-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

Vala e 23-tė

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërmarrjet e reja) të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 23 TË PRIVATIZIMIT

AKM-ja, si kujdestare e mirëbesuar, në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/12, e cila është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/18 (“Rregullorja e AKM-së”), nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj në përputhje me Rregulloren e AKM-së.

Ndërmarrja e Re “Produkti Vendor” Sh.P.K. - ofron mundësi të shkëlqyeshme për blerjen e hapësirës komerciale dhe vend të gjerë deponimi si dhe lokacion te mire për zgjerim biznesi, te vendosur ne dy lokacione te ndara por afër njëra tjetrës ne periferi te Ferizajt. Sipërfaqja totale e zyrave dhe depove është përafërsisht 3,434 m² (0.34.34 ha). (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Morava e Binçës Administrata Sh.P.K. - tenderi i jep mundësi investitorit të blej njërën prej ndërtesave më të mëdha administrative në Gjilan të vendosur në një lokacion te shkëlqyeshëm të qytetit. Prona subjekt i këtij tenderi ka një sipërfaqe toke prej përafërsisht 20678 m² (2 ha 6 ar 78m²). Ndërtesa Administrative mbulon sipërfaqe prej përafërsisht 836 m² dhe ka P+3 kate me sipërfaqe të përgjithshme të kateve të përafërt me 2580m². Ndërtesat tjera ndihmëse mbulojnë sipërfaqe prej përafërsisht 2830 m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarja e Re Morava e Epërme “Shtëpia e Mallrave e Vitisë” Sh.P.K. - kjo Ndërmarrje e Re është një rast shume i mire për blerjen e shtëpisë se mallrave se bashku me hapsiren per zyre, e vendosur në qendrën e qytetit. Ky është nje rast i veçantë komercial. Hapësira totale e shtëpisë së mallrave së bashku me zyret është përafërsisht prej 2500 m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Ferma Picel - KB 23 Nëntori Sh.P.K. - përfshin një sipërfaqe të kullosës rreth 632,115 m² ( 63 ha 21 ari ) të cilat gjenden në lokacionin Picel ne fshatin Bajgore , komuna e Mitrovicës. (Depoziti i Ofertës - 10.000€)

Ndërmarrja e Re Malishgan Tokë Bujqësore Jashanicë Sh.P.K. - përfshin rreth 193 ha të tokës pjellore bujqësore në Klinë. Në këtë tender NUK përfshihen kurrfarë ndërtesa, bagëti apo asete të lëvizshme. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Shaptej dhe Gramoqel Sh.P.K. - i ofron investitorit një sipërfaqe prej rreth 170 hektarësh të tokës së punueshme bujqësore . Toka bujqësore e tenderuar përdorej për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore, si gruri, elbi, tërshëra, etj. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Gllogjan dhe Irzniq Sh.P.K. - i ofron investitorit një sipërfaqe prej rreth 125 ha tokë të punueshme bujqësore në komunën e Deçanit. Toka bujqësore e tenderuar eshte e përshtatshme për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Malishgan Bingjë Tokë Bujqësore Sh.P.K. - përfshin vetëm tokën e punueshme të Ndërmarrjes prej përafërsisht 142 hektarësh në komunën kadastrale Bingjë të Komunës së Klinës duke premtuar potencial të lart për rimarrjen e pjesëmarrëses të rëndësishme i kulturave të ndryshme dhe perimeve. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Shitorja Mulliri Ferizaj Sh.P.K. - siguron investitorëve mundësinë e ofrimit të lokalit komercial në rrugën Ali Kelmendi e cila gjindet në pjesën jugore nga qendra e Ferizajit. Aseti përfshin sipërfaqen përafërsisht prej 36 m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Shitorja Mulliri Fushë Kosovë Sh.P.K. - siguron investitorëve mundësinë e ofrimit të lokaleve komerciale me sipërfaqe përafërsisht prej 89.61 m² i cili gjendet në rrugën Nëna Tereze Fushë Kosovë. Asetet përfshijnë dy dyqane të vendosura në përdhese të ndërtesës njëri dyqan gjendet përball rrugës kryesore me sipërfaqe përafërsisht prej 55.5 m² dhe dyqani tjetër në anën e pasme të kësaj ndërtese me sipërfaqe përafërsisht prej 34.11m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Pashtriku Sh.P.K. - siguron investitorëve potencial mundësinë për përfitimin e një lokali afarist dy-katesh me lokacion strategjik në Dardani, Prishtinë. Lokali është në gjendje relativisht të mirë, me sipërfaqe përafërsisht prej 325 m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Besa Tokë Bujqësore Sh.P.K. - ofron tokë shumë të mirë bujqësore si dhe ndërtesa administrative gjendet në lokacion shumë strategjik. Me investime të vogla do të ketë rritje të prodhimeve. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Ingenering Dardania Dyqani Sh.P.K. - ofron mundësi për fitimin e një dyqani me rreth 807m². Dyqani duket të jetë në gjendje të mirë dhe gjendet në përdhesën e një ndërtese banesore BL-7 në Dardani, Rruga Ilaz Kodra në Prishtinë. Aktualisht është i lëshuar me qira për afarizëm. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Ingeniering Dyqanet te Tregu Sh.P.K. - ofron mundësi për fitimin e pesë dyqaneve në qendër të Prishtinës/Priština. Dyqanet gjenden në katin e parë dhe të dytë të Qendrës Tregtare e cila gjendet afër Tregut të Gjelbër – Rruga Maliq Pashë Gjinolli në Prishtinë. Sipërfaqja e përgjithshme e dyqaneve është rreth 59 m². Dyqanet duket të jenë në gjendje të mirë dhe aktualisht janë të zbrazura. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re 28 Nëntori – Fabrika e Mobilieve Sh.P.K. - i ofroni nvestitorit mundësinë për të fituar një Fabrikë të Mobilieve me objektet tërheqëse të deponimit me një sipërfaqe të vetme prej përafërsisht 6,485.32 m² më një lokacion në qendrën e qytetit të Podujevës, shumë atraktivë për veprimet komerciale. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Magjistrala Peja Sh.P.K. - ofron rast unik për të marrë një copë toke prej përafërsisht 30865 m² që përfshin dy ndërtesa me përafërsisht 432 m² që gjinden afër qendës së Pejës. Ky njësit ka disa paisje për mirëmbajtjen e rrugëve, pastrimin e rrugëve nga bora, mirëmbajtjen e ndriçimit rrugorë etj. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Zhupa Reçan – Supermarketi në Lubinjën e Poshtme Sh.P.K. - përfshin Supermarketin I cili gjindet në pjesën atraktive të fshatit Lubinjë e Poshtme, me një sipërfaqe prej përafërsisht 3 ari e 21 m² që përfshin ndërtesën 2 katëshe me sipërfaqe totale prej 260m² dhe 61m² oborr të regjsitruara në emër të NSh-së. (Depoziti i Ofertës - 10.000€)

Ndërmarrja e Re Liria Shitoret “Sheshi i Lidhjes se Prizrenit” Sh.P.K. - përfshin një kompleks për shitje me pakicë në qendër të qytetit të Prizrenit, i cili aktualisht është i ndarë në dy shitore dhe ka një sipërfaqja totale prej përafërsisht 397.59 m². Aktualisht një shitore është e dhënë me qira palës së tretë ndërsa një është aktualisht e mbyllur. (Depoziti i Ofertës - 10.000€)

Ndërmarrja e Re Liria Shitorja “Dardania” Prishtinë Sh.P.K. - përfshin një kompleks për shitje me pakicë në qendër të qytetit të Prishtinës në lagjen “Dardania” që përmban një shitore (përdhesë dhe bodrumi) me një sipërfaqe totale prej përafërsisht 159.63 m² . Aktualisht shitorja është e dhënë me qira nga ana e Ndërmarrjes. (Depoziti i Ofertës - 10.000€)

 

Dita e fundit për parakualifikim është: 11 prill 2007
Dita për dorëzimin e ofertave është: 18 prill 2007


Për këtë Ndërmarrje të Re Data e ofertimit do të përcaktohet:

Ndërmarrja e Re Miniera e Boksitit në Volljak Sh.P.K. - operimet e Boksiteve të Kosovës kanë filluar në vitin 1966 dhe kanë shfrytëzuar një seri të lenteve të boksitit të mbuluara me guri gëlqeror në zonën e Klinës. Pasuritë e boksitit janë nxjerrur përmes një vargu të minierave të hapura dhe tradicionalisht janë transportuar me kamion në një zonë të hapur deponimi e cila gjendej rreth 3 km larg dhe më pastaj janë vënë në karroca të hekurudhës. Rezervat e xehes (duke e përdorur kategorizimin socialist A, B,C1) janë në rajonin e 1.7 milion tonë të boksitit të shkallës në mes të 46.7 dhe 52%. Burimet (c2,D, të shënuara) janë rreth 4 milion tonë. Ky gur gëlqeror është mjaft i pastër që tradicionalisht t'i shitet shkritoreve të Trepçës dhe Ferronikelit.

 

 

Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t'ju ofrojë informata shtesë, se si të ofertohet.

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit

Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel: + 381 (0) 38 500 400 1255
Fax: + 381 (0) 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

 

KTA