-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

spinoff special 1

Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit i është dhënë detyrë të privatizojë Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës spin-off dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë përmes tenderit dhe me konkurencë të hapur, NewCo-të (kompanitë e reja) e krijuar nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSH-ve në listën si vijon:

AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NewCo-ve

përmes Spin off-it Special

NewCo Fabrika e ujit mineral Banja e Kllokotit Sh.P.K (Viti), është prodhuesi primar i ujit mineral në shishe me një reputacion të shkëlqyeshëm dhe emër të njohur edhe jashtë Kosovës. Për më tepër Banja e Kllokotit është i vetmi prodhues i CO2 në shishe për përdorim teknik dhe mjeksor. Në vitin 2003 kjo kompani ka shitur ujë mineral dhe CO2 në vlerë prej 2.35 milion eurosh. Banja e Kllokotit është një ndër bizneset më të njohura dhe më premtuese me një bazë të shkëlqyeshme të konsumatorëve dhe potencial të fuqishëm në rritje, në Kosovë dhe jashtë.

NewCo Përparimi SH.P.K (Skenderaj) Një nga udhëheqëset e tregut të prodhimit të tullave. Rishtazi e rinovuar me ndihmën e qeverisë japoneze, ka kapacitet prej përafërsisht 6 milion tulla në vit dhe me mundësi zgjerimi. Gjendet në Skenderaj dhe përbëhet nga 269.514 m2 ku përfshihet prodhimi, ndërtesat administrative dhe gurorja me rezerva të mëdha të argjilës.


Data për paraqitjen e ofertave të dyta është me 22 Shtator 2004!


Për të marrë më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t’ju ofrojë atyre informata shtesë.

Departamenti i privatizimit
Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel:++ 381 38 500 400 1255
Fax: ++ 381 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

 

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

KTA