-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

spinof special 4

Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit i është dhënë detyrë të privatizojë Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës spin-off dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë përmes tenderit dhe me konkurencë të hapur, NewCo-të (kompanitë e reja) e krijuar nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSH-ve në listën si vijon:

AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NewCo-ve

përmes Spin off-it Special


Mulliri Sillosi SH.P.K. - Ndërmarrja e re Mulliri Sillosi SH.P.K gjendet në Xërxe në rajonin bujqësor të Rahovecit. Me një kapacitet për bluarje prej 200 tonësh në ditë dhe një kapacitet të silosëve prej 55,000 tonësh grurë, është mulliri më i madh në Kosovë. Fabrika për prodhimin e brumërave dhe biskotave të njelmëta përfshinë një sipërfaqe totale prej 4,58 hektarësh.

Ndër. e Re Transporti i udhëtarëve Kosovatrans sh.p.k në Mitrovicë është transportuesi më i madh i udhëtarëve në rajonin e Mitrovicës, i cili ka 21 autobusa dhe mbulon 7 drejtime dhe 51 nisje në ditë.

 


Për këto ndërmarrje do të vlejnë kushte te veçanta.


Dita e parë për dorëzimin e ofertave është 19 Janar 2005

Dita e dytë për dorëzimin e ofertave është 26 Janar 2005


Për të marrë më shumë informata, investitorët e interesuar mund ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t’ju ofrojë atyre informata shtesë.

Departamenti i privatizimit
Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel:++ 381 38 500 400 1255
Fax: ++ 381 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

 

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranojë përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.
KTA