-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

Vala e 10-tė

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bënë Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (kompanitë e reja) e krijuar nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSH-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE Ndërmarrjeve të Reja në VALEN 10 të PRIVATIZIMIT

Ndërmarrja e Re Kaolini Sh.P.K. Ky tender mundëson blerjen e rezervave të konsiderueshme të kaolinit, rezerva këto të vlerësuara për eksploatim prej 2.4 milion ton. Para një kohe, klienti kryesor i minierës ka qenë fabrika e pllakave të qeramikës e cila gjendet rreth 25 km larg prej minierës, në periferi të Kamenicës. Kjo fabrikë ka dalë në shitje në të njëjtën rundë të privatizimit me emrin Ndërmarrja e re Karaqeva Sh.P.K. (Nga vala 9)

Ndërmarrja e Re Karaqeva Sh.P.K. Ky tender mundëson blerjen e objekteve dhe pajisjeve për prodhimin e pllakave të qeramikës. Fabrika gjendet në periferi të Kamenicës. Pasuria e saj përbëhet prej 83,000 m2 tokë me hapësirë fabrike prej 34,000 m2. Aty ka hapësirë të konsiderueshme prodhimi në ndërtesa për industri të lehtë dhe tokë të lirë e cila mundëson zgjerim për shfrytëzim alternativ. Për më shumë, rezervat e kaolinit gjenden afër fshatit Karaqevë, përafërsisht 25 km larg prej fabrikës. (Nga vala 9)

Ndërmarrja e Re Autoremonti Mustafë Rexhepi Sh.P.K. Ndërmarrja e Re gjendet në Ferizaj, posedon pajisjet me të cilat ofron mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve dhe makinerisë së rëndë. Veprimtaria e Ndërmarrjes së Re Autoremonti Mustafë Rexhepi kryhet në dy ndërtesa të afërta të cilat ofrojnë sipërfaqe prej afërsisht 6,300 m² të hapësirës administrative, prodhuese dhe për depo.

Ndërmarrja e Re Veglat dhe Aparatet Sh.P.K. Ky tender i mundëson investitorit të blej të vetmin prodhues të spektrit të gjerë të pjesëve të makinerisë për prodhimtarinë industriale dhe të veglave si dhe kallëpeve në Kosovë. Ndërmarrja e Re është e vendosur ne komunën e Ferizajt. Ndërmarrja e Re ka potencial të shtoj shitjen meqë nuk ka konkurrencë në Kosovë kurse vetëm konkurrencë të kufizuar në Regjionin e Ballkanit.

Ndërmarrja e Re Barnatorja Popullore Ferizaj Sh.P.K. Ndërmarrja e Re Barnatorja Popullore Ferizaj është njësi për shitje me pakicë në qendër të qytetit të Ferizajt. Barnatorja gjendet ne katin përdhesë të ndërtesës banesore dhe ka shtatë zyre me sipërfaqe prej rreth 240 m².

Ndermarrja e Re Stacioni i Veterinës Ferizaj Sh.P.K. Ndërmarrja e Re Stacioni i Veterinës Ferizaj është stacion i veterinës i cili gjendet në qendër të qytetit të Ferizajt. Lokacioni e ka ndërtesën të ndërtuar gjatë viteve të 1950-ta me sipërfaqe të përgjithshme prej afër 200 m² dhe sipërfaqe të tokës rreth 1,600 m². Gjithashtu ka vend të gjerë për parkim.

Ndërmarrja e Re IMB Depoja në Vushtrri SH.P.K. gjendet afër stacionit të trenit në Vushtrri. Depot në Vushtrri kanë një sipërfaqe totale prej 2,380 m2, si dhe token me një sipërfaqe prej 5,155 m2.

Ndërmarrja e Re Trepça Hoteleria Restorant Parajsa SH.P.K. gjendet ne nje rrugë te frekuentuar në qendër të Mitrovicë .Ndërmarrja e Re përbëhet prej ndërtesës së restorantit me sipërfaqe prej 200 m2 dhe tokës me sipërfaqe prej 368 m2.

Ndërmarrja e Re Standard SH.P.K. është ndërmarrje ndërtimore në Istog. Të gjitha pajisjet për vazhdimin e aktivitetit biznesor dhe parcela prej 2.54.35 ha do të shiten në këtë tender.

Ndërmarrja e Re Motel Dardania SH.P.K. është motel atraktiv në periferi të qytetit të Pejës. Mund t'i ofroj fjetje 16 mysafirëve. Ofron qasje të lehtë në qendër të qytetit si dhe zonës industriale, restoranti është një destinacion i popullarizuar dhe është funksional për 180 mysafir.

Ndërmarrja e Re Kri Kos Sh.P.K. gjendet në një lokacion primar për zhvillim industrial, gjendet në zemër të Zonës Industrial të Prishtinës. Asetet kyçe të Ndër. së Re përfshijnë një numër të ndërtesave në gjendje relativisht të mirë Sipërfaqja totale për tu tenderuar është 12,480m2. Halla e prodhimit, hallat tjera dhe depoja përfshinë gjithsej 1,102m2. Të gjitha ndërtesat janë në gjendje të mirë . Pajisjet ekzistuese janë me origjinë Jugosllave të vjetra rreth 15-20 vjet në kushte riparimi.

Ndërmarrja e Re Energomontimi SH.P.K. ofron instalimet e sistemeve elektrike duke përfshirë përçuesit e tensionit të mesëm dhe të ulët, projektimin dhe montimin e pajisjeve elektrike dhe largpërçueseve. Ndërmarrja e Re gjendet në zemër të Zonës Industriale të Prishtinës që përbëhet nga një parcelë me sipërfaqe prej 2.5 hektarësh që ofron lokacion dhe mundësi tërheqës për zhvillim industrial. (nga Vala 9)

Ndërmarrja e Re Fabrika e Yumcos Sh.P.K. gjendet në Zonën Industriale të Prishtinës. Ndërmarrja e Re posedon afërsisht 70,000 m2 tokë nga të cilat përafërsisht 13000 m2 janë ndërtesa (zyre dhe halla për prodhim). Lokacion primar për zhvillim të industrisë në pjesën kryesore të Zonës Industriale të Prishtinës. Asetet kryesore janë toka dhe ndërtesat të cilat janë në gjendje relativisht të mirë. (Kjo ndermarrje eshte transferuar ne Valen 11)

Ndërmarrja e Re Toka e Yumcos Sh.P.K. gjendet në Zonën Industriale të Prishtinës. Ndërmarrja e Re posedon afërsisht 58,0000 m2 tokë. Lokacion primar për zhvillim të industrisë në pjesën kryesore të Zonës Industriale të Prishtinës. Asetet kryesore janë toka e cila ka qasje direket në rrugën kryesore Prishtinë - Fushë Kosovë. (Kjo ndermarrje eshte transferuar ne Valen 11)

Ndërmarrja e Re Hoteliere “Theranda” SH.P.K.
ofron një hotel në qendër të Prizrenit me 56 dhoma të mobiluara dhe 9 dhoma të jo të mobiluara, të cilat lehtë mund të rinovohen për një zgjerim në të ardhmen. Hoteli disponon një sallë për mëngjes, një kuzhinë dhe një sallon gostish me një kapacitet deri më 450 mysafirë. Përfundimisht, oferta përfshinë 3 kafe restorante dhe 4 shitore, të cilat janë të vendosura në godinën e hotelit dhe të cilat momentalisht janë dhënë me qira palëve të treta.

Ndërmarrja e Re Kafe-Restorant “Lumbardhi” SH.P.K. ofron një restorant krejtësisht të mobiluar në qendër historike të Prizrenit. Varësisht nga vendosja e ulëseve, kafe-restoranti mund të zë 30 ulëse brenda dhe 70 ulëse në oborr.

Ndërmarrja e Re Kafe-Restorant “Marashi” SH.P.K. ofron një restorant në qendër historike të Prizrenit. Varësisht nga vendosja e ulëseve, kafe-restoranti mund të zë deri më 120 ulëse brenda dhe 50 ulëse në oborr. Restoranti ka një kuzhinë krejtësisht të mobiluar.

Ndërmarrja e Re Kafe-Restorant “Shadervan” SH.P.K. ofron një restorant në qendër historike të Prizrenit. Varësisht nga vendosja e ulëseve, kafe-restoranti mund të zë deri më 48 ulëse brenda dhe 20 ulëse në oborr.

Ndërmarrja e Re Liria “Nëna Terezë” SH.P.K. përfshinë një kompleks komercial në një zonë kryesore të qendrës së qytetit të Prizrenit, që aktualisht është i ndarë në dy shitore. Këto dy shitore janë të dhëna me qira palëve të treta.

Ndërmarrja e Re Administrata/Bodrumi i vjetër SH.P.K. është njëra ndër verëtaritë më të vjetra në regjion, përfshinë sipërfaqe toke prej 2.29.51 ha me tri ndërtesa të ndara të administratës me rreth 50 zyre. Bodrumi i vjetër përfshin depon dhe objektet për prodhimin e verës për 3,8m litra verë, 2 reparte për pranimin e rrushit, peshoren që peshon deri në 10 tonë dhe gjashtë tanqeve për ruajtjen e verës nga çeliku me kapacitet prej 25 vagonë për njësi.

Dita e fundit për parakualifikim është: 18 janar 2006
Data për dorëzimin e ofertave është: 25 janar 2006
_____________________________


AKM fton investitoret potencial të ofertojnë në këtë Ndërmarrje të Valës 10-të të Privatizimit me spin-off të Special.

Ndërmarrja e Re IDGj Tobacco Sh.P.K. Ky tender i mundëson investitorit të blejë kompaninë më të madhe për përpunimin e duhanit dhe cigareve në Kosovë. Ndërmarrja e Re posedon tërë makinerinë e nevojshme për prodhimin e cigareve dhe për përpunimin e duhanit. Ndërmarrja e Re gjendet në Gjilan dhe ka përafërsisht 48,100 m² sipërfaqe të tokës prej së cilës rreth 34,500 m² janë të mbuluara.

Dita e fundit për parakualifikim është: 18 janar 2006
Data për dorëzimin e ofertave të para është: 25 janar 2006
Dita e për dorëzimin e ofertave të dyta është: 01 shkurt 2006
















Privatizimi
 

Për të marrë më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t’ju ofrojë atyre informata shtesë.

Departamenti i Privatizimit
Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel:++ 381 38 500 400 1255
Fax: ++ 381 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

 

KTA