-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

Vala e 21-tė me FI numra

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërmarrjet e reja) të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 21 TË PRIVATIZIMIT

AKM-ja, si kujdestare e mirëbesuar, në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/12, e cila është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/18 (“Rregullorja e AKM-së”), nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj në përputhje me Rregulloren e AKM-së.

Ndërmarrja e Re 28 Nëntori Shitoret Kompleksi A Sh.P.K. - ky tender ofron mundësi për te blerë lokale të shitjes me pakicë që gjenden në një pjesë shumë atraktive në qendër te Gjilanit. Përbëhet nga tri shitore me sipërfaqe të përgjithëshme prej rreth 153 m².

Ndërmarrja e Re 28 Nëntori Shitoret Kompleksi B Sh.P.K. - ky tender ofron mundësi për te blerë lokale të shitjes me pakicë që gjenden në një pjesë shumë atraktive në qendër te Gjilanit. Përbëhet nga dy shitore me sipërfaqe të përgjithëshme prej rreth 97 m².

Ndërmarrja e Re 28 Nëntori Shitoret Kompleksi C Sh.P.K. - ky tender ofron mundësi për te blerë lokale afariste që gjenden në një pjesë shumë atraktive në qendër te Gjilanit. Përbëhet nga dy lokale afariste me sipërfaqe të përgjithëshme prej rreth 215 m²

Ndërmarrja e Re 28 Nëntori Shitoret Kompleksi D Sh.P.K. - ky tender ofron mundësi për te blerë lokale të shitjes me pakicë që gjenden në një pjesë shumë atraktive në qendër te Gjilanit. Përbëhet nga tri shitore me sipërfaqe të përgjithëshme prej rreth 159 m².
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
(1) NSH “16 Nëntori”/DP ”16 Novembar” (Fi-847/89)
(2) SHA “16 Nëntori”/DD ”16 Novembar” (Fi-6607/92)

Ndërmarrja e Re 17 Nëntori shitoret në rrugën Dëshmorët e Kombit Ferizaj Sh.P.K. - kjo Ndërmarrje e Re ofron mundësi të shkëlqyeshme për blerjen e katër shitoreve, që ndodhen në rrugën Dëshmorët e Kombit pjesën kryesore tregtare të Ferizajt. Ne besojmë që kjo paraqet mundësi të madhe komerciale. Sipërfaqja totale e zyrave dhe shtëpisë së mallrave është përafërsisht 311 m².

Ndërmarrja e Re 17 Nëntori shitoret në rrugën Vudrou Villson Ferizaj Sh.P.K. - ofron mundësi të shkëlqyeshme për blerjen e pesë shitoreve (dy të mëdh, dy të vogla dhe nje te mesme) që ndodhen afër qendrës së Ferizajt, të përshtatshme për tregti apo për qiradhënie shitësve me pakicë për qëllime komerciale. Sipërfaqja totale e shitoreve është përafërsisht 394 m².

Ndërmarrja e Re 17 Nëntori shitoret në rrugën e Vëllezërit Gërvalla Ferizaj Sh.P.K. - ofron mundësi të shkëlqyeshme për blerjen e pesë shitoreve dhe depos në rrugën Vëllezërit Gërvalla të Ferizajt, e përshtatshme për tregti apo për qiradhënie shitësve me pakicë për qëllime komerciale. Sipërfaqja totale e shitoreve është përafërsisht 442 m².

Ndërmarrja e Re 17 Nëntori tokë dhe objekte komerciale Ferizaj Sh.P.K. - ofron mundësi të shkëlqyeshme për blerjen e 1.6 hektarë tokë së bashku më objekte të hapura prej përafërsisht 200 m² e përshtatshme për zhvillim komercial. Hapësira ndodhet në udhëkryq të rrugëve Prishtinë – Shkup dhe Ferizaj – Gjilan dhe afër një kilometër larg qendrës së Ferizajt. Ne besojnë se eshte rast i shkëlqyeshëm për zhvillim të bizneseve të ndryshme.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
(1) D.P. “17 Novembar”, Urosevac with: Fi -730/89,
(2) D.D. “17 Novembar” Urosevac with: Fi – 6249/92

Ndërmarrja e Re Ferma Rzhane - KB 23 Nëntori Sh.P.K. - përfshin një sipërfaqe të kullosës rreth 3,099,201 m² .(309 ha dhe 92 ari) të cilat gjenden në fshatin Rzhane komuna e Mitrovicës.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Koperativa Bujqesore - 23 Nentori - Mitrovicë – Fi - 1604/90
Koperativa Bujqesore - 23 Nentori – Mitrovicë - Fi - 2100/92
SH.A Fidanishtja - Mitrovicë Fi –7898/92
UNMIK Prov.Bus. Reg.Number 80091117

Ndërmarrja e Re Tërnavc - Klina e Epërme Sh.P.K. - gjindet në Zonën Kadastrale Tërnavc-Klina e Epërme, Komuna e Skenderajit dhe përfshin një sipërfaqe përafërsisht prej 130 hektarë tokë bujqësore.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Fi - 727/89 NSH/DP
Fi -8163/92 SHA/DD Produkt
Fi- 2694/94 SHA/DD Dijamant-Produkt
Fi- 140/95 SHA/DD Dijamant-Produkt

Ndërmarrja e Re Kompleksi i shitoreve Agimi Sh.P.K. - i ofron investitorëve një lokacion atraktiv me përreth 2 ari me ndërtesa të depos dhe hapsirës shitëse të lokuara në Gjakovë. Ndërtesa ofron një sipërfaqe përreth 170 m².
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Ndërmarrja Tregtare me pakicë Agimi Fi-580/89
SH.A. “Agimi” 80192932 Regjistrimi i Përkohshëm i UNMIK-ut

Ndërmarrja e Re Drelaj 1 Sh.P.K. - përfshin diku rreth 66 ha kullosa në Grykën e Rugovës në fshatin Stankaj.
Toka e ofertuar është shumë atraktive dhe mund ta zhvilloj turizmin. Dihet se gjer me sot toka është përdorur për kullosjen dhe mirëmbajtjen e bagëtisë.

Ndërmarrja e Re Drelaj 2 Sh.P.K. - përfshin diku rreth 67 ha kullosa dhe përafërsisht rreth 23 ha livadhe. Janë të lokuara në grykë të Rugovës në vendet e quajtura Prçin Breg, Bukur Livade dhe në Luxhe.
Toka e ofruar është shumë atraktive dhe mund ta zhvilloj turizmin. Dihet se gjer me sot toka është përdorur për kullosjen dhe mirëmbajtjen e bagëtisë.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Koperativa Bujqësore “Rugova” me përgjithësi të plotë Fi-161/91

Ndërmarrja e Re KB Drita Raushiq Ndërtesa Administrative Sh.P.K. - investitorit Potencial i ofrohet mundësia të blejë Ndërtesen Administrative vendodhja e së cilës është shumë atraktive mu ne rrugën kryesore Pejë/Gjakovë (në fshatin Raushiq). Ndërtesa nodhet në një siperfaqe prej perafërsisht 34 ari dhe ofron hapesirë e cila mundë të shfrytëzohet per ruajtjen e të mirave si dhe mundë të shërbejë si zyre.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
KB “Drita” Raushiq

Ndërmarrja e Re Kooperativa Bujqësore Istog Sh.P.K. - investitorit potencial i ofron vend prej përafërsisht 1.48 ha më 9 ndërtesa të cilat i mbulojnë përafërsisht 2,700 m² në Istog. Ndërtesat e ofruara janë të destinuara për aktivitete tregtare dhe do t’i mundësojnë pronarit të ri zhvillimin e aktiviteteve tregtare apo të ndonjë biznesi të ngjashëm. Në mes të tjerash, ato përfshijnë depon dhe ndërtesën administrative.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
O.P. "Dubrava" - OBPB - "Istok" - Istog Fi. 249/79
K.B."Istok" Fi 644/89 K.B. "Istog" - UNMIK nr. 06-00245

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Lipoveci Sh.P.K. - ndodhet në zonat kadastrale të Lipovecit e rrethuar me fshatrat: Pjetërshan, Smaç, dhe Krushevec. Kjo Ndër re ofron afër 130 hektarë të tokës bujqësore.
Ky tender investuesit i jep rastin që të zhvillojë agrobiznesin në këtë regjion të Gjakovës.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Kooperativa Bujqesore ”Bec “, Bec Fi 3167/92
Creation of Cooperative Enterprise “Bec” Gjakova Fi. 391/90
OTHPB “Prodhimtaria Primare” Bec in Bec
“Thertorja e shpezëve” Bec in Bec.
Holding Corporation “Dushkaja” d.d. - Deonicarstvo Drustvo in Bec
HOLDING “BEC” MP “KLANICA ZIVINE” d.o.o. Bec

Ndërmarrja e Re Elmont Sh.P.K. - që është tenderuar përfshinë një ndërtesë administrative me një sipërfaqe prej 150 m². Gjindet ne sipërfaqe perafersishtë 12ari ne qender te qytetit të Pejës.Sipërfaqja ndodhet afër stacionit të trenit në Pejë dhe mundë të shërbejë për aktivitete te ndryshme afariste.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Fi.259/88: Commercial Court Registration of Gjakovë
Organizate Punuese per Punë Elektro Instaluese dhe Montazh- "Elmont" Pejë
Fi.632/89: Court Registration of Gjakovë
Ndërmarrja Shoqerore per Pune Elektro Instaluese dhe Montazh-"Elmont" Pejë
Fi.6251/92: Comercial Court Registration of Prishtinë/Prishtina SHA "Elmont" Pejë
UNMIK Provisional Registration no.80074964:
Ndermarrja Elektro Instaluese "Elmont" Pejë

Ndërmarrja e Re Hidromont Sh.P.K. - përfshin sipërfaqen prej 12 ari e cila ndodhet në zonë komerciale tërheqëse,afër stacionit të trenit ne Peje.Depoja e cila përfishihet në tokën e ofruar është pjeserisht e demoluar.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Fi.89/80: Commercial Court Registration of Gjakovë
OP ”Bistrica"per Ndertim, Zejtari,dhe Industri Pejë
Fi.669/89: Commercial Court Registration of Gjakovë
Ndërmarrja hidro instaluese “Hidromont” Pejë
UNMIK Provisional Registration no. 80007183:
Ndërmarrja hidro instaluese “Hidromont” Pejë

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Rakosh Sh.P.K. - i ofron investitorit tokë të pjellshme bujqësore me siperfaqe prej afro 134 ha. Ndër. E Re gjendet afër Istog.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
KAI ”Agrokosova” OP”Dubrava / AIK"Agrokosova" RO "Dubrava" (Fi 124-77)
OTHPB Organizata Bujqësore “Dubrava” / BOAL Poljoprivreda organizacija”Dubrava" (Fi. 1119-78, Fi. 520-82, Fi 69-83)
O.P. “Dubrava” / P.P. "Dubrava" (Fi 268-89)

Ndërmarrja e Re Urata Shitorja Nr. 2 Sh.P.K. - i ofron mundësinë investitorit për përfitimin e një prone afariste me përafërsisht 120 m² në lokacion kyç në qendër të Prishtinës në Bulevardin Nëna Terezë. Prona gjendet në katin përdhesë të ndërtesave për banim.

Ndërmarrja e Re Urata Supermarketi No. V Sh.P.K. - i ofron mundësi të shkëlqyeshme investitorit potencial për përfitimin e një prone afariste me përafërsisht 173 m² (dhe podrum me përafërsisht 15 m²) në lokacion kyç në qendër të Prishtinës. Prona gjendet në katin përdhesë të ndërtesave për banim në sheshin Zahir Pajaziti - Bulevardi Nëna Terezë përballe Hotel Grand.

Ndërmarrja e Re Urata Supermarketi No. VIII Sh.P.K. - i ofron mundësi të shkëlqyeshme investitorit potencial për përfitimin e një prone afariste me përafërsisht 79 m² në lokacion kyç në Prishtinë. Prona gjendet në katin përdhesë të ndërtesave për banim në rrugën Agim Ramadani.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Drustveno Trgovinsko Preduzece za Promet Robe na Veliko i Malo "VOCAR" Pristina – 1989, Fi 723/89
NTSH URATA - 2000; UNMIK, Provisional Business Registration Number 80243146

Ndërmarrja e Re Llapi Shitorja Nr. 25 Sh.P.K. - siguron mundesinë investitorit potencial që të fitojë një shitore që gjendet në lokacion qendror në qender të Podujevës, në rrugën „Zahir Pajaziti“ me një sipërfaqe përafersisht prej 54 m².

Ndërmarrja e Re Llapi Shitorja Nr. 26 Sh.P.K. - ofron investitorit potencial një mundësi unike që të fitojë një shitore që gjendet në qender të Podujevës, në rrugën „Zahir Pajaziti“ me një sipërfaqe përafersisht prej 54 m².

Ndërmarrja e Re Llapi Shitorja Nr. 28 Sh.P.K. - gjendet në lokacion qendror në Podujevë, në rrugën „Zahir Pajaziti“. Ndërmarrja e Re ofron mundësinë investitorit potencial që të fitojë një shitore me një sipërfaqe përafersisht prej 56 m².

Ndërmarrja e Re Llapi Shitorja Nr. 29 Sh.P.K. - ofron mundësinë e përfitimit të një hapsire komerciale në lokacion qendror në Podujevë, në rrugën Zahir Pajaziti, shitorja ka një sipëraqe përaferisht prej 59 m².
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Tergovinsko Produzece LAB Podujevo Tergoninsko Radnja - Fi.191/63
Drustveno Tergovinsko Produzeqe/ Ndërmarrja Shoqërore Tregtare Llapi - Fi.671/89

Ndërmarrja e Re Dardania Arbëria Sh.P.K. - i ofron investitorit potencial mundësinë e fitimit të një toke shumë atraktive duke përfshirë edhe disa ndërtesa si zyre dhe depo që gjenden në Prishtinë. Sipërfaqja totale e tokës e cila është pjesë e këtij tenderi është 13,125 m² dhe gjendet ne Arbëri/Prishtinë.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
NSH Dardania, Fi-622/89 - Emri i ndryshuar pas vitit 1993 Gazimestan, Fi-2782/93.
Nga Maji 2001, SH.P.K. "Dardania" me Nr. të Përkohshëm të Regjistrimit Biznesit: 80018223

Ndërmarrja e Re Magjistrala Carralevë Sh.P.K. - siguron mundësinë për të marrë një cop toke përafërsisht 16716 m² në Caralevë. Ky njësit ka të gjitha paisje për mirëmbajtjen e rrugëve, pastrimin e rrugëve nga bora, mirëmbajtjen e driçimit rrugorë dhe prodhimin e asfalltit.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Magjistrala N.SH., 28.12.1990, Fi.640/89
“Magjistrala”, Prishtine/Prishtina - UNMIK, Nr. i përkohshmëm i Regjistrimit të Biznesit 80014643

Ndërmarrja e Re 1 Maji Rahovec Drejtoria Sh.P.K. - përfshin zyrat dhe oborrin te NSH-së ne një sipërfaqe te përgjithshme përafërsisht 03ari e 28m², në qendër të Rahovecit.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
(1) Fi 415/89 DP “1 Maj” 30.12.1989
(2) Fi 7650/92 DD”1 Maj” 28.12.1992

Dita e fundit për parakualifikim është: 31 janar 2007
Dita për dorëzimin e ofertave është: 07 shkurt 2007

 

Për këtë Ndėrmarrje tė Re Data e ofertimit do tė pėrcaktohet:

Ndërmarrja e Re Miniera e Boksitit në Volljak Sh.P.K. - operimet e Boksiteve të Kosovës kanë filluar në vitin 1966 dhe kanë shfrytëzuar një seri të lenteve të boksitit të mbuluara me guri gëlqeror në zonën e Klinës. Pasuritë e boksitit janë nxjerrur përmes një vargu të minierave të hapura dhe tradicionalisht janë transportuar me kamion në një zonë të hapur deponimi e cila gjendej rreth 3 km larg dhe më pastaj janë vënë në karroca të hekurudhës. Rezervat e xehes (duke e përdorur kategorizimin socialist A, B,C1) janë në rajonin e 1.7 milion tonë të boksitit të shkallës në mes të 46.7 dhe 52%. Burimet (c2,D, të shënuara) janë rreth 4 milion tonë. Ky gur gëlqeror është mjaft i pastër që tradicionalisht t'i shitet shkritoreve të Trepçës dhe Ferronikelit.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
N.Sh. Ndërmarrja për xehetari, jo-metale dhe qarkullim “ Kosova” Klinë;  Fi- 647/89
Organizata e Punës Miniera e Boksitit;  Fi-11/86 ishte OP brenda BOAL: Elektroekonomia e Kosovës

 

Në përputhje me Rregulloren e AKM-së dhe politikën e AKM-së/UNMIK-ut, AKM-ja propozon që të shes asetet e subjekteve të tilla (në raste të caktuara së bashku, me detyrimet e caktuara) përmes programit të AKM-së për privatizim. Cilido person që beson se ka ankesë valide kundër subjekteve apo aseteve të tilla (përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar me, (i) ankesat në të cilat ata besojnë se janë pronarë të ligjshëm të cilitdo subjekti apo aseti apo pjese të saj apo se janë pasardhës validë (ii) kreditorët) pa vonesë duhet të paraqesin një ankesë të tillë në AKM, së bashku me sqarimet e plota dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.

AKM-ja pretendon të kryej shitjet e subjekteve/aseteve të tilla sipas (i) mënyrës së privatizimit spin of (bartjes së aseteve dhe në raste të caktuara edhe detyrimeve të caktuara tek kompania e sapo krijuar) dhe pastaj të realizoj procesin e likuidimit apo përmes (ii) shitjes me anë të ankandeve, të aseteve si pjesë e procesit të likuidimit.

Në procesin e likuidimit, AKM-ja do të analizoj ankesat e paraqitura dhe dokumentet përcjellëse në mënyrë që të përcaktoj se te kush duhet të shkojnë pagesat nga të ardhurat nga shitja në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm. Duhet të theksohet se, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, ka gjasa që 20% e të ardhurave nga shitja së pari t'i paguhen “punëtorëve të kualifikueshëm”, pas tyre pretenduesve për pronësi të tokave, kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe pastaj pronarëve të subjekteve ku subjektet e tilla janë përcaktuar se janë transformuar në përputhje me Ligjin e zbatueshëm dhe në mënyrë jo diskriminuese.

AKM-ja nuk do t’i gjykoj ankesat si një organ kuazi gjyqësor apo organ administrativë; prandaj paraqitja e ankesës në AKM, për të cilën gjë AKM-ja fuqimisht i inkurajon paditësit e mundshëm të bëjnë këtë, nuk e parandalon paditësin e mundshëm që gjithashtu të paraqes padi edhe në Odën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, e gjithashtu nuk e parandalon që të kontestoj ligjërishtë çfarëdo vendimi të AKM-së në gjykatën kompetente.

Për formularin e ankesës dhe detajet se si të paraqitet një ankesë, shiko www.kta-kosovo.org - "si të paraqes ankesë" apo merr formularin nga cilado zyre e AKM-së. Ankesat gjithashtu mund të paraqiten në zyrën e Shtyllës së BE-së në Beograd adresa e së cilës është Tolstojeva 47-49,11000 Beograd, Serbi. Rregulloret e UNMIK-ut përkatëse janë marrë nga faqja e AKM-së në internet, e cekur më lartë.

Personat të cilët besojnë se kanë të drejtë në pjesën e 20% e të ardhurave nga shitja e pagueshme për “punëtorët e kualifikuar” pas shitjes/likuidimit (përfshirë edhe personat që hyjnë brenda çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të “punëtorëve të kualifikuar” apo punëtorëve si rezultat i çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "diskriminimit") gjithashtu mund të gjejnë detaje të listës përkatëse në faqen e internetit të cekur më lartë menjëherë pas shitjes/likuidimit së bashku me detajet se si ata mund të paraqesin ankesë për të shtuar edhe veten e tyre në listë.

 

Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t'ju ofrojë informata shtesë, se si të ofertohet.

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit

Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel: + 381 (0) 38 500 400 1255
Fax: + 381 (0) 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

-
KTA