-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

Vala e 10-tė me FI Numra

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bënë Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (kompanitë e reja) e krijuar nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSH-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE Ndërmarrjeve të Reja në VALEN 10 të PRIVATIZIMIT

AKM-ja, si kujdestare e mirëbesuar, në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/12, e cila është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/18 (“Rregullorja e AKM-së”), nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj në përputhje me Rregulloren e AKM-së.


Ndërmarrja e Re Kaolini Sh.P.K. Ky tender mundëson blerjen e rezervave të konsiderueshme të kaolinit, rezerva këto të vlerësuara për eksploatim prej 2.4 milion ton. Para një kohe, klienti kryesor i minierës ka qenë fabrika e pllakave të qeramikës e cila gjendet rreth 25 km larg prej minierës, në periferi të Kamenicës. Kjo fabrikë ka dalë në shitje në të njëjtën rundë të privatizimit me emrin Ndërmarrja e re Karaqeva Sh.P.K. (nga vala9)
Emrat e mëparshëm:
(Fi-737/89) N.Sh. Minjerat e kaolinit dhe bentonitit “Jometalet”;
(Fi-1060/78) OP XIQ “Karaqeva” - OThPB "Jometalet"

Ndërmarrja e Re Karaqeva Sh.P.K. Ky tender mundëson blerjen e objekteve dhe pajisjeve për prodhimin e pllakave të qeramikës. Fabrika gjendet në periferi të Kamenicës. Pasuria e saj përbëhet prej 83,000 m2 tokë me hapësirë fabrike prej 34,000 m2. Aty ka hapësirë të konsiderueshme prodhimi në ndërtesa për industri të lehtë dhe tokë të lirë e cila mundëson zgjerim për shfrytëzim alternativ. Për më shumë, rezervat e kaolinit gjenden afër fshatit Karaqevë, përafërsisht 25 km larg prej fabrikës. (Nga vala 9)
Emrat e mëparshëm:
(Fi-6818/92) Sh.A. Industria e qeramikës “Karacevë”;
(Fi-738/89) N.Sh. Industria e qeramikës “Karaqevë”;
(Fi-1060/78) OP XIQ “Karaqevë” -OThPB "Karaqevë”

Ndërmarrja e Re Autoremonti Mustafë Rexhepi Sh.P.K. Ndërmarrja e Re gjendet në Ferizaj, posedon pajisjet me të cilat ofron mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve dhe makinerisë së rëndë. Veprimtaria e Ndërmarrjes së Re Autoremonti Mustafë Rexhepi kryhet në dy ndërtesa të afërta të cilat ofrojnë sipërfaqe prej afërsisht 6,300 m² të hapësirës administrative, prodhuese dhe për depo.
Emrat e Mëparshëm
(1956-1967) Autoremont
Fi-828/89, (1989-1992) DP Autokuca “Boško Cakic”, DCC Priština
Fi-6756/92, (1992-1999)D.D. Autokuca “Boško Cakic” ”, DCC Priština
(1999-2005) NSh Autoshtepia “Mustafë Rexhepi”

Ndërmarrja e Re Veglat dhe Aparatet Sh.P.K. Ky tender i mundëson investitorit të blej të vetmin prodhues të spektrit të gjerë të pjesëve të makinerisë për prodhimtarinë industriale dhe të veglave si dhe kallëpeve në Kosovë. Ndërmarrja e Re është e vendosur ne komunën e Ferizajt. Ndërmarrja e Re ka potencial të shtoj shitjen meqë nuk ka konkurrencë në Kosovë kurse vetëm konkurrencë të kufizuar në Regjionin e Ballkanit.
Emrat e Mëparshëm
Fi-908, EI N.Sh. Për Prodhimin e Veglave dhe Makinave-Ferizaj / EI D.P. Fabrika za Proizvodnju Alata i Mašina Uroševac
Fi-3498/92, Sh.P.K. Jugoazbest Fabrika e Veglave Ferizaj/ D.O.O. Jugoazbest Fabrika Alata Uroševac
Fi-N/A, EI N.Sh. Për Prodhimin e Aparateve Elektrike Sh.A. ne Pronësi të Përzier/ D.P. za Proizvodnju Elektricnih Aparata D.D.u M.S.

Ndërmarrja e Re Barnatorja Popullore Ferizaj Sh.P.K. Ndërmarrja e Re Barnatorja Popullore Ferizaj është njësi për shitje me pakicë në qendër të qytetit të Ferizajt. Barnatorja gjendet ne katin përdhesë të ndërtesës banesore dhe ka shtatë zyre me sipërfaqe prej rreth 240 m².
Emrat e Mëparshëm
Fi-645/78, Barnatorja Popullore Ferizaj- Narodna Apoteka Uroševac
Fi-71/96, Barnatorja Popullore Ferizaj- Narodna Apoteka Uroševac

Ndermarrja e Re Stacioni i Veterinës Ferizaj Sh.P.K. Ndërmarrja e Re Stacioni i Veterinës Ferizaj është stacion i veterinës i cili gjendet në qendër të qytetit të Ferizajt. Lokacioni e ka ndërtesën të ndërtuar gjatë viteve të 1950-ta me sipërfaqe të përgjithshme prej afër 200 m² dhe sipërfaqe të tokës rreth 1,600 m². Gjithashtu ka vend të gjerë për parkim.
Emrat e Mëparshëm
Fi-72/96, Stacioni i Veterinës Ferizaj-Veterinarska Stanica Uroševac

Ndërmarrja e Re IMB Depoja në Vushtrri SH.P.K. gjendet afër stacionit të trenit në Vushtrri. Depot në Vushtrri kanë një sipërfaqe totale prej 2,380 m2, si dhe token me një sipërfaqe prej 5,155 m2.
Emrat e Mëparshëm
Fi - 7901/92 DD u mesovitoj svojini "Mlinpek”
Fi - 709/89 NSH "Mulliri-Fur" / DP "Mlinpek”

Ndërmarrja e Re Trepça Hoteleria Restorant Parajsa SH.P.K. gjendet ne nje rrugë te frekuentuar në qendër të Mitrovicë .Ndërmarrja e Re përbëhet prej ndërtesës së restorantit me sipërfaqe prej 200 m2 dhe tokës me sipërfaqe prej 368 m2.
Emrat e Mëparshëm
Fi 604/90 NSH/DP “Fenix”
Fi 1225/91 SHA/DD “Fenix”
Fi 1638/96 NSH/DP “King Company”

Ndërmarrja e Re Standard SH.P.K. është ndërmarrje ndërtimore në Istog. Të gjitha pajisjet për vazhdimin e aktivitetit biznesor dhe parcela prej 2.54.35 ha do të shiten në këtë tender.
Emrat e Mëparshëm
Fi 526/73, Ndermarrja Komunale Ndertimore Fi 526/73 / Stambeno Komunalno Preduzece
Fi 417/89, Ndermarrja Komunale Fi 417/89 / Gradjevinsko Komunalno Preduzece

Ndërmarrja e Re Motel Dardania SH.P.K. është motel atraktiv në periferi të qytetit të Pejës. Mund t'i ofroj fjetje 16 mysafirëve. Ofron qasje të lehtë në qendër të qytetit si dhe zonës industriale, restoranti është një destinacion i popullarizuar dhe është funksional për 180 mysafir.
Emrat e Mëparshëm
RO Hotelsko Turisticko Trgovinsko “Metohija” / OP Hoteliere Turistike Tregtare “Metohija”
Fi 583/89; 30/12/1989, Hotelsko Turisitcko Trgovinsko Preduzece “Metohija” sa potpunom odgovornošcu / Ndërmarja Hoteliere Turistike Tregtare “ Metohija” me përgjegjsi të plot
Fi 6788/92; 08/12/1992, Hotelsko Turisticko Trgovinsko “Metohija” DD / SHA H.T.T “Metohija”

Ndërmarrja e Re Kri Kos Sh.P.K. gjendet në një lokacion primar për zhvillim industrial, gjendet në zemër të Zonës Industrial të Prishtinës. Asetet kyçe të Ndër. së Re përfshijnë një numër të ndërtesave në gjendje relativisht të mirë Sipërfaqja totale për tu tenderuar është 12,480m2. Halla e prodhimit, hallat tjera dhe depoja përfshinë gjithsej 1,102m2. Të gjitha ndërtesat janë në gjendje të mirë . Pajisjet ekzistuese janë me origjinë Jugosllave të vjetra rreth 15-20 vjet në kushte riparimi.
Emrat e Mëparshëm
Fi- 11304/91, Drustveno Produzece “STAKLOPAN” Beograd sa p.o. Cara Dusaba 12, Pogon “Staklopan” Prishtina, sa sedistem u Pristini, Industrijaska zona bb. / “Staklopan” Prishtinë dega e NSH “Staklopan” Beograd

Ndërmarrja e Re Fabrika e Yumcos Sh.P.K. gjendet në Zonën Industriale të Prishtinës. Ndërmarrja e Re posedon afërsisht 70,000 m2 tokë nga të cilat përafërsisht 13000 m2 janë ndërtesa (zyre dhe halla për prodhim). Lokacion primar për zhvillim të industrisë në pjesën kryesore të Zonës Industriale të Prishtinës. Asetet kryesore janë toka dhe ndërtesat të cilat janë në gjendje relativisht të mirë.

Ndërmarrja e Re Toka e Yumcos Sh.P.K. gjendet në Zonën Industriale të Prishtinës. Ndërmarrja e Re posedon afërsisht 58,0000 m2 tokë. Lokacion primar për zhvillim të industrisë në pjesën kryesore të Zonës Industriale të Prishtinës. Asetet kryesore janë toka e cila ka qasje direket në rrugën kryesore Prishtinë - Fushë Kosovë.
Emrat e Mëparshëm
Fi 724/90 Pristina C. Court Registration DP za proizvodnju konfekcije "Konfekcija Kosovo Polje" sa P.O.Kosovo Polje
Fi 710/97 Leskovac C Court registration of the factory in Fushe Kosove/ Kosovo polje as a working unit of the YUMCO Holding Company D.O.O. in Vranje
Fi867/98 Leskovac C. Court registration of the Joint Stock Company " HOLDING KOMPANIJA PAMUCNI KOMBINAT "YUMCO" AD VRANJE, Radnicka br.5”

Ndërmarrja e Re Energomontimi SH.P.K. ofron instalimet e sistemeve elektrike duke përfshirë përçuesit e tensionit të mesëm dhe të ulët, projektimin dhe montimin e pajisjeve elektrike dhe largpërçueseve. Ndërmarrja e Re gjendet në zemër të Zonës Industriale të Prishtinës që përbëhet nga një parcelë me sipërfaqe prej 2.5 hektarësh që ofron lokacion dhe mundësi tërheqës për zhvillim industrial. (nga vala 9)
Emrat e mëparshëm:
RO/OP "Energoinvest-Energomontaza" Blazuj OOUR/OBPB "Energomontimi" Prishtina U/I-537/84 (Gjykata Ekonomike Sarajevë)
DP"Energomontaza" Blazuj Poslovni Centar "Energomontimi" Pristina U/I1966/89 (Gjykata Ekonomike Sarajevë)
DP "Energoinvest-Energomontimi" Pristina file no.1-3613 (Gjykata Ekonomike Sarajevë)
DD"Energoinvest-Enrgomontimi" p.o. Pristina U/I-3708/91 (Gjykata Ekonomike Sarajevë)
"Energoinvest" Holding preduzece "Energomontaza" Pristina regjistruar në Pale Rep. Srpska
Fi-1095/95 "Energoinvest" Holding preduzece "Energomontaza" Pristina registered in Pristina (Gjykata Ekonomike Prishtinë)

Ndërmarrja e Re Liria “Nëna Terezë” SH.P.K. përfshinë një kompleks komercial në një zonë kryesore të qendrës së qytetit të Prizrenit, që aktualisht është i ndarë në dy shitore. Këto dy shitore janë të dhëna me qira palëve të treta.
Emrat e mëparshëm
FI - 330/89 (10.11.1989), Ndërmarrja tregtare me shumicë dhe pakicë “Liria” p.p. / Trogvinsko preduzece na velikoi malo “Liria”
FI - 6963/92 (14.12.1992), Shoqëria aksionare ndërmarrja tregtare për tregti të mallërave me “Liria p.p.
Deonicko drustvo trogvinsko preduzece za promet robe na veliko malo “Liria ” p.o

Ndërmarrja e Re Administrata/Bodrumi i vjetër SH.P.K. është njëra ndër verëtaritë më të vjetra në regjion, përfshinë sipërfaqe toke prej 2.29.51 ha me tri ndërtesa të ndara të administratës me rreth 50 zyre. Bodrumi i vjetër përfshin depon dhe objektet për prodhimin e verës për 3,8m litra verë, 2 reparte për pranimin e rrushit, peshoren që peshon deri në 10 tonë dhe gjashtë tanqeve për ruajtjen e verës nga çeliku me kapacitet prej 25 vagonë për njësi.
Emrat e mëparshëm
Fi 492/89, NBI Rahoveci / PIP Orvin, Ndërmarrja Bujqësore Industriale (Orvin) /Poljoprivredna Industrijsko Preduzece (Orvin)
Fi 1764/92, Poljoprivredna Industrijsko Preduzece PKB ORVIN” DOO Orahovac /Ndërmarrja Bujqësore Industriale KBB (Orvin )

Dita e fundit për parakualifikim është: 18 janar 2006
Data për dorëzimin e ofertave është: 25 janar 2006
_____________________________


AKM fton investitoret potencial të ofertojnë në këtë Ndërmarrje të Valës 10-të të Privatizimit me spin-off të Special.

Ndërmarrja e Re IDGj Tobacco Sh.P.K. Ky tender i mundëson investitorit të blejë kompaninë më të madhe për përpunimin e duhanit dhe cigareve në Kosovë. Ndërmarrja e Re posedon tërë makinerinë e nevojshme për prodhimin e cigareve dhe për përpunimin e duhanit. Ndërmarrja e Re gjendet në Gjilan dhe ka përafërsisht 48,100 m² sipërfaqe të tokës prej së cilës rreth 34,500 m² janë të mbuluara.
Emrat e Mëparshëm
Fi-728/89, (1989-1993) N.Sh. Kombinati i Duhanit “Boris Kidriq”- D.P. Duvanski Kombinat “Boris Kidric”
Fi-7701/93, (1993-2000) D.D. Duvanska Industrija-Gnjilane

Dita e fundit për parakualifikim është: 18 janar 2006
Data për dorëzimin e ofertave të para është: 25 janar 2006
Dita e për dorëzimin e ofertave të dyta është: 01 shkurt 2006

Në përputhje me Rregulloren e AKM-së dhe politikën e AKM-së/UNMIK-ut, AKM-ja propozon që të shes asetet e subjekteve të tilla (në raste të caktuara së bashku, me detyrimet e caktuara) përmes programit të AKM-së për privatizim. Cilido person që beson se ka ankesë valide kundër subjekteve apo aseteve të tilla (përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar me, (i) ankesat në të cilat ata besojnë se janë pronarë të ligjshëm të cilitdo subjekti apo aseti apo pjese të saj apo se janë pasardhës validë (ii) kreditorët) pa vonesë duhet të paraqesin një ankesë të tillë në AKM, së bashku me sqarimet e plota dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.

AKM-ja pretendon të kryej shitjet e subjekteve/aseteve të tilla sipas (i) mënyrës së privatizimit spin of (bartjes së aseteve dhe në raste të caktuara edhe detyrimeve të caktuara tek kompania e sapo krijuar) dhe pastaj të realizoj procesin e likuidimit apo përmes (ii) shitjes me anë të ankandeve, të aseteve si pjesë e procesit të likuidimit.

Në procesin e likuidimit, AKM-ja do të analizoj ankesat e paraqitura dhe dokumentet përcjellëse në mënyrë që të përcaktoj se te kush duhet të shkojnë pagesat nga të ardhurat nga shitja në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm. Duhet të theksohet se, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, ka gjasa që 20% e të ardhurave nga shitja së pari t’i paguhen “punëtorëve të kualifikueshëm”, pas tyre pretenduesve për pronësi të tokave, kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe pastaj pronarëve të subjekteve ku subjektet e tilla janë përcaktuar se janë transformuar në përputhje me Ligjin e zbatueshëm dhe në mënyrë jo diskriminuese.

AKM-ja nuk do ti gjykoj ankesat si një organ kuazi gjyqësor apo organ administrativ; prandaj paraqitja e ankesës në AKM, për të cilën gjë AKM-ja fuqimisht i inkurajon paditësit e mundshëm të bëjnë këtë, nuk e parandalon paditësin e mundshëm që gjithashtu të paraqes padi edhe në Odën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, e gjithashtu nuk e parandalon që të kontestoj ligjërishtë çfarëdo vendimi të AKM-së në gjykatën kompetente.

Për formularin e ankesës dhe detajet se si të paraqitet një ankesë, shiko www.kta-kosovo.org - "si të paraqes ankesë" apo merr formularin nga cilado zyre e AKM-së. Ankesat gjithashtu mund të paraqiten në zyrën e Shtyllës së BE-së në Beograd adresa e së cilës është Tolstojeva 47-49,11000 Beograd, Serbi. Rregulloret e UNMIK-ut përkatëse janë marrë nga faqja e AKM-së në internet, e cekur më lartë.

Personat të cilët besojnë se kanë të drejtë në pjesën e 20% e të ardhurave nga shitja e pagueshme për “punëtorët e kualifikuar” pas shitjes/likuidimit (përfshirë edhe personat që hyjnë brenda çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të “punëtorëve të kualifikuar” apo punëtorëve si rezultat i çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "diskriminimit") gjithashtu mund të gjejnë detaje të listës përkatëse në faqen e internetit të cekur më lartë menjëherë pas shitjes/likuidimit së bashku me detajet se si ata mund të paraqesin ankesë për të shtuar edhe veten e tyre në listë.

Për të marrë më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t’ju ofrojë atyre informata shtesë.

Departamenti i Privatizimit
Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel:++ 381 38 500 400 1255
Fax: ++ 381 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

KTA