-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

Raundi#5

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bënë Privatizmin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (kompanitë e reja) e krijuar nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSH-vepërmes tenderit dhe me konkurencë të hapur, në listën si vijon:

AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NewCo-ve

Ndërmarrja e Re Plastika: gjendet në qendër të Prishtinës. Hapësirë primare e zhvillimit të pronës së patundshme: 12,210 m2 tokë me dy ndërtesa për prodhim, dy depo, dhe një ndërtesë administrative. Kjo ndërmarrje ka qenë prodhues kryesor i ornamenteve të plastikës për përdorime të ndryshme komerciale dhe industriale. Aktualisht, prodhimi është i kufizuar, ndërsa hapësira i është dhënë me qira palës së tretë me qira, në afat të shkurtë.

Ndërmarrja e Re Farmed: gjendet në qendër të Prishtinës dhe është ndërmarrja kryesore tregtare farmaceutike për shitje me shumicë. Përafërsisht 11,000 m2 tokë. 400 m2 zyra, 7700 m2 objekt për magazinim; dy dhoma për ftohje; laboratori për ekzaminim; ashensorët dy tonësh; garazh; tanku i alkoolit prej 30,000 litrash; tanku i dytë për magazinim prej 10,000 litrash; ndërtesat dhe pajisjet në gjendje të mirë funksionale etj. Aktualisht punëson 53 punëtorë.

Ndërmarrja e Re Moteli Agromorava: gjendet në Viti. 924 m2 motel, 96 m2 aneks, 25 m2 depo.

Ndërmarrja e Re Agromorava Mulliri Elektrik: gjendet në Kabash/Viti. Bluarja e drithërave dhe objektet për magazinim, gjashtë kate, mulliri prej 2166m2 me 219m lartësi. Ndërtesa administrative. Hangari për magazinim, mulliri i vjetër, 12,178m2 të tokës.

Ndërmarrja e Re Agromorava Ramjan: gjendet në Ramjan/Viti. 315 hektarë të tokës Bujqësore.

Ndërmarrja e Re Teuta: gjendet në Gjilan. Prodhues i uniformave dhe prodhimeve të tjera të tekstilit. Nuk është funksionale. Ka Zyra dhe objekte të vogla të prodhimit dhe makina për qepje.

Ndërmarrja e Re Kosova Hidroteknika: gjendet në Prishtinë. Ndërtim dhe projektim (inxhinieri) të ujit, kanalizimit, sistemit të ujitjes dhe shërbimeve të përgjithshme të inxhinierisë. Aktualisht ka 63 punëtorë. Ndërtesa e zyrave e vogël, pajisjet e inxhinierisë, dhe toka.

Ndërmarrja e Re Fabrika e letrës: gjendet në Lipjan. Prodhim të kartonit. Aktualisht ka 137 punëtorë. Fabrika, zyrat administrative si dhe toka. Pajisjet në gjendje të mirë funksionale. Me investime të reja, potenciale për zgjerim të prodhimit, prodhimet e reja, dhe tregu i ri.

Ndërmarrja e Re Fabrika e Letrës Parcela: gjendet në Lipjan. Dy parcela me hapësirë prej 2410m2.

Ndërmarrja e Re impianti prodhues Reçan (Prizren): 2500m2 depo që gjendet në rrugën për në Brezovicë në mes të Reçanit dhe Pllanjanit.

Ndërmarrja e Re Depo në Zhur (Prizren): 1500m2 depo e cila gjendet në rrugë për në Shqipëri në mes të Zhurit dhe Vermicës.

Ndërmarrja e Re Elast: gjendet në zonën industriale të Gjakovës. Fabrika për rimbushjen e gomave të kamionëve dhe autobusëve. Kapaciteti vjetor prej 16,000 gomave të rimbushura. Aktualisht nuk funksionon. Fabrika prej 3000 m2 e ndërtuar me 1986. Fabrika e papërfunduar prej 3600 m2. 3.58 hektarë tokë.

Ndërmarrja e Re Elast Depo: gjendet në Gjakovë. Fabrika për prodhime të vjetra gome. Nuk është në funksion që 15 vite. Mund të përdoret si depo ose objekt për prodhime të reja. 4500 m2 ndërtesë. Ka 1.41hektarë tokë.

Ndërmarrja e Re Furra Produkt: gjendet në Pejë. Furrë me dy vija të prodhimit me kapacitet prej 3000 kg në orë. Prodhimi aktual është 1200 kg në orë. E vetmja furrë e shkallës industriale në Pejë. Shumica e pajisjeve janë që nga viti 1986. Ndërtesa mbulon 6000 m2, e ndërtuar në vitin 1980. Ka edhe 1.6 hektarë tokë.

Ndërmarrja e Re Banja e Kllokotit Tokë Bujqësore: gjendet në Kllokot. 22 hektarë tokë dhe 310 m2 ndërtesë.

Ndërmarrja e Re Përparimi Fabrika e vjeter e Tullave F3: gjendet në Skenderaj. Ka 18,262 m2 tokë dhe fabrikën e vjetër të tullave dhe tjegullave që nuk është funksionale.

Ndërmarrja e Re Produkt Depoja e Hekurudhës: depoja tre kate e ndërtuar në vitin 1970. Rreth 2100 m2 hapësirë. Ka edhe 0.23 hektarë tokë afër stacionit hekurudhor të Pejës.

Ndërmarrja e Re Produkt depoja e stacionit të autobusëve: 360 m2 depo e ndërtuar në vitin 1949. Ka 0,09 hektarë tokë.

Ndërmarrja e Re fabrika e tepihëve Teuta: gjendet në Vrellë komuna e Istogut. Fabrika është ndërtuar në vitin 1982 për prodhimin e tepihëve dhe batanijeve të leshit. Pajisjet janë funksionale. Aktualisht nuk është në funksion. Ndërtesat mbulojnë rreth 2400 m2. Ka 0.45 hektarë tokë.

Ndërmarrja e Re Depoja Teuta: gjendet në Vrellë komuna e Istogut. 3 ndërtesa me rreth 2500 m2 e ndërtuar në vitin 1995 në 0.60 hektarë tokë. Plus 880 m2 depo ndërtuar në vitin 1979 në 0.28 hektarë tokë.

Ndërmarrja e Re Ferma Vitak Qubrel: në Skenderaj dhe përfshin një sipërfaqe prej përafërsisht prej 300 hektarë tokë të lërueshme të fermës .

Ndërmarrja e Re Ferma Leqine: gjendet në Skenderaj dhe përfshin një sipërfaqe prej përafërsisht prej 293 hektarë tokë të lërueshme të fermës.

Ndërmarrja e Re Ferma Trnavc - Prekaz: gjendet në Skenderaj përfshin një sipërfaqe prej përafërsisht 170 hektarë tokë të lërueshme të fermës.

Ndërmarrja e Re Ferma Makermal: gjendet në Skenderaj dhe përfshin një sipërfaqe prej përafërsisht prej 30 hektarë tokë të lërueshme të fermës.

Ndërmarrja e Re Drenica Shtëpia e re e Mallrave: gjendet në Skenderaj. Ka katër kate, 3,650 m2 dyqane, restorante, dhe zyra.

Ndërmarrja e Re Drenica Shtëpia e vjetër e Mallrave: gjendet në Skenderaj. Dy kate me total 1,154 m2. Ka edhe 577 m2 tokë.

Ndërmarrja e Re Çeliku Konstruksione Metalike: gjendet në Gjilan. Prodhime strukturore metalike dhe kompania për ndërtimtari. Ka 46,000 m2 tokë dhe 8818 m2 ndërtesa për prodhim dhe zyra. Aktualisht ka 124 punëtorë.

Data e fundit për parakualifikim 06 korrik 2005

Data për dorëzimin e ofertave është 13 korrik 2005


Për të marrë më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t’ju ofrojë atyre informata shtesë.

Departamenti i privatizimit
Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel:++ 381 38 500 400 1255
Fax: ++ 381 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Që ta shkarkoni këtë faqe në formë PDF, Klikoni këtu

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

KTA