-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

vala e 17-tė me FI numra

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bënë Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërrmarrjet e Reja) e krijuar nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSH-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN 17 TË PRIVATIZIMIT

Ndërmarrja së Re Ferma Rzhanë- KB 23 Nëntori Sh.P.K. - përfshin 13 parcela në sipërfaqe rreth 3 099 201 m², të cilat gjenden në fshatin Rzhanë, komuna e Mitrovicës.
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
K.B. “23 Nëntori“-Mitrovicë    Fi-1604/90
K.B. “23 Nëntori“-Mitrovicë    Fi-2100/92
Sh.A. “Rasadnik” – Mitrovicë Fi-7898/02

Ndërmarrja e Re Dyqanet e Çyçavicës në Obiliq Sh.P.K. - ka një sipërfaqe të tokës rreth 563m² (5are 63m²), në të cilën janë të ndërtuara dy dyqane dhe një garazhë, qe të tri objektet në një sipërfaqe rreth183 m² (1 ari 83 m²).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
OPT me shumicë dhe pakicë”Çyçavica” Vushtrri
OBPB me shumicë dhe pakicë “Kalaja“ Vushtrri   Fi 118/85
OPT me shumicë dhe pakicë “Çyçavica”Vushtrri   Fi 03/88
N.Sh. me shumicë dhe pakicë “Çyçavica” Vushtrri Fi 632/89
SH.A. në pronësi të përzier “Çyçavica” Vushtrri      Fi 7523/92

Ndërmarrja e Re Radusha Sharra Sh.P.K. - ofron tokën me përreth 70 ari tokë dhe ndërtesa me përreth 250 m² hapësire që ndodhen në zonën industriale të qytetit të Istogut. Ndërtesat dhe makinat e nevojshme për ri aktivizimin e aktivitetit të mëparshëm të ndërmarrjes për prerjen e drurit do të përfshihen në tender.
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Forest Industrial and Trade Enterprise Radusha Fi 536/89
Sumsku Industrijsko Trgovinsko Preduzece Radusha  Fi 536/89
Ndërmarrja Pyjore Tregtare Industriale Radusha  Fi 536/89
Joint Stock Company Radusha 7777/92
Radusha DD 7777/92
SHA Radusha 7777/92
Ndëmarrja e Pylltarisë dhe Industrisë së Drurit Radusha 80260458, UNMIK Registration

Ndërmarrja e Re KB Burimi Vrellë Sh.P.K. - e propozuar për këtë tender ofron një lokacion të vetëm i cili ndodhet në fshatin Vrellë pranë rrugës për Istog. Ndërmarrja e Re e propozuar përfshin rreth 37 ari tokë dhe ndërtesat e nevojshme për rifillimin e aktiviteteve të mëparshme tregtare .
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Agricultural Cooperative "Burimi" unlimited solidary liability, Vrellë/Vrela, Kooperativa Bujqësore "Burimi" përgjegjësi solidare e pakufizuar, Vrellë, Zemljoradnicka Zadruga "Burimi" neogranicena solidarna odgovornost, Vrela. Fi 147/85
Gjakovë/Djakovica Commercial Court Registration of Basic Cooperative Organization "Burimi" Vrellë/Vrela within the framework of Industrial Agricultural Working Organization "Vrella" with unlimited solidary liability in Vrellë/Vrela village, Istog/Istok Municipality.
Statute of 1989 of AC "Burimi" Vrellë/Vrela with unlimited solidary liability with the main office in Vrellë/Vrela village, Istog/Istok Municipality constituted on 03.11.1989 through separation from Industrial Agricultural Working Organization "Vrella" in Vrellë/Vrela village.
Commercial Court registration of 1989 showing the constitution of AC "Burimi" Vrellë/Vrela is not available.

Ndërmarrja e Re Plantacioni i Lajthive Malishgan Sh.P.K. - ofron tokë prej 106 hektarë në komunën e Klinës. Përafërsisht gjysma e tokës është e mbjellur me lajthi dhe 1/5 me qershi, ndërsa pjesa e mbetur e tokës është e përshtatshme për punime bujqësore.
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
(i) Ndëmarrja për Prodhime Bujqësore Malishgan / Preduzece za Poljoprivredne Proizvode Malisgan / Enterprise for Agriculture Products Malishgan;
(ii) KBI Beograd Malishgan Klinë sh.p.k. / PKB Malisgan Klina d.o.o. / AIC Belgrade Malishgan SH.P.K.;
(iii) OTHPB Prodhimtaria Bujqesore Klinë / OOUR Poljoprivredni Proizvodi Klina / BOAL Agriculture Products Klina/Klinë;
(iv) OTHPB Prodhimtaria Bujqësore / OOUR Poljoprivredna Proizvodnja / BOAL Agriculture Production.

Ndërmarrja e Re Elmont Sh.P.K - që është tenderuar përfshinë një ndërtesë administrative me një sipërfaqe prej 150 m². Gjindet në sipërfaqe përafërsisht 12ari në qendër të qytetit të Pejës. Sipërfaqja ndodhet afër stacionit të trenit në Pejë dhe mund të shërbejë për aktivitete të ndryshme afariste.
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
Commercial Court Registration of Gjakovë/Djakovica Fi.259/88
Organizate Punuese për Punë Elektro Instaluese dhe Montazh "Elmont" Pejë
Radna Organizacija za Elektro Instalaterske i Montazne Radove "Elmont" Peć
Working Organization for Electro Installation and Trade Enterprise "Elmont" Pejë/Peć 
Fi.632/89
Court Registration of Gjakovë/Djakovica
Ndërmarrja Shoqerore per Pune Elektro Instaluese dhe Montazh-"Elmont" Pejë
Drustveno Preduzeće za Elektro Instalaterske i Montažne Radove-"Elmont" Peć
SOE for Electro Installation and Trade Enterprise-"Elmont" PejëPeć 
Fi.6251/92
Comercial Court Registration of Prishtinë/Prishtina SHA "Elmont" Pejë
DD "Elmont" Peć
(JSC "Elmont" Pejë/Peć)
UNMIK Provisional Registration no.80074964:
Ndërmarrja Elektro Instaluese "Elmont" Pejë
Elektro Instalatersko Preduzece"Elmont" Peć
(Electro Installation Enterprise Pejë/Peć)

Ndërmarrja e Re Hidromont Sh.P.K. – përfshin sipërfaqen prej 12 ari e cila ndodhet në zonë komerciale tërheqëse,afër stacionit të trenit ne Peje.Depoja e cila përfishihet në tokën e ofruar është pjeserisht e demoluar.
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Fi.89/80 : Commercial Court Registration of Gjakovë/Djakovica
OP ”Bistrica"për Ndërtim, Zejtari, dhe Industri Pejë
"Bistrica" Radna Organizacija za Gradjevinsko,Zanatstvo,i Industriju sa p.o. Pejë/Peć
"Bistrica" WO for Construction, Crafts and Industry -L.L.Pejë/Peć
Fi.669/89 : Commercial Court Registration of Gjakovë/Djakovica
Ndërmarrja hidro instaluese “Hidromont” Pejë
Produzece za vodoinstalaterske radove “Hidromont"-Peć
Enterprise for plumbing service "Hidromont"-Pejë/Peć
UNMIK Provisional Registration no. 80007183:
Ndërmarrja hidro instaluese “Hidromont” Pejë
Produzece za vodoinstalaterske radove “Hidromont"-Peć
Enterprise for plumbing service "Hidromont"-Pejë/Peć 

Ndërmarja e Re Ramiz Sadiku Istog Sh.P.K. - e tenderuar ofron fabrikën me përafërsisht 3800 m² në një sipërfaqe të tokës prej diku 4 ha.në Istog. Nuk ka pajisje lëvizese që ofrohen në tender.
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
FPA "RAMIZ SADIKU", FPAD ZASTAVA RAMIZ SADIKU, OOUR ZASTAVA RAMIZ SAKIKU
ZASTAVA RAMIZ SADIKU D.O.O.
Regjistrimi i Gjyqit EkonomikGjakovë/ Đakovica i viti 1991 Fi970/91 . Fi regjistrimi tregon se "Zastava Ramiz Sadiku" ka qenë e regjistruar si SH.P.K .
KTA Arch. Ref: PEJ089 1.3.1; Fi.970/91 

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Rakosh Sh.P.K. - i ofron investitorit tokë të pjellshme bujqësore me sipërfaqe prej afro 170 ha. Ndërmarrja e Re gjendet afër Istogut.
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KAI ”Agrokosova” OP”Dubrava / AIK"Agrokosova" RO "Dubrava" Fi 124-77
OTHPB Organizata Bujqësore “Dubrava” / BOAL Poljoprivreda organizacija”Dubrava" Fi. 1119-78,
Fi. 520-82, Fi 69-83
O.P. “Dubrava” / P.P. "Dubrava" Fi 268-89

Ndërmarrja e Re Supermarket Agimi Sh.P.K . - e propozuar ofron sipërfaqe te vetëshërbimit për shitje me pakicë me sipërfaqe totale prej 340 m². Gjendet në qytetin e Gjakovës në sipërfaqe te përafërt prej 5 ari.
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
(i) Regjistrimi me 30.12.1989: Regjistrimi ne Gjykatën Ekonomike në Gjakova/Djakovica Fi 580/89 N.Sh. Agimi
(ii) Transformimi në Sh.A. Agimi me 30.12.1991; Regjistrimi Gjykata Ekonomike në Gjakov ë Fi.4643/91.
(iii) Regjistrimi UNMIK Sh.A. Agimi (Numri i Përkohshëm i Regjstrimit 80192932).

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Dollovë Sh.P.K. - ofron përafërsisht 234 ha tokë bujqësore për kultivimin e frutave të ndryshme. Në te ofrohen ndërtesa apo pasuri të patundshme.
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
S.P. PIK "Dušan Mugoša - Duč" OOUR "Poljoprivreda" Peć sa n.sol.o., N.P. KBI "Dushan Mugosha - Duq" OTHPB "Bujqësia" Pejë me p.p.sol. (with unlimited solidary liability); D.P. "Poljoprivreda" Peć sa p.o.,NSH "Bujqësia" Pejë me p.p. (with unlimited liability).
Fi 525/89 Court SOE "Poljoprivreda" ("Bujqësia") BOAL "Poljoprivreda" ("Bujqësia") Agricultural Combine "Dušan Mugoša - Duč" n.sol.o me p.p  

Ndërmarrja e Re Ferma e shpezëve Ereniku Sh.P.K. - gjendet në fshatin Rezinë, komuna e Gjakovës. Ndërmarrja e Re Ferma e shpezëve Ereniku SH.P.K. ka 8 ndërtesa të fermave, depon, restorantin dhe ndërtesën administrative dhe ofron përafërsisht 57500m² (05.75, 00 hektar) tokë. Ky tender jep investirorit mundësinë që më tutje të zhvillojë veprimtarinë e fermës së shpezëve në regjionin e Gjakovës dhe të Pejës.
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
N.SH. Ferma e shpezëve Gjakovë Fi. 456/89,
1. Compound Enterprise AIC “Ereniku” Gjakovë Fi 198/90,
2. NSH Ferma e Shpezëve GjakovëFi.456/89
(Produzece za proizvodnju jaja i zivine Zivinarska Farma Djakovica
3. DD Zivinarska farma Fi. 15347/91
(transformation registration)
Deonicarsko Drustvo Mesovite Svojine "Zivinarsaka Farma"
Shoqëria Aksionare me kapital të përzier "Ferma e shpezëve",
JSC with mixed capital"Poultry farm";
4. Ferma e Shpezëve Gjakovë (UNMIK provisional business registration no. 80108761).

Ndërmarrja e re 1 Maji Ndërtesa Administrative Rahovec Sh.P.K. - drejtoria përfshin zyrat dhe oborrin të NSH-së në një sipërfaqe të përgjithshme përafërsisht 03ari e 28m², në qendër të Rahovecit.

Ndërmarrja e re 1 Maji Xërxe Mermeri dhe Beton Sh.P.K. - për ndërtim përfshin lokacionin e prodhimit të NSH-së në një sipërfaqe t ë përgjithshme përafërsisht 55 hektar 04 ari e 42m²( 550,442 m²) në fshatin Xërxe. Ndërmarrja e re përfshin asete produktive për prodhimin e mermerit, betonit dhe prodhimeve të betonit( shtylla për vreshta, blloka të betonit etj). Po ashtu përfshinë edhe asetet prodhuese për eksploatimin e zhavorrit nga lumi Drini Bardhë.
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
1) Fi 415/89 DP “1 Maj” 30.12.1989
2) Fi 7650/92 DD”1 Maj” 28.12.1992  

Ndërmarrja e Re Kinemaja e Qytetit Ferizaj Sh.P.K. - aktiviteti kryesor i ndërmarrjes është që të bëjë shfaqjen e filmave në sallën e saj me 362 ulëse. Gjithashtu salla mund të shfrytëzohet për aktivitete të tjera sikurse prezantime të ndryshme, mbledhje partish, kampanjë zgjedhore, arsimim themelor, arsimim tekniko – profesional, shfaqje të ndryshme, gara etj. Ndodhet në pjesën më të mirë të patundshmërive në Ferizaj. Prona e ndërmarrjes përbëhet nga ndërtesa e Kinemaja e Qytetit Ferizaj me sipërfaqe të përafërt prej 720 m² (7 ari 20 m²) gjersa pjesa e mbuluar – ndërtesa me sipërfaqe prej 559 m² dhe oborri prej 126 m² që gjenden në qendër të qytetit të Ferizajt.

Ndërmarrja e Re Universiteti i Punëtorëve Ferizaj Sh.P.K. - kjo ndërtesë deri së voni është shfrytëzuar si galeri e arteve dhe muze, e cila ka tërhequr shumë turist/vizitorë të interesuar për art dhe histori të Ferizajt dhe rrethinës. Kati përdhes e ndërtesës deri së voni është shfrytëzuar për nevoja të bankës – për të cilën qëllim është ideal, për arsye të vend ndodhjes në qendër të qytetit, me qasje në rrugë kryesore. Ndërtesa përfshinë edhe parkun në ballë, i cili i a rritë vlerën. Patundshmëria e Universiteti i Punëtorëve Ferizaj me sipërfaqe të përafërt prej 645 m² (6 ari 45 m²) përbëhet prej ndërtesës me sipërfaqe totale prej 400 m² dhe oborri prej 434 m² që gjenden në qendër të qytetit të Ferizajt.
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Fi. 578/90 - Ndërmarrja Shoqërore “Universiteti i Punëtorëve” - Ferizaj
Drustveno Produzece “Radnicki Univerzitet”- Urosevac, (1989-1991).
Qendra e Arsimit dhe Kinemaja – Universiteti Popullor – QAK - 06.03.2001

Ndërmarrja e Re Qarkullimi Administrata dhe Oborri Sh.P.K. - asetet kryesore të kësaj ndërrmarje të re përbëhen nga prona e patundshme e vendosur në afërsi të qendrës të qytetit të Gjilanit. Sipërfaqja e përgjithshme e Ndërrmarjes së Re është përafërsisht 14,322 m². Sipërfaqe e mbuluar (hangar, depot në gjendje të ndryshme funksionale).

Ndërmarrja e Re Qarkullimi Supermarketi Sh.P.K. - asetet kryesore të kësaj ndërrmarje të re përbëhen nga ndërtesa dhe paisjet për shitore. Sipërfaqja e mbuluar përfshin 209 m². (e shtyer)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Ndërmarrja Tregtare me Shumicë e Pakicë “Promet” Fi-396/89
Trgovinsko produzece na Veliko i Malo "Promet"
Shoqëria aksionare “Promet”- Gjilan,
Fi-396/89
Deonicarsko Drustvo "Promet"-Gnjilane, Fi-396/89 

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore në Elezaj Sh.P.K. - ky tender ofron mundesinë të blej një pronë të vlefshme tokësore 530,000 m² (53ha 84ari 00m²), në një vend i cili ka potencial për zhvillim bujqesor dhe komercial. Toka e Ndermarrjes se Re gjendet 500 metra prej rrugës kryesore Prishtinë- Shkup, afër fshatit Elezaj. (e shtyer)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Ndërmarrja Shoqërore “Pasuria Bujqësore” Fi-650/89;
Drustveno Produzece “Poljoprivredno Dobro” Fi-650/89; 

Ndërmarrja e Re Qëndresa Shtëpia e Mallrave Sh.P.K. - ndërmarrja ofron hapësirë tregtare një numri shitoresh dhe vend-shitjesh që shesin prodhime te ndryshme në qendër të Kamenicës. Ajo gjithashtu ofron hapësire administrative dhe depo afër qendrës së qytetit.
Asetet kyçe te kësaj Ndërmarrjeje te Re përbehen nga pasuria e paluajtshme e vendosur mu në qendër të qytetit të Kamenicës. Hapësira e përgjithshme e Shtëpisë së Mallrave është përafërsisht 922 m² (9 ari 22 m²) , e ndarë në dy kate dhe e vendosur në përafërsisht 5276m² (52 ari 76 m²) tokë. Ndërtesa është e ndërtuar me 1987 dhe besohet të jetë në gjendje të mirë.
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Društveno Trgovinsko Preduzeće "Morava" Kosovska Kamenica Fi - 711/89
Poljoprivredno Trgovinsko Preduzece na veliko i malo "Kamenica" sa p.o. Kosovska Kamenica Fi - 6693/92
Deonicarsko Drustvo u mesovitoj svojini Poljoprivredno Trgovinsko Preduzece na veliko i malo sa potpunom odgovornoscu "Kamenica" Kosovska Kamenica Fi - 7670/92  

Ndërmarrja e Re Fabrika e Ushqimit të Kafshëve Sh.P.K. - ofron një copë toke prej përafërsisht 14762 m² dhe disa ndërtesa me sipërfaqe totale prej 9455 m². Ndërtesat përfshin Fabrikën e vjetër, Fabrikën e Re, Hangarin, disa Sillosa, Laboratorin dhe Barakën. Pasurit janë të vendosura në pozit të mire strategjike në qendër të Fushë Kosovës/Kosovo Polje, mbrapa ndërtesës së Komunës. Ndër. E Re ka dalje në rrugën kryesore dhe mund të lidhet lehtë me rrjetin hekurudhorë.
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Fabrika e Ushqimit të Kafshëve 30.12.1989,Fi-767/89
''Fabrika e Ushqimit të Kafshëve'' Fushë Kosovë/ Kosovo Polje
UNMIK, Nr. i përkohshmëm i Regjistrimit të Biznesit Number 80053258  

Ndërmarrja e Re Drithnaja – Dardania Sh.P.K. - përfshin një copë toke prej 9 ari që përfshin ndërtesën dy katëshe që ka përafërsisht 300 m². Pasuritë që ofrohen për shitje janë të vendosura në pozitë strategjike shumë të frekuentuar të Dardanisë. Kjo pjesë e lagjes është duke u zhvilluar shpejtë dhe çdo biznes që është afër ka mundësi të mëdhaja të jetë i sukseshëm.
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Drithnaja N.SH., 1989, Fi-883/89
''Drithnaja'', Prishtinë/Pristina - UNMIK, Nr. i përkohshmëm i Regjistrimit të Biznesit Number 80073674  

Ndërmarrja E Re Magjistrala Carralevë Sh.P.K. - siguron mundësinë për të marrë një copë toke përafërsisht 16716 m² në Caralevë. Ky njësit ka të gjitha paisjet për mirëmbajtjen e rrugëve, pastrimin e rrugëve nga bora, mirëmbajtjen e ndriçimit rrugor dhe prodhimin e asfaltit.
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Magjistrala N.SH., 28.12.1990, Fi.640/89
“Magjistrala”, Prishtinë/Prishtina - UNMIK, Nr. i përkohshmëm i Regjistrimit të Biznesit 80014643  

Ndërmarrja e Re Anamorava Depo Sh.P.K. - përfshin hapësirën e depos te vendosur afër qendrës së qytetit të Gjilanit. Sipërfaqja e përgjithshme e tokës e cila përfshinë edhe objektet që do t'i caktohen kësaj Ndërmarrjeje të Re është rreth 12,020 m². Ndërtesa e depos është në gjendje shumë të mirë dhe mbulon sipërfaqen prej përafërsisht 752 m².
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Trgovinska Radna Organizacija na Veliko i Malo “Pomoravlje” Fi-589/78
Drustveno Trgovsko Preduzece ”Pomoravlje” e
Fi-353/83

Ndërmarrja e Re Fertrans Sh.P.K. - është kompani e themeluar për transport të rënde me një klientelë të vlefshme dhe reputacion të lartë. Ajo udhëheq një flotë të kamionëve për transport të rëndë dhe rimorkio-autobote nga një vend që gjendet në periferi të Ferizajit dhe përfshin sipërfaqe prej 15,000 m². Ka edhe ndërtesa (punëtori për riparime, depo) me sipërfaqe prej më se 500 m².
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
N.SH. Transportuese “Fertrans” / Drustvena Produzeca Teretnog Saobracaja “Fertrans” Ferizaj / Urosevac Fi-817/89  

Ndërmarrja e Re Bujqësia/Babimoc Sh.P.K. - ndërmarrja gjatë historisë së saj ka kultivuar drithëra vajore, grurë, elb, farëra të lulediellit dhe viteve të fundit ka qenë një nga furnizuesit më të mëdhenj me elb për Birrarinë e Pejës.
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KBI Kosova Export Bujqësia/ Fushë Kosovë, Fi -811/89
PIK “Kosova Export”Poljoprivreda”Kosovo Polje.
Fi -811/89

Ndërmarrja e Re Kosovashped Dardania Sh.P.K. - gjendet pranë selisë të PTK-së dhe ka një sipërfaqe prej 204.98 m² dyqan si dhe një garazhë në afërsi.
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
"OP Kosovashped" (Organizata Punonjëse) - Fi - 204/81
"OP Kosovoshped" - Fi - 477/85
"OP Kosovoshped" - Fi - 887/88
"N.SH Kosovoshped" - Fi - 602/89
"N.SH Kosmetshped" - Fi -11072/93
"N.SH Kosovashped" Prishtinë/Pristina UNMIK Reg. Nr. 80066198

Dita e fundit për parakualifikim është: 30 gusht 2006
Dita për dorëzimin e ofertave është: 06 shtator 2006

Kjo Ndërmarrje e Re është në dispozicion përmes Spin-off-it Special:

Ndërmarrja e Re Moravamont Sh.P.K. - është fabrikë e elementeve të parafabrikuara prej betoni. Ndërmarrja e Re prodhon dhe monton elementet për ndërtimtarinë e lartë duke përdorur sistemin “Vemont” të elementeve të parafabrikuara prej betoni. Ky sistem është dizajnuar për ngritjen e sallave industriale, depove, institucioneve publike, qendrave tregtare, shtëpive dhe sallave sportive në lartësi deri në 11 metra. Ndërmarrja e Re gjithashtu prodhon dhe monton elemente montazhe për ndërtesa banimi. Fabrika mbulon përafërsisht sipërfaqen prej 63,712 m². Këto shënime përfshinë të gjitha objektet dhe tokat e pa shfrytëzuara që rrethojnë godinat.
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NHIN “Morava e Binqës” Fi-307/89
SH.A “ Morava e Binqës”
Fi-6270/92

Ndërmarrja e Re IMK Ferizaj Sh.P.K. - prodhon e gypa me tegel spiral dhe është njëra ndër ndërmarrjet më të mëdha dhe më e njohura për prodhimin e gypave të llamarinës në Evropën Juglindore. Produktet e kësaj ndërmarrjeje janë të kualitetit të lartë dhe në harmoni me standardet ndërkombëtare. Ndërmarrja IMK ka potencial për përmirësimin dhe zgjerimin e aktiviteteve të saja momentale. (e shtyer)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
IMK Fabrika per Prodhimin e Tubave me Tegel Spiral Ferizaj.
serb. IMK Fabrika za Proizvodnju Savnih, Spiralno -Varenih Cevi Urosevac:
PR CC reg. 17.02.1971 ëith Fi-108/71,
Under same title as above PR CC registration on2.02.1974 ëith Fi-711/73,
IMK-Fabrika za proizvodnju Savnih Spiralno Varenih Cevi - Urosevac PR CC reg. on 8.07.1981 with Fi-192/81

Dita e fundit për parakualifikim është: 30 gusht 2006
Dita për dorëzimin e ofertave është: 06 shtator 2006

Për këtë Ndërmarrje të Re Data e Ofertimit do të përcaktohet:

Ndërmarrja e Re Miniera e Boksitit në Volljak Sh.P.K. - operimet e Boksiteve të Kosovës kanë filluar në vitin 1966 dhe kanë shfrytëzuar një seri të lenteve të boksitit të mbuluara me guri gëlqeror në zonën e Klinës. Pasuritë e boksitit janë nxjerrur përmes një vargu të minierave të hapura dhe tradicionalisht janë transportuar me kamion në një zonë të hapur deponimi e cila gjendej rreth 3 km larg dhe më pastaj janë vënë në karroca të hekurudhës. Rezervat e xehes (duke e përdorur kategorizimin socialist A, B,C1) janë në rajonin e 1.7 milion tonë të boksitit të shkallës në mes të 46.7 dhe 52%. Burimet (c2,D, të shënuara) janë rreth 4 milion tonë. Ky gur gëlqeror është mjaft i pastër që tradicionalisht t'i shitet shkritoreve të Trepçës dhe Ferronikelit.
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
N.Sh. Ndërmarrja për xehetari, jo-metale dhe qarkullim “ Kosova” Klinë;  Fi- 647/89
Organizata e Punës Miniera e Boksitit;  Fi-11/86ishte OP brenda BOAL:
Elektroekonomia e Kosovës

--------------------------------------------------------

Në përputhje me Rregulloren e AKM-së dhe politikën e AKM-së/UNMIK-ut, AKM-ja propozon që të shes asetet e subjekteve të tilla (në raste të caktuara së bashku, me detyrimet e caktuara) përmes programit të AKM-së për privatizim. Cilido person që beson se ka ankesë valide kundër subjekteve apo aseteve të tilla (përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar me, (i) ankesat në të cilat ata besojnë se janë pronarë të ligjshëm të cilitdo subjekti apo aseti apo pjese të saj apo se janë pasardhës validë (ii) kreditorët) pa vonesë duhet të paraqesin një ankesë të tillë në AKM, së bashku me sqarimet e plota dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.

AKM-ja pretendon të kryej shitjet e subjekteve/aseteve të tilla sipas (i) mënyrës së privatizimit spin of (bartjes së aseteve dhe në raste të caktuara edhe detyrimeve të caktuara tek kompania e sapo krijuar) dhe pastaj të realizoj procesin e likuidimit apo përmes (ii) shitjes me anë të ankandeve, të aseteve si pjesë e procesit të likuidimit.

Në procesin e likuidimit, AKM-ja do të analizoj ankesat e paraqitura dhe dokumentet përcjellëse në mënyrë që të përcaktoj se te kush duhet të shkojnë pagesat nga të ardhurat nga shitja në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm. Duhet të theksohet se, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, ka gjasa që 20% e të ardhurave nga shitja së pari t’i paguhen “punëtorëve të kualifikueshëm”, pas tyre pretenduesve për pronësi të tokave, kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe pastaj pronarëve të subjekteve ku subjektet e tilla janë përcaktuar se janë transformuar në përputhje me Ligjin e zbatueshëm dhe në mënyrë jo diskriminuese.

AKM-ja nuk do ti gjykoj ankesat si një organ kuazi gjyqësor apo organ administrativ; prandaj paraqitja e ankesës në AKM, për të cilën gjë AKM-ja fuqimisht i inkurajon paditësit e mundshëm të bëjnë këtë, nuk e parandalon paditësin e mundshëm që gjithashtu të paraqes padi edhe në Odën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, e gjithashtu nuk e parandalon që të kontestoj ligjërishtë çfarëdo vendimi të AKM-së në gjykatën kompetente.

Për formularin e ankesës dhe detajet se si të paraqitet një ankesë, shiko www.kta-kosovo.org - "si të paraqes ankesë" apo merr formularin nga cilado zyre e AKM-së. Ankesat gjithashtu mund të paraqiten në zyrën e Shtyllës së BE-së në Beograd adresa e së cilës është Tolstojeva 47-49,11000 Beograd, Serbi. Rregulloret e UNMIK-ut përkatëse janë marrë nga faqja e AKM-së në internet, e cekur më lartë.

Personat të cilët besojnë se kanë të drejtë në pjesën e 20% e të ardhurave nga shitja e pagueshme për “punëtorët e kualifikuar” pas shitjes/likuidimit (përfshirë edhe personat që hyjnë brenda çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të “punëtorëve të kualifikuar” apo punëtorëve si rezultat i çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "diskriminimit") gjithashtu mund të gjejnë detaje të listës përkatëse në faqen e internetit të cekur më lartë menjëherë pas shitjes/likuidimit së bashku me detajet se si ata mund të paraqesin ankesë për të shtuar edhe veten e tyre në listë.

Për të marrë më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t’ju ofrojë atyre informata shtesë.

Departamenti i Privatizimit
Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel:++ 381 38 500 400 1255
Fax: ++ 381 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

 


KTA