-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

Vala e 20-tė

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërmarrjet e reja) të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:

AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 20 TË PRIVATIZIMIT

AKM-ja, si kujdestare e mirëbesuar, në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/12, e cila është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/18 (“Rregullorja e AKM-së”), nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj në përputhje me Rregulloren e AKM-së.

Ndërmarrja e Re Depoja e Blinajës Sh.P.K. - ofron rast unik për te marrë një copë toke prej përafërsisht 2613 m², e cila përfshin ish-depo me sipërfaqe prej 550 m², e cila momentalisht është dhënë me qira palës së tretë në baza komerciale, gjithashtu një ndërtese administrative me sipërfaqe prej 332 m². Ndërmarrja e Re gjindet me lokacion afër qendrës.

Ndërmarrja e Re Urata Supermarketi Nr. I Sh.P.K. - ofron mundësinë investitorit për përfitimin e një prone afariste me përafërsisht 479 m² dhe gjindet në qendër të Prishtinës afër Xhamisë së Qarshisë.

Ndërmarrja e Re Urata Supermarketi Nr. III Sh.P.K. - ofron mundësinë investitorit për përfitimin e dy pronave prej të cilave pjesë afariste me përafërsisht 278 m² si dhe tokë/oborr 145 m². Pronat gjinden në Bulevardin e Dëshmorëve në qendër të Prishtinës.

Ndërmarrja e Re Urata Supermarketi Nr. IV Sh.P.K. - ofron mundësinë investitorit për përfitimin e dy pronave afariste që gjinden në katin e përdhese të një ndërtese dy katëshe në rrugën Nazim Gafurri në afërsi të qendrës së Prishtinës. Sipërfaqja afariste është 175 m².

Ndërmarrja e Re Urata Dyqani Nr. 20 Sh.P.K. - ofron mundësinë investitorit për përfitimin e një prone afariste me përafërsisht 110m² që gjindet në Bulevardin Bill Klinton, rruga kryesore hyrëse prej Aeroportit Internacional të Prishtinës. Njësia është në katin përdhesë të ndërtesës për banim.

Ndërmarrja e Re Urata Dyqani Nr. 47 Sh.P.K. - ofron mundësinë investitorit për përfitimin e një pronë afariste prej përafërsisht 155 m² e përbërë prej vet dyqanit me 70 m² dhe parking/oborr me 85 m² dhe gjindet në fshatin Lluzhan, rruga kryesore Prishtinë – Podujevë.

Ndërmarrja e Re Fabrika e Farërave Sh.P.K. - gjendet në zonën e parë industriale të Komunës së Fushë Kosovës. Kjo ndërmarrje përbëhet nga një ndërtesë gjashtë katëshe me rreth 5,576m² në një oborr me rreth 0.22,68 hektarë tokë.
Ky tender investuesit i jep rastin që të zhvillojë më tutje biznesin në zonën e Fushë Kosovës.

Ndërmarrja e Re Arat e Hereqit Junik Sh.P.K. - mundëson prodhimin e kulturave te ndryshme bujqësore. Ndërmarrja e Re përfshin sipërfaqen tokësore.

Ndërmarrja e Re Tregu i Gjelbër Sh.P.K. - ofron lokacion me sipërfaqe prej përafërsisht 71 ari në qendër të Pejës. Për momentin shfrytëzohet për aktivitete tregtie me pakicë dhe shumicë nga tregtarët që kanë tezga të përkohshme. Tregu ndodhet në një lokacion shume të mirë në qendër të Pejës dhe ka potencial të lartë biznesi.

Ndërmarrja e Re Depo Agimi Sh.P.K. - ofron tokë me përreth 16 ari dhe ndërtesa. Ndërmarrja e Re ndodhet rreth 2 km nga qendra Gjakovës.

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Shaptej dhe Gramoqel Sh.P.K. - i ofron investitorit një sipërfaqe prej rreth 170 hektarësh të tokës së punueshme bujqësore . Toka bujqësore e tenderuar përdorej për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore, si gruri, elbi, tërshëra, etj.

Ndërmarrja e Re Pemishtet e Lajthive dhe Vishnjeve Sh.P.K. - i ofron investitorit një sipërfaqe prej rreth 200 hektarësh tokë të punueshme bujqësore në Zonën kadastrale Gllogjan dhe Irzniq,në komunën e Deçanit. Toka bujqësore e tenderuar eshte pjeserishte kultivuar me drunjë te lajthive dhe qershive dhe gjithashtu ofron mundesin per kultivimin për e kulturave të ndryshme bujqësore.

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Gllogjan dhe Irzniq Sh.P.K. - i ofron investitorit një sipërfaqe prej rreth 125 ha tokë të punueshme bujqësore në komunën e Deçanit. Toka bujqësore e tenderuar eshte e përshtatshme për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore.

Ndërmarrja e Re KB Deçani – Toka Bujqësore Maznik Sh.P.K. - i ofron investitorit një sipërfaqe prej rreth 189 ha tokë të punueshme bujqësore në komunën e Dečanit. Toka bujqësore e tenderuar eshte e përshtatshme për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore.

Ndërmarrja e Re Malishgan Bingjë Tokë Bujqësore Sh.P.K. - përfshin vetëm tokën e punueshme të Ndërmarrjes prej përafërsisht 142 hektarësh në komunën kadastrale Bingjë të Komunës së Klinës duke premtuar potencial të lart për rimarrjen e pjesëmarrëses të rëndësishme i kulturave të ndryshme dhe perimeve.

Ndërmarrja e Re Moravamont Sh.P.K. - është fabrikë e elementeve të parafabrikuara prej betoni. Ndërmarrja e Re prodhon dhe monton elementet për ndërtimtarinë e lartë duke përdorur sistemin “Vemont” të elementeve të parafabrikuara prej betoni. Ky sistem është dizajnuar për ngritjen e sallave industriale, depove, institucioneve publike, qendrave tregtare, shtëpive dhe sallave sportive në lartësi deri në 11 metra. Ndërmarrja e Re gjithashtu prodhon dhe monton elemente montazhe për ndërtesa banimi. Fabrika mbulon përafërsisht sipërfaqen prej 63,712 m². Këto shënime përfshinë të gjitha objektet dhe tokat e pa shfrytëzuara që rrethojnë godinat.

Ndërmarrja e Re Supermarketi Dardania SH.P.K. - ndërtesa e ofertuar i ofron investitorëve përreth 400m² hapësirë atraktive e cila mundë të shfrytëzohet për aktivitete të ndryshme tregtare dhe komerciale në Pejë.
Asetet tjera të ndërmarrjes nuk janë të përfshira në ketë tender.

Ndërmarrja e Re Ferma Suvara - KB 23 Nëntori Sh.P.K. - përfshin një sipërfaqe të kullosës rreth 1,979,099 m² ( 197 ha 90 ari ) të cilat gjenden në lokacionin Selac, komuna e Mitrovicës.

Ndërmarrja e Re Ferma Kaçandoll - KB 23 Nëntori Sh.P.K. - përfshin një sipërfaqe të kullosës rreth 9,751,500 m² ( 975 ha 15 are ) të cilat gjenden në fshatin Kaçandoll , komuna e Mitrovicës.

Ndërmarrja e Re Ferma Picel - KB 23 Nëntori Sh.P.K. - përfshin një sipërfaqe të kullosës rreth 632,115 m² ( 63 ha 21 ari ) të cilat gjenden në lokacionin Picel ne fshatin Bajgore , komuna e Mitrovicës.

Ndërmarrja e Re Ferma Vitak – Qubrel Sh.P.K. - në komunën e Skenderajit dhe përfshin një sipërfaqe prej përafërsisht prej 2,998,900m² (299 ha dhe 89 ari) tokë të lërueshme të fermës.

Ndërmarrja e Re “Të Korrat Bujqësore” Sh.P.K. - ofron mundësi të shkëlqyeshme për blerjen e një mikseri për ushqim kafshësh qe gjendet ne një ndërtesë prej guri, hapësire te gjere per depo si dhe lokacion te mire për zgjerim biznesi, te vendosur ne dy lokacione te ndara por afer njera tjetres ne periferi te Ferizajit. Sipërfaqja totale e përzierëses, zyrave dhe depove është përafërsisht  790,90 m² (0.79.07 ha).

Ndërmarrja e Re Agrokultura Ndërtesa Administrative dhe Pemishtja Sh.P.K. - tenderi i jep mundësi investitorit të marrë ndërtesën administrative dhe pemishtja në Gjilan të vendosur në një lokacion te rëndësishëm të qytetit. Me blerjen e kësaj Ndërmarrje të Re do t’i hapet qasja në tregun Kosovar të patundshmërisë dhe do t’i lejohet mundësia e zgjerimit.
Prona që është lëndë e këtij tenderi ka një sipërfaqe toke prej përafërsisht 27,835 m² (02 ha 78 ar 35 m²). Ndërtesën Administrative përfshin përafërsisht sipërfaqen prej 765 m², hapësirën e hapur - oborrin sipërfaqe të përafërt prej 4,401m² dhe pemishten me sipërfaqe të përafërt prej 22,669 m² (02 ha 26 ar 69 m²) në kuadër të kompleksit së ndërtesës kryesore administrative.

Ndërmarrja e Re 25 Maji Shtëpia e mallrave Suharekë Sh.P.K. - prona e ndërmarrjes për tu bartur në subjektin e ri përmban ndërtesën/shtëpinë e mallrave që ndodhet ne qendër te Suharekës dhe përmban një sipërfaqe prej përafërsisht 19 ari. Shtëpia e mallrave aktualisht është dhënë me qira palës së tretë.

Ndërmarja e Re Elan – Ndërtesa e Administratës Prizren Sh.P.K. - gjendet zonën industriale në qytetin e Prizrenit dhe ka nj ë sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 2,10,79 ha (2 hektarë 10 ari & 79 m²). Kjo Njësi përfshin Ndërtesën e Administratës dhe disa punëtori me një sipërfaqe të përgjithshme të të gjitha ndërtesave prej përafërsisht 5,572 m².

Dita e fundit për parakualifikim është: 17 janar 2007
Dita për dorëzimin e ofertave është: 24 janar 2007

Këto Ndërmarrje të Reja të valës 20 të Privatizimit janë në dispozicion përmes Spin-off-it Special:

Ndërmarrja e Re Morava e Binçës Gurëthyesi Sh.P.K. - ky tender i ofron investitorit mundësinë për të blerë një nga gurëthyesit më të mëdhenj në Kosovë që gjendet në periferi të qytetit të Gjilanit. Prona, lëndë e këtij tenderi ka një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 1,430,861 m² (143 ha 08 are 61 m²) duke përfshirë objekte të ndryshme me rreth 3,200 m² . Përveç pajisjeve për biznesin kryesorë të gurëthyesit (kapaciteti rreth 300 m³/h) ekziston edhe baza e prodhimit te asfaltit me dy linja prodhuese (kapaciteti rreth 90 Tonelata /h) si dhe makineri për prodhimin e produkteve te ndryshme nga betoni i presuar.

Ndërmarrja e Re Mulliri – Fushë Kosovë - Podujevë - Lipjan Sh.P.K. - përfshin tre lokacione të ndryshme. Njësia në Fushë Kosovë me sipërfaqe përafërsisht prej 43869 m² dhe ofron pajisje për përpunimin e drithërave dhe prodhon lloje të ndryshme të miellit. Njësia në Lipjan kryesisht bën prodhimin e farërave të drithit dhe kohë pas kohe edhe deponon. Toka që ofrohet përfshin sipërfaqe përafërsisht 30 ari. Njësia në Podujevë përfshin sipërfaqe përafërsisht prej 6569 m² dhe pajisjet për grumbullim, pastrim, terje, ndarje dhe deponimi i drithërave.

Dita e fundit për parakualifikim është: 17 janar 2007
Dita për dorëzimin e ofertave të para është: 24 janar 2007

Dita për dorëzimin e ofertave të dyta është: 31 janar 2007

Për këtë Ndërmarrje të Re Data e ofertimit do të përcaktohet:

Ndërmarrja e Re Miniera e Boksitit në Volljak Sh.P.K. - operimet e Boksiteve të Kosovës kanë filluar në vitin 1966 dhe kanë shfrytëzuar një seri të lenteve të boksitit të mbuluara me guri gëlqeror në zonën e Klinës. Pasuritë e boksitit janë nxjerrur përmes një vargu të minierave të hapura dhe tradicionalisht janë transportuar me kamion në një zonë të hapur deponimi e cila gjendej rreth 3 km larg dhe më pastaj janë vënë në karroca të hekurudhës. Rezervat e xehes (duke e përdorur kategorizimin socialist A, B,C1) janë në rajonin e 1.7 milion tonë të boksitit të shkallës në mes të 46.7 dhe 52%. Burimet (c2,D, të shënuara) janë rreth 4 milion tonë. Ky gur gëlqeror është mjaft i pastër që tradicionalisht t'i shitet shkritoreve të Trepçës dhe Ferronikelit.

 

 

Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t'ju ofrojë informata shtesë, se si të ofertohet.

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit

Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel: + 381 (0) 38 500 400 1255
Fax: + 381 (0) 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

 

KTA