sipërfaqja ndodhet afër stacionit të trenit në Pejë dhe mundë të shërbejë për aktivitete te ndryshme afariste. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Fi.259/88
: Commercial Court Registration of Gjakovë
Organizate Punuese per Punë Elektro Instaluese dhe Montazh- "Elmont" Pejë
Fi.632/89: Court Registration of Gjakovë
Ndërmarrja Shoqerore per Pune Elektro Instaluese dhe Montazh-"Elmont" Pejë
Fi.6251/92: Comercial Court Registration of Prishtinë/Prishtina SHA "Elmont" Pejë
UNMIK Provisional Registration no.80074964:
Ndermarrja Elektro Instaluese "Elmont" Pejë

Ndërmarrja e Re Hidromont Sh.P.K. - përfshin sipërfaqen prej 12 ari e cila ndodhet në zonë komerciale tërheqëse,afër stacionit të trenit ne Peje. Depoja e cila përfishihet në tokën e ofruar është pjeserisht e demoluar. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Fi.89/80: Commercial Court Registration of Gjakovë
OP ”Bistrica"per Ndertim, Zejtari,dhe Industri Pejë
Fi.669/89: Commercial Court Registration of Gjakovë
Ndërmarrja hidro instaluese “Hidromont” Pejë
UNMIK Provisional Registration no. 80007183:
Ndërmarrja hidro instaluese “Hidromont” Pejë

Ndërmarrja e Re Pemishtet e Lajthive dhe Vishnjeve Sh.P.K. - i ofron investitorit një sipërfaqe prej rreth 200 hektarësh tokë të punueshme bujqësore në Zonën kadastrale Gllogjan dhe Irzniq,në komunën e Deçanit. Toka bujqësore e tenderuar eshte pjeserishte kultivuar me drunjë te lajthive dhe qershive dhe gjithashtu ofron mundesin per kultivimin për e kulturave të ndryshme bujqësore. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Commercial Court Registration Fi.456/78 of Gjakovë/Djakovica, dated 21.04.1978
Kooperativa Bujqësore “Dečane” në Deçan,OTHPB “Prodhimtaria Bimore”-Irzniq
Commercial Court Registration
Fi.1086/78 of Gjakovë/Djakovica, dated 06.07.1978,
OTHPB ”Prodhimtaria Bimore” Irznic
Commercial Court Registration
Fi.175/81 of Gjakovë/Djakovica
OTHPB “Prodhimtaria Boimore “Irzniq perbrenda Kopertives Bujqesore”Deçan” ne Deçan
Commercial Court Registration
Fi.155/89 of Gjakovë/Djakovica, dated 06.06.1989
N.SH.”Ndërmarrja Qarkulluese Bujqësore” -Irzniq
Provisional UNMIK Registration Prodhimtaria Bimore-Irzniq

Ndërmarrja e Re Drita - Shajkoc Tokë Bujqësore Sh.P.K. - ofron tokë të mirë bujqësore ne nje pozit te pershtatshme per zhvillimin e aktiviteteve në ferma si shpeztaria dhe pemtaria. Me ivestime të duhura mund te arrihen rezultate te mira ne produktet bujqsore. Toka bujqësore e ofruar perfshinë një sipërfaqe te perafërt prej 767768 m² (76 he 77 ari 68 m²) . Parcela e tokës ka qasje në rrugë. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Drita - Sfeqël Tokë Bujqësore Sh.P.K. - ofron tokë të mirë duke e përfshir edhe një ndërtes administrative. Me ivestime të duhura mund te arrihen rezultate te mira në produktet bujqsore. Toka bujqësore e ofruar mund te prodhoj drithra me kualitet të lartë si dhe produkte tjera bujqësore. Toka bujqësore e ofruar përfshinë një sipërfaqe te perafërt prej 787447 m² (78 he 74 ari 47 m²) dhe ndërtesen administrative me një siperfaqe përafërsisht prej 240 m². Parcelat e tokave kanë qasje në rrugë. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Shoqeria Aksionare ''Drita'', originally registered in Commercial Court on 18.02.1993. Fi -1182/93
Kooperativa Bujqësore "Drita" në Sveqel Podujevë, originally registered in Commercial Court -Prishtina on 17.10.1990 
Fi -941/90

Ndërmarrja e Re Kosovaelektro Qafa Dyqani Sh.P.K.   – siguron investitorit potencial mundësinë për përfitimin e një dyqanit me lokacion strategjik në qendër të Prishtinës. Dyqani i ka sipërfaqe prej përafërsisht 109.57m² dhe gjendet në katin e dytë kompleksit të ndërtesës njohshme si ‘Qafa’. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Kosovaelektro Administrata Sh.P.K. – ofron lokacion atraktive për afarizëm prej përafërsisht 296m² në qendrën e Prishtinës afër Muzeut Kombëtar. Oferta përfshin objektet një-katshe prej përafërsisht 179m² me oborrin prej përafërsisht 117m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
CCR of Prishtinë/Pristina Fi.119/87
OP "Elektrotehna" CCR of Prishtinë 
Fi.1979/86
Organizata Punuese Tregtare "Elektrotehna".
CCR of Belgrade
Fi.1893/86 OP Tregtare "Elektrotehna"
CCR of Prishtinë/Pristina
Fi.4940/92 "Metalotehna" Sh.P.K. dhe - Ndërmarrja Tregtare Shoqërore "Elektrotehna"
CCR of Belgrade
Fi.2344/93 Metalotehna-Trade Sh.P.K
CCR of Belgrade
Fi.8077/94 Ndërmarrja Holding "Metalotehna Trade Holding" Sh.P.K
CCR of Belgrade
Fi.3063/94 Metalotehna Pristina Sh.P.K. .
UNMIK Provisional Business registration No.80018240 of 2000:
KTSH Kosovaelektro

Ndërmarrja e Re Mekanizimi Lipjan Sh.P.K. - i ofron mundësi investitorit potencial për përfitimin e një prone afariste me sipërfaqe të përgjithshme rreth 8,637m² (86 are, 37m²) e cila gjendet në Lipjan. Kjo pronë përfshinë një kompleks për shitje, hapësirë depoje dhe sipërfaqe për shitje dhe servisim të veturave, makinerisë dhe pajisjeve bujqësore. Ky kompleks përfshinë ndërtesa me strukturë të fortë dhe metalike me sipërfaqe të përgjithshme rreth 1,916m². Aty poashtu gjendet edhe një depo/garazh me rreth 226m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Ndermarrja Tregtare Mekanizimi (Trading Enteprise Mekanizimi) - UNMIK registration 80029241, data 24.05.2000
Social Trading Enterprise Mehanizacija 1989-1999,
Fi-614/89 data 15.12.1989 OPT/TRO Mehanizacija in 1980's

Ndërmarrja e Re Gërmia Shitoret Fushë Kosovë 1 Sh.P.K. - i ofron mundësi investitorit potencial për përfitimin e një prone afariste me sipërfaqe të përgjithshme rreth 293m² në lokacion qëndror në rrugën kryesore në Fushë Kosovë. Pronat gjenden në përdhese të ndërtesës për banim dhe janë si njësi të veqanta: Shitorja nr.86 me rreth 75m² , Shitorja nr.10 me rreth 75m² dhe Supermarketi nr.55 me rreth 143m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Ndërmarrja Tregtare GËRMIA – UNMIK business registration 80033214 daed 20/06/2000
Holding Company YUMCO, Doo YUMCO- GRMIJA (YUMCO-GRMIJA JSC) from 1992 to 1999,
Fi-417/93 dated 1/02/1993
Drustveno Trgovinsko Preduzece GRMIJA (Social Trading Enterprise GRMIJA) from 1989 to 1992,
Fi -676/89 dated 27/12/1989

Ndërmarrja e Re Urata Supermarketi Nr. IV Sh.P.K. - ofron mundësinë investitorit për përfitimin e dy pronave afariste që gjinden në katin e përdhese të një ndërtese dy katëshe në rrugën Nazim Gafurri në afërsi të qendrës së Prishtinës. Sipërfaqja afariste është 175 m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Drustveno Trgovinsko Preduzece za Promet Robe na Veliko i Malo "VOCAR" Pristina – 1989, Fi 723/89
NTSH URATA - 2000; UNMIK, Provisional Business Registration Number 80243146

Ndërmarrja e Re Llapi Shitorja Nr. 26 Sh.P.K. - ofron investitorit potencial një mundësi unike që të fitojë një shitore që gjendet në qender të Podujevës, në rrugën „Zahir Pajaziti“ me një sipërfaqe përafersisht prej 54 m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Tergovinsko Produzece LAB Podujevo Tergoninsko Radnja - Fi.191/63
Drustveno Tergovinsko Produzeqe/ Ndërmarrja Shoqërore Tregtare Llapi -
Fi.671/89

Ndërmarrja e Re Drithnaja Toka Sh.P.K. -ofron një mundësi për një copë toke që përfshin një ndërtesë në një vend primar në Prishtinë ku zhvillimi i biznesit është duke ndodhur. Kjo hapësirë e ofruar përmban një sipërfaqe prej përafërsisht 5400 m², përfshirë 4 depo me një sipërfaqe përafërsisht prej 1306 m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Drithnaja S.O.E.,1989, Fi-883/89
''Drithnaja'', Prishtinë/Pristina – UNMIK, Provisional Registration No. 80073674

Ndërmarrja e Re Zhupa Reçan – Supermarketi në Gornje Selo Sh.P.K. - përfshinë Supermarketin i cili gjindet në pjesën atraktive të fshatit Gornje Sello, me një sipërfaqe prej përafërsisht 2 ari që përfshinë ndërtesën nj ë katëshe me sipërfaqe totale prej 55m² dhe 145m² oborr të regjsitruara në emër të NSh-së. (Depoziti i Ofertës - 10.000€)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
TP na veliko i malo "Sredacka Zupa" Sredska sa potpunom odgovornoscu , Fi 385/89 (14.12.1989)
DD (JSC) na veliko i malo "Sredacka Zupa" Sredska
Fi 2096/95 (26.07.1995)

Ndërmarrja e Re Prizrencoop Gjonaj Depo Sh.P.K. - prona e ndërmarrjes për tu bartur në subjektin e ri përmban ndërtesën/depot që ndodhet ne pjesën atraktive të Prizrenit dhe përmban një sipërfaqe prej përafërsisht 21.00 ari. Depot aktualisht janë dhënë me qira palës së tretë. (Depoziti i Ofertës - 10.000€)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
(i) Shitorja “Prizrencoop”. Prizren Fi.148/91 (1990)
(ii) Sh.P.K. “Progres Export – Shitorja Prizrencoop”
Fi 7311 (1992)

Ndërmarrja e Re Mirusha “Vreshtat/Toka Bujqësore Banjë” Sh.P.K. - përfshin vreshta (jo aktiv), gjithashtu dhe tokë lavërtare me një sipërfaqe përafërsisht prej 1,100 hektarësh dhe duke përfshirë një numër të ndërtesave me një sipërfaqe totale të përafërt prej 2,200 m².
Ndërmarrja e Re ofron sipërfaqe të mjaftueshme tokësore të përshtatshme për prodhimin e rrushit si dhe kultivimin e drithërave të ndryshme në shkallë industriale. Kushtet klimatike gjithashtu dhe toka i mundësojnë pronarit të ardhshëm kultivimin e rrushit.

Ndërmarrja e Re Mirusha “Vreshtat/Toka Bujqësore Malishevë” Sh.P.K. - përfshin vreshta (jo aktiv), gjithashtu dhe tokë lavërtare me një sipërfaqe përafërsisht prej 400 hektarësh dhe duke përfshirë një numër të ndërtesave me një sipërfaqe totale të përafërt prej 3,000 m².
Ndërmarrja e Re ofron sipërfaqe të mjaftueshme tokësore të përshtatshme për prodhimin e rrushit si dhe kultivimin e drithërave të ndryshme në shkallë industriale. Kushtet klimatike gjithashtu dhe toka i mundësojnë pronarit të ardhshëm të mirret me kultivimin e drithërave dhe prodhimeve tjera bujqësore.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
NB Mirusha Malishevë Fi-514/89 – 30.12.1989

 

Dita e fundit për parakualifikim është: 16 maj 2007
Dita për dorëzimin e ofertave është: 23 maj 2007

Për këtë Ndërmarrje të Re Data e ofertimit do të përcaktohet:

Ndërmarrja e Re Miniera e Boksitit në Volljak Sh.P.K. - operimet e Boksiteve të Kosovës kanë filluar në vitin 1966 dhe kanë shfrytëzuar një seri të lenteve të boksitit të mbuluara me guri gëlqeror në zonën e Klinës. Pasuritë e boksitit janë nxjerrur përmes një vargu të minierave të hapura dhe tradicionalisht janë transportuar me kamion në një zonë të hapur deponimi e cila gjendej rreth 3 km larg dhe më pastaj janë vënë në karroca të hekurudhës. Rezervat e xehes (duke e përdorur kategorizimin socialist A, B,C1) janë në rajonin e 1.7 milion tonë të boksitit të shkallës në mes të 46.7 dhe 52%. Burimet (c2,D, të shënuara) janë rreth 4 milion tonë. Ky gur gëlqeror është mjaft i pastër që tradicionalisht t'i shitet shkritoreve të Trepçës dhe Ferronikelit.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
N.Sh. Ndërmarrja për xehetari, jo-metale dhe qarkullim “ Kosova” Klinë;  Fi- 647/89
Organizata e Punës Miniera e Boksitit;  Fi-11/86 ishte OP brenda BOAL: Elektroekonomia e Kosovës

 

Në përputhje me Rregulloren e AKM-së dhe politikën e AKM-së/UNMIK-ut, AKM-ja propozon që të shes asetet e subjekteve të tilla (në raste të caktuara së bashku, me detyrimet e caktuara) përmes programit të AKM-së për privatizim. Cilido person që beson se ka ankesë valide kundër subjekteve apo aseteve të tilla (përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar me, (i) ankesat në të cilat ata besojnë se janë pronarë të ligjshëm të cilitdo subjekti apo aseti apo pjese të saj apo se janë pasardhës validë (ii) kreditorët) pa vonesë duhet të paraqesin një ankesë të tillë në AKM, së bashku me sqarimet e plota dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.

AKM-ja pretendon të kryej shitjet e subjekteve/aseteve të tilla sipas (i) mënyrës së privatizimit spin of (bartjes së aseteve dhe në raste të caktuara edhe detyrimeve të caktuara tek kompania e sapo krijuar) dhe pastaj të realizoj procesin e likuidimit apo përmes (ii) shitjes me anë të ankandeve, të aseteve si pjesë e procesit të likuidimit.

Në procesin e likuidimit, AKM-ja do të analizoj ankesat e paraqitura dhe dokumentet përcjellëse në mënyrë që të përcaktoj se te kush duhet të shkojnë pagesat nga të ardhurat nga shitja në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm. Duhet të theksohet se, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, ka gjasa që 20% e të ardhurave nga shitja së pari t'i paguhen “punëtorëve të kualifikueshëm”, pas tyre pretenduesve për pronësi të tokave, kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe pastaj pronarëve të subjekteve ku subjektet e tilla janë përcaktuar se janë transformuar në përputhje me Ligjin e zbatueshëm dhe në mënyrë jo diskriminuese.

AKM-ja nuk do t’i gjykoj ankesat si një organ kuazi gjyqësor apo organ administrativë; prandaj paraqitja e ankesës në AKM, për të cilën gjë AKM-ja fuqimisht i inkurajon paditësit e mundshëm të bëjnë këtë, nuk e parandalon paditësin e mundshëm që gjithashtu të paraqes padi edhe në Odën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, e gjithashtu nuk e parandalon që të kontestoj ligjërishtë çfarëdo vendimi të AKM-së në gjykatën kompetente.

Për formularin e ankesës dhe detajet se si të paraqitet një ankesë, shiko www.kta-kosovo.org - "si të paraqes ankesë" apo merr formularin nga cilado zyre e AKM-së. Ankesat gjithashtu mund të paraqiten në zyrën e Shtyllës së BE-së në Beograd adresa e së cilës është Tolstojeva 47-49,11000 Beograd, Serbi. Rregulloret e UNMIK-ut përkatëse janë marrë nga faqja e AKM-së në internet, e cekur më lartë.

Personat të cilët besojnë se kanë të drejtë në pjesën e 20% e të ardhurave nga shitja e pagueshme për “punëtorët e kualifikuar” pas shitjes/likuidimit (përfshirë edhe personat që hyjnë brenda çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të “punëtorëve të kualifikuar” apo punëtorëve si rezultat i çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "diskriminimit") gjithashtu mund të gjejnë detaje të listës përkatëse në faqen e internetit të cekur më lartë menjëherë pas shitjes/likuidimit së bashku me detajet se si ata mund të paraqesin ankesë për të shtuar edhe veten e tyre në listë.

 

Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t'ju ofrojë informata shtesë, se si të ofertohet.

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit

Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel: + 381 (0) 38 500 400 1255
Fax: + 381 (0) 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

-
KTA