-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

vala e 17-tė

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bënë Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërrmarrjet e Reja) e krijuar nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSH-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN 17 TË PRIVATIZIMIT

Ndërmarrja e Re Ferma Rzhanë - KB 23 Nëntori Sh.P.K. - përfshin 13 parcela në sipërfaqe rreth 3 099 201 m², të cilat gjenden në fshatin Rzhanë, komuna e Mitrovicës.

Ndërmarrja e Re Dyqanet e Çyçavicës në Obiliq Sh.P.K. - ka një sipërfaqe të tokës rreth 563m² (5are 63m²), në të cilën janë të ndërtuara dy dyqane dhe një garazhë, qe të tri objektet në një sipërfaqe rreth 183 m² (1 ari 83 m²).

Ndërmarrja e Re Radusha Sharra Sh.P.K. - ofron tokën me përreth 70 ari tokë dhe ndërtesa me përreth 250 m² hapësire që ndodhen në zonën industriale të qytetit të Istogut. Ndërtesat dhe makinat e nevojshme për ri aktivizimin e aktivitetit të mëparshëm të ndërmarrjes për prerjen e drurit do të përfshihen në tender.

Ndërmarrja e Re KB Burimi Vrellë Sh.P.K. - e propozuar për këtë tender ofron një lokacion të vetëm i cili ndodhet në fshatin Vrellë pranë rrugës për Istog. Ndërmarrja e Re e propozuar përfshin rreth 37 ari tokë dhe ndërtesat e nevojshme për rifillimin e aktiviteteve të mëparshme tregtare .

Ndërmarrja e Re Plantacioni i Lajthive Malishgan Sh.P.K. - ofron tokë prej 106 hektarë në komunën e Klinës. Përafërsisht gjysma e tokës është e mbjellur me lajthi dhe 1/5 me qershi, ndërsa pjesa e mbetur e tokës është e përshtatshme për punime bujqësore.

Ndërmarrja e Re Elmont Sh.P.K. - që është tenderuar përfshinë një ndërtesë administrative me një sipërfaqe prej 150 m². Gjindet në sipërfaqe përafërsisht 12ari në qendër të qytetit të Pejës. Sipërfaqja ndodhet afër stacionit të trenit në Pejë dhe mund të shërbejë për aktivitete të ndryshme afariste.

Ndërmarrja e Re Hidromont Sh.P.K. - përfshin sipërfaqen prej 12 ari e cila ndodhet në zonë komerciale tërheqëse,afër stacionit të trenit ne Peje.Depoja e cila përfishihet në tokën e ofruar është pjeserisht e demoluar.

Ndërmarja e Re Ramiz Sadiku Istog Sh.P.K. - e tenderuar ofron fabrikën me përafërsisht 3800 m² në një sipërfaqe të tokës prej diku 4 ha.në Istog. Nuk ka pajisje lëvizese që ofrohen në tender.

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Rakosh Sh.P.K. - i ofron investitorit tokë të pjellshme bujqësore me sipërfaqe prej afro 170 ha. Ndërmarrja e Re gjendet afër Istogut.

Ndërmarrja e Re Supermarket Agimi Sh.P.K. - e propozuar ofron sipërfaqe te vetëshërbimit për shitje me pakicë me sipërfaqe totale prej 340 m². Gjendet në qytetin e Gjakovës në sipërfaqe te përafërt prej 5 ari.

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Dollovë Sh.P.K. - ofron përafërsisht 234 ha tokë bujqësore për kultivimin e frutave të ndryshme. Në te ofrohen ndërtesa apo pasuri të patundshme.

Ndërmarrja e Re Ferma e shpezëve Ereniku Sh.P.K. - gjendet në fshatin Rezinë, komuna e Gjakovës. Ndërmarrja e Re Ferma e shpezëve Ereniku SH.P.K. ka 8 ndërtesa të fermave, depon, restorantin dhe ndërtesën administrative dhe ofron përafërsisht 57500m² (05.75, 00 hektar) tokë. Ky tender jep investirorit mundësinë që më tutje të zhvillojë veprimtarinë e fermës së shpezëve në regjionin e Gjakovës dhe të Pejës.

Ndërmarrja e Re 1 Maji Ndërtesa Administrative Rahovec Sh.P.K. - drejtoria përfshin zyrat dhe oborrin të NSH-së në një sipërfaqe të përgjithshme përafërsisht 03ari e 28m², në qendër të Rahovecit.

Ndërmarrja e Re 1 Maji Xërxe Mermeri dhe Beton Sh.P.K. - për ndërtim përfshin lokacionin e prodhimit të NSH-së në një sipërfaqe t ë përgjithshme përafërsisht 55 hektar 04 ari e 42m²( 550,442 m²) në fshatin Xërxe. Ndërmarrja e re përfshin asete produktive për prodhimin e mermerit, betonit dhe prodhimeve të betonit( shtylla për vreshta, blloka të betonit etj). Po ashtu përfshinë edhe asetet prodhuese për eksploatimin e zhavorrit nga lumi Drini Bardhë.

Ndërmarrja e Re Kinemaja e Qytetit Ferizaj Sh.P.K. - aktiviteti kryesor i ndërmarrjes është që të bëjë shfaqjen e filmave në sallën e saj me 362 ulëse. Gjithashtu salla mund të shfrytëzohet për aktivitete të tjera sikurse prezantime të ndryshme, mbledhje partish, kampanjë zgjedhore, arsimim themelor, arsimim tekniko – profesional, shfaqje të ndryshme, gara etj. Ndodhet në pjesën më të mirë të patundshmërive në Ferizaj. Prona e ndërmarrjes përbëhet nga ndërtesa e Kinemaja e Qytetit Ferizaj me sipërfaqe të përafërt prej 720 m² (7 ari 20 m²) gjersa pjesa e mbuluar – ndërtesa me sipërfaqe prej 559 m² dhe oborri prej 126 m² që gjenden në qendër të qytetit të Ferizajt.

Ndërmarrja e Re Universiteti i Punëtorëve Ferizaj Sh.P.K. - kjo ndërtesë deri së voni është shfrytëzuar si galeri e arteve dhe muze, e cila ka tërhequr shumë turist/vizitorë të interesuar për art dhe histori të Ferizajt dhe rrethinës. Kati përdhes e ndërtesës deri së voni është shfrytëzuar për nevoja të bankës – për të cilën qëllim është ideal, për arsye të vend ndodhjes në qendër të qytetit, me qasje në rrugë kryesore. Ndërtesa përfshinë edhe parkun në ballë, i cili i a rritë vlerën. Patundshmëria e Universiteti i Punëtorëve Ferizaj me sipërfaqe të përafërt prej 645 m² (6 ari 45 m²) përbëhet prej ndërtesës me sipërfaqe totale prej 400 m² dhe oborri prej 434 m² që gjenden në qendër të qytetit të Ferizajt.

Ndërmarrja e Re Qarkullimi Administrata dhe Oborri Sh.P.K. - asetet kryesore të kësaj ndërrmarje të re përbëhen nga prona e patundshme e vendosur në afërsi të qendrës të qytetit të Gjilanit. Sipërfaqja e përgjithshme e Ndërrmarjes së Re është përafërsisht 14,322 m². Sipërfaqe e mbuluar (hangar, depot në gjendje të ndryshme funksionale).

Ndërmarrja e Re Qarkullimi Supermarketi Sh.P.K. - asetet kryesore të kësaj ndërrmarje të re përbëhen nga ndërtesa dhe paisjet për shitore. Sipërfaqja e mbuluar përfshin 209 m². (e shtyer)

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore në Elezaj Sh.P.K. - ky tender ofron mundesinë të blej një pronë të vlefshme tokësore 530,000 m² (53ha 84ari 00m²), në një vend i cili ka potencial për zhvillim bujqesor dhe komercial. Toka e Ndermarrjes se Re gjendet 500 metra prej rrugës kryesore Prishtinë- Shkup, afër fshatit Elezaj. (e shtyer)

Ndërmarrja e Re Qëndresa Shtëpia e Mallrave Sh.P.K. - ndërmarrja ofron hapësirë tregtare një numri shitoresh dhe vend-shitjesh që shesin prodhime te ndryshme në qendër të Kamenicës. Ajo gjithashtu ofron hapësire administrative dhe depo afër qendrës së qytetit.
Asetet kyçe te kësaj Ndërmarrjeje te Re përbehen nga pasuria e paluajtshme e vendosur mu në qendër të qytetit të Kamenicës. Hapësira e përgjithshme e Shtëpisë së Mallrave është përafërsisht 922 m² (9 ari 22 m²) , e ndarë në dy kate dhe e vendosur në përafërsisht 5276m² (52 ari 76 m²) tokë. Ndërtesa është e ndërtuar me 1987 dhe besohet të jetë në gjendje të mirë.  

Ndërmarrja e Re Fabrika e Ushqimit të Kafshëve Sh.P.K. - ofron një copë toke prej përafërsisht 14762 m² dhe disa ndërtesa me sipërfaqe totale prej 9455 m². Ndërtesat përfshin Fabrikën e vjetër, Fabrikën e Re, Hangarin, disa Sillosa, Laboratorin dhe Barakën. Pasurit janë të vendosura në pozit të mire strategjike në qendër të Fushë Kosovës/Kosovo Polje, mbrapa ndërtesës së Komunës. Ndër. E Re ka dalje në rrugën kryesore dhe mund të lidhet lehtë me rrjetin hekurudhorë.

Ndërmarrja e Re Drithnaja – Dardania Sh.P.K. - përfshin një copë toke prej 9 ari që përfshin ndërtesën dy katëshe që ka përafërsisht 300 m². Pasurit që ofrohen për shitje janë të vendosura në pozitë strategjike shumë të frekuentuar të Dardanisë. Kjo pjesë e lagjes është duke u zhvilluar shpejtë dhe çdo biznes që është afër ka mundësi të mëdhaja të jetë i sukseshëm.

Ndërmarrja E Re Magjistrala Carralevë Sh.P.K. - siguron mundësinë për të marrë një copë toke përafërsisht 16716 m² në Caralevë. Ky njësit ka të gjitha paisjet për mirëmbajtjen e rrugëve, pastrimin e rrugëve nga bora, mirëmbajtjen e ndriçimit rrugor dhe prodhimin e asfaltit.  

Ndërmarrja e Re Anamorava Depo Sh.P.K. - përfshin hapësirën e depos te vendosur afër qendrës së qytetit të Gjilanit. Sipërfaqja e përgjithshme e tokës e cila përfshinë edhe objektet që do t'i caktohen kësaj Ndërmarrjeje të Re është rreth 12,020 m². Ndërtesa e depos është në gjendje shumë të mirë dhe mbulon sipërfaqen prej përafërsisht 752 m².

Ndërmarrja e Re Fertrans Sh.P.K. - është kompani e themeluar për transport të rënde me një klientelë të vlefshme dhe reputacion të lartë. Ajo udhëheq një flotë të kamionëve për transport të rëndë dhe rimorkio-autobote nga një vend që gjendet në periferi të Ferizajit dhe përfshin sipërfaqe prej 15,000 m². Ka edhe ndërtesa (punëtori për riparime, depo) me sipërfaqe prej më se 500 m².

Ndërmarrja e Re Bujqësia - Babimoc Sh.P.K. - ndërmarrja gjatë historisë së saj ka kultivuar drithëra vajore, grurë, elb, farëra të lulediellit dhe viteve të fundit ka qenë një nga furnizuesit më të mëdhenj me elb për Birrarinë e Pejës.

Ndërmarrja e Re Kosovashped Dardania Sh.P.K. - gjendet pranë selisë të PTK-së dhe ka një sipërfaqe prej 204.98 m² dyqan si dhe një garazhë në afërsi.

Dita e fundit për parakualifikim është: 30 gusht 2006
Dita për dorëzimin e ofertave është: 06 shtator 2006

Këto Ndërmarrje të Reja janë në dispozicion përmes Spin-off-it Special:

Ndërmarrja e Re Moravamont Sh.P.K. - është fabrikë e elementeve të parafabrikuara prej betoni. Ndërmarrja e Re prodhon dhe monton elementet për ndërtimtarinë e lartë duke përdorur sistemin “Vemont” të elementeve të parafabrikuara prej betoni. Ky sistem është dizajnuar për ngritjen e sallave industriale, depove, institucioneve publike, qendrave tregtare, shtëpive dhe sallave sportive në lartësi deri në 11 metra. Ndërmarrja e Re gjithashtu prodhon dhe monton elemente montazhe për ndërtesa banimi. Fabrika mbulon përafërsisht sipërfaqen prej 63,712 m². Këto shënime përfshinë të gjitha objektet dhe tokat e pa shfrytëzuara që rrethojnë godinat.

Ndërmarrja e Re IMK Fabrika e Gypave Ferizaj Sh.P.K. - prodhon e gypa me tegel spiral dhe është njëra ndër ndërmarrjet më të mëdha dhe më e njohura për prodhimin e gypave të llamarinës në Evropën Juglindore. Produktet e kësaj ndërmarrjeje janë të kualitetit të lartë dhe në harmoni me standardet ndërkombëtare. Ndërmarrja IMK ka potencial për përmirësimin dhe zgjerimin e aktiviteteve të saja momentale. (e shtyer)

Dita e fundit për parakualifikim është: 30 gusht 2006
Dita për dorëzimin e ofertave është: 06 shtator 2006

Për këtë Ndërmarrje të Re Data e Ofertimit do të përcaktohet:

Ndërmarrja e Re Miniera e Boksitit në Volljak Sh.P.K. - operimet e Boksiteve të Kosovës kanë filluar në vitin 1966 dhe kanë shfrytëzuar një seri të lenteve të boksitit të mbuluara me guri gëlqeror në zonën e Klinës. Pasuritë e boksitit janë nxjerrur përmes një vargu të minierave të hapura dhe tradicionalisht janë transportuar me kamion në një zonë të hapur deponimi e cila gjendej rreth 3 km larg dhe më pastaj janë vënë në karroca të hekurudhës. Rezervat e xehes (duke e përdorur kategorizimin socialist A, B,C1) janë në rajonin e 1.7 milion tonë të boksitit të shkallës në mes të 46.7 dhe 52%. Burimet (c2,D, të shënuara) janë rreth 4 milion tonë. Ky gur gëlqeror është mjaft i pastër që tradicionalisht t'i shitet shkritoreve të Trepçës dhe Ferronikelit.


Për të marrë më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t’ju ofrojë atyre informata shtesë.

Departamenti i Privatizimit
Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel:++ 381 38 500 400 1255
Fax: ++ 381 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

 

KTA