-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

vala5.1

Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit i është dhënë detyrë të privatizojë Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës spin-off dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë përmes tenderit dhe me konkurencë të hapur, NewCo-të (kompanitë e reja) e krijuar nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSH-ve në listën si vijon:

AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NewCo-ve

përmes Spin off-it Special

Ndërmarrja e Re Banja e Kllokotit Impianti për mbushje të ujit: Prodhuesi nr.1, i Ujit Mineral dhe Gazit Industrial CO2 ne Kosovë. Kualiteti i lartë i ujit dhe emri shumë i afirmuar i markës së ujit ne regjion. Potenciali i lartë i zhvillimit. Shitja ne vitin 2002 ka qenë 12 milion litra, ne vitin 2003 ka qenë 16.5 milion litra dhe ne vitin 2004 ka qene 18 milion litra. Menaxhmenti me përvojë dhe fuqia punëtore e kualifikuar.


Për këtë ndërmarrje vlejnë kushte te veçanta.

Dita e fundit për Parakualifikim është: 06 korrik 2005


Dita e parë për dorëzimin e ofertave është: 13 korrik 2005

Dita e dytë për dorëzimin e ofertave është: 20 korrik 2005


Për të marrë më shumë informata, investitorët e interesuar mund ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t’ju ofrojë atyre informata shtesë.

Departamenti i privatizimit
Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel:++ 381 38 500 400 1255
Fax: ++ 381 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

 

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranojë përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

 

KTA