-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

9 vala

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (kompanitë e reja) e krijuar nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSH-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE Ndërmarrjeve të Reja në VALEN 9 të PRIVATIZIMIT


Ndërmarrja e Re Hoteli Luboten Sh.P.K. Ky tender mundëson blerjen e Hotelit Luboten, hotelit kryesor në Ferizaj, qytet ky me rreth 170,000 banorë në jug të Kosovës. Hoteli ka 23 dhoma, restorant dhe sallë të madhe për ahengje. Hoteli gjendet në qendër të qytetit përballë ndërtesës së komunës.

Ndërmarrja e Re IMK Depoja Shtime Sh.P.K. ofron përafërsisht 4,000 m² sipërfaqe për deponim të vendosur në parcelë të madhe e të hapur me përafërsisht 20 hektarë në komunën e Shtimes, diku rreth 10 km larg Ferizajt. Ndërtesa është ndërtuar në vitin 1988.

Ndërmarrja e Re Tefik Çanga Mobilet Sh.P.K. Ky tender mundëson blerjen e një nga prodhuesit më të mëdhenj të mobileve në Kosovë dhe njërin nga të paktit në regjion. Ndërmarrja e re gjendet në komunën e Ferizajt dhe prodhon mobilje shtëpiake dhe të zyrës, dizajn komplet të brendshëm, elemente të kuzhinë dhe dysheme parketi. Shumica e mobileve prodhohen dhe dizajnohen në bazë të kërkesës së klientëve.

Ndërmarrja e Re Trepça Hoteleria Restorant Korzo SH.P.K. përbëhet nga restauranti i ndërtuar në një siperfaqe prej 32m², në një rrugë mjaft frekventuese në pjesën qëndrore të qytetit.

Ndërmarrja e Re Zastava Ramiz Sadiku SH.P.K. prodhon pjesë reserve të makinave, dyer, kiosqe dhe material tjetër të konstruksioneve. Përveç kësaj mund të prodhojnë shasi dhe pjesë tjera trupore të automjeteve, komora të sistemeve shfryrëse dhe ulëse të veturave. Ndërmarrja e Re në Pejë përfshin ndërtesat me një sipërfaqe diku prej 56,000 m² në kate në një hapësirë prej 14 hektarve.

Ndërmarrja e Re Hekurishte SH.P.K. është ndërmarrje operuese qe riciklon metal dhe materiale tjera. Ndërtesat me përreth 2,300m² dhe hapësire përreth 1 hektarë ne Pejë dhe makinat për vazhdimësinë e biznesit janë tenderuar.

Ndërmarrja e Re Korenik Shtëpia e Mallrave Sh.P.K. ndodhet ne qendër te Istogut, ndërtesa është e ndërtuar ne vitin 1984 dhe përfshin 2,140m² në dy kate. Parcela e tokës ne total përfshin përafërsisht 2,888 m²

Ndërmarrja e Re Hotel Korenik SH.P.K. në Gurakoc është i vetmi hotel në Komunën e Istogut që gjendet në rrugën kryesore Pejë-Mitrovicë. Është hotel me dy kate, me një kapacitet prej 10 dhomash për dy vetë, si dhe 10 dhomash të tjera për tre vetë. Secila nga këto dhoma ka një madhësi prej 18m².

Ndërmarrja e Re Kosova Hydroteknika SH.P.K. gjendet në Prishtinë. Ndërtim dhe projektim (inxhinieri) të ujit, kanalizimit, sistemit të ujitjes dhe shërbimeve të përgjithshme të inxhinierisë. . Ndërtesa e zyrave e vogël, pajisjet e inxhinierisë, dhe toka.

Ndërmarrja e Re Energomontimi SH.P.K. ofron instalimet e sistemeve elektrike duke përfshirë përçuesit e tensionit të mesëm dhe të ulët, projektimin dhe montimin e pajisjeve elektrike dhe largpërçueseve. Ndërmarrja e Re gjendet në zemër të Zonës Industriale të Prishtinës që përbëhet nga një parcelë me sipërfaqe prej 2.5 hektarësh që ofron lokacion dhe mundësi tërheqës për zhvillim industrial. (eshte shtyer per Valen 10. Shiko listen e Vales 10)

Ndërmarrja e Re Liria “Shitoret Rruga Kryesore” SH.P.K. përfshinë një kompleks komercial në një pjesë të rëndësishme të qendrës së qytetit të Prizrenit, i cili aktualisht është i ndarë në gjashtë shitore. Të gjitha këto shitore janë të dhëna me qira palëve të treta.

Ndërmarrja e Re Printeks SH.P.K. posedon pesë njësi prodhuese, të cilat prodhojnë artikuj gjysëmfinal dhe produkte finale të tekstilit dhe të industrisë së ngjashme përfshirë:
- Njësia e Tjerrtorës: pambuk- fije tjerri (34-135 Nm.)
- Njësia e Tekstilit: copë të pëlhurës (damast), fanelatë, kashmir, brokadë, etj.
- Njësia e Sanitetit: pelena, pambuk të shtypur, tampona, etj.
- Njësia e Thurtores: copë të pëlhurës për mbulesa, mbulesa tavolinash, etj.
- Njësia e Konfekcionit: këmisha nate, pixhame, peshqirë, mbulesa shtrati etj.

Ndërmarrja e Re PEJTON SH.P.K ka një pozitë qendrore në një pjesë atraktive të qytetit, i përshtatshëm për qendër biznesi si dhe me qasje të mirë në rrjetin rrugor. Ndërmarrja posedon parcelën e tokës prej 1,513 m2, e cila përbëhet nga një ndërtesë prej 642 m2 dhe oborrit prej 871 m2 që gjinden në Qytezën Pejton, Prishtinë.

Dita e fundit për parakualifikim është: 30 nëntor 2005
Data për dorëzimin e ofertave të para është: 07 dhjetor 2005

_________________________________________________

AKM ka kënaqësinë të ftojë investitorët potencial të ofertojnë për këtë ndërmarrje me Spin-off Special

Ndërmarrja e Re KosovaTex SH.P.K. gjindet ne zonen industriale te Prishtines. Ndermarrja e Re posedon 128,782 m2 toke nga te cilat 32,068 m2 jane ndertesa. Lokacion atractiv per zhvillim te biznesit industrial, ne pjesen kryesore te Prishtines. Mjetet kryesore te Ndermarrjes se Re perfshijne nje numer te madhe te paisjeve per tekstil te mirembajtura

Dita e fundit për parakualifikim është: 30 nëntor 2005
Data për dorëzimin e ofertave të para është: 07 dhjetor 2005
Dita e për dorëzimin e ofertave të dyta është: 14 dhjetor 2005

_____________________________________________________


Për këto dy Ndermarrje të Tenderuara në Valen 9 të Privatizimit me spin-off të Rregullt vlejnë data të tjera.

Ndërmarrja e Re Kaolini Sh.P.K. Ky tender mundëson blerjen e rezervave të konsiderueshme të kaolinit, rezerva këto të vlerësuara për eksploatim prej 2.4 milion ton. Para një kohe, klienti kryesor i minierës ka qenë fabrika e pllakave të qeramikës e cila gjendet rreth 25 km larg prej minierës, në periferi të Kamenicës. Kjo fabrikë ka dalë në shitje në të njëjtën rundë të privatizimit me emrin Ndërmarrja e re Karaqeva Sh.P.K.

Ndërmarrja e Re Karaqeva Sh.P.K. Ky tender mundëson blerjen e objekteve dhe pajisjeve për prodhimin e pllakave të qeramikës. Fabrika gjendet në periferi të Kamenicës. Pasuria e saj përbëhet prej 83,000 m2 tokë me hapësirë fabrike prej 34,000 m2. Aty ka hapësirë të konsiderueshme prodhimi në ndërtesa për industri të lehtë dhe tokë të lirë e cila mundëson zgjerim për shfrytëzim alternativ. Për më shumë, rezervat e kaolinit gjenden afër fshatit Karaqevë, përafërsisht 25 km larg prej fabrikës.

Dita e fundit për parakualifikim: 11 janar 2006
Dita per dorëzimin e Ofertave: 18 janar 2006


Privatizimi
 

 

Për të marrë më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t’ju ofrojë atyre informata shtesë.

Departamenti i Privatizimit
Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel:++ 381 38 500 400 1255
Fax: ++ 381 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

KTA