-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

Vala e 19-tė

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërmarrjet e reja) të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:

AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 19 TË PRIVATIZIMIT

Ndërmarrja e Re KB 23 Nëntori Furra e vjetër – Stan Trg Sh.P.K. - përfshin një sipërfaqe të tokës prej 469 m² (0.0469ha ) dhe ndërtesën me një sipërfaqe prej 240m² e cila gjindet në këtë parcel .

Ndërmarrja e Re Ferma Barel - KB 23 Nëntori” Sh.P.K. - përfshin një sipërfaqe të kullosës rreth 436,700m² (43 ha 67ari ) të cilat gjenden në lokacionin Barel afër fshatit Bajgorë, komuna e Mitrovicës.

Ndërmarrja e Re Ferma Selac - KB 23 Nëntori” Sh.P.K. - përfshin një sipërfaqe të kullosës rreth 9,243,378 m² (924 ha 33 ari )të cilat gjenden në fshatin Selac , komuna e Mitrovicës.

Ndërmarrja e Re Çyçavica depo Llamarina Sh.P.K. - në Vushtrri ka një lokacion të shkëlqyeshëm (afër stacionit hekurudhor) në Vushtrri, që përfshin objektet afariste në sipërfaqe rreth 821 m² (8 ari 21m²) dhe është e vendosur në një vend me rreth 2,089 m² (20 ari 89 m²).

Ndërmarrja e Re Akllap tokë bujqësore Sh.P.K. - përfshin sipërfaqen bujqësore prej përafërsisht 21 hektarë dhe gjendet në fshatin Akllap, afërsisht 10 km larg Lipjanit dhe 20 km larg Prishtinës.

Ndërmarrja e Re Topliçan tokë bujqësore Sh.P.K. -përfshin sipërfaqen bujqësore prej përafërsisht 61 hektarë dhe gjendet në fshatin Topliçan, afërsisht 5 km larg Lipjanit dhe 25 km larg Prishtinës .

Ndërmarrja e Re Drithnaja Toka Sh.P.K. -ofron një mundësi për një copë toke që përfshin një ndërtesë në një vend primar në Prishtinë ku zhvillimi i biznesit është duke ndodhur. Kjo hapësirë e ofruar përmban një sipërfaqe prej përafërsisht 5400 m², përfshirë 4 depo me një sipërfaqe përafërsisht prej 1306 m².

Ndërmarrja e Re SEK-KOS Administrata Sh.P.K. - ofron një mundësi për një hapësirë komerciale në një vend primar në Prishtinë. Kjo hapësirë e ofruar përmban një sipërfaqe prej përafërsisht 389 m², përfshirë dy ndërtesa me një sipërfaqe përafërsisht prej 160 m². Ndërmarrja e Re siguron një mundësi të shkëlqyeshme për zhvillimin e aktiviteteve të shitjes me pakicë dhe shumicë

Ndërmarrja e Re SEK-KOS Zona Industriale Sh.P.K. - ofron një tokë me përafërsisht 6250 m² në një pjesë atraktive të zonës industriale në Prishtinë. Ndërmarrja e Re siguron një mundësi të shkëlqyeshme për zhvillimin e aktiviteteve të shitjes me pakicë dhe shumicë në ekonominë e Kosovës.

Ndërmarrja e Re Duhani Ndërtesa e Gjelbër Sh.P.K. - i ofron investitorit potencial mundësinë e fitimit të një toke përfshirë edhe ndërtesën në një lokacion ideal, afër Kuvendit të Kosovës në Prishtinë dhe Teatrit Kombëtar. Sipërfaqja totale e tokës dhe ndërtesës e cila është pjesë e këtij tenderi është 524 metra katrorë përfshirë edhe një garazh të vogël. Aktualisht, hapësira që është pjesë e këtij tenderi është dhënë me qira Restaurantit “Boss”.

Ndërmarrja e Re Ingeniering Dyqanet te Tregu Sh.P.K. - ofron mundësi për fitimin e pesë dyqaneve në qendër të Prishtinës/Priština. Dyqanet gjenden në katin e parë dhe të dytë të Qendrës Tregtare e cila gjendet afër Tregut të Gjelbër –Rruga Maliq Pashë Gjinolli në Prishtinë. Sipërfaqja e përgjithshme e dyqaneve është rreth 59 m². Dyqanet duket të jenë në gjendje të mirë dhe aktualisht janë të zbrazura.

Ndërmarrja e Re Ingeniering Depo Sh.P.K. - ofron mundësi për fitimin e një parcele toke prej 277 m² dhe një depoje me rreth 244 m². Ndërmarrja e Re gjendet në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë. Depoja duket të jetë në gjendje të mirë dhe aktualisht i është lëshuar me qëra një ndërmarrjeje private.

Ndërmarrja e Re Ingeniering Zona Industriale Sh.P.K. - ofron mundësinë e fitimit të një parcele toke me sipërfaqe rreth 5,937 m², që gjendet në Zonën Industriale në Prishtinë. Depoja që gjendet në këtë tokë ka rreth 2,500m² dhe 130 m² hapësirë për zyra. Depoja duket të jetë në gjendjë të mirë dhe aktualisht u është lëshuar me qëra ndërmarrjeve private.

Nërmarrja e Re Ingeniering Dardania Salloni Sh.P.K. - ofron mundësi për fitimin e një dyqani me rreth 253 m². Gjendet ne përdhesë të një ndërtese banesore. Dyqani duket të jetë në gjendje të mirë dhe gjendet në Dardani, Rruga Mulla Idriz Gjilani në Prishtinë.

Ndërmarrja e Re Ingenering Dardania Dyqani Sh.P.K. - ofron mundësi për fitimin e një dyqani me rreth 807m². Dyqani duket të jetë në gjendje të mirë dhe gjendet në përdhesën e një ndërtese banesore BL-7 në Dardani, Rruga Ilaz Kodra në Prishtinë. Aktualisht është i lëshuar me qëra për afarizëm.

Ndërmarrja e Re Urata Depot te Hekurudha Sh.P.K. - i ofron investitorit potencial mundësinë e fitimit të një depoje operacionale me sipërfaqe prej 2,052 m² si dhe hapësirë afariste me sipërfaqe prej 1,092 m² në Prishtinë. Depoja është e ndarë në katër pjesë prej të cilave tri janë të dhëna me qira. Prona është në gjendje jashtëzakonisht të mirë.

Ndërmarrja e Re Urata Depot Nr. 86 Sh.P.K. - i ofron investitorit potencial mundësinë e fitimit të një depoje operacionale me sipërfaqe prej 5,604 m² në qendër të Prishtinës. Njësia e tenderuar përfshin ndërtesa me sipërfaqe prej 998 m², depo me sipërfaqe prej 578 m².

Ndërmarrja e Re “Bujku” Sh.P.K. - ky është një treg bujqësor mjaft mirë i vendosur dhe aktiv për kafshët vendore, drithërat, pemët dhe perimet në një vend strategjik afër kufirit me Serbinë. Ka potencial të shkëlqyeshëm për zhvillim të mëtutjeshëm komercial, bazuar në popullaritetin tek fermerët e rajonit dhe komuniteti lokal, të cilët janë të gatshëm të mbështesin ndërmarrjen dhe zhvillimin e saj.
Pronat e ndërmarrjes përbëhen nga ndërtesa e administratës (duke përfshirë një sallë të madhe për mbledhje), ndërtesa e garazhit/servisimit (170 m²) dhe tokën e saj në sipërfaqe të përgjithshme prej afërsisht 10297 m² (1 ha 02 are 97 m²), që gjenden në fshatin Rogoçicë. Prona e lartpërmendur do ti bartet Ndërmarrjes së Re

Ndërmarrja e Re Morava e Epërme “Margaritarët e Vitisë” Sh.P.K. - kjo Ndërmarrje e Re është një rast shume i mire për blerjen e tetë shitoreve: gjashtë të vendosura në qendrën e qytetit si dhe dy shitoreve vendosura në fshatra periferike të përshtatshme për tregti apo për dhënien me qira për biznese të ndryshme. Hapësira totale e shitoreve është prej përafërsisht 610 m².

Ndërmarrja e Re Kinemaja Gjilan Sh.P.K. - aktiviteti kryesor i ndërmarrjes është që të bëjë shfaqjen e filmave në sallën e saj me 220 ulëse. Gjithashtu salla mund të shfrytëzohet për aktivitete të tjera sikurse prezantime të ndryshme, mbledhje partish, kampanjë zgjedhore etj. Biznesi i kafeterisë mund të zhvillohet në hyrje të kinemasë dhe gjatë verës gjithashtu në pjesën e hapur para ndërtesës.
Prona e ndërmarrjes së re përbëhet nga toka me afërsisht 840 m² (08 ari 40 m²) ndërtesa e kinemasë me afërsisht 696 m² (6 ari 96 m²) që gjendet në qendër të qytetit të Gjilanit.
Shënim: Investitori potencial duhet t'i nënshtrohet ligjit mbi kinematë.
Klikoni këtu për Rregullat e Tenderit

Ndërmarrja e Re Mirusha Transport Sh.P.K. - ofron një hapësirë të vetme e cila ndodhet në një lokacion të dorës së parë me një sipërfaqe prej 1.00.29 hektarësh në qytetin e Klinës dhe ndërtesat me një sipërfaqe prej 1,229 m² (Komuna kadastrale Dërsnik, Lista Poseduese 680) që është i përshtatshëm për të rifilluar aktivitetet e saj tradicionale, domethënë shërbimet transportuese, të ndërtimtarisë dhe mirëmbajtjes së automjeteve apo për të filluar aktivitete tjera komerciale.

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Zajm Sh.P.K. - i ofron investitorit mundësin per te blerë një sipërfaqe prej rreth 157 ha tokë të punueshme bujqësore në komunën e Pejës. Toke bujqësore Zajm mundëson prodhimin e kulturave te ndryshme bujqësore.

Ndërmarrja e Re NT Deçani – Drejtoria dhe Depoja Sh.P.K. - e cila gjendet në qytet në Deçan dhe ofron toke me një sipërfaqe përafërsisht prej 8.51 ari. përfshin ndërtesën e drejtorisë dhe depon me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 297 m².

Ndërmarrja e Re Fabrika e Elementeve Metalike Sh.P.K. - e cila ndodhet në qytetin e Klinës ofron tokë me një sipërfaqe prej përafërsisht 4 ha dhe ndërtesat me një sipërfaqe të përgjithshme prej 7, 203 m². Gjithashtu ofrohen gjësende të ndryshme për makineri për prodhimin e komponenteve nga metali.

Ndërmarrja e Re Tregu Taphane Sh.P.K. - ofron lokacion me sipërfaqe prej përafërsisht 60 ari e cila përdoret si treg i hapur . Tregu ndodhet në një lokacion shume të mirë në qendër të Pejës dhe ka potencial të lartë biznesi.

Ndërmarrja e Re Fabrika e Armaturës Sh.P.K. - gjendet në qytetin e Deçanit dhe ofron një sipërfaqe prej përafërsisht 62 ari dhe hapësirë me sipërfaqe totale prej 1,500 m².

Ndërmarrja e Re Dardania Qendër Sh.P.K. - ofron përreth 64 ari tokë së bashku me ndërtesat me përreth 800 m² hapësirë që ndodhen në zonën industriale në Pejë. Të gjitha asetet fikse dhe të lëvizshme që nevojiten për rifillimin e aktivitetit të mëparshëm të ndërmarrjes për shërbime transportuese do të përfshihen në tender.

Ndërmarrja e Re Fabrika e pompave me piston Sh.P.K. - i ofron investitorit mundësinë të marr hapësirat dhe gjësende të ndryshme të pajisjes prodhuese të fabrikës e cila në të kaluarën ka prodhuar Pompa me piston. Ndër. E Re përfshin ndërtesën e fabrikës e cila është e ndërtuar nga konstruksioni metalik (e dëmtuar në masë të konsiderueshme) me sipërfaqe prej përafërsisht 3,240 m² dhe ndërtesës administrative me konstruksion me tulla dhe beton me sipërfaqe prej përafërsisht 1,043 m². Të gjitha ndërtesat shtrihen në një sipërfaqe të tokës prej 2.4 ha.

Ndërmarrja e Re Stacioni për mbrojtje të bimëve Sh.P.K. - ndodhet në një kompleks të vetëm toke me sipërfaqe prej 6 ari në qendër të Pejës. Në këtë tender përfshihet Ndërtesa Administrative (P+2) me sip përafërsisht prej 240 m². Ndërtesa është kryesisht në gjendje të mirë. Prona gjendet në qendër të Pejës dhe mund të shfrytëzohet për qëllime të ndryshme.

Ndërmarrja e Re Agimi - Shitoret Kompleksi 1 Sh.P.K. - i ofron mundesi investitorit te kete tre dyqane me siperfaqe te perafert prej 156 m², 129 m² dhe134 m² te cilat gjenden ne qytetin e Gjakovës.

Ndërmarrja e Re Agimi – Shitoret Kompleksi 2 Sh.P.K. - i ofron mundesi investitorit te kete dy dyqane me siperfaqe te perafert prej 171 m² dhe 140 m² te cilat gjenden ne qytetin e Gjakovës.

Ndërmarrja e Re Agimi – Shitoret Kompleksi 3 Sh.P.K. - i ofron mundesi investitorit te kete dy dyqane me siperfaqe te perafert prej 163 m² dhe 466 m² te cilat gjenden ne qytetin e Gjakovës.

Ndërmarrja e Re Agimi – Shitoret Kompleksi 4 Sh.P.K. - i ofron mundesi investitorit te kete dy dyqane me siperfaqe te perafert prej 77 m² dhe 60 m² te cilat gjenden ne qytetin e Gjakovës.

Ndërmarrja e Re “Transporti” SH.P.K. - përfshin lokacionin kryesor i cili ndodhet në Prizren në një sipërfaqe prej përafërsisht 4.931 m² (0.49.31 Ha) dhe e cila përfshin zyret, bazën për riparim dhe hallën e parkingut me një sipërfaqe totale prej përafërsisht 970 m². Aktualisht shtatë depo janë të dhëna me qira palëve të treta ndërsa dy depo shfrytëzohen nga punëtorët e Ndërmarrja.

Ndërmarrja e Re “Dardania” Lokali Afarist në Prizren Sh.P.K. - ofron një kompleks që përmban dy zyre dhe një recepcion, me një sipërfaqe prej 72m², në qendrën historike të qytetit të Prizrenit.

Ndërmarrja e Re “Dardania” Lokali Afarist në Prishtinë Sh.P.K. - ofron një kompleks që përmban dy njësi (njëra si Disko Bar dhe tjetra si Agjenci Turistike) me një sipërfaqe prej 395.17 m², është i vendosur në një pjesë atraktive të qytetit të Prishtinës e quajtur “Dardania” dhe është pjesë e qendrës tregtare e quajtur “Kurrizi”.

Ndërmarrja e Re Artizanati Prizren Sh.P.K. - ofrohet për shitje është përafërsisht ka në posedim një sipërfaqe prej 0.18.93 ha të tokës dhe ndërtesave atraktive në pjesën qendërore të Prizrenit.. Kjo ndërtesë ka sipërfaqe prej përafërsisht 2,500m² cila ndahet në njësinë prodhuese, depot dhe pjesa administrative e cila momentalisht përdoret nga ndërmarrja e komercializuar , gjithashtu edhe 24 shitore me madhësi të ndryshme
Ndërmarrja gjithashtu ka në posedim 3 shitore me karakter të përkohëshëm në Prizren, Podujevë dhe Dragash. E drejta e shfrytëzimit të këtyre shitoreve mundë të negociohet nga blerësi me Kuvendet Komunale gjegjëse.
Shënim: Për këtë Ndërmarrje të Komercializuar vlejnë Rregulla Specifike të ofertimit. Për më tepër informata ju lutemi të kontaktoni zyrën qendrore të AKM-së.
Klikoni këtu për Rregullat e Tenderit për Artizanatin

Ndërmarrja e Re “Prizrenmarket Jeronim De Rada” Sh.P.K. - përmban kompleksin e deposë me pakicë në pjesën qendrore të qytetit të Prizrenit, e ndarë në një ndërtesë administrative, pesë (5) depo dhe aktualisht tetë (8) shitore. Për momentin, dy depo dhe të gjitha shitoret janë të dhëna me qira palëve të treta, ndërsa ndërtesa administrative është në përdorim nga ana e Ndërmarrjes.

Dita e fundit për parakualifikim është: 29 nëntor 2006
Dita për dorëzimin e ofertave është: 06 dhjetor 2006

Këto Ndërmarrje të Reja të valës 19 të Privatizimit janë në dispozicion përmes Spin-off-it Special:

Ndërmarja e Re NBI Suhareka SH.P.K. - ofron një ndër prodhuesit kryesor Kosovar të verës që gjendet në Suharekë. Ndërmarrja posedon një varg të gjerë të pajisjeve për të gjitha fazat e prodhimit të verës. Këto pajisje janë të instaluara në bodrumin e verës në Suharekë. Njësitë prodhuese përfshijnë teknologjinë e nevojshme për prodhimin e verërave mesatare konsumuese. Me investime të duhura në pajisje dhe makina, ka mundësi të zgjeroj vargun e prodhimeve drejt verërave të kualitetit mesatare. Ndërmarrja posedon vreshta me një sipërfaqe totale prej përafërsisht 1,100 hektarësh, prej të cilëve 600 hektarë janë aktiv dhe pjesa e mbetur prej 500 hektarësh konsiderohen joaktiv. Këto vreshta janë të shpërndara në 5 njësi prodhuese në rajonin e Suharekës.

Ndërmarrja e Re Mulliri Fabrika e Bukës - Ferizaj Sh.P.K. - siguron mundësin e prodhimit të bukëve në fabrikë të bukës kjo njësi përfshin një furrë me kapacitet prej 2,000 bukë/orë, furra e vjetër me kapacitet prej 1,000 bukë/orë dhe pajisje për prodhimin e kifleve dhe pjekurinave. Toka që ofrohet përfshin sipërfaqen prej 25892 m² duke përfshira disa ndërtesa si halla e prodhimit me 1000 m², ndërtesa administrative, sillosi i miellit (360 MT) dhe sillosi i drithërave (13,000 MT).

Ndërmarrja e Re IMK Fabrika e Gypave Ferizaj Sh.P.K. - prodhon e gypa me tegel spiral dhe është njëra ndër ndërmarrjet më të mëdha dhe më e njohura për prodhimin e gypave të llamarinës në Evropën Juglindore. Produktet e kësaj ndërmarrjeje janë të kualitetit të lartë dhe në harmoni me standardet ndërkombëtare. Ndërmarrja IMK ka potencial për përmirësimin dhe zgjerimin e aktiviteteve të saja momentale.

Dita e fundit për parakualifikim është: 29 nëntor 2006
Dita për dorëzimin e ofertave të para është: 06 dhjetor 2006

Dita për dorëzimin e ofertave të dyta është: 13 dhjetor 2006

Për këtë Ndërmarrje të Re Data e ofertimit do të përcaktohet:

Ndërmarrja e Re Miniera e Boksitit në Volljak Sh.P.K. - operimet e Boksiteve të Kosovës kanë filluar në vitin 1966 dhe kanë shfrytëzuar një seri të lenteve të boksitit të mbuluara me guri gëlqeror në zonën e Klinës. Pasuritë e boksitit janë nxjerrur përmes një vargu të minierave të hapura dhe tradicionalisht janë transportuar me kamion në një zonë të hapur deponimi e cila gjendej rreth 3 km larg dhe më pastaj janë vënë në karroca të hekurudhës. Rezervat e xehes (duke e përdorur kategorizimin socialist A, B,C1) janë në rajonin e 1.7 milion tonë të boksitit të shkallës në mes të 46.7 dhe 52%. Burimet (c2,D, të shënuara) janë rreth 4 milion tonë. Ky gur gëlqeror është mjaft i pastër që tradicionalisht t'i shitet shkritoreve të Trepçës dhe Ferronikelit.

 

 

Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t'ju ofrojë informata shtesë, se si të ofertohet.

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit

Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel: + 381 (0) 38 500 400 1255
Fax: + 381 (0) 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

 

KTA