-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

8b-wave

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bënë Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (kompanitë e reja) e krijuar nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSH-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
KA SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE Ndërmarrjeve të Reja në VALEN 8B të PRIVATIZIMIT
me Spin-Off Special

Ndërmarrja e re Hotel Grand Sh.P.K është emër i njohur dhe pike referimi me potencial te shkëlqyer për revitalizim si hotel prestigjioz. Është i pozicionuar shkëlqyeshëm ne qendër te qytetit me stafin me përvoje dhe Profesional. Posedon 526 shtretër, hapësire te madhe për konferenca dhe te ngjashme dhe gjithashtu bare te mëdha dhe restorante.

Ndërmarrja e re Iliria Sh.P.K eshte hotel i madhësisë se mesme qe është i pozicionuar ne qendër te qytetit ne rrugën Nena Terezë. Posedon 226 shtretër, tarrace atraktive, hapësirën e barit dhe gjithashtu hapësira tjera funksionale.

Ndërmarrja e Re “Birraria e Pejës” SH.P.K. është e vetmja birrari e rëndësishme në Kosovë dhe udhëheqëse e qartë në treg. Produkti kryesor i birrarisë është Pilsner-lloj Birre e çiltër dhe e tërësisht e aromatizuar , me shenjën “Birrë e Pejës”. Ndërmarrja e re do të përfshijë vetëm asetet që përbëjnë prodhimin thelbësor të Birrës dhe aktivitetin komercial në lokacionin kryesor të prodhimit në Pejë.

Ndërmarrja e Re Miniera dhe Industria e Magnezitit Goleshi Sh.P.K. Ky tender ofron mundësinë investitorëve për te siguruar një minierë të themeluar të magnezit dhe operacionin prodhues në Kosovë, me rezerva te dëshmuara prej afërsisht 2.4 milion t të nivelit të mesëm deri ne nivelin e lartë të magnezitit, rreth 45,000 t/v fabrikë prodhuese (furrë rrotulluese), si dhe makineri për bartjen e argjilës dhe makina dhe pajisje tjera. Rezervat e shtrira me material te rrugëve ne afërsi te Prishtinës, me qasje te mirë ne rrjetin rrugor the hekurudhor lokal, e bëjnë këtë hapësirë atraktive për mihje.

Ndërmarrja e Re Miniera e Magnezitit XIM Strezoci Sh.P.K. ështe minierë magnezi dhe gurore për shtrim të rrugëve në verilindje të Kosovës, posedon një nga depozitat më të mëdha të magnezitit në rajon si dhe rezerva të konsiderueshme të andezitit dhe zhavorrit. Baza e rezervave dhe aseteve të Ndërmarrjes së Re përfshinë: depozitën e magnezitit Guri i Bardhë që llogaritet të përmbaj në mes 4.5 dhe 5.5 milion ton magnezit, prej të cilave 1.5 - 1.7 ton rezerva të xehes së klasës së lartë; një uzinë seperacioni me kapacitet 40 t/h; një fabrikë përpunimi/furrë rrotulluese (aktualisht jo operative) me kapacitet 45,000 t/v; makineri tjera të rënda (p.sh. gurëthyes, kamionë, buldozerë etj).

Ndërmarrja e Re Veraria dhe Vreshtaria Rahovec SH.P.K. përbëhet prej verarisë më të madhe dhe kompleksit të vreshtarisë në Kosovë, përfshirë prodhimin, deponimin dhe pajisjet për mbushje për venë të kuqe dhe të bardhë dhe pije alkoolike dhe rreth 900 hektarë vreshta (prej të cilave 300 hektarë nuk janë prodhim)

 

Dita e fundit për parakualifikim është: 07 shkurt 2006
Data për dorëzimin e ofertave të para është: 15 shkurt 2006
Dita e për dorëzimin e ofertave të dyta është: 22 shkurt 2006

Privatizimi
 

 

Për të marrë më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t’ju ofrojë atyre informata shtesë.

Departamenti i Privatizimit
Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel:++ 381 38 500 400 1255
Fax: ++ 381 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

KTA