-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

11wave

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bënë Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (kompanitë e reja) e krijuar nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSH-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE Ndërmarrjeve të Reja në VALEN 11 të PRIVATIZIMIT

Ndërmarrja e re Villa Germia Sh.P.K është e locuar ne pjesen e vendpushimit afër qytetit te Prishtinës, ky restorant i madh me hapësirën per bar është një ndërtese atraktive dhe bashkëkohore. (nga vala 8B)

Ndërmarrja e Re Trasing Industrial SH.P.K. gjendet në zonën industriale në Prishtinë dhe ka 5 Hektar tokë.

Ndërmarrja e Re Fabrika e Yumcos Sh.P.K. gjendet në Zonën Industriale të Prishtinës. Ndërmarrja e Re posedon afërsisht 70,000 m2 tokë nga të cilat përafërsisht 13000 m2 janë ndërtesa (zyre dhe halla për prodhim). Lokacion primar për zhvillim të industrisë në pjesën kryesore të Zonës Industriale të Prishtinës. Asetet kryesore janë toka dhe ndërtesat të cilat janë në gjendje relativisht të mirë. (Kjo ndermarrje eshte transferuar nga Vala 10)

Ndërmarrja e Re Toka e Yumcos Sh.P.K. gjendet në Zonën Industriale të Prishtinës. Ndërmarrja e Re posedon afërsisht 58,0000 m2 tokë. Lokacion primar për zhvillim të industrisë në pjesën kryesore të Zonës Industriale të Prishtinës. Asetet kryesore janë toka e cila ka qasje direket në rrugën kryesore Prishtinë - Fushë Kosovë. (Kjo ndermarrje eshte transferuar nga Vala 10)

Ndërmarrja e Re Hoteli Kristal Sh.P.K. Ky tender i mundëson investitorit të blejë një hotel i cili gjendet mu në qendër të qytetit të Gjilanit dhe një parcelë toke prej përafërsisht 210 m² në rrugën e Bojanës. Ndërtesa katër-katëshe mbulon sipërfaqe prej përafërsisht 974 m² dhe gjendet në një parcelë toke prej përafërsisht 3,237 m². Pas vitit 2000 hoteli iu është nënshtruar një rinovimi të gjerë. Ndërmarrja punon me afarizëm të suksesshëm dhe fitimprurës gjatë tërë vitit.

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore dhe Pemishtja Kravarica Sh.P.K. përmban sipërfaqe bujqësore prej rreth 220 hektarësh dhe gjendet në fshatin Kravaricë, katërmbëdhjetë kilometra në jug-perëndim të Gjilanit.

Ndërmarrja e Re Skivjan SH.P.K. do të ofroj përafërsisht 22 ha tokë bujqësore, ndërtesa për fermat e pulave, zyre dhe depo të cilat kanë qasje të mirë në infrastrukturë rrugore në rrugën Gjakovë Deçan

Ndërmarrja e Re Orllan Sh.P.K. do të ofroj përafërsisht 11 ha tokë bujqësore, sharrë elektrike pompë për derivate, zyre dhe depo të cilat kanë qasje të mirë në infrastrukturë rrugore 40 km nga kryeqyteti Prishtina

Ndërmarrja e Re Seperacioni i Gurëve Sh.P.K. gjendet në Gadime, Komuna e Lipjanit, dhe përfshin tokën prej më tepër se 8 hektarësh. Ndërmarrja në të kaluarën ka qenë e përbërë prej “Minierës së Linjitit” e cila nuk punon që nga viti 1990 dhe "Seperacionit të Gurëve". Kjo Ndërmarrje prodhon Fraksione të Gurit dhe Filer (pluhur guri) që nevojitet më së shumti për ndërtimin e rrugëve.

Ndërmarrja e Re Farma e Derrave Sh.P.K. i ofron investitorit fermën e derrave me 80 hektar tokë dhe objektet me sipërfaqe 15,000 m2 vendosjen e 9,000 derrave afër Istogut. Në vend të derrave edhe delet dhe dhite mundë të vendosen ne ketë fermë.

Ndërmarrja e Re Stacioni i Veterinës Sh.P.K. është ndërmarrja e vetme e cila ofron shërbime veterinare në regjionin e Gjakovës. Tenderi përfshinë sipërfaqen tokësore me madhësi 0.15 hektar dhe ndërtesën me sipërfaqe 383 m2 , afër stacionit të autobusëve në Gjakovë.

Ndërmarrja e Re Mulliri Sh.P.K. është prodhuesi i vetëm i bukës në shkallë industriale në rajonin e Gjakovës. Mund të prodhoj bukë të madhësive të ndryshme, lloje të ndryshme të brumit, produkte të pjekurinave si dhe miell. Ndërmarrja e Re do të përfshinë kompleksin kryesor të prodhimit të ndërmarrjes Mulliri: një hapësirë me sipërfaqe prej përafërsisht një hektarë dhe ndërtesat që mbulojnë përafërsisht 5,100 m2.

Ndërmarrja e Re Ferma Vitak-Qubrel Sh.P.K. gjindet në Zonën Kadastrale Vitak-Qubrel, Komuna e Skenderajt dhe përfshin një sipërfaqe përafërsisht prej 300 hektarë tokë bujqësore.

Ndërmarrja e Re Ferma Makermal Sh.P.K. gjindet në Zonën Kadastrale Makermal, Komuna e Skenderajit dhe përfshin një sipërfaqe përafërsisht prej 27 hektarë tokë bujqësore.

Dita e fundit për parakualifikim është: 08 shkurt 2006
Data për dorëzimin e ofertave është: 15 shkurt 2006
_____________________________


AKM fton investitoret potencial të ofertojnë në këtë Ndërmarrje të Valës 11-të të Privatizimit me spin-off të Special.

Ndërmarrja e Re Hotel Union Sh.P.K. ndodhet ne Rrugën Nena Terezë, ne një bulevard shume te frekuentuar e te rrethuar nga dyqane, bare dhe restorante te njohura. Ndërtesa e Hotelit është ngritur ne vitin 1927 dhe konsiderohet te jete një monument kulturor dhe historik.

Ndërmarrja e Re Fabrika e Vajit dhe Yndyrave Bimore Ferizaj Sh.P.K. gjendet në qytetin e Ferizajit. Objektet kanë qasje në rrugë të asfaltuar dhe kanë lidhje hekurudhore. Aktualisht është duke prodhuar 25% të kapacitetit të vajit dhe yndyrave bimore. NSH-ja ka një potencial të gjerë dhe të shkëlqyeshëm, nëse ka sukses në zhvillimin e tregut për vajin dhe yndyrën e saj në vendet fqinjë. Ndërmarrja ka një sipërfaqeje totale prej përafërsisht 80,000 m2.

Dita e fundit për parakualifikim është: 08 shkurt 2006
Data për dorëzimin e ofertave të para është: 15 shkurt 2006
Dita e për dorëzimin e ofertave të dyta është: 22 shkurt 2006

 

Për të marrë më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t’ju ofrojë atyre informata shtesë.

Departamenti i Privatizimit
Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel:++ 381 38 500 400 1255
Fax: ++ 381 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

 

KTA