-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

11wave-legal

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bënë Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (kompanitë e reja) e krijuar nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSH-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE Ndërmarrjeve të Reja në VALEN 11 të PRIVATIZIMIT

AKM-ja, si kujdestare e mirëbesuar, në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/12, e cila është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/18 (“Rregullorja e AKM-së”), nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj në përputhje me Rregulloren e AKM-së.

Ndërmarrja e Re Trasing Industrial SH.P.K. gjendet në zonën industriale në Prishtinë dhe ka 5 Hektar tokë.
Emrat e mëparshëm
Fi 305/98, Denonicarsko drustvo u mesovitoj svojini "KOSOMETPUT" Kosovska Mitrovica
Fi 6739/92, Deonicarsko drustvo u mesovitoj svojini "KOSMETPUT" Prishtina
Fi- 720/89, Drustveno Preduzece za puteve "PUT" Prishtina / Ndermarrja shoqerore per rruge “PUT” Prishtina

Ndërmarrja e Re Hoteli Kristal Sh.P.K. Ky tender i mundëson investitorit të blejë një hotel i cili gjendet mu në qendër të qytetit të Gjilanit dhe një parcelë toke prej përafërsisht 210 m² në rrugën e Bojanës. Ndërtesa katër-katëshe mbulon sipërfaqe prej përafërsisht 974 m² dhe gjendet në një parcelë toke prej përafërsisht 3,237 m². Pas vitit 2000 hoteli iu është nënshtruar një rinovimi të gjerë. Ndërmarrja punon me afarizëm të suksesshëm dhe fitimprurës gjatë tërë vitit.
Emrat e mëparshem
Sh.A.H Kosova UNMIK NR. I regjistrimit të biznesit: 80109296
(1992-1999) Shoqëria Akcionare "Evropa" / Deonicko Drustvo "Evropa" (Fi-6240/92)
(1989-1992) Ndërmarrja Hoteliere "Kosova" Gjilan / Ugostiteljsko Preduzece "Kosovo" Gnjilane (Fi-777/89)

dërmarrja e Re Toka Bujqësore dhe Pemishtja Kravarica Sh.P.K. përmban sipërfaqe bujqësore prej rreth 220 hektarësh dhe gjendet në fshatin Kravaricë, katërmbëdhjetë kilometra në jug-perëndim të Gjilanit.
Emrat e mëparshem
K.B.I. Agrokultura UNMIK Nr. i regjistrimit të biznesit:. 80450133
(1997-1999) P.I.P. Mladost (Fi-1865/96)
(1994-1996) Yuko-Mladost DD.PO (Fi-1490/92)
(1989-1993) P.IP.-Mladost (Fi-670/89)

Ndërmarrja e Re Skivjan SH.P.K. do të ofroj përafërsisht 22 ha tokë bujqësore, ndërtesa për fermat e pulave, zyre dhe depo të cilat kanë qasje të mirë në infrastrukturë rrugore në rrugën Gjakovë Deçan.
Emrat e mëparshem
Fi-279/89 OO Kooperanata “ Skivjan” n.sol.o. u Skivjane SO- Dajkovica,

Ndërmarrja e Re Orllan Sh.P.K. do të ofroj përafërsisht 11 ha tokë bujqësore, sharrë elektrike pompë për derivate, zyre dhe depo të cilat kanë qasje të mirë në infrastrukturë rrugore 40 km nga kryeqyteti Prishtina.
Emrat e mëparshem
(No. 190/73) Registration of General Agriculture Cooperative in Orlane With unlimited liability
Fi-1587/90) Registration of Agriculture Cooperative in Orlane Commercial Court of Prishtina, according to the law on Agriculture Cooperative (Gaz. Zyrt. RSFJ Nr. 3/90)
(Fi 6862/93) Deonicarsko Drustvo u Mesovitoj Svojini za Proizvodnju i Trgovinu "Orllane"

Ndërmarrja e Re Seperacioni i Gurëve Sh.P.K. gjendet në Gadime, Komuna e Lipjanit, dhe përfshin tokën prej më tepër se 8 hektarësh. Ndërmarrja në të kaluarën ka qenë e përbërë prej “Minierës së Linjitit” e cila nuk punon që nga viti 1990 dhe "Seperacionit të Gurëve". Kjo Ndërmarrje prodhon Fraksione të Gurit dhe Filer (pluhur guri) që nevojitet më së shumti për ndërtimin e rrugëve.
Emrat e mëparshëm
(Fi- 791/73) OP Miniera “Muhaxher Babush” / RO Rudnik “Muhadzer Babush”
(Fi- 751/89) NSH Miniera e Linjitit “Babush i Muhaxherëve” / DP Rudnik “Babush I Muhaxherëv
e”

Ndërmarrja e Re Farma e Derrave Sh.P.K. i ofron investitorit fermën e derrave me 80 hektar tokë dhe objektet me sipërfaqe 15,000 m2 vendosjen e 9,000 derrave afër Istogut. Në vend të derrave edhe delet dhe dhite mundë të vendosen ne ketë fermë.
Emrat e mëparshëm
(Fi 124-77) KAI ”Agrokosova” OP”Dubrava / AIK"Agrokosova" RO "Dubrava"
OTHPB Organizata Bujqësore “Dubrava” / BOAL Poljoprivreda organizacija”Dubrava"
(Fi. 1119-78, Fi. 520-82, Fi 69-83)
(Fi 268-89) O.P. “Dubrava” / P.P. "Dubrava"

Ndërmarrja e Re Stacioni i Veterinës Sh.P.K. është ndërmarrja e vetme e cila ofron shërbime veterinare në regjionin e Gjakovës. Tenderi përfshinë sipërfaqen tokësore me madhësi 0.15 hektar dhe ndërtesën me sipërfaqe 383 m2 , afër stacionit të autobusëve në Gjakovë.
Emrat e mëparshëm
(Fi-284/77) OTHPB Stacioni Veterinarise Gjakovë / OOUR Veterinarska Stanica Djakovica
(Fi5455/92) Stacioni Veterinarise Gjakove / Veterinarska Stanica Djakovica
NP Stacioni Veterinarise Gjakove / Veterinarska Stanica Djakovica

Ndërmarrja e Re Mulliri Sh.P.K. është prodhuesi i vetëm i bukës në shkallë industriale në rajonin e Gjakovës. Mund të prodhoj bukë të madhësive të ndryshme, lloje të ndryshme të brumit, produkte të pjekurinave si dhe miell. Ndërmarrja e Re do të përfshinë kompleksin kryesor të prodhimit të ndërmarrjes Mulliri: një hapësirë me sipërfaqe prej përafërsisht një hektarë dhe ndërtesat që mbulojnë përafërsisht 5,100 m2.
Emrat e mëparshëm
(Fi-942/88) OTHPB Industrija e Miellit dhe bukës p.sol.p. / OOUR Industrija brašna i hleba p.sol.o.
(Fi-188/90) Društveno Preduzece "Mulliri" Industrija Brašna i Hleba, poptuna odgovornost u Djakovici / (Ndërmarja Shoqërore “Mulliri” Industrija e miellit dhe bukës me përgjegjësi të plot Gjakovë
(Fi-3660/91) Holding Corporacy "Mulliri" DD Gjakovë/Djakovica / Holding Corporacy “Mulliri” ShA Gjakovë

Ndërmarrja e Re Ferma Vitak-Qubrel Sh.P.K. gjindet në Zonën Kadastrale Vitak-Qubrel,Komuna e Skenderajit dhe përfshin një sipërfaqe përafërsisht prej 300 hektarë tokë bujqësore.

Ndërmarrja e Re Ferma Makermal Sh.P.K. gjindet në Zonën Kadastrale Makermal, Komuna e Skenderajit dhe përfshin një sipërfaqe përafërsisht prej 27 hektarë tokë bujqësore.
Emrat e mëparshëm
Fi - 727/89 NSH/DP ; Fi -8163/92 SHA/DD Produkt
Fi- 2694/94 SHA/DD Dijamant-Produkt ; Fi- 140/95 SHA/DD Dijamant-Produkt

 

Dita e fundit për parakualifikim është: 08 shkurt 2006
Data për dorëzimin e ofertave është: 15 shkurt 2006
_____________________________


AKM fton investitoret potencial të ofertojnë në këtë Ndërmarrje të Valës 11-të të Privatizimit me spin-off të Special.

Ndërmarrja e Re Hotel Union Sh.P.K. ndodhet ne Rrugën Nena Terezë, ne një bulevard shume te frekuentuar e te rrethuar nga dyqane, bare dhe restorante te njohura. Ndërtesa e Hotelit është ngritur ne vitin 1927 dhe konsiderohet te jete një monument kulturor dhe historik.
Emrat e mëparshëm
Fi-821/89 Hoteljsko Turisticko Preduzece "Sloga" Pristina
Fi-264/91Hoteljsko Turisticko Preduzece "Sloga" Pristina
Fi-406/92 & Fi-6406/92 Hoteljsko Turisticko Preduzece "Sloga" Pristina & Hotelsko - Turisticko drustvo ca ogranicenom odgovornoscu u meshovitoj svojini "Sloga" Pristina (ne qirilice)
Fi-589/93 Hotelsko - Turisticko drustvo ca ograniqenom odgovornoscu u meshovitoj svojini "Sloga" Pristina (ne qirilice)
Fi-965/94 Hotelsko - Turisticko drustvo ca ograniqenom odgovornoscu u meshovitoj svojini "Sloga" Pristina (ne qirilice)
Fi-4264/91Hotelskoo ugostitelcko turisticko Preduzece ""Visoki - Decane " (ketu eshte e fshime me laps "Sloga" iz Pristine)

Ndërmarrja e Re Fabrika e Vajit dhe Yndyrave Bimore Ferizaj Sh.P.K. gjendet në qytetin e Ferizajit. Objektet kanë qasje në rrugë të asfaltuar dhe kanë lidhje hekurudhore. Aktualisht është duke prodhuar 25% të kapacitetit të vajit dhe yndyrave bimore. NSH-ja ka një potencial të gjerë dhe të shkëlqyeshëm, nëse ka sukses në zhvillimin e tregut për vajin dhe yndyrën e saj në vendet fqinjë. Ndërmarrja ka një sipërfaqeje totale prej përafërsisht 80,000 m2.
Emrat e mëparshëm
Fi - 673/89 date 22.12.1989
D.P. Fabrika Ulja i Biljnih Masti "Milan Zecar" - N.SH. Fabrika e Vajit dhe Yndyrave Bimore "Milan Zeçar" 1989-1992;
After merger 1992 : DD 'Uljarice-Milan Zecar')

Dita e fundit për parakualifikim është: 08 shkurt 2006
Data për dorëzimin e ofertave të para është: 15 shkurt 2006
Dita e për dorëzimin e ofertave të dyta është: 22 shkurt 2006

Në përputhje me Rregulloren e AKM-së dhe politikën e AKM-së/UNMIK-ut, AKM-ja propozon që të shes asetet e subjekteve të tilla (në raste të caktuara së bashku, me detyrimet e caktuara) përmes programit të AKM-së për privatizim. Cilido person që beson se ka ankesë valide kundër subjekteve apo aseteve të tilla (përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar me, (i) ankesat në të cilat ata besojnë se janë pronarë të ligjshëm të cilitdo subjekti apo aseti apo pjese të saj apo se janë pasardhës validë (ii) kreditorët) pa vonesë duhet të paraqesin një ankesë të tillë në AKM, së bashku me sqarimet e plota dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.

AKM-ja pretendon të kryej shitjet e subjekteve/aseteve të tilla sipas (i) mënyrës së privatizimit spin of (bartjes së aseteve dhe në raste të caktuara edhe detyrimeve të caktuara tek kompania e sapo krijuar) dhe pastaj të realizoj procesin e likuidimit apo përmes (ii) shitjes me anë të ankandeve, të aseteve si pjesë e procesit të likuidimit.

Në procesin e likuidimit, AKM-ja do të analizoj ankesat e paraqitura dhe dokumentet përcjellëse në mënyrë që të përcaktoj se te kush duhet të shkojnë pagesat nga të ardhurat nga shitja në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm. Duhet të theksohet se, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, ka gjasa që 20% e të ardhurave nga shitja së pari t’i paguhen “punëtorëve të kualifikueshëm”, pas tyre pretenduesve për pronësi të tokave, kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe pastaj pronarëve të subjekteve ku subjektet e tilla janë përcaktuar se janë transformuar në përputhje me Ligjin e zbatueshëm dhe në mënyrë jo diskriminuese.

AKM-ja nuk do ti gjykoj ankesat si një organ kuazi gjyqësor apo organ administrativ; prandaj paraqitja e ankesës në AKM, për të cilën gjë AKM-ja fuqimisht i inkurajon paditësit e mundshëm të bëjnë këtë, nuk e parandalon paditësin e mundshëm që gjithashtu të paraqes padi edhe në Odën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, e gjithashtu nuk e parandalon që të kontestoj ligjërishtë çfarëdo vendimi të AKM-së në gjykatën kompetente.

Për formularin e ankesës dhe detajet se si të paraqitet një ankesë, shiko www.kta-kosovo.org - "si të paraqes ankesë" apo merr formularin nga cilado zyre e AKM-së. Ankesat gjithashtu mund të paraqiten në zyrën e Shtyllës së BE-së në Beograd adresa e së cilës është Tolstojeva 47-49,11000 Beograd, Serbi. Rregulloret e UNMIK-ut përkatëse janë marrë nga faqja e AKM-së në internet, e cekur më lartë.

Personat të cilët besojnë se kanë të drejtë në pjesën e 20% e të ardhurave nga shitja e pagueshme për “punëtorët e kualifikuar” pas shitjes/likuidimit (përfshirë edhe personat që hyjnë brenda çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të “punëtorëve të kualifikuar” apo punëtorëve si rezultat i çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "diskriminimit") gjithashtu mund të gjejnë detaje të listës përkatëse në faqen e internetit të cekur më lartë menjëherë pas shitjes/likuidimit së bashku me detajet se si ata mund të paraqesin ankesë për të shtuar edhe veten e tyre në listë.

Për të marrë më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t’ju ofrojë atyre informata shtesë.

Departamenti i Privatizimit
Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel:++ 381 38 500 400 1255
Fax: ++ 381 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

KTA