| |
||
![]() |
-
|
|
| |
||
![]() |
||
![]() |
||
Main MenuKosova
|
Vala e 30-tėAgjencia Kosovare e Mirëbesimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërmarrjet e reja) të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:
AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT AKM-ja, si kujdestare e mirëbesuar, në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/12, e cila është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/18 (“Rregullorja e AKM-së”), nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj në përputhje me Rregulloren e AKM-së. Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore në Nec 2 Sh.P.K. - prona kryesore e kësaj Ndërmarrjeje të Re përbëhet nga toka bujqësore që gjendet në afërsi të fshatit Sllatinë, Komuna e Vitisë. Prona e përgjithshme që do t’i bartet Ndërmarrjes së Re ka një sipërfaqe të përafërt prej 45 ha. Pjesa më e madhe ё tokës është përdorur për kultivimin grurit dhe drithërave. Sidoqoftë shumica e tokës nuk është kultivuar rregullisht në vitet e fundit. Ndërmarrja e Re Grafikos Sh.P.K. - është një shtypshkronjë e madhe që merret me shërbimet kontraktuese, e cila gjendet në afërsi të qendrës së Gjilanit. Asetet kryesore të Ndërmarrjes së Re përbëhen nga reputacioni , biznesin dhe klientët e Grafikosit si dhe shtypshkronjën që gjendet në qytetin e Gjilanit që së bashku me objektin e administratës përbëjnë 1,433 m². Objekti është i ndërtuar në vitin 1977 dhe është në gjendje të mirë. Sipërfaqja totale e tokës brenda rrethojës është 3,510 m². Ndërmarrja e Re Kooperativa Bujqësore Turiqevci Sh.P.K. - ofron investuesve potencial një mundësi të shkëlqyer për çfarëdo lloj biznesi, duke përfshirë 4,329m² tokë, disa ndërtesa si dhe një lokacion të përshtatshëm në fshatin Turiqevc, Regjioni i Skenderajit. Ndërmarrja e Re Nevolan Sh.P.K. - tokë bujqësore, me lokacion në fshatin Nevolan, komuna e Vushtrrisë, përafërsisht përfshinë 25 hektar tokë. Ndërmarrja e Re Bujqësia - Tokë Bujqësore Sverka Sh.P.K. - e propozuar ndodhet në Komunat Pejë dhe Klinë. Sipërfaqja e tokës në këtë ofertë përfshin rreth 85.3 hektarë të tokës bujqësore që ndodhen në zonat kadastrale Sverkë të Komunës së Pejës dhe Budisalc të Komunës së Klinës. Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Kliqina Sh.P.K. - i ofron investitorit potencial të blejë tokë bujqësore me sipërfaqe prej përreth 78.5 ha. të cilat zonat kadastrale Kliqinë dhe Sverkë të Komunës së Pejës. Ndërmarrja e Re Fryti Sh.P.K. - asetet e Ndërmarrjes përveç ndërtesës administrative dhe depove, përfshijnë edhe pasuritë tokësore me rreth 1 06 52 h Ndërmarrja e Re Separacioni Gadime Sh.P.K. - kjo Ndërmarrje e Re gjendet në Gadime, Komuna e Lipjanit, dhe përfshin tokën prej 62,904 metrash katrorë. Ndërmarrja në të kaluarën ka qenë e përbërë prej “Minierës së Linjitit” e cila nuk punon që nga viti 1990 dhe "Seperacionit të Gurëve". Kjo Ndërmarrje prodhon Fraksione të Gurit dhe Filer (pluhur guri) që nevojitet më së shumti për ndërtimin e rrugëve. Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Shkabaj Sh.P.K. - investuesit potencial i ofron një mundësi të shkëlqyer për të përvetësuar tokë shumë të mirë bujqësore shumica e së cilës tokë është nën infrastrukturën e ujitjes të Kompanisë së Ujitjes Ibër Lepenc. Ndërmarrja përbëhet prej rreth 298 hektarësh të tokës bujqësore të ndarë në këto zona kadastrale: Shkabaj/Orlloviq, Prishtinë, Kryshefc, Fushë Kosovë, Mazgit, Berrnice e Poshtme dhe Obiliq. Dita e fundit për parakualifikim është: 16 janar 2008
Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t'ju ofrojë informata shtesë, se si të ofertohet. Agjencia Kosovare e Mirëbesimit Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.
|
|
KTA
|