-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

vala6

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bënë Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (kompanitë e reja) e krijuar nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSH-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE Ndërmarrjeve të Reja (NewCo-ve)

Ndërmarrja e Re Mbushtorja Suharekë SH.P.K. është një mbushtore e cila ndodhet në një pjesë prej 2.88 hektarësh me një godinë prodhuese me rreth 3,552m². Mbushtorja ka të gjitha pajisjet e nevojshme për përgatitjen, përzierjen, mbushjen dhe etiketimin e pijeve të gazuara me shije të ndryshme dhe shet në shishe qelqi prej 0,33l dhe shishe plastike prej 1,5l.

Ndërmarrja e Re Restorant Ballkan SH.P.K. (Suharekë) është një restorant me 2,528m² i njohur dhe mirëmbajtur mirë, i vendosur në një pjesë prej 53,19 ari në rrugën kryesore Prizren-Shtime. Lokali ofron një sallë të gjerë të ngrënies e cila mund të shfrytëzohet si diskotekë, për ekspozita, dasma, apo ndonjë rast të rëndësishëm. Në anën e djathtë të ndërtesës është një restorant i veçantë me një formë të rrallë të rrumbullakët dhe një pamje të mrekullueshme.

Ndërmarrja e Re Liria Depoja Ushqimore SH.P.K. Ndërmarrja subsidiare ofron hapësirë atraktive për depo me një kompleks deposh përbërë nga njëmbëdhjetë depo që ndodhen në qendër të qytetit të Prizrenit. Pasiqë në qendër të qytetit të Prizrenit hapësirat për deponim janë të rralla do të ofronte mundësi për aktivitete komerciale.

Ndërmarrja e Re Liria Shitoret Jeni Mahallë SH.P.K. Ndërmarrja subsidiare ofron hapësirë atraktive për tregti me pakicë në një kompleks të përbërë nga tetë njësi shitjeje me pakicë që ndodhen në qendër të qytetit të Prizrenit. Konsiderohet pozitë kryesore për shitore dhe aktivitete të ngjashme


Ndërmarrja e Re Auto-Shkolla - SHAM Iliri SH.P.K.
është auto-shkolla e parë në rajonin e Rahovecit. Shkolla siguron trajnime për kategorinë B. Kualiteti i shërbimeve të ofruara, angazhimi dhe profesionalizmi i trajnerëve dhe rezultatet ekzistuese në testet e vozitjes kanë krijuar reputacionin e shkollës në mesin e popullatës së rajonit dhe më gjerë.

Ndërmarrja e Re Llapi Qendra Tregtare SH.P.K. në Podujevë përbehet nga një ndërtesë e cila është ndërtuar në vitin 1975 dhe ka sipërfaqen totale 2,050 metra katror. Parcela e tokës është 1,014 metra katror. Ndër. e Re është e pozicionuar mirë në qendër të qytetit të Podujevës. Ndërtesa ka hapësirë dhe është funksionale si një qendër moderne, duke përfshirë infrastrukturën e përshtatshme për tregti me shumicë dhe tregti me pakicë.

Ndërmarrja e Re Llapi Shitorja Nr. 30 SH.P.K. ka 81 metra katror, duke zënë kështu një nga lokacionet me të mira për tregti me pakicë në qytetin e Podujevës. Kohëve të fundit është rinovuar dhe tani ofron mundësi të shkëlqyeshme për biznes.

Ndërmarrja e Re Toka e Llapit SH.P.K. posedon parcelën me 289 metra katror, në Podujevë,lidhet mirë me rrjetin e rrugëve për në Prishtinë dhe në Serbi. Ofron një lokacion të mirë për zhvillim të biznesit.

Ndërmarrja e Re Restorant Stella SH.P.K. gjendet në Prishtinë në rrugën Nëna Terezë në një pozitë shumë të përshtatshme, përballë ndërtesës së Radio Kosovës dhe në një hapësirë shumë të frekuentuar.

Ndërmarrja e Re Restorant Aferdita SH.P.K. gjendet në Prishtinë, në udhëkryqin e rrugëve Nëna Terezë dhe Ramiz Sadiku, përballë Ndërtesës Qeveritare. Restoranti ka 120 ulëse dhe kohëve të fundit është riparuar e tërë infrastruktura. Zakonisht, restoranti Aferdita ofron shërbime për mysafirët lokal dhe rajonal që kalojnë andejpari si dhe në dasma dhe festime lokale.

Ndërmarrja e Re Hotel Drenica SH.P.K. gjendet në Fushe Kosovë, përballë stacionit kryesor hekurudhor të Kosovës. Përfshin një hapësirë të përgjithshme të tokës prej 3100 m2 me një kapacitet të hotelit prej 30 shtretërve dhe një restoranti me 240 ulëse. Zakonisht, Hotel Drenica ofron shërbime për mysafirët lokal dhe rajonal që kalojnë andejpari si dhe në dasma dhe festime lokale.

Ndërmarrja e Re Teka Commerce SH.P.K. ofron një lokacion shumë të mirë për zhvillim të industrisë dhe/ ose për depo që është shumë mirë e lidhur me rrugë në afërsi të Prishtinës

Ndërmarrja e Re Kosovarja SH.P.K. ka një objekt i cili është i ndërtuar që të jetë furra më e madhe si dhe prodhuesi më i madh i ëmbëlsirave në Kosovë dhe gjendet në zonën Industriale në Prishtinë

Ndërmarrja e Re Lavertari-Blegtori SH.P.K. ofron përafërsisht 650 hektarë të tokës së punueshme, përfshi këtu edhe një fermë të madhe të lopëve qumështore shumë afër Prishtinës me lidhje rrugore në gjendje të shkëlqyer, hekurudhë dhe qasje në trafikun ajror në afërsi.

Ndërmarrja e Re Korrotica SH.P.K. u ofron ofertuesve mundësi të blejnë një gurore prej 453,335m2 që përbëhet prej 5 milon metrash kub të rezervave të gurit, impiantit, makinerisë për ndertimin e rrugëve. Gurëthyesi ka katër linja të prodhimit që përbëhen nga baza e asfaltit, baza e betonit, zhavorrit dhe rërës.

Ndërmarrja e Re Trasing Mekanizimi SH.P.K. u ofron ofertuesve të interesuar mundësinë të blejnë pronë që përbëhet prej 5,626 m2 bashkë më deponë dhe zyret afër qendrës së Pishtinës.

Ndërmarrja e Re Eurometal SH.P.K. është një ndërmarrje industriale e përpunimit të metaleve (shitjet rreth €330,000, 140 punëtorë) në Ferizaj. Prodhimet kryesore të ndërmarrjes janë strukturore ( halla metalike, dhe konstruksione tjera metalike) dhe ndërtimtari inxhinierike (ura etj) si dhe rezervuar për materiale të lëngëta (nëntokësorë dhe mbitokësorë), ndërtime të vogla metalike dhe këmbyes nxehtësie. Oferta përbëhet nga 4.1 hektarë sipërfaqe të përgjithshme dhe rreth 15,000 m2 ndërtesa.

Ndërmarrja e Re Eurometali Depo dhe Zyre SH.P.K. ofron një depo druri dhe ndërtesë zyresh prej 360m2 si dhe një ngastër të gjerë të hapur dhe të shtruar me zhavorr prej 80,829 m2 në afërsi të qendrës së qytetit.

Ndërmarrja e Re “Vinex” Bulonat dhe Dadot SH.P.K. është i vetmi prodhues industrial i bulonave dhe dadove në Kosovë. Përveç bulonave dhe dadove standarde, Vineksi prodhon edhe bulonat specifike ne bazë të kërkesave të konsumatorëve. Ndërmarrja posedon edhe repartin e vet të galvanizimit. (dita për dorzimin e ofertave per kete ndermarrje eshte shtyrë per 21 shtator 2005)

Ndërmarrja e Re Stacioni Bujqësor Administrata SH.P.K. ofron mundësi unike për blerjen e godinave për depo dhe zyre në parcelën (përafërsisht 8,566 m2) afër qendrës së qytetit të Gjilanit. Sipërfaqja e tokës së lire është përafërsisht 7,801 m2 e cila mundëson zgjerimin e biznesit sipas dëshirës.

Ndërmarrja e Re Stacioni Bujqësor Livoq SH.P.K. subjekt i këtij tenderi përmban përafërsisht 71,293 m2 sipërfaqe të tokës. Godinat subjekt i këtij tenderi më parë janë shfrytëzuar si halla për rritjen e pulave dhe derrave, të cilat momentalisht janë dhënë me qira 5 ndërmarrjeve private. Godinat mbulojnë sipërfaqe prej afërsisht 7,801 m2.

Ndërmarrja e Re Stacioni Bujqësor Reproqendra SH.P.K. ofron mundësinë për blerjen e 3 fermave të pulave dhe stacionit inkubatorik në parcelat (përafërsisht 80,633 m2) në afërsi të fshatit Livoq i ulët dhe Cërnicë, afërsisht 5 km në jug të qytetit të Gjilanit.

Ndërmarrja e Re Depo Rugova Pejë SH.P.K. përfshinë tri ndërtesa kryesore, të ndërtuara në vitin 1989, që mbulon sipërfaqen prej 986m2. Parcela mbulon përafërsisht 4,000m2 afër zonës industriale të qytetit të Pejës .

Ndërmarrja e Re Depo Rugova Istog SH.P.K. përfshinë katër ndërtesa kryesore, të ndërtuara në 1976, dhe mbulon sipërfaqen prej 732 m2. Parcela mbulon përafërsisht 2,000m2 afër qendrës së Istogut .

Ndërmarrja e Re Transportuese Mirusha SH.P.K. ofron pajisje për rregullimin dhe mirëmbajtjen e veturave. Përfshinë shtatë ndërtesa duke mbuluar sipërfaqen prej 1,231m2 në qytetin e Klinës/Klina. Parcela mbulon përafërsisht 1 hektarë që jap hapësirë të mjaftueshme për zgjerimin e ndërtesave ekzistuese dhe aktiviteteve momentale biznesore.

Ndërmarrja e re Kafeteria Teuta SH.P.K. përfshinë kafiterinë me sipërfaqe prej 60m2 ne përdhese të ndërtesës rezidenciale në qendër te qytetit të Pejës.

Ndërmarrja e Re Mirusha SH.P.K. Në Volljakë, komuna e Klinës/Klina, prodhon shtylla te betonit te kualitetit te lartë për elektrifikim, tjegulla te betonit dhe profile te betonit. Është prodhuesi i vetëm në Kosovë që prodhon shtylla të betonit me gjatësi deri në 21m . Ndërmarrja ka kapacitet të instaluar për 90 shtylla në ditë. Ndërmarrja e re ekzekuton projekte për ndërtimtari të ulët dhe të lartë gjithashtu.

Ndërmarrja e Re Hotel Pashtriku SH.P.K. është hoteli më i madh në rajonin e Dukagjinit. Ka 252 shtretër në 164 dhoma. Hoteli siguron restorantin, dhomën e ngrënies, hapësirë për konferenca dhe seminare, sport, zbavitje dhe blerje.

Ndërmarrja e Re Kafeteria Expres SH.P.K. është kafiteri me sipërfaqe prej 430m2 në përdhesë te ndërtesës rezidenciale në qendër te qytetit të Pejës
Ndërmarrja e Re Hotel Pashtriku SH.P.K. është hoteli më i madh në rajonin e Dukagjinit. Ka 252 shtretër në 164 dhoma. Hoteli siguron restorantin, dhomën e ngrënies, hapësirë për konferenca dhe seminare, sport, zbavitje dhe blerje.

Ndërmarrja e Re Restorant Rinia SH.P.K. është ish restorant me sipërfaqe prej 938 m2 në dy nivele ne përdhesen e ndërtesës rezidenciale në qendër te qytetit të Gjakovës

Ndërmarrja e Re Ferma Brojë SH.P.K. gjendet në Zonën Kadastrale ,Komuna e Skenderajt dhe përfshin një sipërfaqe prej përafërsisht 340 hektarë tokë bujqësore.

Ndërmarrja e Re DEN SH.P.K. merret me prodhimin e produkteve të drurit dhe të qelqit dhe gjendet në zonën industriale të Mitrovicës.

Data e fundit për parakualifikim 24 gusht 2005
Data për dorëzimin e ofertave është 31 gusht 2005

Për të marrë më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t’ju ofrojë atyre informata shtesë.

Departamenti i privatizimit
Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel:++ 381 38 500 400 1255
Fax: ++ 381 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Që ta shkarkoni këtë faqe në formë PDF, Klikoni këtu

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

KTA