hapi2
HAPI
1: RREGULLAT E TENDERIT
Në faqen e internetit të AKM-së, kliko në “Rregulloret
& Regullat e Tenderit”
Kliko në “Rregullat e Tenderit – spin-of i rëndomtë
SHTYPNI dhe LEXONI këtë dokument.
“Regullat e Tenderit – Spin-of –i Rëndomtë”
do t’ju ofroj mundësi që të kuptoni mirë procesin e
privatizimit.
Këto nuk janë Rregullat e Tenderit për Ndër. e Re që
ju dëshironi të ofertoni. Ju mund të pajiseni nga stafi i AKM-së
për Privatizim me Rregulla të Tenderit për çdo Ndër.
të Re.
HAPI 2: “Si të
ofertoj për një NSH?”
Në faqen e internetit të AKM-së, kliko në “Privatizim”
Shkoni në fund të faqes.
Klikoni në “Si të ofertoj për një NSH?
SHTYPNI dhe LEXONI këtë dokument.
“Si të ofertoj për një NSH?”është një
version më i gjatë i këtij dokumenti dhe do të përmbaj
më shumë detaje që ky dokument nuk do t’i mbuloj.
HAPI 3: PËRCAKTONI RAUNDIN QË PËRMBANË
NDËR.e RE PËR TË CILËN DËSHIRONI TË OFERTONI
Pasi të lexoni Rregullat e Përgjithshme të AKM-së për
Tender dhe “Si të Ofertoj për një NSH” ju do të
jeni të gatshëm të filloni të gjurmoni Ndër. e Re për
të cilën dëshironi të ofertoni.
Mbani në mend se ju vet duhet të përcaktoni saktësisht se
për cilën Ndër. të Re ju dëshironi të ofertoni.
Klikoni në butonin e shënuar “Privatizim”
Këtu do të paraqitet lista e Ndër.të Reja të cilat
AKM i ka në dispozicion për blerje. Këto Ndër. të Reja
do të ndahen në raunde.
Lexoni çdo raund me kujdes.
Në shtyllën e ashtuquajtur “Ndërmarrjet”do të
jetë lista e Ndër.të Reja në dispozicion.
Kliko në atë raund që përmbanë Ndër e Re për
të cilën ju dëshironi të ofertoni.
(SHEMBULL: Nëse ju dëshironi të ofertoni për Ndër.
e Re në Raundin 4, ju duhet të klikoni në Raundi i Katërt
me Spin-of të Rëndomtë)
HAPI 4: PËRCAKTONI
TË DHËNAT MBI NDËR e RE PËR TË CILËN DËSHIRONI
TË OFERTONI
Kliko në emrin e Ndër. e Re.
SHTYPNI dhe LEXONI “Të Dhënat” mbi Ndër. e Re.
Këto të Dhëna për Ndër. e Re do t’ju ofrojnë
një përshkrim të shkurtë për asetet dhe detyrimet,
të cilat janë të përfshira në çdo Ndër.
e Re.
(SHEMBULL: Nëse dëshironi të ofertoni për Ndër.e
Re Ringov në Valën e Katërt ju duhet të klikoni në
Ndër.e Re Ringov.
HAPI 5: KONTAKTONI DEPARTAMENTIN E PRIVATIZIMIT TË AKM-së
Pasi të lexoni të Dhënat mbi Ndër.e Re për të
cilën ju dëshironi të ofertoni, ju duhet të kontaktoni Departamentin
AKM-së për Privatizim.
Nëse dëshironi të dërgoni një e-mail, klikoni në
soetenders@eumik.org dhe dërgoni një e-mail për të paraqitur
interesimin tuaj.
Adresa e plotë për Departamentin e AKM-së për Privatizimit
të:
Agjencia Kosovare e Mirëbesimit
Rruga “Ilir Konushevci” Nr. 8, Prishtinë, Kosovë
Tel ++ 381 38 500 400 1255
Faks ++381 38 248 076
Email: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org
Ju poashtu mund të kontaktoni AKM-në
përmes secilës Zyrë Regjionale të AKM-së. Klikoni në
Kontakt të mësoni të gjitha informatat për Zyrat Regjionale
të AKM-së.
HAPI 6: CAKTONI NJË TAKIM ME STAFIN e AKM-së
PËR PRIVATIZIM
Për të fituar nivelin më të mirë të shërbimit
nga stafi i AKM-së për PRIVATIZIM, Ju duhet të caktoni një
takim me përfaqësuesit e Departmentit të AKM-së për
Privatizim
para se të arrini.
Numri i tel për Departamentin e AKM-së për Privatizim është
++ 381 38 500 400 ext. 1255.
Nëse dëshironi të dërgoni një e-mail, klikoni në
soetenders@eumik.org dhe dërgoni një e-mail për të caktuar
një takim.
HAPI 7: TAKONI NJË
ANËTAR TË STAFIT TË AKM-së për PRIVATIZIM
Kur të arrini në zyrat e AKM-së ju duhet të takoheni me
një anëtar të stafit të AKM-së për Privatizim.
Ata do të jenë në gjendje t’ju japin udhëzime të
detajizuara se si të veproni më tutje ofertimin tuaj. Ata mund t’ju
përgjigjen pyetjeve që ju mund të keni për Rregullat e Tenderit,
hulumtimin paraprak, përgatitjen e dokumenteve të ofertimit dhe dorëzimin
e ofertës së ligjshme.
HAPI 8: NËNSHKRUANI MARRËVESHJEN PËR
RUAJTJEN E SEKRETIT AFARIST
Pasi që të jeni takuar me një anëtar të stafit të
AKM-së për Privatizim, nëse dëshironi të vazhdoni më
tutje me ofertimin tuaj, ju duhet të nënshkruani marrëveshjen
e ruajtjes së sekretit afarist. Kjo është një document i
thjeshtë, standard i biznesit që ju obligon juve të mos publikoni
ndonjë material sekret dhe të cilin jeni të lejuar ta shqyrtoni
si pjesë të procesit të përgatitjes suaj për ofertim.
Klikoni këtu për të shiquar mostrën e Marrëveshjes
për Ruajtjen e Sekretit Afarist.
HAPI 9: VIZITONI ZYRËN E TË DHËNAVE
TË AKM-së
Pasi që të nënshkruani Marrëveshjen e AKM-së për
Ruajtjen e Sekretit Afarist, ju lejohet të kontrolloni dosjen e dokumenteve
për Ndër. e Re në zyrën e AKM-së për të dhëna.
Dokumentet gjithëpërfshirëse
përfshirë shënimet kadastrale dhe dokumentet tjera të rendësishme
janë në dispozicion për të gjitha Ndër.e Reja në
Zyrën e AKM-së për të Dhëna.
Këtë herë, poashtu do t’ju ipet një dokument specific
i Ndër.së Re të ashtuquajtur “CLOR” që do të
thotë “Disa Rreziqe Ligjore dhe të Tjera”.
Ky dokument sqaron rreziqet potenciale dhe detyrime në lidhje me Ndër.e
Re për të cilën ju ofertoni.
Nga ju do të kërkohet që të nënshkruani një dëftesë
që tregon se ju e keni marrë dokumentin “CLOR”.
HAPI 10: PROCESI I
HULUMTIMIT PARAPRAK
Hulumtimi paraprak është një process që hulumton Ndër.
e Re për të cilën ofertoni. Ju duhet ta kryeni këtë
process vetë; është përgjegjësi e juaja. Ju duhet të
vlerësoni vlerën dhe detyrimet e mundshme të Ndër.së
Re. Vizitat në Zyrën e të Dhënave të AKM-së si
dhe ato në qendrën e Ndër.e Re duhet të koordinohen dhe
aranzhohen përmes stafit të AKM-së.
Hulumtimi paraprak përfshinë, por nuk kufizohet domosdoshmërisht
me:
· Shqyrtimin “Rregullat SPECIFIKE
të Tenderit” për Ndër.e Re.
Edhe pse është në dispozicion modeli i “Rregullave të
Tenderit” për t’u transferuar në faqen e internetit të
AKM-së, këto NUK JANË “Rregullat aktuale të Tenderit”
që do ta udhëheqin shitjen e Ndër.së Re. Çdo Ndër.e
Re ka ‘Rregullat e Tenderit” që përfshijnë publikimin
e detyrimeve, kushtet speciale (nëse ka ndonjë), etj.
Ju duhet të mësoni “Rregullat
e Tenderit” specifike për Ndër.e Re, për të cilën
ju dëshironi të ofertoni. Stafi i AKM-së për Privatizim
do t’ju pajis me to.
· Shqyrtimin e Memorandumit Informativ
për Ndër. tuaj të Re.
Stafi i AKM-së përgatitë Memorandumet Informative për çdo
Ndër.të Re. Këto memorandume janë të ngjashme me Të
Dhënat mbi Ndërmarrjet që gjinden në faqen e internetit
të AKM-së, por Memorandumet Informative janë shumë më
të detajuara dhe do të përfshijnë listat specifike të
aseteve, detyrimeve, etj
Ju NUK do të keni mundësi ta shiqoni ndonjë Memorandum Informativ
pa e nënshkruar Marrëveshjen për Ruajtjen e Sekretit (Hapi 8)
· Vizitoni Zyrën e të Dhënave të AKM-së dhe
rishikoni dokumentet e Ndër.së Re.
Kopjet e të dhënave të rëndësishme origjinale, përfshirë
shënimet kadastrale janë në dispozicionin tuaj që t’i
shikoni, pasi të keni nënshkruar marrëveshjen e ruajtjes së
sekretit. Zyra e të Dhënave, Memorandumi Informativ dhe CLOR përmbajnë
informata të rëndësishme në mënyrë që t’ju
ndihmojnë të vlerësoni vlerën e Ndër. e Re dhe duhet
të ndikoj në vendimin tuaj se a të ofertoj dhe sa. Poashtu përfshijnë
kopjet e marrëveshjeve për shitje dhe dokumenteve të Ndër.
së Re që ju do t’i nënshkruani nëse fitoni si dhe
shumë udhëzime mbi ato detyrime siç është vëllimi
i TVSH-së apo transferi i borxheve për shërbimet komunale.
Ju NUK mund ta vizitoni Zyrën e të Dhënave të AKM-së
pa e nënshkruar Marrëveshjen e Ruajtjes së Sekretit Afarist.
(Hapi 8)
· Vizitoni Ndër. e Re.
Stafi i AKM-së për Privatizim do t’ju ndihmoj të caktoni
kohën për të vizituar Ndër. e Re, për të cilën
ju jeni të interesuar.
o Ofertuesit janë të inkuarajuar që të kryejnë hulumtimin
e tyre paraprak lidhur me ambentin gjatë kësaj vizite.
· Verifikoni në zyrën e komunës dhe lokacionet tjera.
Esenca e hulumtimit paraprak është se hulumtimi i Ndër.së
Re është përgjegjësi e juaja . Stafi i AKM-së për
Privatizim do të ndihmoj, por rreziku dhe përgjegjësia ju përket
vetëm juve. Bëhuni të përkryer. Sa më të përgatitur
që jeni, aq më e përkryer do të jetë oferta e juaj.
· Kryeni hulumtim paraprak ligjor dhe financiar.
Kërkoni këshillë nga një avokat i pavarur mbi ligjet dhe
rregulloret në fuqi që kanë të bëjnë me programin
e privatizimit dhe mbi ligjet dhe regulloret të aplikueshme për operimet
e Ndër.së Re. Klikoni këtu për linkun e Shoqatës së
Avokatëve të Kosovës Mbështetja Ligjore e Kosovës dhe
Informatat. Ne ju rekomandojmë që të angazhoni një avokat
të pavarur. Juristët në AKM apo NSH nuk mund t’ju këshillojnë
mbi këto çështje.
Nëse biznesi për të cilin ju
po ofertoni është i madh, merrni në konsiderim angazhimin e një
kontabilisti.
Klikoni në këtë link për Shoqatën e Kontabilistëve
dhe Revizorëve të Certifikuar të Kosovës: SHOQËRIA
E LLOGARITARËVE DHE REVIZORËVE TË CERTIFIKUAR TË KOSOVËS
· Shqyrtimi i ankesave të kreditorëve
Shqyrtimi i ankesave të kreditorëve të mbrojtur në regjistrat
e pengut dhe hipotekës dhe në gjykatat tjera përkatëse.
Nëse jeni i brengosur për këto apo për ndonjë ankesë
në zyrën e të dhënave kërkoni këshillë juridike.
(shiqoni më lartë).
HAPI 11: PARAKUALOFIKOHU PËR TË OFERTUAR
Nëse dëshironi të ofertoni, ju duhet të parakualifikoheni.
Parakualifikimi është shumë i thjeshtë.
Për t’u parakualifikuar, ju duhet:
· Të plotësoni Formularin e thjeshtë për Regjistrim,
me të cilin do t’ju pajis AKM-ja.
· Nëse ju ofertoni si individ, ju duhet të ofroni një
kopje të lejes suaj të njoftimit apo pasaportës.
o Nëse ju ofertoni në emër të Subjektit Juridik (zakonisht
afarist) ju duhet të ofroni një kopje të Regjistrimit të
Biznesit tuaj dhe ta publikoni identitetin e pronarit.
· Ju duhet të nënshkruani deklartën se si ofertues ju
përmbushni kushtet e nenit 1.1 të Rregullës së Tenderit
- (Jo si Ofertues i Ndaluar dhe në raport të mirë me AKM-në)
AKM-ja do t’i kontrolloj dokumentet që
ju i keni ofruar dhe do t’ju lëshoj Çertifikatën e Regjistrimit
për Ofertim.
Klikoni këtu për udhëzime të
detajuara për parakualifikim.
HAPI 12: PËRCAKTONI SHUMËN E OFERTËS
DHE SIGURONI FINANACIMIN
Pasi ta kryeni hulumtimin paraprak, ju duhet të vendosni për shumën
e ofertës tuaj. Ju mund të keni nevojë që të punoni
me një bankë apo me ndonjë mikro -kreditor për të fituar
ndonjë kredi apo ndojë lloj tjetër të mbështetjes financiare.
Klikoni këtu për të mësuar për Institucionet dhe Bankat
Finaciare, të cilat afarojnë në Kosovë.
HAPI 13: PËRGATITNI DOKUMENTET TUAJA TË OFERTIMIT
Përgatitni më parë dokumentet tuaja të ofertimit dhe me
kujdes. Stafi i AKM-së për Privatizim do të jetë i gatshëm
t’ju ndihmoj të plotësoni këto dokumente në mënyrë
që t’i plotësoni si duhet.
SIDOQOFTË: Stafi i AKM-së nuk duhet të jetë në dijeni
për çmimin e ofertës tuaj. Ju DUHET ta mbani sekret çmimin
e ofertës suaj. Stafi i AKM-së nuk do t’ju ofroj këshilla
mbi Strategjinë tuaj të Ofertimit dhe në asnjë mënyrë
nuk do të diskutoj çmimet e ofertës me ju. Ata vetëm do
t’ju ndihmojnë që t’i përgatitni dokumentet e ofertës
suaj si duhet.
Klikoni
këtu për udhëzime të detajuara mbi përgatitjen e dokumenteve
të ofertës.
HAPI 14: DORËZONI DOKUMENTET TUAJA TË OFERTËS
NË MËNYRË KORREKTE
Dorëzoni dokumentet tuaja të ofertës në ditën e duhur
të ofertimit në zyrat e AKM-së në Prishtinë, apo Mitrovicën
e veriut. Verifikoni ditën e ofertimit dhe kohën me stafin e AKM-së
për Privatizim. Këto informacione mund t’i gjeni në faqen
e internetit të AKM-së.
HAPI 15: TË MERRNI PJESË NË CEREMONINË
E HAPJES SË OFERTAVE
Merrni pjesë në ceremoninë e hapjes së ofertave, që
do të organizohet në po të njëjtën ditë kur dorëzohen
ofertat.
Zakonisht ceremonia e hapjes së ofertave organizohet në selinë
kryesore të UNMIK-ut, në Prishtinë.
Klikoni
këtu për orarin në PowerPoint mbi ceremoninë e hapjes së
ofertave.
Shënim: HAPAT 16 – 18 vlejnë vetëm për Spin-Off-in Special
HAPI 16: PËRGATITNI RRITJEN E OFERTËS SUAJ
Nëse ju dorëzoni 3 ofertat më të larta në raundin e
parë, ju do të mund ta dorëzoni një ofertë tjetër
për rritjen e ofertës së mëparshme. Strategjia e ofertimit
duhet të përfshijë një plan për rritjen e ofertës
së parë, e nëse jeni të suksesshëm kalojnë në
raundin e dytë.
HAPI 17: DORËZONI OFERTËN TUAJ TË DYTË
Ofertat e Dyta gjithmonë pranohen një javë pas pranimit të Ofertave të Para. Sigurohuni që të verifikoni se jeni në gjendje të paraqitni Ofertën e Dytë një javë pas Ofertës së Parë.
Stafi i privatizimit të AKM-së do të mund të ju japë informatat specifike.
Datat e Ofertimit të Dytë, po ashtu do të jenë në faqen e internetit të AKM-së dhe se zakonisht kanë të bëjnë vetëm me Spin-Ofet Speciale.
HAPI 18: MERRNI PJESË NË HAPJEN E OFERËS
SË DYTË
AKM-ja do të hap ofertat e dyta në ditën që janë dorëzuar.
Nëse jeni të suksesshëm, ju do të mësoni këtë
sepse ofertuesit fitues -Numri Identifikues i Ofertës do të jetë
po ai numër që iu është dhënë kur e keni dorëzuar
ofertën tuaj të parë.
HAPI 19: VERIFIKONI SE STAFI I AKM-së PËR PRIVATIZIM
POSEDON TË DHËNAT TUAJA KONTAKTUESE
Stafi i AKM-së për Privatizim do t’ju kontaktoj brenda disa
ditëve për t’ju konfirmuar se ju jeni ofertuesi fitues.
HAPI
20: PAGUANI PËR NDËR. TUAJ TË RE
Ju do të keni 20 ditë pune për të paguar këstin tuaj fillestar (25%) të ofertës suaj në AKM. Kësti i dytë, që arrin në 75% nga çmimi total i ofertës, duhet të paguhet brenda 10 ditësh prej kohës së marrjes së rezultateve të pastra të kontrollit të historikut dhe para përfundimit të kontratës. Sigurohuni t’i kryeni aranzhimet me bankën tuaj, apo partnerin tuaj financiar që të siguroheni se mund ta bëni pagesën me kohë.
HAPI 21: TË JENI NË DISPOZICION PËR
FINALIZIMIN E KONTRATËS
AKM-ja do të bëj përpjekje që të përfundoj të
gjitha kontratat e shitjes sa më shpejtë që të jetë
e mundur. Në disa raste p.sh kur ekzistojnë marrëveshje anësore
me qirramarje etj, procesi mund të zgjatë më shumë. Si pjesë
e procedurës për kontrata të shitjes nga ju do të kërkohet
të nënshkruani një dokument për burimin e fondeve. Kjo është
një kërkesë e ligjit të Kosovës Kundër Parave
të pista.
HAPI 22: NËSE KENI NDONJË PYETJE, KONTAKTONI
AKM-në
Gjithmonë mbani në mend se: stafi i AKM-së për Privatizim
është i gatshëm t’ju ndihmoj në çdo hap tuajin.
Tani zgjedhni
Ndër.e Re për të cilën dëshironi të ofertoni,
dhe kontaktoni Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit:
Agjencia Kosovare e Mirëbesimit
Rruga “Ilir Konushevci” Nr. 8, Prishtinë, Kosovë
Tel ++ 381 38 500 400 1255
Faks ++381 38 248 076
Email: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org
“Ju faleminderit për interesimin tuaj mbi Privatizimin në Kosovë!”
|