-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

12vala

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bënë Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (kompanitë e reja) e krijuar nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSH-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE Ndërmarrjeve të Reja në VALEN 12 të PRIVATIZIMIT

Ndërmarrja e Re Flamme-ing SH.P.K. ofron përpunimin e metaleve dhe Inxhinieri në zonën industriale të Prizrenit. Prona përbëhet prej 6 ndërtesave të cilat shtrihen në një ngastër prej përafërsisht 2,71,02 ha. Prodhimi do të ishte më i favorshëm me investime adekuate.

Ndërmarrja e re Ramiz Sadiku Fabrika e Betonit SH.P.K. gjendet ne qendër të Prishtinës dhe ka përafërsisht një sipërfaqe toke prej 3 hektarësh me disa objekte të përkohshme. Ndërmarrja furnizon me tipe betoni MB-10 deri MB-30 dhe përgatitë korniza të betonarmesë .

Ndërmarrja e re Ramiz Sadiku Transporti dhe Makineria SH.P.K. gjendet ne qendër të Prishtinës dhe ka përafërsisht një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh me disa objekte të përkohshme. Ndërmarrja ofron shërbime të mirëmbajtjes për makina.

Ndërmarrja e re Ramiz Sadiku Ndërtesa e Administratës SH.P.K. ofron rast unik për të blerë 1,188 m² hapësirë për zyre në qendër të Prishtinës në afërsi të Rrugës Nënë Tereza. Ndërmarrja është e vendosur në një parcelë me sipërfaqe toke prej përafërsisht 1,300 m².

Ndërmarrja e Re Prishtina Zona Industriale SH.P.K. ndodhet ne Zonën Industriale te Prishtinës dhe ka përafërsisht një sipërfaqe toke prej 11,677 m². Ndërmarrja e Re siguron lokacion të shkëlqyeshëm për zhvillim të biznesit , ka lidhje te mirë me rrjetin kryesor rrugor, hekurudhor dhe me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ndërmarrja e Re Restorant Tirana Sh.P.K. gjendet në qendër të Prishtinës. Lokacioni është mjaft atraktiv pasi që ajo zonë është mjaft e frekuentuar nga të rinjtë duke pasur parasysh se ka në afërsi kinemanë dhe kafeteritë. Restoranti ka një sipërfaqe prej 372 m2.

Ndërmarrja e Re Restorant Rugova Sh.P.K. gjendet në një rrugë mjaft të frekuentuar jo larg nga qendra e Prishtinës. Restoranti ka një sipërfaqe prej 373 m2. Restorant Rugova është kryesisht tërheqës për të gjithë ata të cilët preferojnë ushqimin tradicional në një ambient tradicional. (pezulluar)

Ndërmarrja e Re Restorant Turist Sh.P.K. është një restaurant me 215 m² hapësirë në kat. Ka pozitë strategjike në hyrje të tregut të vjetër e që është në qendër të qytetit të Pejës.

Ndërmarrja e Re Baza Teknike Kosovatrans Pejë Sh.P.K. aktualisht përdoret si vend parkim. Prona e tokës e vënë në tender ka një sipërfaqe prej rreth 42 ari e cila si paluajtshmeri ka potencial të madh zhvillimor. (pezulluar per valet e mevonshme)

Ndërmarrja e Re Mishi Sh.P.K. është e vendosur në afro 2.5 ha tokë në Gjakovë. Objektet e ofruara shërbejnë për mbajtjen dhe thërjen e bagëtis, për deponim të lekurave,uhqim të punëtorve dhe administratë. Kapacitetet e instaluara ditore janë 200 gjedhe dhe 500 dele.

Ndërmarrja e Re Kafeteria Expres Sh.P.K. është kafiteri me sipërfaqe prej 430 m2 në përdhesë te një ndërtese banimi në qendër te qytetit të Pejës..

Ndërmarrja e Barnatorja Popullore II Sh.P.K. Ky tender i mundëson investitorit të blejë njërën prej barnatoreve më moderne dhe të rinovuar në Kosovë, me hapësirë për zyre, depo si dhe laborator galenik, të vendosur mu në qendër të Gjilanit. Barnatorja gjendet në një ndërtesë banesore për ballë Shtëpisë së Mallrave në Gjilan. Ajo përfshinë sipërfaqe prej përafërsisht 440 m² të ndarë në dy kate dhe podrum. Ndërtesa është e ndërtuar me1979 dhe është në gjendje të mirë.

Ndërmarrja e Re Stacioni i Veterinarisë Viti SH.P.K. merret me biznes te veterinarisë, me çka u ofron shërbime bujqve vendor. Biznesi ushtrohet nga një vend i cili gjendet ne periferi te Vitisë. Vendi i biznesit përbehet nga një parcele e tokës prej përafërsisht 2200 m2, me ndërtesën ne sipërfaqe prej përafërsisht 340 m2. Kusht i shitjes është që veprimtaria e veterinarisë duhet te vazhdoje se paku edhe për dy vite nga dita e shitjes.

Ndërmarrja e Re Shtëpia e Vjetër e Mallrave Sh.P.K. Ky tender i mundëson investitorit të blej Shtëpinë e Vjetër të Mallrave të vendosur mu në qendër të Gjilanit . Hapësira e katit përdhes të Shtëpisë së Vjetër të Mallrave është përafërsisht 451,60 m², ndërsa kati i ndërmjetëm është përafërsisht 241 m². Ndërtesa është e ndërtuar me 1966.

Ndërmarrja e Re Kosovatrans Gjilan - drejtoria, objektet për mirëmbajtje dhe autobusët Sh.P.K. Ky tender i mundëson investitorit të blej ndërtesën administrative, objektin për mirëmbajtje dhe objektin ndihmës për kontrollim teknik si dhe garazhin për autobusë afër qendrës së qytetit të Gjilanit. Momentalisht Ndërmarrja e Re operon me 30 autobusë, 29 linja dhe 195 nisje te përditshme.

Kosovatrans Ferizaj zyret, objektet për mirëmbajtje dhe autobusët Sh.P.K. Ndërmarrja e re përmban ndërtesën administrative, objektet për mirëmbajtje dhe ndihmëse për kontrollë teknike dhe garazh të autobusëve të cilat gjenden në qendër të qytetit të Ferizajt. Momentalisht ndërmarrja posedon 23 autobusë në 32 linja me 136 nisje. Toka mbulon sipërfaqe prej përafërsisht 19,627 m².

Produkti / Ndërmarrja e Re Trnavc-Klina e Epërme Sh.P.K. gjendet në Zonën Kadastrale Trnavc-Klina e Eprme , Komuna e Skenderajit dhe përfshin një sipërfaqe përafërsisht prej 130 hektarë tokë bujqësore..

Produkti / Ndërmarrja e Re Ferma Qirez Sh.P.K. gjendet në Zonën Kadastrale Qirez, Komuna Skenderaj dhe përfshin një sipërfaqe përafërsisht prej 22 hektarë tokë bujqësore.

Ndërmarrja e Re Hoteliere “Theranda” SH.P.K. ofron një hotel në qendër të Prizrenit me 56 dhoma të mobiluara dhe 9 dhoma të jo të mobiluara, të cilat lehtë mund të rinovohen për një zgjerim në të ardhmen. Hoteli disponon një sallë për mëngjes, një kuzhinë dhe një sallon gostish me një kapacitet deri më 450 mysafirë. Përfundimisht, oferta përfshinë 3 kafe restorante dhe 4 shitore, të cilat janë të vendosura në godinën e hotelit dhe të cilat momentalisht janë dhënë me qira palëve të treta.

Ndërmarrja e Re Kafe-Restorant “Lumbardhi” SH.P.K. ofron një restorant krejtësisht të mobiluar në qendër historike të Prizrenit. Varësisht nga vendosja e ulëseve, kafe-restoranti mund të zë 30 ulëse brenda dhe 70 ulëse në oborr.

Ndërmarrja e Re Kafe-Restorant “Marashi” SH.P.K. ofron një restorant në qendër historike të Prizrenit. Varësisht nga vendosja e ulëseve, kafe-restoranti mund të zë deri më 120 ulëse brenda dhe 50 ulëse në oborr. Restoranti ka një kuzhinë krejtësisht të mobiluar.

Ndërmarrja e Re Kafe-Restorant “Shadervan” SH.P.K. ofron një restorant në qendër historike të Prizrenit. Varësisht nga vendosja e ulëseve, kafe-restoranti mund të zë deri më 48 ulëse brenda dhe 20 ulëse në oborr. (pezulluar per valet e mevonshme)

Dita e fundit për parakualifikim është: 01 mars 2006
Data për dorëzimin e ofertave është: 08 mars2006
_____________________________


AKM fton investitoret potencial të ofertojnë në këtë Ndërmarrje të Valës 12-të të Privatizimit me spin-off Special.

Ndërmarrja e Re Fabrika e Farës Sh.P.K. Klinë ofron përpunuesin e vetëm industrial të farërave në Kosovë. Ndërmarrja e Re Fabrika e Farës Sh.P.K. gjendet në një sipërfaqe me përafërsisht 3.4 ha në Klinë. Ndërmarrja e Re përfshinë një depo prej 4,000 m2 dhe siloset për deponim prej 14,500 tonë farëra. Kapaciteti instalues për përpunim është përafërsisht 20,000 tonë farëra në vit

Ndërmarrja e Re IMN Fabrika e Bllokave SH.P.K. ndodhet rreth tri km larg prej qendrës së Komunës së Gjakovës në rrugën për Pejë. Aktiviteti primar i saj është prodhimi i materialit ndërtimor përfshirë bllokat, tullat dhe produkte tjera nga argjila. Kapaciteti vjetor i instaluar i Ndermarrjes se Re është rreth 60,000 ton. Sipërfaqja në te cilën ndodhen objektet ka afërsisht 14 hektarë tokë.

Ndërmarrja e Re IMK Sh.P.K. Ferizaj, prodhon e gypa me tegel spiral dhe është njëra ndër ndërmarrjet më të mëdha dhe më e njohura për prodhimin e gypave të llamarinës në Evropën Juglindore. Produktet e kësaj ndërmarrjeje janë të kualitetit të lartë dhe në harmoni me standardet ndërkombëtare. Ndërmarrja IMK ka potencial për përmirësimin dhe zgjerimin e aktiviteteve të saja momentale. (pezulluar per valet e mevonshme)

Ndërmarrja e re Modeli Sh.P.K. Gjakovë, merret me prodhimin e shtëpive të drurit dhe produkteve të tjera prej drurit. Kjo ndërmarrje mbulon tregun ndërkombëtar dhe vendor. Në këtë ofertë, përveç ndërtesave tjera përfshihen edhe dy depo me sipërfaqe të cilat shtrihen në një lokacion prej gjithsej 8.64.18 hektarë. Modeli ka treg lokal dhe ndërkombëtar. (pezulluar per valet e mevonshme)

 

Dita e fundit për parakualifikim është: 01 mars 2006
Data për dorëzimin e ofertave është: 08 mars2006
Dita e për dorëzimin e ofertave të dyta është: 15 mars 2006

.

Për të marrë më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t’ju ofrojë atyre informata shtesë.

Departamenti i Privatizimit
Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel:++ 381 38 500 400 1255
Fax: ++ 381 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

 

KTA