-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

vala e 18-tė

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërmarrjet e reja) të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE ND
ËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 18 TË PRIVATIZIMIT

Ndërmarrja e Re Tankosiq tokë bujqësore Sh.P.K. - përfshin sipërfaqen bujqësore prej përafërsisht 124 hektarë, objektet prej perafersisht 1500 m², disa pajisje përcjellëse dhe gjendet shume afër rrugës kryesore ndërmjet Ferizajit dhe Gjilanit.

Ndërmarrja e Re 17 Nëntori Zyre dhe Shtëpia e Mallrave Ferizaj Sh.P.K. - kjo Ndërmarrje e Re ofron mundësi të shkëlqyeshme për blerjen e pjesës kryesore për zyre dhe shtëpinë e mallrave me hapësirë për depo, që ndodhet në pjesën kryesore tregtare të Ferizajit. Ne besojmë që kjo paraqet mundësi te madhe komerciale. Sipërfaqja totale e zyrave dhe shtëpisë së mallrave është përafërsisht 2919 m².

Ndërmarrja e Re 17 Nëntori shitoret në qendër Ferizaj Sh.P.K. - ofron mundësi të shkëlqyeshme për blerjen e shtatë shitoreve në pjesën kryesore tregtare të Ferizajt, te përshtatshme për tregti apo për qiradhënie shitësve me pakicë për qëllime komerciale. Sipërfaqja totale e shitoreve është përafërsisht 412 m².

Ndërmarrja e Re 17 Nëntori shitoret në rrugën e Gjilanit Ferizaj Sh.P.K. - ofron mundësi të shkëlqyeshme për blerjen e pesë shitoreve në pjesën kryesore tregtare të Ferizajt, e përshtatshme për tregti apo për qiradhënie shitësve me pakicë për qëllime komerciale. Sipërfaqja totale e shitoreve është përafërsisht 224 m².

Ndërmarrja e Re 17 Nëntori depo Ferizaj Sh.P.K. - ofron mundësi të shkëlqyeshme për blerjen e disa objekteve duke përfshirë depot dhe ndërtesat për zyre që ndodhen në 2.5 hektarë tokë në skaj të zonës industriale, por afër qendrës së Ferizajit. Besojmë që kjo paraqet mundësi te madhe për zhvillim . Sipërfaqja totale e objekteve është përafërsisht 2,245 m² (22ari 45 m² ).

Ndërmarrja e Re Tregtia shitoret në Ferizaj Sh.P.K. - ofron mundësi të përvetësimit dy shitoreve për shitje me pakicë, në qendër të Ferizajt, te përshtatshme për tregti, apo për qiradhënie shitësve me pakicë për qëllime komerciale. Sipërfaqja totale është përafërsisht 334 m².

Ndërmarrja e Re Bentokos Sh.P.K. - veprimtaria kryesore përbëhet nga nxjerrja e gurëve dhe e zhavorrit të fraksioneve të ndryshme si dhe shitjes konsumatorëve. Për me tepër ajo ofron edhe shërbimet e ndryshme që ka të bëjë me transportin dhe vendosjen e zhavorrit në lokacione të ndryshme.

Ndërmarrja e Re Morava e Binçës Administrata Sh.P.K. - tenderi i jep mundësi investitorit të blej njërën prej ndërtesave më të mëdha administrative në Gjilan të vendosur në një lokacion te shkëlqyeshëm të qytetit. Prona subjekt i këtij tenderi ka një sipërfaqe toke prej përafërsisht 21750 m² (2 ha 17 ar 50 m²). Ndërtesa Administrative mbulon sipërfaqe prej përafërsisht 836 m² dhe ka P+3 kate me sipërfaqe të përgjithshme të kateve të përafërt me 2580 m². Ndërtesat tjera ndihmëse mbulojnë sipërfaqe prej përafërsisht 2830 m²

Ndërmarrja e Re 28 Nëntori Shitoret dhe zyret Sh.P.K. - ky tender ofron mundësi për te blerë lokale të shitjes me pakicë dhe zyre që gjenden në një pjesë shumë atraktive në qendër te Gjilanit. Përbëhet nga katër shitore me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 968 m² dhe zyre me sipërfaqe të përafërt prej rreth 440 m².

Ndërmarrja e Re Stacioni i Veterinarisë Kamenicë Sh.P.K. - ushtron aktivitetin veterinar në objektin që gjendet afër qendrës së qytetit të Kamenicës. Edhe pse objekti momentalisht përdoret si stacion veterinar, vetëm pjesërisht nevojitet për këtë qëllim. Ndërmarrja e Re poashtu ka edhe objektin tjetër që përdoret për operime në fshatin Rogane/Rogocicë, dhjetë kilometra larg qytetit. Kushti i shitjes është që blerësi të pranoj që të lejojë veterinerët e tanishëm që të vazhdojnë me punën e stacionit të veterinës për më së paku dy vite nga dita e shitjes. Pas dy viteve, pronari i ri do të jet kompetent për zgjedhjen e ardhmërisë së objektit.

Ndërmarrja e Re Runiku Sh.P.K. - gjendet në qendër të Runikut, komuna e Skenderajt. Ndërmarrja e Re përfshin tokën në qendër të Runikut në një sipërfaqe prej 0.55.90 ha (përfshire ndërtesat) dhe katër ndërtesa njëkatëshe në gjendje të mirë (me një sipërfaqe totale prej 1.278 )

Ndërmarrja e Re Ferma Bajgorë KB 23 Nëntori Sh.P.K. - përfshin një sipërfaqe të kullosës rreth 2,490,000 m² ( 249ha 7ari) të cilat gjenden në fshatin Bajgorë, komuna e Mitrovicës.

Ndërmarrja e Re Stacioni i Veterinarisë Skenderaj Sh.P.K. - ofron shërbime veterinare. Ndërmarrja e Re ka rreth 0.56.20 hektarë tokë dhe një ndërtesë (rreth 315 m²) në Zonën Katastrale Polac i Vjetër, Skenderaj).

Ndërmarrja e Re Urata Supermarket Nr.VII Sh.P.K. - ofron mundësinë të siguroj hapësirën komerciale në lokacionin kryesor në qendër të Prishtinës. Lokali ofron dy njësi në përdhesë në bllokun e banesave në rrugën e UÇKs me sipërfaqe të përgjithshme prej 150 m² e lëshuar me qira të rregullt.

Ndërmarrja e Re Urata Supermarket Nr.XII Sh.P.K. - ofron mundësinë të siguroj hapësirën komerciale në lokacionin kryesor në qendër të Prishtinës. Lokalet e ofruara kanë synim shitjen, ndodhen në rrugën Mulla Jonuzi afër Grand Hotelit. Sipërfaqja e përgjithshme komerciale është c. 189 m², e ndarë në dy njësi e lëshuar me qira të rregullt .

Ndërmarrja e Re Njësia Mekanizimi Bujqësor Fushë Kosovë Sh.P.K. - posedon përafërsisht 00.86.91 ha ose (8 691 m²) përfshirë sipërfaqet e objekteve të administratës me depon, riparimit dhe mirëmbajtjes, restorantit të punëtoreve, shtëpizës se rojeve si dhe infrastrukturës rrugorë dhe hapësirës për parkimin e mekanizimit bujqësore, që gjendet në Fushë Kosovë shumë afër rrugës magjistrale Fushë Kosovë Pejë.

Ndërmarrja e Re Supermarketi Dardania Sh.P.K. - ndërtesa e ofertuar i ofron investitorëve përreth 400 m² hapësirë atraktive e cila mundë të shfrytëzohet për aktivitete të ndryshme tregtare dhe komerciale në Pejë. Asetet tjera të ndërmarrjes nuk janë të përfshira në ketë tender.

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Shaptej dhe Gramoqel Sh.P.K. - i ofron investitorit një sipërfaqe prej rreth 175 hektarësh të tokës së punueshme bujqësore . Toka bujqësore e tenderuar përdorej për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore, si gruri, elbi, tërshëra, etj

Ndërmarrja e Re Pemishtet e Lajthive dhe Vishnjeve Sh.P.K. - i ofron investitorit një sipërfaqe prej rreth 200 hektarësh tokë të punueshme bujqësore në Zonën kadastrale Gllogjan dhe Irzniq,në komunën e Deçanit. Toka bujqësore e tenderuar eshte pjeserishte kultivuar me drunjë te lajthive dhe qershive dhe gjithashtu ofron mundesin per kultivimin për e kulturave të ndryshme bujqësore.

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Gllogjan dhe Irzniq Sh.P.K. - i ofron investitorit një sipërfaqe prej rreth 125 ha tokë të punueshme bujqësore në komunën e Deçanit. Toka bujqësore e tenderuar është e përshtatshme për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore.

Ndërmarrja e Re Depoja Kotradiq Sh.P.K. - ofron në tenderim një depo (c. 1,500 m²) dhe një ndërtesë administrative në fshatin Kotradiq, komuna Pejë, në një kompleks me sipërfaqe prej c. 1.6 ha. Kjo ofertë nuk përfshinë bagëti, makineri apo ndërtesa tjera.

Ndërmarrja e Re KB Deçani – Toka Bujqësore Maznik Sh.P.K. - i ofron investitorit një sipërfaqe prej rreth 200 ha tokë të punueshme bujqësore në komunën e Deçanit. Toka bujqësore e tenderuar eshte e përshtatshme për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore.

Ndërmarrja e Re Dobrusha Sh.P.K. - i ofron investitorit mundësin per te blerë një sipërfaqe prej rreth 64 ha tokë të punueshme bujqësore në komunën Istogut. Ndër. e Re në vete përmban ndërtesën e duhur administrative dhe dy depo të cilat e bëjnë këtë Ndërmarrje te Re me interesante dhe atraktive per investime

Ndërmarrja e Re Qendra Tregtare Istog Sh.P.K. - i ofron investitiorit kompleksin prej 15 dyqaneve me sipërfaqe te përafërt me 550 m². Dyqanete e tenderuara gjinden në vend attraktiv në komunën e Istogut në një parcele me sipërfaqe gjithsej 10 ari.

Ndërmarrja e Re Malishgan Binçë Tokë Bujqësore Sh.P.K. - përfshin vetëm tokën e punueshme të Ndërmarrjes prej përafërsisht 142 hektarësh në komunën kadastrale Bingjë të Komunës së Klinës duke premtuar potencial të lart për rimarrjen e pjesëmarrëses të rëndësishme i kulturave të ndryshme dhe perimeve.

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Gllogjan Sh.P.K. - i ofron investitorit mundësin per te blerë një sipërfaqe prej rreth 100 ha tokë të punueshme bujqësore në komunën e Pejës. Toka bujqësore e tenderuar është e përshtatshme për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore.

Ndërmarrja e Re Liria Shitoret “Bazhdarhane-1” Sh.P.K. - përfshin një kompleks për shitje me pakicë në qendër të qytetit të Prizrenit, i cili aktualisht është i ndarë në tri shitore. Aktualisht dy shitore janë të dhëna me qira palëve të treta ndërsa një shfrytëzohet nga ana e Ndërmarrjes.

Ndërmarrja e Re Liria Shitorja “Jeronim De Rada-1” Sh.P.K. - përfshin një kompleks për shitje me pakicë në qendër të qytetit të Prizrenit (në qendrën tregtare “Te Shtrumfat”) që përmban një shitore dhe oborr. Aktualisht shitorja nuk është e dhënë me qira nga ana e Ndërmarrjes.

Ndërmarrja e Re “Prizrenmarket Jeronim De Rada” Sh.P.K. - përmban kompleksin e deposë me pakicë në pjesën qendrore të qytetit të Prizrenit, e ndarë në një ndërtesë administrative, pesë (5) depo dhe aktualisht tetë (8) shitore. Për momentin, dy depo dhe të gjitha shitoret janë të dhëna me qira palëve të treta, ndërsa ndërtesa administrative është në përdorim nga ana e Ndërmarrjes. (E shtyer)

Ndërmarrja e Re Hotel “Dardania - Prizreni” Sh.P.K. - ofron hotelin në lokacionin kryesor në Prizren, respektivisht në rrugën kryesore “Prizren – Shqipëri ”
Hoteli përbëhet nga kompleksi me 34 dhoma të mobiluara (prej nga 6 dhoma një krevatshe dhe 28 dhoma dy krevatshe), një restorant me kapacitet prej 300 vendeve dhe ndërtesa e vogël administrative me 5 zyre.

Ndërmarrja e Re IFS “Progres” Prizren Sh.P.K. - njësia prodhuese në Prizren ka prodhuar fije sintetike poliester (PES) gjithashtu edhe fije poliamid (6 dhe 6.6 - PA) për prodhimin e fijeve të tekstilit, veshjes, të gomës dhe industrive tjera, etj. Katër njësite në vijim do të transferohen në këtë ndërmarrje të re:

  • Njësia Poliamid (PA) 6/6.6 përfshin 10 ndërtesa me sipërfaqe totale prej 37,241
  • Njësia Poliester (PES) përfshin 8 ndërtesa me sipërfaqe totale prej 32,996
  • Njësia Energjetike përfshin 10 ndërtesa me sipërfaqe totale prej 10,952 
  • Njësia Administrata përfshin 26 ndërtesa me sipërfaqe totale prej 25,121

Dita e fundit për parakualifikim është: 27 shtator 2006
Dita për dorëzimin e ofertave është: 04 tetor 2006

Këto Ndërmarrje të Reja janë në dispozicion përmes Spin-off-it Special por janë tërhjekë nga Vala 18:

Ndërmarrja e Re Miniera e Magnezitit Xim Strezovci Sh.P.K. - ndërmarrja Subsidiare është minierë magnezi dhe gurë për operimin me rrugët në veri-lindje të Kosovës, me njërën prej depozitave më te mëdha ne regjion si dhe me rezerva te shumta të adneksite dhe te zhavorrit. Baza e rezervave dhe aseteve te ndërmarrjes subsidiare përfshin: gurë të bardhë te depozitave të magnezit vlerësuar me përmbajtje në mes 4.5 dhe 5.5 milion ton magnezit, prej te cilave rezervat e nivelit të lartë te xehes prej 1.5-1.7 milion ton; një 40 t/h fabrikë reparacioni; një 45,000 t/yr fabrikë procesuese/furrë rrotulluese (aktualisht jo operative); makineri tjetër te rëndë (p.sh shtypës, kamionë, buldozerë etj).

Ndërmarrja e Re Miniera dhe Industria e Magnezitit Goleshi Sh.P.K. - ofron mundësinë investitorëve për të siguruar një minierë të themeluar të magnezit dhe operacionin prodhues në Kosovë, me rezerva te dëshmuara prej afërsisht 2.4 milion të nivelit të mesëm deri në nivelin e lartë të magnezitit, rreth 45,000 t/v fabrikë prodhuese (furrë rrotulluese), si dhe makineri për bartjen e argjilës dhe makina dhe pajisje tjera. Rezervat e shtrira me material te rrugëve ne afërsi te Prishtinës, me qasje te mirë ne rrjetin rrugor the hekurudhor, e bëjnë këtë hapësirë atraktive për mihje.

Ndërmarrja e Re Mulliri – Fushë Kosovë - Podujevë - Lipjan Sh.P.K. - përfshin tre lokacione të ndryshme. Njësia në Fushë Kosovë me sipërfaqe përafërsisht prej 43869 m² dhe ofron pajisje për përpunimin e drithërave dhe prodhon lloje të ndryshme të miellit. Njësia në Lipjan kryesisht bën prodhimin e farërave të drithit dhe kohë pas kohe edhe deponon. Toka që ofrohet përfshin sipërfaqe përafërsisht 30 ari. Njësia në Podujevë përfshin sipërfaqe përafërsisht prej 6569 m² dhe pajisjet për grumbullim, pastrim, terje, ndarje dhe deponimi i drithërave.

Ndërmarrja e Re Mulliri Fabrika e Bukës - Ferizaj Sh.P.K. - siguron mundësin e prodhimit të bukëve në fabrikë të bukës kjo njësi përfshin një furrë me kapacitet prej 2,000 bukë/orë, furra e vjetër me kapacitet prej 1,000 bukë/orë dhe pajisje për prodhimin e kifleve dhe pjekurinave. Toka që ofrohet përfshin sipërfaqen prej 25892 m² duke përfshira disa ndërtesa si halla e prodhimit me 1000 m², ndërtesa administrative, sillosi i miellit (360 MT) dhe sillosi i drithërave (13,000 MT). (Data e Ofertimit me valën e 19)

Ndërmarrja e Re Fabrika e Baterive Industriale Trepça Sh.P.K. - ju ofron investitiorve potencila mindësinë për të blerë një prodhimtari funksionale të baterive. Kompleksi i ndërmarrjes mbulon një sipërfaqe prej 14 hektarësh ne Pejë,ky tender ofron bateri trakcionare për mjete transporti Bateri stacionare që shfrytëzohen si rrymë elektrike mbështetëse për fabrika dhe kompani telefonike si dhe lëndën e parë oksid plumbi.

 

 

Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t'ju ofrojë informata shtesë, se si të ofertohet.

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit

Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel: + 381 (0) 38 500 400 1255
Fax: + 381 (0) 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

 

KTA