-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

raundi#4

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bënë Privatizmin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë përmes tenderit dhe me konkurencë të hapur, NewCo-të (kompanitë e reja) e krijuar nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSH-ve në listën si vijon:

AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NewCo-ve

Ndër. e Re Ekoplast L.L.C. (Rahovec) është fabrika e vetme për reciklimin e masave plastike në Kosovë. Operon në 1.381-m2 sipërfaqe të fabrikës me 5 hektar vend, 3 km larg nga qendra e qytetit të Rahovecit (Regjioni i Prizrenit), gjithashtu e ka teknologjinë e prodhimit të gypave të plastikës për sisteme të ujësjellësit dhe kanalizimit.

IT Drateks SH.P.K. - Ndërmarrja e re Drateks është prodhuese e tjerrit nga leshi dhe gjysmë leshi. Eshtë themeluar në vitin1982 dhe ka një sipërfaqe prej 17,400m2. Eshtë e pajisur me makina nga Gjermania, Zvicra, Italia dhe ish-Jugosllavia. Gjindet në qytetin e Dragashit, në rajonin juglindor të Kosovës. Për momentin, kryesisht prodhon tjerr nga leshi.

Furra Prizreni sh.p.k.- Ndër. e Re Furra Prizreni është furra më e madhe në zonën e Prizrenit dhe udhëheq tregun e bukës së bardhë 500 gramëshe. Kapaciteti i deklaruar i kësaj furre është 24.000 bukë në ditë. Prodhimi aktual arrin në 11.000 bukë 500 gramëshe si dhe bukë më të vogla. Prodhimet e kësaj furre kanë reputacion të shkëlqyeshëm në mesin e qytetarëve të Prizrenit. Prodhimet e saja shpërndahen përmes furgonëve të cilët shfrytëzohen për dërgimin e tyre tek klientët si dhe përmes tri dyqaneve për shitjen e bukës.

Depoja Buzagillëk William Walker SH.P.K. - Depoja prej 1,280m2 ndodhet në periferi të Prizrenit në vendin e quajtur Buzagillëk, e shtrirë në një pjesë prej 0.8 hektarësh paraqet një platformë ideale për logjistikë apo aktivitete tjera që kërkojnë depo të tillë. Ndodhet në rrugën Prizren-Kukës që shpien për Shqipëri, i ka disa hyrje që ndihmojnë lehtësimin e transportit. Është e pajisur me lokale për zyre dhe është e lidhur me rrjetin e shërbimeve komunale.

Ndër. e Re RINGOV prodhon tulla të plota. Tullat prodhohen nga argjila e cila nxirret nga miniera e hapur që gjendet brenda kompleksit kryesor. Rezervat e kësaj miniere të hapur me argjilë të kualitetit të lartë parashikohen të jenë për 30 vitet e ardhshme. Sipërfaqja e Ndër. së Re është 11.11 hektarë afër qytetit të Pejës. NSH-ja është udhëheqës në tregun vendor.

Ndër. e Re UNIS Depoja që gjendet në zonën industriale ka sipërfaqe tokësore prej 2.3 hektarëve. Objektet të cilat ekzistojnë që nga viti 1990 kanë një sipërfaqe të përgjithshme prej 6.500 m². Në depo gjendet makineria dhe pajisjet që janë shfrytëzuar për prodhimin e pjesëve të biçiklietave si dhe për montimin e tyre.

Ndër. e Re UTVA Depoja-1 që gjendet në zonën industriale të Pejës ka një sipërfaqje tokësore prej 5.17 hektarëve. Objektet janë ndërtuar në mes të viteve 1978 -1984 dhe kanë një sipërfaqje prej 13,248 m2. Në këto objekte gjenden disa makineri dhe pajisje që janë shfrytëzuar për prodhimin e produkteve të metalit.

Ndër. e Re UTVA Depoja-2 që gjendet në zonën industriale të Pejës ka një sipërfaqje tokësore prej 2.17 hektarëve. Objektet janë ndërtuar në mes të viteve 1977-1984 dhe kanë një sipërfaqje prej 3.644 m2. Në këto objekte gjenden disa makineri dhe pajisje që janë shfrytëzuar për prodhimin e produkteve të metalit.

Ndër. e Re Farmed L.L.C. Lokacion kryesor, patundshmëri e furnizuar me çdo gjë që është e nevojshme, një nga pronat më të mira në Prishtinë e cila është zhvilluar për shitje me shumicë dhe për shpërndarjen e barnave dhe e cila ka të gjitha pajisjet për deponim në temperatura të ulëta.
Prona e lartëpërmendur përbëhet nga zyret administrative, salla e konferencave, depoja dhe bufe me gjithsejt sipërfaqje 8.150 m2, garazha 190 m2 dhe depoja për derivate 25 m2. Sipërfaqja totale është 10.960 m2. Prona kufizohet me spitalin, klinikat dhe Fakultetin e Mjekësisë.

Ndër. e Re Universal sh.p.k. Ndër. e Re ofron lokacion të mirë për zhvillim të mëtutjeshëm. Kjo pronë ka çasje të shkëlqyeshme në të gjitha rrugët kryesore, hekurudhë dhe aeroport. Sipërfaqja e parcelës tokësore të Ndër. së Re është 5.938 m2.

Ndër. e Re Shitoret Lux në Pjesën Jugore të Mitrovicës sh.p.k përbëhet nga tri shitore të cilat ishin pjesë e Lux-it. Këto shitore gjenden në pjesën kryesore të tregtisë me pakicë në Mitrovicë dhe janë afër tregut kryesor. Këto tri shitore janë të përshtatshme për aktivitete të ndryshme komerciale dhe të tregtisë me pakicë. Këto tri shitore për aktivitete tregtare me pakicë ofrojnë një sipërfaqje të përgjithshme prej 240 m2.

Ndër. e Re Teuta sh.p.k (Gjilan). Ndërmarrja është një prodhues i vogël i tekstilit siç janë uniformat e punës, veshjet dhe xhaketat. Ndërmarrja gjendet në katin përdhes të ndërtesës 5 katëshe e cila gjindet në afërsi të qendrës së Gjilanit.

Ndër. e Re Imkos sh.p.k. Afarizmi kryesor i kësaj ndërmarrjeje ishte përpunimi i metalit. Ka prodhuar shtylla të dritave, kontenjerë të metalit, kiosqe dhe porta. Objektet e kësaj ndërmarrjeje gjinden në qendër të Kamenicës dhe sipërfaqja tokësore e saj është 7.781 m2.

Ndër. e Re Industria e Tekstilit Vushtex sh.p.k është kompania më e madhe e tekstilit në rajonin e Mitrovicës. Ndër. e Re përbëhet nga dy njësi operative të cilat janë: fabrika për prodhimin e tekstilit e cila ka kapacitet për prodhimin e përafërsisht 70.000 njësive në vit për një ndërrim, si dhe fabrikën për prodhimin e çorapeve kapaciteti i së cilës është deri 2 milion njësi në vit. Sipërfaqja e Ndër. së Re është 45.194 m2 dhe gjendet në Vushtrri.

Ndër. e Re Shitoret Lux në Pjesën Veriore të Mitrovicës sh.p.k. përbëhet nga dy shitore të cilat ishin pjesë të Lux-it. Këto dy shitore gjenden afër qendrës në veri të lumit Ibër, në një rrugë të qarkullueshme afër Universitetit. Këto dy shitore gjenden në të njejten ndërtesë dhe janë të përshtatshme për aktivitete të ndryshme komerciale dhe të tregtisë me pakicë. Këto dy shitore ofrojnë një sipërfaqje të përbashkët perj 250 m2.

Ndër. e Re Stacioni i Autobusave Kosovatrans Skenderaj sh.p.k është i vetmi stacion i autobusave në Skenderaj. Si shtesë, ky stacion përbën një nga zonat kryesore të hapësirave për shitje me pakicë. Ndër. e Re ka një sipërfaqje prej 7.594 m2 dhe aktualisht ka në dispozicion mbi 300 m2 hapësirë për dhënie me qira.

Ndër. e Re Depoja Tefik Çanga sh.p.k. Ndërmarrja Tefik Çanga do të ofrojë zgjerimin e më se të nevojshëm të depos në Ferizaj, e cila ka kapacitete të kufizuara.

Data e fundit për Kualifikim është 11 Janar 2005

Data për dorëzimin e ofertave është 19 Janar 2005


Për të marrë më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t’ju ofrojë atyre informata shtesë.

Departamenti i privatizimit
Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel:++ 381 38 500 400 1255
Fax: ++ 381 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

 

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

KTA