-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

7 vala

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bënë Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (kompanitë e reja) e krijuar nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSH-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE Ndërmarrjeve të Reja në VALEN 7 të PRIVATIZIMIT

AKM-ja, si kujdestare e mirëbesuar, në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/12, e cila është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/18 (“Rregullorja e AKM-së”), nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj në përputhje me Rregulloren e AKM-së.

Ndërmarrja e Re “Vinex” Bulonat dhe Dadot SH.P.K. është i vetmi prodhues industrial i bulonave dhe dadove në Kosovë. Përveç bulonave dhe dadove standarde, Vineksi prodhon edhe bulonat specifike ne bazë të kërkesave të konsumatorëve. Ndërmarrja posedon edhe repartin e vet të galvanizimit.

Ndërmarrja e Re Qendra për servisim të automjeteve dhe kamionëve Ferizaj SH.P.K. është e pajisur për te mirëmbajtur dhe riparuar motorët e makinave dhe makinerisë së rëndë. Servisimi i makinave dhe kamionëve në Ferizaj përbehet prej 42,000 m2 tokë, një sallë - punëtori të madhe moderne prej 10,300 m2 dhe një ndërtesë administrative prej 3,632 m2.
Emrat e mëparshëm
Fi - 6756/92 DD Auto Kuca "Bosko Cakic”
Fi - 828/89 NSHT Autoshtepia" Mustafe Rexhepi" / DP Auto Kuca "Bosko Cakic”

Ndërmarrja e Re Çeliku Rulat SH.P.K. prodhon rula për shirita transportues për konsumatorët e mëdhenj që gjenden në Kosovë dhe regjion. Ndërmarrja Çeliku Rulat përbëhet prej rreth 6,241 m2 tokë dhe disa ndërtesa me afërsisht 3,800 m2 hapësirë për zyre dhe prodhimtari.
Emrat e mëparshëm
Fi 1783/92.,"Gosha" - Fabrika për prodhimin e pajisjeve per miniera dhe konstrukcioneve metalike "Metalac" - Gjilan / "Gosa" - Fabrika za proizvodnju rudarske opreme i metalnih konstrukcija "Metalac" - Gnjilane
Fi-775/89, NSh për prodhimin e pajisjeve per miniera dhe konstrukcioneve metalike "Metalac" - Gjilan /DP za proizvodnju rudarske opreme i metalnih konstrukcija "Metalac" - Gnjilane
Fi 168/87, OP Fabrika e pajisjeve per miniera dhe konstrukcioneve metalike "Metalac" Gjilan /RO Fabrika opreme za rudarstvo i metalnih konstrukcija "Metalac" Gnjilane
Fi 305/78, OPPB Industria "Gosha" - OP "Fabrika e pajisjeve dhe konstrukcioneve metalike" - OThPB "Metalac" WO "Metalac" "GOSA" / DP "Metalac") / SOUR Industrija "Gosa" - RO "Fabrika opreme i metalnih konstrukcija" - OOUR "Metalac”

Ndërmarrja e Re Integj Tjerrtorja dhe Tepihët e Vekuar Makinerik SH.P.K. është e involvuar në prodhimin e fijeve nga leshi dhe atyre sintetike, tepihëve të vekuar makinerik dhe stampimi dekoritiv i tepihëve. Sipërfaqja e përgjithëshme e tokës që i takon Ndërmarrjes së re përbëhet prej përafërsisht 7.1 hektarëve. Njësitë për prodhimin e tjerrit dhe tepihëve janë të vendosura në ndërtesa të ndara, të cilat kanë sipërfaqe të përgjithëshme prej rreth 4,700 m2..
Emrat e mëparshëm
Fi. 6528/92, KOMBINATI I TEKSTILIT SHA Gjilan (Gjykata Ekonomike Prishtinë, Regjistrim i Themelimit të Shoqëris Aksionare) / TEKSTILNI KOMBINAT DD Gnjilane, (Privredni Sud Pristina, Upis Osnivanja Deonicarskog Drustva)
Fi. 1391/90, N.Sh. Kombinati i Tekstilit Gjilan, - Gjilan (Gjykata Ekonomike Prishtinë, Regjistrim i Organizimit të Ndërmarjes Shoqërore) / D.P. Tekstilni Kombinat Gnjilane Gnjilane, (Privredni Sud Pristina, Upis Organizovanja Drustvenog Preduzeca)

Ndërmarrja e Re Semafori auto shkolla SH.P.K. operon si auto shkollë në rajonin e Ferizajt dhe përbëhet prej rreth 15,422 m2 tokë (përfshirë një poligon prej 14,535 m2). Ndërtesat kanë një hapësirë prej gjithsej rreth 628 m2.
Emrat e mëparshëm
Fi - 3959/93 SHAM "Semafori”; Fi - 2529/91 NSH. Semafori / DP Auto Moto "Semafori"

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore dhe Pemishtja Livoqi i Poshtëm SH.P.K. përmban sipërfaqe bujqësore prej rreth 97 hektarësh dhe gjendet në fshatin Livoq i Poshtëm, pesë kilometra në jug-perëndim të Gjilanit.

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore dhe Pemishtja Kravarica SH.P.K. përmban sipërfaqe bujqësore prej rreth 220 hektarësh dhe gjendet në fshatin Kravaricë, katërmbëdhjetë kilometra në jug-perëndim të Gjilanit.

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Gumnishtë dhe Ponesh SH.P.K. përmban sipërfaqe bujqësore prej rreth 216 hektarësh dhe gjendet në fshatin Gumnishtë, njëmbëdhjetë kilometra në jug-perëndim të Gjilanit.
Emrat e mëparshëm
Fi - 1865/96 JUKO-MLADOST SHA PP – Gjilan /JUKO-MLADOST DD PO – Gnjilane
Fi - 670/89 N.Sh. Kombinati Bujqësor Industrial “MLADOST”, me përgjegjësi të plotë, - Gjilan / D.P. Poljoprivredno Industrijsko Preduzece “MLADOST”, sa potpunom odgovornoscu – Gnjilane,
Fi - 106/78 Organizata Punuese “Mladost” Kombinati Bujqësor /Radna Organizacija “Mladost” Poljoprivredni Kombinat

Ndërmarrja e Re Fabrika e plastikës dhe lodrave SH.P.K. ndërtesat kryesore janë ndërtesa e prodhimit 3,840m2, ndërtesa administrative 3 katëshe, ndërtesa shtesë njëkatëshe, 678 m², ndërtesa e garazhës 190 m², dhe kazantorja dhe ndërtesa e kompresorëve, 216 m². Në disponim një ndërtesë shtesë e deponimit prej 2000 m², Sipërfaqja e tërësishme e ndërmarrjes është përafërsisht 46,024m2.
Ndërmarrja më herët ka prodhuar spektër të gjerë të prodhimeve të plastikës,siç janë elementet e ndryshme plastike për kopsht,elementet plastike për amvisni dhe lloje të ndryshme të lodrave. Kapaciteti vjetor ka qenë 3000 tonë
Emrat e mëparshëm
Fi-997/93 Ndermarrje aksionare e perzier "SIMEX" Skenderaj / Mesovita deonicarsko drustvo "SIMEX"-Srbica
Fi - 5811 /92 Ndermarrje aksionare e perzier "PPS" / Mesovita deonicarsko drustvo "PPS"
Fi-12/90 NSH "PPS" Fabrika per prodhimin e produkteve plastike (Gjykata Ekonomike Prishtinë) ; Serbian DP "PPS" Preduzeqe za proizvodnju plasticnih proizvoda (Privredni Sud Pristina).

Ndërmarrja e Re Kosova Fabrika e Betonit Prishtinë SH.P.K. fabrika ndodhet në zonën industriale në Prishtinë dhe ka kapacitetin e prodhimit prej 60 m3 për orë. Mund të prodhojë tri lloje të betonit. Ndërmarrja e Re posedon tokën me një sipërfaqe prej 5,300 m2.

Ndërmarrja e Re Kosova Drejtoria dhe Mirëmbajtja në Vushtrri SH.P.K. drejtoria ndodhet në qendër të Vushtrrisë ku ka kërkesa për hapësira të zyrave. Ndërtesat e Mirëmbajtjes gjenden jo larg qendrës së qytetit dhe në të cilat është prodhuar dyer dhe dritare, ulluqe dhe ka ofruar shërbime për mirëmbajtjen e automjeteve. Sipërfaqja totale e tokës është 1.4 ha dhe se posedon ndërtesa me një sipërfaqe totale prej 2,564 m2.
Emrat e mëparshëm
Fi - 655/89 NSHN "Kosova" Vushtrrisë/Vucitrn, / Gradjevinsko drustveno preduzece "Kosova" Vucitrn

Ndërmarrja e Re Kosovosirovina depoja ne Prishtine SH.P.K. kompani për grumbullimin e hedhurinave metalike me seli ne zonën industriale ne komunën e Prishtinës

Ndërmarrja e Re Kosovosirovina depoja ne Prizren SH.P.K. kompani për grumbullimin e hedhurinave metalike me seli ne periferi te komunës se Prizrenit.

Ndërmarrja e Re Kosovosirovina depoja ne Ferizaj SH.P.K. kompani për grumbullimin e hedhurinave metalike me seli komunën se Ferizajt.
Emrat e mëparshëm
Fi - 679/89 N.SH. Kosovosirovina / Drustveno Preduzece Kosovosirovina

Ndërmarrja e Re Mitrovçanka SH.P.K. Sipërfaqja totale e Ndërmarrjes se Re është përafërsisht 3 ha. Salla prodhuese ka 3284 m², depoja për finalizimin e prodhimeve 584 m², depoja e lendeve te para 390 m², ndërtesa e administratës 220 m².
Emrat e mëparshëm
Fi 684/97 Yumco ;
Fi 1420/94, N.SH. "Mitrovcanka" / Drustveno Produzece "Mitrovcanka"
Fi 1309/92, N.A.K. "1 MAJI" Njesia e Punes se Bashkuar 442 1 Maj; Ndermarrja me pergjegjesi te kufizuar ne pronesi te perzier "PRVI MAJ-MODA" / Jedinica Udruzenog Rada 442 1 Maj (JUR 442 1 May) Drustvo sa ogranicenom odgovornoscu u mesovitoj svojini "PRVI MAJ-MODA”

Ndërmarrja e Re Mulliri SH.P.K. është prodhuesi i vetëm i bukës në shkallë industriale në rajonin e Gjakovës. Mund të prodhoj bukë të madhësive të ndryshme, lloje të ndryshme të brumit, produkte të pjekurinave, dhe miell. Ndërmarrja e Re do të përfshijë kompleksin kryesor të prodhimit të ndërmarrjes Mulliri: një hapësirë me sipërfaqe prej përafërsisht një hektarë dhe ndërtesat që mbulojnë përafërsisht 5,100 m2.
Emrat e mëparshëm
Fi.3660/91, Holding Corporacy "Mulliri" deonicarsko drustvo Djakovica, Holding Corporacy "Mulliri" Shoqata Aksionare në Gjakovë;
Fi.188/90Osnovna Organizacija Udruzenog Rada “Mulliri” Djakovica / Organizata Themelore e Punës së Bashkuar “Mulliri”
Drustveno Preduzece "Mulliri" Industrija Brasna i Hleba, poptuna odgovornost u Djakovici. Ndërmarrja Shoqërore "Mulliri" Industria e Miellit dhe Bukës me përgjegjësi të plotë në Gjakovë Slozeno Preduzece Zitoprodukt Pristina, Drustveno Preduzece "Mulliri" Industrija Brasna i Hleba u Djakovici
Ndërmarrja e përbërë Zhitoprodukt Prishtinë, Ndërmarrja Shoqërore "Mulliri" Industria e Miellit dhe Bukës në Gjakovë
Fi 442/88, Organizata Themelore e Punës së Bashkuar Industria e Miellit dhe Bukës p.sol.p në Gjakovë / Osnovna Organizacija Udruzenog Rada Industrija Brasna i Hleba “Mulliri” sa neogranicenom solidarnom odgovornošcu u Djakovici

Ndërmarrja e Re Vitomorica SH.P.K. është fermë e blegtorisë për prodhimin e mishit dhe qumështit. Përfshinë tokën e fermës dhe stallat e nevojshme për strehimin, ushqyerjen dhe mjeljen e më shumë se 2,000 lopëve. Kjo hapësirë ka sipërfaqe prej rreth
450 hektarë
Emrat e mëparshëm
Fi.1922/92, Poljoprivredni Kombinat Beograd “Poljoprivreda" Društvo sa Ogranicenom Odgovornošcu Pec / Kombinati Bujqësor Beograd "Bujqësia" Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në Pejë
Fi.525/89, Osnovna Organizacija Udruzenog Rada “Poljoprivreda” u sastavu PIK “DUSAN MUGOSA - DUC” sa neogranicenom solidarnom odgovornošcu Pec / Organizata Themelore e Punës së Bashkuar “Bujqësia” në përbërje të KBI “Dushan Mugosha - DUQ” me përgjegjësi solidare të pakufizuar Pejë; Preduzece “Poljoprivreda” sa potpunom odgovornoscu sa sedistem u Peci / Ndërmarrja "Bujqësia" me përgjegjësi të plotë me seli në Pejë; Slozeno Preduzece "Poljoprivredni Industrijski kombinat DUSAN MUGOSA - DUC” sa neogranicenom solidarnom odgovornošcu Preduzece “Poljoprivreda” sa potpunom odgovornoscu u Peci / Ndërmarrja e përbërë "Kombinati Bujqësor Industrial Dushan Mugosha - Duq" me përgjegjësi solidare të plotë. Ndërmarrja "Bujqësia" me përgjegjësi të plotë në Pejë

Ndërmarrja e Re Kompresori SH.P.K. ofron shërbime për mirëmbajtje dhe riparimin e të gjitha automjeteve, duke përfshirë ngjyrosjen. Deri kohët e fundit ka qenë njëra nga pikat kyçe në Kosovë ku standardet teknike të automjeteve janë testuar dhe aprovuar (kryesisht për autobusë dhe kamionë). Ndërmarrja e Re përfshinë një hapësirë me sipërfaqe prej 2.8 hektarë dhe një numër të ndërtesave të ndërtuara në objekte të kompanisë.
Emrat e mëparshëm
Fi. 141/87, Radna Organizacija Auto Kuca „Kompresor“
Fi.681/89, Preduzece Auto Kuca “Kompresor” za servis, remont i promet, Djakovica);
Fi. 6884/92, Auto Kuca “Kompresor” Deonicarsko Drustvo

Ndërmarrja e Re Eximkos 2005 SH.P.K. gjendet ne një vend ideal, ne qendër te Prishtinës rreth 200 metra larg Hotelit Grand. Ndërmarrja e Re do te ketë disa kontrata qiradhënieje me agjencitë qeveritare dhe me kompani private.
Emrat e mëparshëm
Fi-6890/92, Ndermarrja për Tregti të Jashtme "Export - Import Kosova" "Eximkos" - Prishtina / Preduzece za Spoljnu Trgovinu "Export - Import Kosova" "Eximkos" - Pristina
Fi - 677/89, Ndermarrja për Tregti të Jashtme "Export - Import Kosova" "Eximkos" - Prishtina / Preduzece za Spoljnu Trgovinu "Export - Import Kosova" "Eximkos" - Pristina

Ndërmarrja e Re Unikos Projekt 2005 SH.P.K. ka ofruar shërbime arkitekturale dhe testime te tokës brenda regjionit. Pjesa e Posaçme e shitjes te ndërmarrjes është ekspertiza teknike e punëtoreve te saj. Gjithashtu është një vend i shkëlqyeshëm dhe gjendet ne qendër te qytetit
Emrat e mëparshëm
Fi-784/98, D.O.O. Unikosprojekt Drustvo za studijska istrazivanja, projektovanje, inzinjering, konsalting, promet, usluge i Export Import- Pristina
Fi 7742/92, DD u mesovitoj svojini Unikos Projekt- Prishtina
Fi 613/89, Preduzece za studijske, istrazne, projektantske, inzinjering, konsalting i prometne poslove UNIKOSPROJEKT sa po. -Pristina

Ndërmarrja e Re 18 Nëntori në Rahovec SH.P.K. është një përpunuese e plastikës e specializuar në prodhimin e qeseve plastike dhe plastikës me metër, për shfrytëzuesit industrial dhe shtëpiak, një seri të gjerë të pjesëve plastike, shisheve dhe kutive, gjithashtu edhe orendive. (Per ketë ndermarrje dita e ofertimit shtyeht per 12 tetor)

Ndërmarrja e Re 18 Nëntori Xërxë Alfa SH.P.K. në fshatin Xërxë ka prodhuar pjesë për bateri duke përdorur teknologjinë e injektimit. Megjithëse tani fabrika punon me kapacitet minimal, kjo njësi për prodhimin e baterive mund të jetë një bazë ideale për prodhues ekzistues të plastikës për krijimin ose zgjerimin e aktiviteteve të biznesit të tyre aktual. (Per ketë ndermarrje dita e ofertimit shtyeht per 12 tetor)

Ndërmarrja e Re 18 Nëntori Xërxë Beta SH.P.K. me 1,720m2 së bashku me një pjesë të oborrit të mbuluar, është e përshtatshme për rifillimin e aktiviteteve të saja origjinale ose për shndërrimin në një numër përdorimesh komerciale (prodhim, hapësirë për depo, etj). Toka në pjesën e prapme të pronës mund të përdoret për qëllime komerciale ose private.(Per ketë ndermarrje dita e ofertimit shtyeht per 12 tetor)
Emrat e mëparshëm
Fi. 7339/92, Shoqëria aksionare me përgjegjësi të pakufizuar “18 Nentori” Rahovec, (Gjykata Ekonomike Prishtinë) /Deonicko Drustvo sa potpunom odgovornoscu “18 Novembar” Orahovac (Privredni Sud Pristina)
Fi. 502/89, N.Sh. “18 Nentori” Industria për përpunimin e masave plastike Rahovec, (Gjykata Ekonomike e Qarkut Gjakove)/D.P. “18 Novembar” Industrija za preradu plasticnih masa Orahovac(Okruzni Privredni Sud Djakovica)
Organizata Punuese “18 Nëntori” Industria per përpunimin e masave plastike Rahovec /Radna Organizacija “18 Novembar” Industrija za preradu plasticnih masa Orahovac

Ndërmarrja e Re Ramiz Sadiku Fabrika e tullave SH.P.K. ju ofron palëve të interesuara mundësi të marrin një fabrikë operative të tullave, një fabrikë të bllokave të betonit dhe një njësi separacioni në tri lokacione të ndryshme në Landovicë.
Emrat e mëparshëm
Fi 2412/93, Shoqëria akcionare ndërmarrja industriale ndërtimore (SH.A NIN) "Prizren" me përgjegjësi të pakufizuar, (Gjykata Ekonomike Prishtinë) /Deonicarsko drustvo gradjevinsko industrijsko produzece (D.D GIP) “Prizren” sa potpunom odgovornoscu, (Privredni Sud Pristina)
Fi 630/89, Ndërmarrja industriale ndërtimore me pëgjegjësi të pakufizuar (NIN) "Prizren"/Gradjevinsko industrijsko preduzeæe (GIP) "Prizren" sa potpunom odgovornoscu
Organizata punuese ndërtimore (OPN) "Prizren"/Gradjevinsko radna organizacija (GRO) "Prizren”

Data e fundit për parakualifikim 14 shtator 2005
Data për dorëzimin e ofertave është 21 shtator 2005

Në përputhje me Rregulloren e AKM-së dhe politikën e AKM-së/UNMIK-ut, AKM-ja propozon që të shes asetet e subjekteve të tilla (në raste të caktuara së bashku, me detyrimet e caktuara) përmes programit të AKM-së për privatizim. Cilido person që beson se ka ankesë valide kundër subjekteve apo aseteve të tilla (përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar me, (i) ankesat në të cilat ata besojnë se janë pronarë të ligjshëm të cilitdo subjekti apo aseti apo pjese të saj apo se janë pasardhës validë (ii) kreditorët) pa vonesë duhet të paraqesin një ankesë të tillë në AKM, së bashku me sqarimet e plota dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.

AKM-ja pretendon të kryej shitjet e subjekteve/aseteve të tilla sipas (i) mënyrës së privatizimit spin of (bartjes së aseteve dhe në raste të caktuara edhe detyrimeve të caktuara tek kompania e sapo krijuar) dhe pastaj të realizoj procesin e likuidimit apo përmes (ii) shitjes me anë të ankandeve, të aseteve si pjesë e procesit të likuidimit.

Në procesin e likuidimit, AKM-ja do të analizoj ankesat e paraqitura dhe dokumentet përcjellëse në mënyrë që të përcaktoj se te kush duhet të shkojnë pagesat nga të ardhurat nga shitja në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm. Duhet të theksohet se, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, ka gjasa që 20% e të ardhurave nga shitja së pari t’i paguhen “punëtorëve të kualifikueshëm”, pas tyre pretenduesve për pronësi të tokave, kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe pastaj pronarëve të subjekteve ku subjektet e tilla janë përcaktuar se janë transformuar në përputhje me Ligjin e zbatueshëm dhe në mënyrë jo diskriminuese.

AKM-ja nuk do ti gjykoj ankesat si një organ kuazi gjyqësor apo organ administrativ; prandaj paraqitja e ankesës në AKM, për të cilën gjë AKM-ja fuqimisht i inkurajon paditësit e mundshëm të bëjnë këtë, nuk e parandalon paditësin e mundshëm që gjithashtu të paraqes padi edhe në Odën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, e gjithashtu nuk e parandalon që të kontestoj ligjërishtë çfarëdo vendimi të AKM-së në gjykatën kompetente.

Për formularin e ankesës dhe detajet se si të paraqitet një ankesë, shiko www.kta-kosovo.org - "si të paraqes ankesë" apo merr formularin nga cilado zyre e AKM-së. Ankesat gjithashtu mund të paraqiten në zyrën e Shtyllës së BE-së në Beograd adresa e së cilës është Tolstojeva 47-49,11000 Beograd, Serbi. Rregulloret e UNMIK-ut përkatëse janë marrë nga faqja e AKM-së në internet, e cekur më lartë.

Personat të cilët besojnë se kanë të drejtë në pjesën e 20% e të ardhurave nga shitja e pagueshme për “punëtorët e kualifikuar” pas shitjes/likuidimit (përfshirë edhe personat që hyjnë brenda çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të “punëtorëve të kualifikuar” apo punëtorëve si rezultat i çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "diskriminimit") gjithashtu mund të gjejnë detaje të listës përkatëse në faqen e internetit të cekur më lartë menjëherë pas shitjes/likuidimit së bashku me detajet se si ata mund të paraqesin ankesë për të shtuar edhe veten e tyre në listë.

Për të marrë më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t’ju ofrojë atyre informata shtesë.

Departamenti i Privatizimit
Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel:++ 381 38 500 400 1255
Fax: ++ 381 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

KTA