-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

8b-legal

Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit i është dhënë detyrë të privatizojë Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës spin-off dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë përmes tenderit dhe me konkurencë të hapur, NewCo-të (kompanitë e reja) e krijuar nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSH-ve në listën si vijon:

AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NewCo-ve

përmes Spin off-it Special

AKM-ja, si kujdestare e mirëbesuar, në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/12, e cila është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/18 (“Rregullorja e AKM-së”), nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj në përputhje me Rregulloren e AKM-së.

Ndërmarrja e re Hotel Grand Sh.P.K është emër i njohur dhe pike referimi me potencial te shkëlqyer për revitalizim si hotel prestigjioz. Është i pozicionuar shkëlqyeshëm ne qendër te qytetit me stafin me përvoje dhe Profesional. Posedon 526 shtretër, hapësire te madhe për konferenca dhe te ngjashme dhe gjithashtu bare te mëdha dhe restorante.

Ndërmarrja e re Iliria Sh.P.K eshte hotel i madhësisë se mesme qe është i pozicionuar ne qendër te qytetit ne rrugën Nena Terezë. Posedon 226 shtretër, tarrace atraktive, hapësirën e barit dhe gjithashtu hapësira tjera funksionale.

Ndërmarrja e re Villa Germia Sh.P.K është e locuar ne pjesen e vendpushimit afër qytetit te Prishtinës, ky restorant i madh me hapësirën per bar është një ndërtese atraktive dhe bashkëkohore.
Emrat e mëparshëm/Fi numrat
Emrat Alternative te Nderrm Shoq. Me Fi Nr …
Fi-821/89 Hoteljsko Turisticko Preduzece "Sloga" Pristina
Fi-264/91Hoteljsko Turisticko Preduzece "Sloga" Pristina
Fi-406/92 & Fi-6406/92 Hoteljsko Turisticko Preduzece "Sloga" Pristina & Hotelsko - Turisticko drustvo ca ogranicenom odgovornoscu u meshovitoj svojini "Sloga" Pristina (ne qirilice)
Fi-589/93 Hotelsko - Turisticko drustvo ca ograniqenom odgovornoscu u meshovitoj svojini "Sloga" Pristina (ne qirilice)
Fi-965/94 Hotelsko - Turisticko drustvo ca ograniqenom odgovornoscu u meshovitoj svojini
"Sloga" Pristina (ne qirilice)
Fi-4264/91Hotelskoo ugostitelcko turisticko Preduzece ""Visoki - Decane " (ketu eshte e fshime me laps "Sloga" iz Pristine

Ndërmarrja e Re “Birraria e Pejës” SH.P.K. është e vetmja birrari e rëndësishme në Kosovë dhe udhëheqëse e qartë në treg. Produkti kryesor i birrarisë është Pilsner-lloj Birre e çiltër dhe e tërësisht e aromatizuar , me shenjën “Birrë e Pejës”. Ndërmarrja e re do të përfshijë vetëm asetet që përbëjnë prodhimin thelbësor të Birrës dhe aktivitetin komercial në lokacionin kryesor të prodhimit në Pejë.
Emrat e mëparshëm/Fi numrat
OTHPB Industria Birrës, Maltit the Pijeve joalkoholike / OOUR Industrija Piva, Slada I Bezalkoholnih Pica, Gjakovë/Djakovica Fi.247/88
Ndërmarrja Fabrika e Birrës / Preduzece Pecka Pivara
Gjakovë/Djakovica Fi. 521/89
Ndermarrja Fabrika e Sheqerit / Preduzece Fabrika Secera
Gjakovë/Djakovica Fi. 571/89
OTHPB Fabrika e Alkoholit; NSH Fabrika e Alkoholit / OOUR Fabrika Alkohola; DP Fabrika Alkohola, Gjakovë/Djakovica Fi. 596/89
OTHPB Transporti; NSH Metohijaprevoz / OOUR Transport; DP Metohijaprevoz
Gjakovë/Djakovica Fi. 598/89
OTHPB Energjetika; NSH Energjetika / OOUR Energetika; DP Energetika
Gjakovë/Djakovica Fi. 523/89
Ndërmarrja e Përbër PIK "Dushan Mugosha - DUQ"
Slozeno Preduzece PIK "Dusan Mugosa - DUC"
Gjakovë/Djakovica Fi. 710/90
PKB Birraria e Pejës Sh.P.K./ PKB Pecka Pivara DOO Pec
Pristina Fi.5477/92
N.P. Fabrika e Birrës / R.O. Pecka Pivara
UNMIK Reg. 80115571

Në përputhje me Rregulloren e AKM-së dhe politikën e AKM-së/UNMIK-ut, AKM-ja propozon që të shes asetet e subjekteve të tilla (në raste të caktuara së bashku, me detyrimet e caktuara) përmes programit të AKM-së për privatizim. Cilido person që beson se ka ankesë valide kundër subjekteve apo aseteve të tilla (përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar me, (i) ankesat në të cilat ata besojnë se janë pronarë të ligjshëm të cilitdo subjekti apo aseti apo pjese të saj apo se janë pasardhës validë (ii) kreditorët) pa vonesë duhet të paraqesin një ankesë të tillë në AKM, së bashku me sqarimet e plota dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.

AKM-ja pretendon të kryej shitjet e subjekteve/aseteve të tilla sipas (i) mënyrës së privatizimit spin of (bartjes së aseteve dhe në raste të caktuara edhe detyrimeve të caktuara tek kompania e sapo krijuar) dhe pastaj të realizoj procesin e likuidimit apo përmes (ii) shitjes me anë të ankandeve, të aseteve si pjesë e procesit të likuidimit.

Në procesin e likuidimit, AKM-ja do të analizoj ankesat e paraqitura dhe dokumentet përcjellëse në mënyrë që të përcaktoj se te kush duhet të shkojnë pagesat nga të ardhurat nga shitja në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm. Duhet të theksohet se, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, ka gjasa që 20% e të ardhurave nga shitja së pari t’i paguhen “punëtorëve të kualifikueshëm”, pas tyre pretenduesve për pronësi të tokave, kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe pastaj pronarëve të subjekteve ku subjektet e tilla janë përcaktuar se janë transformuar në përputhje me Ligjin e zbatueshëm dhe në mënyrë jo diskriminuese.

AKM-ja nuk do ti gjykoj ankesat si një organ kuazi gjyqësor apo organ administrativë; prandaj paraqitja e ankesës në AKM, për të cilën gjë AKM-ja fuqimisht i inkurajon paditësit e mundshëm të bëjnë këtë, nuk e parandalon paditësin e mundshëm që gjithashtu të paraqes padi edhe në Odën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, e gjithashtu nuk e parandalon që të kontestoj ligjërishtë çfarëdo vendimi të AKM-së në gjykatën kompetente.

Për formularin e ankesës dhe detajet se si të paraqitet një ankesë, shiko www.kta-kosovo.org - "si të paraqes ankesë" apo merr formularin nga cilado zyre e AKM-së. Ankesat gjithashtu mund të paraqiten në zyrën e Shtyllës së BE-së në Beograd adresa e së cilës është Tolstojeva 47-49,11000 Beograd, Serbi. Rregulloret e UNMIK-ut përkatëse janë marrë nga faqja e AKM-së në internet, e cekur më lartë.


Personat të cilët besojnë se kanë të drejtë në pjesën e 20% e të ardhurave nga shitja e pagueshme për “punëtorët e kualifikuar” pas shitjes/likuidimit (përfshirë edhe personat që hyjnë brenda çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të “punëtorëve të kualifikuar” apo punëtorëve si rezultat i çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "diskriminimit") gjithashtu mund të gjejnë detaje të listës përkatëse në faqen e internetit të cekur më lartë menjëherë pas shitjes/likuidimit së bashku me detajet se si ata mund të paraqesin ankesë për të shtuar edhe veten e tyre në listë.


Për të marrë më shumë informata, investitorët e interesuar mund ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t’ju ofrojë atyre informata shtesë.

Departamenti i privatizimit
Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel:++ 381 38 500 400 1255
Fax: ++ 381 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

 

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranojë përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.
KTA