-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

spec-spin-off 4.2

Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit i është dhënë detyrë të privatizojë Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës spin-off dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë përmes tenderit dhe me konkurencë të hapur, NewCo-të (kompanitë e reja) e krijuar nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSH-ve në listën si vijon:

AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NewCo-ve

përmes Spin off-it Special

IGK/GHI Ballkan (Suharekë) Kjo fabrikë e madhe e gomës dhe materieve kimike ka kapacitet të prodhojë 14.000 ton të shiritave transportues, 12.000.000 metra të shiritave të ngushtë V, 4 milion metër katror pëlhurë si dhe 250 ton gomë teknike në vit. Ndërmarrja është eksportuesi kryesor në tregun e Evropes perëndimore. Vizitoni Webfaqen e IKG Ballkanit: www.ikg-ballkan.com

Llamkos (Mitrovicë) Ndër. e Re Llamkos sh.p.k. është e vetmja fabrikë për pllakave të llamarinës në Kosovë. Kjo fabrikë është dizajnuar të prodhojë deri 120.000 ton në vit të ruleve me pllakave të llamarinës. Gjithashtu, Ndër. e Re ka uzinën prodhuese e cila është dizajnuar të prodhojë deri 50.000 ton të prodhimeve finale të pllakave të llamarinës. Fabrika gjendet në Vushtri dhe ka çasje të lehtë në transportin rrugor dhe hekurudhor si dhe ka një sipërfaqje prej 175.098 m2.


Për këtë ndërmarrje vlejnë kushte te veçanta.

Dita e fundit për Parakualifikim është: 30 Mars 2005


Dita e parë për dorëzimin e ofertave është: 06 Prill 2005

Dita e dytë për dorëzimin e ofertave është: 13 Prill 2005


Për të marrë më shumë informata, investitorët e interesuar mund ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t’ju ofrojë atyre informata shtesë.

Departamenti i privatizimit
Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel:++ 381 38 500 400 1255
Fax: ++ 381 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

 

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranojë përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

 

KTA