-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

Vala e 22-tė

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërmarrjet e reja) të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 22 TË PRIVATIZIMIT

AKM-ja, si kujdestare e mirëbesuar, në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/12, e cila është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/18 (“Rregullorja e AKM-së”), nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj në përputhje me Rregulloren e AKM-së.

Ndërmarrja e Re 17 Nëntori shitoret në sheshin qendror Ferizaj Sh.P.K. - kjo Ndërmarrje e Re ofron mundësi të shkëlqyeshme për blerjen e katër shitoreve, që ndodhen në rrugën Dëshmorët e Kombit në pjesën kryesore tregtare të Ferizajt. Ne besojmë që kjo paraqet mundësi të madhe komerciale. Sipërfaqja e përgjithshme e zyrave dhe shtëpisë së mallrave është afërsisht 310 m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re 17 Nëntori shitoret në qendrën e qytetit Ferizaj Sh.P.K. - ofron mundësi të shkëlqyeshme për blerjen e gjashtë shitoreve që ndodhen në rrugën Dëshmorët e Kombit në vet qendër të Ferizajt, të përshtatshme për tregti apo për qiradhënie shitësve me pakicë për qëllime komerciale. Sipërfaqja e përgjithshme e shitoreve është afërsisht 360 m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re 17 Nëntori shitoret në krahun perëndimor Ferizaj Sh.P.K. - ofron mundësi të shkëlqyeshme për blerjen e tri shitoreve që ndodhen në krahun perëndimor të rrugës Dëshmorët e Kombit në Ferizaj, e përshtatshme për tregti apo për qiradhënie shitësve me pakicë për qëllime komerciale. Sipërfaqja e përgjithshme e shitoreve është afërsisht 420 m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Barnatorja Popullore I Sh.P.K. - ky tender ofron mundësi për blerjen e barnatores/shitores me hapësirë për zyre dhe depo te vendosur ne qendër te Gjilanit. Barnatorja gjendet ne një ndërtesë banesore ne rrugën kryesore te Gjilanit. Ajo përfshin një sipërfaqe prej përafërsisht 120 m². Ndërtesa është e ndërtuar me 1958 dhe është në gjendje të mirë. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Restaurant Drenica në Qendrën Tregtare Sh.P.K. - i ofron investitorit potencial mundësinë ideale për të përfituar një hapsirë komerciale, e cila përbëhet nga një ndërtesë dykatëshe, me sipërfaqe totale 144 m²,në një lokacion atraktivë në afërsi të Qendrës së Skenderajit. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Dyqanet e Drenicës Sh.P.K. - i ofron investitorit potencijal mundësinë ideale për të përfituar një hapesirë komercijale ,me një sipërfaqe totale prej 290 m², duke i përfshirë 8 dyqane, në një lokacion atraktivë në afërsi të Qendrës së Skenderajit. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Produkti ndërtesa administrative dhe restauranti Sh.P.K. - i ofron investitorit potencial mundësinë ideale për të përfituar një hapesirë komercijale ,e cila përfshin tokën me një sipërfaqe prej 1600 m² ,ndërtesës administrative me siperfaqe totale 768 m² dhe restaurantin me sipërfaqe totale prej 512 m²,në një lokacion mjaft atraktiv në qendrë të Skenderajit. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Stacioni i Veterinarisë Skenderaj Sh.P.K. - ofron shërbime veterinare. Ndërmarrja e Re ka rreth 0.56.20 hektarë tokë dhe një ndërtesë (rreth315 m²) në Zonën Katastrale Polac i Vjetër, Skenderaj). (Depoziti i Ofertës - 20.000€)
Kliko këtu për Rregullat e Tenderit për Stacionin e Veterinës - Skenderaj

Ndërmarrja e Re IMB Depoja në Vushtrri Sh.P.K. - gjendet afër stacionit të trenit në Vushtrri. Depoja në Vushtrri ka një sipërfaqe totale të tokës prej 4,455 m², si dhe ndërtesën e magazineës trekatëshe me një sipërfaqetë katit prej 2,360 m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re NT Klina - Salloni i Mobilieve Sh.P.K. - i ofron investitorëve një lokacion atraktiv për shitje me pakicë që gjendet në qendër të Klinës. Ndërtesa ofron një sipërfaqe prej reth 237 m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Tokë bujqësore Ereniku - Baks Sh.P.K. - mundëson prodhimin e kulturave te ndryshme bujqësore. Ndërmarrja e Re përfshin sipërfaqen tokësore. Ky kompleks ka një sipërfaqe prej rreth 300 ha. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Stacioni i Veterinës “Veterina” Istog Sh.P.K. - ofron tokë me përreth 33 ari në dy parcela të ndara të tokës së bashku me dy ndërtesa të ndara me përreth 475 m² dhe 160 m² hapësire që ndodhen afër qendrës së Istogut. Vetëm disa asete të lëvizshme do të transferohen në Ndërmarrjen e Re si p.sh. vaga për bagëti.
Shënim: Destinimi i ndërmarrjes (si stacion i veterinës) nuk guxon të ndryshohet për dy vite pas privatizimit dhe dy veterinar duhet të jenë të punësuar gjatë kësaj kohe dhe të japin shërbime popullatës. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)
Kliko këtu për Rregullat e Tenderit për Stacionin e Veterinës - Istog

Ndërmarrja e Re Rilindja Rrjeti Tregta - Libraria Nr. 6 Sh.P.K. - ofron mundësinë investitorit potencial për përfitimin e hapësirës afariste që përfshijnë përafërsisht 111,48 m². Dyqani përbëhet prej dy niveleve/kateve dhe gjendet në qendrën tregtare të njohur “Kurrizi” në Dardani/Prishtinë. Aktualisht, dyqani është i lëshuar me qira në baza komerciale. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Rilindja Rrjeti Tregtar - Libraria Nr. 40 Sh.P.K. - ofron mundësinë investitorit potencial për përfitimin e hapësirës afariste që përfshinë përafërsisht 32,16 m². Dyqani përbëhet prej dy niveleve/kateve dhe gjendet në qendrën e vogël tregtare në rrugën për Gërmi. Aktualisht, dyqani është i lëshuar me qira në baza komerciale. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarja e Re Podrima – Depo Rahovec Sh.P.K. - gjendet në pjesën atraktive të qytetit të Rahovecit dhe ka një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 0,13,50 ha (13 ari & 50 m² ).
Kjo Ndërmarrje Subsidiare përfshin Depon në Rahovec me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 502 m².
Podrima është një prej kompanive kryesore për tregti dhe shitje me pakicë në Regjionin e Prizrenit që gjendet në qytetin e Rahovecit dhe fshatrat përreth. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e re Prizrencoop Ndërtesa e Administratës Sh.P.K. - prona e ndërmarrjes për tu bartur në subjektin e ri përmban ndërtesën/depot që ndodhet ne pjesën atraktive të Prizrenit dhe përmban një sipërfaqe prej përafërsisht 2,93.63ha. Depot aktualisht janë dhënë me qira palës së tretë. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja Re Sharrprodhimi Fabrika e bimëve mjekuese/Agroqendra Sh.P.K.  - ndërmarrja e Re e cila ofrohet për shitje është përafërsisht 2. 47. 90 Ha (2 hektarë e 47 ari 90 m 2 ose 24790 m²), e cila gjindet në zonën industriale të Komunës së Dragashit. Përfshirë në këtë tokë janë edhe një numër ndërtesash , përfshirë restorantin në gjendje të mirë, por që kërkon meremetim (madhësia përafërsisht 120 m² ) si dhe ndërtesat e mbetura të fabrikës së bimëve mjekuese, agroqendra dhe depoja. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Koritniku Drejtoria e vjetër Dragash Sh.P.K. - përbëhet nga ndërtesa me zyra, kopsht dhe me një garazh të vogël. Ndërtesa e zyrave është e regjistruar në LP nr.183, ngastrën 778. Ngastra 778 ka një sipërfaqe të përgjithshme të regjistruar me rreth 11Ar 13 m². (Depoziti i Ofertës - 10.000€)

Ndërmarrja e Re Koritniku Depot Dragash Sh.P.K. - përbehet nga kompleksi i depos me më shumë se 600 m² hapësirë depoje në qendër të Dragashit. Kompleksi i depos është i regjistruar në LP nr.183, ngastra 810 në emër të Ndërmarrjes. Ngastra 810 ka një sipërfaqe të përgjithshme të regjistruar me rreth 6 Ar 22 m². (Depoziti i Ofertës - 10.000€)

Ndërmarrja e Re Liria Shitoret “Bazhdarhane-1” Sh.P.K. - përfshin një kompleks për shitje me pakicë në qendër të qytetit të Prizrenit, i cili aktualisht është i ndarë në tri shitore. Aktualisht dy shitore janë të dhëna me qira palëve të treta ndërsa një shfrytëzohet nga ana e Ndërmarrjes. (Depoziti i Ofertës - 10.000€)

Dita e fundit për parakualifikim është: 28 shkurt 2007
Dita për dorëzimin e ofertave është: 07 mars 2007

Këto Ndërmarrje të Reja të valës 22 të Privatizimit janë në dispozicion përmes Spin-off-it Special:

Ndërmarrja e Re Tullara Sh.P.K. - kjo Ndërmarrje e Re ofron mundësi të shkëlqyeshme për blerjen e një fabrike për prodhimin e blloqeve (momentalisht funksion si Ndërmarrje e Komercializuar). Kjo do të jetë një rast i miri biznesi. Sipërfaqja e tërësishme e mbuluar e fabrikës dhe ndërtesa administrative janë përafërsisht 5,063 m² te vendosura ne nje hapesire toke prej perafersisht 8.03 ha. Parcelat shtese duke perfshire edhe dy vendburime të varvëruara të argjilës me sipërfaqe totale përafërsisht 2.87 hektar si dhe pjesa tjeter e tokes shfrytezuar per pajisjen e materialit te ndryshem prej përafersisht 2.73 hektar të përfshira në shitje.
Shënim: Ofertuesit duhet të kenë parasysh për kushtet specifike të shitjes në lidhje me investimet e kredituara dhe punesimin e stafit te bashkangjitur në kete tender.  (Depoziti i Ofertës - 50.000€)

Ndërmarrja e Re Miniera e Magnezitit Xim Strezovci Sh.P.K. - ndërmarrja Subsidiare është minierë magnezi dhe gurë për operimin me rrugët në veri-lindje të Kosovës, me njërën prej depozitave më te mëdha ne regjion si dhe me rezerva te shumta të adneksite dhe te zhavorrit. Baza e rezervave dhe aseteve te ndërmarrjes subsidiare përfshin: gurë të bardhë te depozitave të magnezit vlerësuar me përmbajtje në mes 4.5 dhe 5.5 milion ton magnezit, prej te cilave rezervat e nivelit të lartë te xehes prej 1.5-1.7 milion ton; një 40 t/h fabrikë reparacioni; një 45,000 t/yr fabrikë procesuese/furrë rrotulluese (aktualisht jo operative); makineri tjetër te rëndë (p.sh shtypës, kamionë, buldozerë etj). (Depoziti i Ofertës - 50.000€)

Ndërmarrja e Re Miniera dhe Industria e Magnezitit Goleshi Sh.P.K. - ofron mundësinë investitorëve për të siguruar një minierë të themeluar të magnezit dhe operacionin prodhues në Kosovë, me rezerva te dëshmuara prej afërsisht 2.4 milion të nivelit të mesëm deri në nivelin e lartë të magnezitit, rreth 45,000 t/v fabrikë prodhuese (furrë rrotulluese), si dhe makineri për bartjen e argjilës dhe makina dhe pajisje tjera. Rezervat e shtrira me material te rrugëve ne afërsi te Prishtinës, me qasje te mirë ne rrjetin rrugor the hekurudhor, e bëjnë këtë hapësirë atraktive për mihje. (Depoziti i Ofertës - 50.000€)

Dita e fundit për parakualifikim është: 28 shkurt 2007
Dita për dorëzimin e ofertave të para është: 07 mars 2007

Dita për dorëzimin e ofertave të dyta është: 14 mars 2007

Për këtë Ndërmarrje të Re Data e ofertimit do të përcaktohet:

Ndërmarrja e Re Miniera e Boksitit në Volljak Sh.P.K. - operimet e Boksiteve të Kosovës kanë filluar në vitin 1966 dhe kanë shfrytëzuar një seri të lenteve të boksitit të mbuluara me guri gëlqeror në zonën e Klinës. Pasuritë e boksitit janë nxjerrur përmes një vargu të minierave të hapura dhe tradicionalisht janë transportuar me kamion në një zonë të hapur deponimi e cila gjendej rreth 3 km larg dhe më pastaj janë vënë në karroca të hekurudhës. Rezervat e xehes (duke e përdorur kategorizimin socialist A, B,C1) janë në rajonin e 1.7 milion tonë të boksitit të shkallës në mes të 46.7 dhe 52%. Burimet (c2,D, të shënuara) janë rreth 4 milion tonë. Ky gur gëlqeror është mjaft i pastër që tradicionalisht t'i shitet shkritoreve të Trepçës dhe Ferronikelit.

 

 

Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t'ju ofrojë informata shtesë, se si të ofertohet.

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit

Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel: + 381 (0) 38 500 400 1255
Fax: + 381 (0) 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

 

KTA