-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

Vala e 30-tė me FI Numra

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërmarrjet e reja) të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 30 TË PRIVATIZIMIT

AKM-ja, si kujdestare e mirëbesuar, në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/12, e cila është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/18 (“Rregullorja e AKM-së”), nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj në përputhje me Rregulloren e AKM-së.

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore në Nec 2 Sh.P.K. - prona kryesore e kësaj Ndërmarrjeje të Re përbëhet nga toka bujqësore që gjendet në afërsi të fshatit Sllatinë, Komuna e Vitisë. Prona e përgjithshme që do t’i bartet Ndërmarrjes së Re ka një sipërfaqe të përafërt prej 45 ha. Pjesa më e madhe ё tokës është përdorur për kultivimin grurit dhe drithërave. Sidoqoftë shumica e tokës nuk është kultivuar rregullisht në vitet e fundit.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
N.B.I.Q. Agromorava UNMIK Business Registration No. 80081596
(1981-1999) P.I.P.P. Agromorava  - Fi-229/89
N.B.I.Q. Agromorava

Ndërmarrja e Re Grafikos Sh.P.K. - është një shtypshkronjë e madhe që merret me shërbimet kontraktuese, e cila gjendet në afërsi të qendrës së Gjilanit. Asetet kryesore të Ndërmarrjes së Re përbëhen nga reputacioni , biznesin dhe klientët e Grafikosit si dhe shtypshkronjën që gjendet në qytetin e Gjilanit që së bashku me objektin e administratës përbëjnë 1,433 m². Objekti është i ndërtuar në vitin 1977 dhe është në gjendje të mirë. Sipërfaqja totale e tokës brenda rrethojës është 3,510 m².
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
(1) Grafičko-izdavačko i trgovinsko Društveno Preduzeće na veliko i malo “PROSVETA” sa p.o. (commercial court registration number Fi - 601/89)
(2) Grafičko-izdavačko i trgovinsko-knjižarsko Deoničarsko Društvo u mešovitoj svojini “PROSVETA” sa p.o. (commercial court registration number
Fi - 6269/92)

Ndërmarrja e Re Kooperativa Bujqësore Turiqevci Sh.P.K. - ofron investuesve potencial një mundësi të shkëlqyer për çfarëdo lloj biznesi, duke përfshirë 4,329m² tokë, disa ndërtesa si dhe një lokacion të përshtatshëm në fshatin Turiqevc, Regjioni i Skenderajit.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Poljoprivredna RO PRODUKT u Srbici
OOK Turicevac u Turicevcu (Fi-15/79)
Zemljoradnicka Zadruga “Turicevci” u Turicevac (Fi-1419/90) (Fi-7328/92) (Fi-2291/94)

Ndërmarrja e Re Nevolan Sh.P.K. - tokë bujqësore, me lokacion në fshatin Nevolan, komuna e Vushtrrisë, përafërsisht përfshinë 25 hektar tokë.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
NSH Elan, Fi-791/89
SHA Ratar
Fi-7899/92

Ndërmarrja e Re Bujqësia - Tokë Bujqësore Sverka Sh.P.K. - e propozuar ndodhet në Komunat Pejë dhe Klinë. Sipërfaqja e tokës në këtë ofertë përfshin rreth 85.3 hektarë të tokës bujqësore që ndodhen në zonat kadastrale Sverkë të Komunës së Pejës dhe Budisalc të Komunës së Klinës.

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Kliqina Sh.P.K. - i ofron investitorit potencial të blejë tokë bujqësore me sipërfaqe prej përreth 78.5 ha. të cilat zonat kadastrale Kliqinë dhe Sverkë të Komunës së Pejës.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
S.P. PIK "Dušan Mugoša - Duč" OOUR "Poljoprivreda" Peć sa n.sol.o., N.P. KBI "Dushan Mugosha - Duq" OTHPB "Bujqësia" Pejë me p.p.sol. (with unlimited solidary liability);
D.P. "Poljoprivreda" Peć sa p.o.,NSH "Bujqësia" Pejë me p.p. (with unlimited liability).
Fi. 525/89
SOE "Poljoprivreda" ("Bujqësia") BOAL "Poljoprivreda" ("Bujqësia") Agricultural Combine "Dušan Mugoša - Duč" n.sol.o me p.p

Ndërmarrja e Re Fryti Sh.P.K. - asetet e Ndërmarrjes përveç ndërtesës administrative dhe depove, përfshijnë edhe pasuritë tokësore me rreth 1 06 52 h
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Ndërmarrja Shoqërore Kooperativa Bujqësore “Fryti”
a) Kooperativa Bujqësore “Babush i Muhaxherëve” në Babush i Muhaxherëve, Komuna Lipjan Fi-1575/90
b) Gjykata Ekonomke në Prishtinë
OPPB (SOUR) “Agrokosova” OSO Prishtina
KB (Zem. Zadruga) “Kosovo” OSO Ljipjan
OThK. OSO. “Babush i Muhagjerëve”
Organizimi dhe Konstituimi i OThK “Muhadzer Babusa” Fi-286/82
c) Regjistrimi i përkohshëm i UNMIK-ut  UN Interim Civil Administration Provisional Business Registration Number) Nr. 80242492

Ndërmarrja e Re Separacioni Gadime Sh.P.K. - kjo Ndërmarrje e Re gjendet në Gadime, Komuna e Lipjanit, dhe përfshin tokën prej 62,904 metrash katrorë. Ndërmarrja në të kaluarën ka qenë e përbërë prej “Minierës së Linjitit” e cila nuk punon që nga viti 1990 dhe "Seperacionit të Gurëve". Kjo Ndërmarrje prodhon Fraksione të Gurit dhe Filer (pluhur guri) që nevojitet më së shumti për ndërtimin e rrugëve.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
WO Quarry ”Muhadzer Babus”; OP Miniera “Muhaxher Babush”; RO Rudnik “Muhadzer Babush” Fi- 791/73
SOE Lignite Quarry “Babush i Muhaxherëve”; NSH Miniera e Linjitit “Babush i Muhaxherëve”; DP Rudnik “Babush I Muhaxherëve”; Fi- 751/89

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Shkabaj Sh.P.K. - investuesit potencial i ofron një mundësi të shkëlqyer për të përvetësuar tokë shumë të mirë bujqësore shumica e së cilës tokë është nën infrastrukturën e ujitjes të Kompanisë së Ujitjes Ibër Lepenc. Ndërmarrja përbëhet prej rreth 298 hektarësh të tokës bujqësore të ndarë në këto zona kadastrale: Shkabaj/Orlloviq, Prishtinë, Kryshefc, Fushë Kosovë, Bernice e Poshtme dhe Obiliq.
Ndërmarrja e Re po ashtu ka njësinë për servisimin e makinerisë me makinerinë bujqësore në fshatin Shkabaj.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Ndërmarrja e Përbërë KBI”Kosova Export” Fushë Kosovë
Ndërmarrja Shoqërore “Bujqësia”PP

Dita e fundit për parakualifikim është: 16 janar 2008
Dita për dorëzimin e ofertave është: 23 janar 2008

 

Në përputhje me Rregulloren e AKM-së dhe politikën e AKM-së/UNMIK-ut, AKM-ja propozon që të shes asetet e subjekteve të tilla (në raste të caktuara së bashku, me detyrimet e caktuara) përmes programit të AKM-së për privatizim. Cilido person që beson se ka ankesë valide kundër subjekteve apo aseteve të tilla (përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar me, (i) ankesat në të cilat ata besojnë se janë pronarë të ligjshëm të cilitdo subjekti apo aseti apo pjese të saj apo se janë pasardhës validë (ii) kreditorët) pa vonesë duhet të paraqesin një ankesë të tillë në AKM, së bashku me sqarimet e plota dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.

AKM-ja pretendon të kryej shitjet e subjekteve/aseteve të tilla sipas (i) mënyrës së privatizimit spin of (bartjes së aseteve dhe në raste të caktuara edhe detyrimeve të caktuara tek kompania e sapo krijuar) dhe pastaj të realizoj procesin e likuidimit apo përmes (ii) shitjes me anë të ankandeve, të aseteve si pjesë e procesit të likuidimit.

Në procesin e likuidimit, AKM-ja do të analizoj ankesat e paraqitura dhe dokumentet përcjellëse në mënyrë që të përcaktoj se te kush duhet të shkojnë pagesat nga të ardhurat nga shitja në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm. Duhet të theksohet se, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, ka gjasa që 20% e të ardhurave nga shitja së pari t'i paguhen “punëtorëve të kualifikueshëm”, pas tyre pretenduesve për pronësi të tokave, kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe pastaj pronarëve të subjekteve ku subjektet e tilla janë përcaktuar se janë transformuar në përputhje me Ligjin e zbatueshëm dhe në mënyrë jo diskriminuese.

AKM-ja nuk do t’i gjykoj ankesat si një organ kuazi gjyqësor apo organ administrativë; prandaj paraqitja e ankesës në AKM, për të cilën gjë AKM-ja fuqimisht i inkurajon paditësit e mundshëm të bëjnë këtë, nuk e parandalon paditësin e mundshëm që gjithashtu të paraqes padi edhe në Odën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, e gjithashtu nuk e parandalon që të kontestoj ligjërishtë çfarëdo vendimi të AKM-së në gjykatën kompetente.

Për formularin e ankesës dhe detajet se si të paraqitet një ankesë, shiko www.kta-kosovo.org - "si të paraqes ankesë" apo merr formularin nga cilado zyre e AKM-së. Ankesat gjithashtu mund të paraqiten në zyrën e Shtyllës së BE-së në Beograd adresa e së cilës është Tolstojeva 47-49,11000 Beograd, Serbi. Rregulloret e UNMIK-ut përkatëse janë marrë nga faqja e AKM-së në internet, e cekur më lartë.

Personat të cilët besojnë se kanë të drejtë në pjesën e 20% e të ardhurave nga shitja e pagueshme për “punëtorët e kualifikuar” pas shitjes/likuidimit (përfshirë edhe personat që hyjnë brenda çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të “punëtorëve të kualifikuar” apo punëtorëve si rezultat i çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "diskriminimit") gjithashtu mund të gjejnë detaje të listës përkatëse në faqen e internetit të cekur më lartë menjëherë pas shitjes/likuidimit së bashku me detajet se si ata mund të paraqesin ankesë për të shtuar edhe veten e tyre në listë.

 

Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t'ju ofrojë informata shtesë, se si të ofertohet.

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit

Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel: + 381 (0) 38 500 400 1255
Fax: + 381 (0) 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

-
KTA