-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

8 wave

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bënë Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (kompanitë e reja) e krijuar nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSH-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE Ndërmarrjeve të Reja në VALEN 8 të PRIVATIZIMIT

Ndërmarrja e Re 18 Nëntori në Rahovec SH.P.K. është një përpunuese e plastikës e specializuar në prodhimin e qeseve plastike dhe plastikës me metër, për shfrytëzuesit industrial dhe shtëpiak, një seri të gjerë të pjesëve plastike, shisheve dhe kutive, gjithashtu edhe orendive.

Ndërmarrja e Re 18 Nëntori Xërxë Alfa SH.P.K. në fshatin Xërxë ka prodhuar pjesë për bateri duke përdorur teknologjinë e injektimit. Megjithëse tani fabrika punon me kapacitet minimal, kjo njësi për prodhimin e baterive mund të jetë një bazë ideale për prodhues ekzistues të plastikës për krijimin ose zgjerimin e aktiviteteve të biznesit të tyre aktual.

Ndërmarrja e Re 18 Nëntori Xërxë Beta SH.P.K. me 1,720m2 së bashku me një pjesë të oborrit të mbuluar, është e përshtatshme për rifillimin e aktiviteteve të saja origjinale ose për shndërrimin në një numër përdorimesh komerciale (prodhim, hapësirë për depo, etj). Toka në pjesën e prapme të pronës mund të përdoret për qëllime komerciale ose private.

Ndërmarrja e Re 28 Nëntori Shtëpia e Mallrave Gjilan Sh.P.K. ofron Shtëpinë e Mallrave të vendosur mu në qendër te qytetit te Gjilanit. Sipërfaqja e përgjithshme e objekteve të Ndërmarrjes së Re është përafërsisht 4,244 m², të ndarë në tri kate dhe të vendosur në sipërfaqe toke prej përafërsisht 5,161 m². Ndërtesa është ndërtuar në vitin 1976.

Ndërmarrja e Re 28 Nëntori depo dhe ndërtesa administrative Gjilan Sh.P.K. ofron sipërfaqe prej përafërsisht 2,099 m² për deponim dhe për zyre dhe është e vendosur në parcelë toke të gjerë e të hapur prej përafërsisht 9,015 m² afër qendrës së Gjilanit. Ndërtesa është e ndërtuar ne vitin 1972.

Ndërmarrja e Re Kosovatrans Kamenicë Sh.P.K. operon me stacionin e autobusëve dhe me rrjetin e shërbimeve të transportit. Ajo është i vetmi stacion i autobusëve në Kamenicë me infrastrukturë dhe objekte që i plotësojnë nevojat e një numri të madh udhëtarësh. Toka e Ndërmarrjes së Re përbëhet nga përafërsisht 7,955 m2.

Ndërmarrja e Re Stacioni i Veterinës SH.P.K. Prej vitit 1980 Stacioni i Veterinës eshte ne mënyre praktike i vetmi subjekt që ne mënyre organizative ofron shërbime veterinare në Komunën e Vushtrrisë
Parcella nr.2255/2 me sipëfaqe prej 400 m2 dhe ndërtesa perkatëse prej 143 m2 do të transferohet ne Ndër. e Re Stacioni i Veterinës.

Ndërmarrja e Re IMB Depoja në Mitrovicë SH.P.K.
gjendet në zonën industriale në jug të Mitrovicës, jo larg qendrës së qytetit. Ndërmarrja e Re ka një sipërfaqe të tokës prej 3,710 m2, si dhe deponë kryesore, ndërtesën e administratës dhe deponë e vogël me një sipërfaqe totale prej 916 m2.

Ndërmarrja e Re Hotel Korzo SH.P.K. është shenjë njohëse e qytetit të Pejës. Ndërtesa katër katëshe e rinovuar së voni gjendet mu në qendër të qytetit në lokacionin që ka një sipërfaqe prej 392m2. Hoteli nuk punon

Ndërmarrja e Re Restoranti Peja SH.P.K. përfshin një Kafeteri me sipërfaqe prej 160m2 që ndodhet në katin përdhese të një banese në qendër të qytetit të Pejës

Ndërmarrja e Re Kombinati i Lëkurë Këpucëve SH.P.K. mund të sigurohen tri njësi funksionale. Ndër. e Re ka një kapacitet të instaluar vjetor për përpunimin e 4,600 tonëve të lëkurës, 1.5 milion këpucëve dhe 500,000m2 të gëzofit. Ndërtesat e saj kanë një sipërfaqe prej 46,600m2 dhe ndodhen në një sipërfaqe toke prej 11 hektarësh në zonën industriale të qytetit të Pejës. Sikurse binarët e trenit ashtu edhe rruga për Prishtinë janë afër Ndër. së Re.

Ndërmarrja e Re Komuna Prizren Alfa SH.P.K. përfshin pjesën e ndërtesave, te truallit dhe të gjitha asetet prodhuese të mbetura nga veprimtaria e mëparshme e N.SH. “Komuna” ne Prizren.Objekti shtrihet përafërsisht në 7.000 m² sipërfaqeje ' dhe përfshin përafërsisht 11.674 m² të reparteve prodhuese, depo dhe zyre të ndara në kate. Megjithëse në dukje i vjetruar, procesi i prodhimit mund të rifilloj me investime dhe mirëmbajtje të duhura.

Ndërmarrja e Re Komuna Prizren Gama SH.P.K. është pjesë e objektit prodhues të N.SH. në lagjen “Ortakoll” Prizren. Ndermarrja subsidiare perfshin dy depo të cilat shtrihen në pjesën e prapme (“Ortakoll”) të ndërmarrjes. Objekti prodhues i ndërmarrjes shtrihet në një sipërfaqe përafërsisht 3.000m2 dhe të dy depove të ofruara përafërsisht 840 m² dhe përafërsisht 4.480m2 të depove në pjesën komerciale.

Ndërmarrja e Re Komuna Prizren Delta SH.P.K. ofron zyre atraktive në rrugën kryesore të Prizrenit dhe është në pjesën e banueshme të lagjes “Ortakoll”. Ndërtesa e zyreve shtrihet në një sipërfaqe përafërsisht 400m² dhe ofron sipërfaqe përafer. 170m² të zyreve që aktualisht i është dhënë me qira Ambulantës.

Ndërmarrja e Re Flamme-ing SH.P.K. ofron përpunimin e metaleve dhe Inxhinieri në zonën industriale të Prizrenit. Prona përbëhet prej 6 ndërtesave të cilat shtrihen në një ngastër prej përafërsisht 2,71,02 ha.
Prodhimi do të ishte më i favorshëm me investime adekuate.

Ndërmarrja e Re Metal Holding SH.P.K. gjindet ne Jannjeve ne afersi te Lipjanit. Ndermarrja e re posedon 45,556 m2 toke. Mjetet e ndermarrjes se Re perfshijne maqinerin per procesimin e metalit si the disa mjete tjera per punimin e metalit.

Data e fundit për parakualifikim 5 tetor 2005
Data për dorëzimin e ofertave është 12 tetor2005

_____________________________________________________


AKM ka kënaqësinë të ftojë investitorët potencial të ofertojnë për këtë ndërmarrje me Spin-off Special

Ndërmarrja e Re KosovaTex SH.P.K. gjindet ne zonen industriale te Prishtines. Ndermarrja e Re posedon 128,782 m2 toke nga te cilat 32,068 m2 jane ndertesa. Lokacion atractiv per zhvillim te biznesit industrial, ne pjesen kryesore te Prishtines. Mjetet kryesore te Ndermarrjes se Re perfshijne nje numer te madhe te paisjeve per tekstil te mirembajtura

Dita e fundit për parakualifikim është: 30 nëntor 2005
Data për dorëzimin e ofertave të para është: 07 dhjetor 2005
Dita e për dorëzimin e ofertave të dyta është: 14 dhjetor 2005

Privatizimi
 

 

Për të marrë më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t’ju ofrojë atyre informata shtesë.

Departamenti i Privatizimit
Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel:++ 381 38 500 400 1255
Fax: ++ 381 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

KTA