-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

Vala e 23-tė me FI Numra

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërmarrjet e reja) të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 23 TË PRIVATIZIMIT

AKM-ja, si kujdestare e mirëbesuar, në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/12, e cila është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/18 (“Rregullorja e AKM-së”), nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj në përputhje me Rregulloren e AKM-së.

Ndërmarrja e Re “Produkti Vendor” Sh.P.K. - Kjo Ndërmarrje e Re ofron mundësi të shkëlqyeshme për blerjen e hapësirës komerciale dhe vend të gjerë deponimi si dhe lokacion te mire për zgjerim biznesi, te vendosur ne dy lokacione te ndara por afër njëra tjetrës ne periferi te Ferizajt. Sipërfaqja totale e zyrave dhe depove është përafërsisht 3,434 m² (0.34.34 ha).
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
(1) Zemljoradnicka Zaduga “Urosevac”, Ferizaj/Urosevac with: Fi -653/89.

Ndërmarrja e Re Morava e Binçës Administrata Sh.P.K. - tenderi i jep mundësi investitorit të blej njërën prej ndërtesave më të mëdha administrative në Gjilan të vendosur në një lokacion te shkëlqyeshëm të qytetit. Prona subjekt i këtij tenderi ka një sipërfaqe toke prej përafërsisht 20678 m² (2 ha 6 ar 78m²). Ndërtesa Administrative mbulon sipërfaqe prej përafërsisht 836 m² dhe ka P+3 kate me sipërfaqe të përgjithshme të kateve të përafërt me 2580m². Ndërtesat tjera ndihmëse mbulojnë sipërfaqe prej përafërsisht 2830 m².
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
HGIP “Binačka Morava” - Fi 307/89;
DD “Binačka Morava” - Fi 6270/92.

Ndermarja e Re Morava e Epërme “Shtëpia e Mallrave eVitisë” Sh.P.K. - kjo Ndërmarrje e Re është një rast shume i mire për blerjen e shtëpisë se mallrave se bashku me hapsiren per zyre, e vendosur në qendrën e qytetit. Ky eshte nje rast i veqante komercial. Hapsira totale e shtëpisë së mallrave së bashku me zyret është përafërsisht prej 2500 m².
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
NTSH Morava e Epërme Fi – 902/89
DTP Gornja Morava, Viti/na

Ndërmarrja e Re Ferma Picel - KB 23 Nëntori Sh.P.K. - përfshin një sipërfaqe të kullosës rreth 632,115 m² ( 63 ha 21 ari ) të cilat gjenden në lokacionin Picel ne fshatin Bajgore , komuna e Mitrovicës.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Koperativa Bujqesore - 23 Nentori - Mitrovicë – Fi - 1604/90
Koperativa Bujqesore - 23 Nentori – Mitrovicë -
Fi - 2100/92
SH.A Fidanishtja - Mitrovicë
Fi –7898/92
UNMIK Prov. Bus. Reg. Number 80091117

Ndërmarrja e Re Malishgan Tokë Bujqësore Jashanicë Sh.P.K. - përfshin rreth 193 ha të tokës pjellore bujqësore në Klinë. Në këtë tender NUK përfshihen kurrfarë ndërtesa, bagëti apo asete të lëvizshme.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
(i) Ndërmarrja për Prodhimet Bujqësore Malishgan
(ii) KBI Beograd Malishgan Klinë sh.p.k.
(iii) OTHPB Prodhimtaria Bujqesore Klinë
(iv) OTHPB Prodhimtarija Bujqesore.

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Shaptej dhe Gramoqel Sh.P.K. - i ofron investitorit një sipërfaqe prej rreth 170 hektarësh të tokës së punueshme bujqësore . Toka bujqësore e tenderuar përdorej për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore, si gruri, elbi, tërshëra, etj.

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Gllogjan dhe Irzniq Sh.P.K. - i ofron investitorit një sipërfaqe prej rreth 125 ha tokë të punueshme bujqësore në komunën e Deçanit. Toka bujqësore e tenderuar eshte e përshtatshme për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Commercial Court Registration Fi.456/78 of Gjakovë/Djakovica, dated 21.04.1978
Kooperativa Bujqësore “Dečane” në Deçan, OTHPB “Prodhimtaria Bimore”-Irzniq
Commercial Court Registration
Fi.1086/78 of Gjakovë/Djakovica, dated 06.07.1978,
OTHPB ”Prodhimtaria Bimore” Irznic
Commercial Court Registration
Fi.175/81 of Gjakovë/Djakovica
OTHPB “Prodhimtaria Boimore “Irzniq perbrenda Kopertives Bujqesore”Deçan” ne Deçan
Commercial Court Registration
Fi.155/89 of Gjakovë/Djakovica, dated 06.06.1989
N.SH.”Ndërmarrja Qarkulluese Bujqësore” -Irzniq
Provisional UNMIK Registration Prodhimtaria Bimore-Irzniq

Ndërmarrja e Re Malishgan Bingjë Tokë Bujqësore Sh.P.K. - përfshin vetëm tokën e punueshme të Ndërmarrjes prej përafërsisht 142 hektarësh në komunën kadastrale Bingjë të Komunës së Klinës duke premtuar potencial të lart për rimarrjen e pjesëmarrëses të rëndësishme i kulturave të ndryshme dhe perimeve.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Commercial Court Registration of Prishtina Fi.265-90 data 2 April 1990:
Ndermarrja për Prodhimet Bujqësore Malishgan
Enterprise ’s names identified in other documents than CCR: Statute of the AIC Malishgan dated 29.01.1976:
OTHPB Prodhimtaria Bujqesore Klina
KBI Beograd Malishgan Klinë sh.p.k.
2001 Statute of the Enterprise: Ndermarrja për Prodhimet Bujqësore “Malishgan” në Klinë.

Ndërmarrja e Re Shtorja Mulliri Ferizaj Sh.P.K. - siguron investitorëve mundësinë e ofrimit të lokalit komercial në rrugën Ali Kelmendi e cila gjindet në pjesën jugore nga qendra e Ferizajit. Aseti përfshin sipërfaqen përafërsisht prej 36 m².

Ndërmarrja e Re Shitorja Mulliri Fushë Kosovë Sh.P.K. - siguron investitorëve mundësinë e ofrimit të lokaleve komerciale me sipërfaqe përafërsisht prej 89.61 m² i cili gjendet në rrugën Nëna Tereze Fushë Kosovë. Asetet përfshijnë dy dyqane të vendosura në përdhese të ndërtesës njëri dyqan gjendet përball rrugës kryesore me sipërfaqe përafërsisht prej 55.5 m² dhe dyqani tjetër në anën e pasme të kësaj ndërtese me sipërfaqe përafërsisht prej 34.11m².
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
“Zhitopromet-Mulliri” Socially Owned Enterprise of grain and flour Fushe Kosove-1989, Fi 707/89
“PKB Žitopromet Mlin”  PKB Žitokondit”, Fushe Kosove L.L.C.
Fi . 5221/92
“Žitokondit” J.S.C, Fushë Kosovë Fi. 3278/95
I.M.B. MULLIRI - 2000; Fushë Kosovë UNMIK, Provisional Business Registration Number 80094965
I.M.B. MULLIRI - 2000; Ferzaj UNMIK, Provisional Business Registration Number 80280521

Ndërmarrja e Re Pashtriku Sh.P.K. - siguron investitorëve potencial mundësinë për përfitimin e një lokali afarist dy-katesh me lokacion strategjik në Dardani, Prishtinë. Lokali është në gjendje relativisht të mirë, me sipërfaqe përafërsisht prej 325 m².
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Drustveno trgovinsko preduzece "Paštrik" sa p.o, Pristina - Fi-375/89
(Social trading enterprise" Pashtrik" with unlimitted liabilities, Prishtina)
Current name: NTSH "Pashtriku"
Rr. Dardania SU1/1, Prishtinë UNMIK Business Registration: 80017774 (01.06.2000)

Ndërmarrja e Re Besa Tokë Bujqësore Sh.P.K. - ofron tokë shumë të mirë bujqësore si dhe ndërtesa administrative gjendet në lokacion shumë strategjik. Me investime të vogla do të ketë rritje të prodhimeve.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
NSH KB "Besa" -Kooperativa Bujqësore
Current Name; Prishtina Commercial Court of 28th May 1990 under
Fi.400/90, evidencing the establishment of Agriculture Cooperative "Besa" Lluzhan/Podujevë.

Ndërmarrja e Re Ingenering Dardania Dyqani Sh.P.K. - ofron mundësi për fitimin e një dyqani me rreth 807m². Dyqani duket të jetë në gjendje të mirë dhe gjendet në përdhesën e një ndërtese banesore BL-7 në Dardani, Rruga Ilaz Kodra në Prishtinë. Aktualisht është i lëshuar me qëra për afarizëm.

Ndërmarrja e Re Ingeniering Dyqanet te Tregu Sh.P.K. - ofron mundësi për fitimin e pesë dyqaneve në qendër të Prishtinës/Priština. Dyqanet gjenden në katin e parë dhe të dytë të Qendrës Tregtare e cila gjendet afër Tregut të Gjelbër – Rruga Maliq Pashë Gjinolli në Prishtinë. Sipërfaqja e përgjithshme e dyqaneve është rreth 59 m². Dyqanet duket të jenë në gjendje të mirë dhe aktualisht janë të zbrazura.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Nsh “Ingeniering” Drustveno Produzece
1989 Pristina Commercial Court Registration (Fi-31/89).
Nsh Ingeniering Unmik Registration No.80046723

Ndërmarrja e Re 28 Nëntori – Fabrika e Mobilieve Sh.P.K. - i ofroni nvestitorit mundësinë për të fituar një Fabrikë të Mobilieve me objektet tërheqëse të deponimit me një sipërfaqe të vetme prej përafërsisht 6,485.32 m² më një lokacion në qendrën e qytetit të Podujevës, shumë atraktivë për veprimet komerciale.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Commercial Court Registration of Prishtinë/Priština Fi.551/87 dated 2 December 1987: - WO Factory of furniture and construction carpenter „29 November“ with unlimited liabilities in Podujevë/Podujevo;
Commercial Court Registration of Prishtinë/Priština
Fi.713/89, dated 13.01.1990:
SOE for production of furniture and construction carpenter „29 November“ with unlimited liabilities in Podujevë/Podujevo;
1995 Statute, dated 26.06.2006: SOE „29 November“in Podujevë/Podujevo;
UNMIK Provisional Business registration No.80020309, dated 31.05.2000:

SOE "28 November" in Podujevë/Podujevo.

Ndërmarrja e Re Magjistrala Peja Sh.P.K. - ofron rast unik për të marrë një copë toke prej përafërsisht 30865 m² që përfshin dy ndërtesa me përafërsisht 432 m² që gjinden afër qendës së Pejës. Ky njësit ka disa paisje për mirëmbajtjen e rrugëve, pastrimin e rrugëve nga bora, mirëmbajtjen e ndriçimit rrugorë etj.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Magjistrala SOE, 28.12.1990, Fi-640/89
“Magjistrala”, Prishtine/Prishtina - UNMIK, Provisional Business Registration Number 80014643

Ndërmarrja e Re Zhupa Reçan – Supermarketi në Lubinjën e Poshtme Sh.P.K. - përfshin Supermarketin I cili gjindet në pjesën atraktive të fshatit Lubinjë e Poshtme, me një sipërfaqe prej përafërsisht 3 ari e 21 m² që përfshin ndërtesën 2 katëshe me sipërfaqe totale prej 260m² dhe 61m² oborr të regjsitruara në emër të NSh-së.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
TP na veliko i malo "Sredacka Zupa" Sredska sa potpunom odgovornoscu , Fi 385/89 (14.12.1989)
DD (JSC) na veliko i malo "Sredacka Zupa" Sredska
Fi 2096/95 (26.07.1995)

Ndërmarrja e Re Liria Shitoret “Sheshi i Lidhjes se Prizrenit” Sh.P.K. - përfshin një kompleks për shitje me pakicë në qendër të qytetit të Prizrenit, i cili aktualisht është i ndarë në dy shitore dhe ka një sipërfaqja totale prej përafërsisht 397.59 m². Aktualisht një shitore është e dhënë me qira palës së tretë ndërsa një është aktualisht e mbyllur.

Ndërmarrja e Re Liria Shitorja “Dardania” Prishtinë Sh.P.K. - përfshin një kompleks për shitje me pakicë në qendër të qytetit të Prishtinës në lagjen “Dardania” që përmban një shitore (përdhesë dhe bodrumi) me një sipërfaqe totale prej përafërsisht 159.63 m² . Aktualisht shitorja është e dhënë me qira nga ana e Ndërmarrjes.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
1 ) Ndërmarrja tregtare me shumicë dhe pakicë “Liria” p.p. Trogvinsko preduzece na velikoi malo “Liria” p.o. - FI - 330/89 (10.11.1989)
2)
Shoqëria aksionare ndërmarrja tregtare për tregti të mallërave me “Liria p.p. Deonicko drustvo trogvinsko preduzece za promet robe na veliko malo “Liria ” p.o. - FI - 6963/92 (14.12.1992)

 

Dita e fundit për parakualifikim është: 11 prill 2007
Dita për dorëzimin e ofertave është: 18 prill 2007

Për këtë Ndërmarrje të Re Data e ofertimit do të përcaktohet:

Ndërmarrja e Re Miniera e Boksitit në Volljak Sh.P.K. - operimet e Boksiteve të Kosovës kanë filluar në vitin 1966 dhe kanë shfrytëzuar një seri të lenteve të boksitit të mbuluara me guri gëlqeror në zonën e Klinës. Pasuritë e boksitit janë nxjerrur përmes një vargu të minierave të hapura dhe tradicionalisht janë transportuar me kamion në një zonë të hapur deponimi e cila gjendej rreth 3 km larg dhe më pastaj janë vënë në karroca të hekurudhës. Rezervat e xehes (duke e përdorur kategorizimin socialist A, B,C1) janë në rajonin e 1.7 milion tonë të boksitit të shkallës në mes të 46.7 dhe 52%. Burimet (c2,D, të shënuara) janë rreth 4 milion tonë. Ky gur gëlqeror është mjaft i pastër që tradicionalisht t'i shitet shkritoreve të Trepçës dhe Ferronikelit.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
N.Sh. Ndërmarrja për xehetari, jo-metale dhe qarkullim “ Kosova” Klinë;  Fi- 647/89
Organizata e Punës Miniera e Boksitit;  Fi-11/86 ishte OP brenda BOAL: Elektroekonomia e Kosovës

 

Në përputhje me Rregulloren e AKM-së dhe politikën e AKM-së/UNMIK-ut, AKM-ja propozon që të shes asetet e subjekteve të tilla (në raste të caktuara së bashku, me detyrimet e caktuara) përmes programit të AKM-së për privatizim. Cilido person që beson se ka ankesë valide kundër subjekteve apo aseteve të tilla (përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar me, (i) ankesat në të cilat ata besojnë se janë pronarë të ligjshëm të cilitdo subjekti apo aseti apo pjese të saj apo se janë pasardhës validë (ii) kreditorët) pa vonesë duhet të paraqesin një ankesë të tillë në AKM, së bashku me sqarimet e plota dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.

AKM-ja pretendon të kryej shitjet e subjekteve/aseteve të tilla sipas (i) mënyrës së privatizimit spin of (bartjes së aseteve dhe në raste të caktuara edhe detyrimeve të caktuara tek kompania e sapo krijuar) dhe pastaj të realizoj procesin e likuidimit apo përmes (ii) shitjes me anë të ankandeve, të aseteve si pjesë e procesit të likuidimit.

Në procesin e likuidimit, AKM-ja do të analizoj ankesat e paraqitura dhe dokumentet përcjellëse në mënyrë që të përcaktoj se te kush duhet të shkojnë pagesat nga të ardhurat nga shitja në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm. Duhet të theksohet se, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, ka gjasa që 20% e të ardhurave nga shitja së pari t'i paguhen “punëtorëve të kualifikueshëm”, pas tyre pretenduesve për pronësi të tokave, kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe pastaj pronarëve të subjekteve ku subjektet e tilla janë përcaktuar se janë transformuar në përputhje me Ligjin e zbatueshëm dhe në mënyrë jo diskriminuese.

AKM-ja nuk do t’i gjykoj ankesat si një organ kuazi gjyqësor apo organ administrativë; prandaj paraqitja e ankesës në AKM, për të cilën gjë AKM-ja fuqimisht i inkurajon paditësit e mundshëm të bëjnë këtë, nuk e parandalon paditësin e mundshëm që gjithashtu të paraqes padi edhe në Odën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, e gjithashtu nuk e parandalon që të kontestoj ligjërishtë çfarëdo vendimi të AKM-së në gjykatën kompetente.

Për formularin e ankesës dhe detajet se si të paraqitet një ankesë, shiko www.kta-kosovo.org - "si të paraqes ankesë" apo merr formularin nga cilado zyre e AKM-së. Ankesat gjithashtu mund të paraqiten në zyrën e Shtyllës së BE-së në Beograd adresa e së cilës është Tolstojeva 47-49,11000 Beograd, Serbi. Rregulloret e UNMIK-ut përkatëse janë marrë nga faqja e AKM-së në internet, e cekur më lartë.

Personat të cilët besojnë se kanë të drejtë në pjesën e 20% e të ardhurave nga shitja e pagueshme për “punëtorët e kualifikuar” pas shitjes/likuidimit (përfshirë edhe personat që hyjnë brenda çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të “punëtorëve të kualifikuar” apo punëtorëve si rezultat i çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "diskriminimit") gjithashtu mund të gjejnë detaje të listës përkatëse në faqen e internetit të cekur më lartë menjëherë pas shitjes/likuidimit së bashku me detajet se si ata mund të paraqesin ankesë për të shtuar edhe veten e tyre në listë.

 

Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t'ju ofrojë informata shtesë, se si të ofertohet.

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit

Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel: + 381 (0) 38 500 400 1255
Fax: + 381 (0) 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

-
KTA