-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

Vala e 29-tė me FI Numra

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërmarrjet e reja) të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 29 TË PRIVATIZIMIT

AKM-ja, si kujdestare e mirëbesuar, në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/12, e cila është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/18 (“Rregullorja e AKM-së”), nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj në përputhje me Rregulloren e AKM-së.

Ndërmarrja e Re “Toka Bujqësore në Prelez” Sh.P.K.  - ky tender ofron mundësinë të blej një pronë me sipërfaqe tokësore përafërsisht 31 ha, në një vend i cili ka potencial për zhvillim bujqësor dhe komercial. Toka e Ndërmarrjes se Re gjendet afër fshatit Prelez në veri të Ferizajt dhe afër rrugës kryesore Prishtinë- Shkup, afër fshatit Elezaj. Momentalisht gjendet kështu. Momentalisht është dhënë në shfrytëzim si livadh për kultivim sane për bagëti.

Ndërmarrja e Re “Toka Bujqësore në Varosh” Sh.P.K.  - ky tender ofron mundësinë të blej një pronë me sipërfaqe tokësore përafërsisht 46 ha, në një vend i cili ka potencial për zhvillim bujqësor dhe komercial. Toka e Ndërmarrjes se Re gjendet afër fshatit Varosh afërsisht 3 km në jug të Ferizajt. Momentalisht është dhënë në shfrytëzim si livadh për kultivim sane për bagëti.

Ndërmarrja e Re “Toka Bujqësore në Komoglavë” Sh.P.K. - ky tender ofron mundësinë të blej një pronë me sipërfaqe tokësore përafërsisht 56 ha, në një vend i cili ka potencial për zhvillim bujqësor dhe komercial. Toka e Ndërmarrjes se Re gjendet në jug të KFOR-it Grek, është në hyrjen kryesore të rrugës për në kampin Bonsteel dhe gjendet afërsisht 5km nga Ferizaj dhe ½ km nga rruga kryesore Prishtinë – Ferizaj – Shkup. Toka momentalisht kultivohet nga bujqit qiraxhinj kryesisht për grurë dhe afro 2 hektarë janë livadh.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Ndërmarrja Shoqerore “Pasuria Bujqësore” Fi-650/89.

Ndërmarrja e Re Dyqani Banana i Çyçavicës në Vushtrri Sh.P.K. - gjendet në qendrër në Vushtrri në anën e kundërt të Shtëpisë së Mallrave dhe përfshin një hapësire dhe ndërtese me një sipërfaqe përreth 36 m² (36 m²).
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
OPT me shumicë dhe pakicë” Çyçavica” Vushtrri
OBPB me shumicë dhe pakicë “Kalaja “ Vushtrri
  Fi 118/85
OPT me shumicë dhe pakicë “Çyçavica”Vushtrri
  Fi 03/88
N.Sh. me shumicë dhe pakicë “Çyçavica” Vushtrri 
Fi 632/89
SH.A. ne pronësi përzier “Çyçavica” Vushtrri 
Fi 7523/92

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Drenovc Sh.P.K. - i ofron investitorit potencial të blejë tokë bujqësore me sipërfaqe prej 240 ha.në fshatin Drenovc në rrugën kryesore Pejë-Prishtinë.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
S.P. PIK "Dušan Mugoša - Duč" OOUR "Poljoprivreda" Peć sa n.sol.o., N.P. KBI "Dushan Mugosha - Duq" OTHPB "Bujqësia" Pejë me p.p.sol. (with unlimited solidary liability);
D.P. "Poljoprivreda" Peć sa p.o.,NSH "Bujqësia" Pejë me p.p. (with unlimited liability).
Fi. 525/89
SOE "Poljoprivreda" ("Bujqësia") BOAL "Poljoprivreda" ("Bujqësia") Agricultural Combine "Dušan Mugoša - Duč" n.sol.o me p.p

Ndërmarrja e Re Ndërtesa Administrative dhe Toka Bujqësore Rakosh Sh.P.K. - i ofron investitorit tokë të pjellshme bujqësore me siperfaqe prej afro 73 ha dhe ndërtesa administartive. Ndër. e Re gjendet afër Istogut.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Agricultural Enterprise "Dubrava"; Ndërmarrja Bujqësore "Dubrava"; Poljoprivredno Preduzece "Dubrava" Fi.268 /90
Yuko Dubrava D.D Export- Import Istog/Istok; Commercial Court Registration
Fi. 268/89

Ndërmarrja e Re Urata Supermarketi No. V Sh.P.K. - i ofron mundësi të shkëlqyeshme investitorit potencial për përfitimin e një prone afariste me përafërsisht 173 m² (dhe podrum me përafërsisht 15 m²) në lokacion kyç në qendër të Prishtinës. Prona gjendet në katin përdhesë të ndërtesave për banim në sheshin Zahir Pajaziti - Bulevardi Nëna Terezë përballe Hotel Grand.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Drustveno Trgovinsko Preduzece za Promet Robe na Veliko i Malo "VOCAR" Pristina – 1989, Fi 723/89
NTSH URATA - 2000; UNMIK, Provisional Business Registration Number
80243146

Ndërmarrja e Re Mekanizimi Ferizaj Sh.P.K. - ofron investitorëve potencial mundësinë që të fitojë pronë afariste në Ferizaj që përfshinë hapësirë depoje/zyre (përafërsisht 448 m²) me pishinë të motorizuar (përafërsisht 2,863m²), të gjitha me sipërfaqe prej përafërsisht 3, 311m² (33 ari dhe 11 m²).
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Ndërmarrja Tregtare Mekanizimi (Trading Enteprise Mekanizimi) - UNMIK registration 80029241, dated 24.05.2000
DTP Mehanizacija (Social Trading Enterprise Mehanizacija) 1989-1999,
Fi-614/89 dated 15.12.1989
OPT/TRO Mehanizacija in 1980's

 

Dita e fundit për parakualifikim është: 05 dhjetor 2007
Dita për dorëzimin e ofertave është: 12 dhjetor 2007

Kjo Ndėrmarrje e Re e valės 29 tė Privatizimit ėshtė nė dispozicion pėrmes Spin-off-it Special:

Ndërmarrja e Re Morava e Binçës Gurëthyesi Sh.P.K. - ky tender i ofron investitorit mundësinë për të blerë një nga gurëthyesit më të mëdhenj në Kosovë që gjendet në periferi të qytetit të Gjilanit. Prona, lëndë e këtij tenderi ka një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 1,430,861m² tokë (143 ha 08 ar 61 m²) duke përfshirë objekte të ndryshme me rreth 3,200 m² . Përveç pajisjeve për biznesin kryesorë të gurëthyesit (kapaciteti rreth 300 m³/h) ekziston edhe baza e prodhimit te asfaltit me dy linja prodhuese (kapaciteti rreth 90 Tonelata /h) si dhe makineri për prodhimin e produkteve te ndryshme nga betoni i presuar.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
(1) NHNI “ Morava e Binçës” (Fi-307/89)
(2) DD “Binaĉka Morava” (
Fi-6270/92)

Dita e fundit për parakualifikim është: 05 dhjetor 2007
Dita për dorëzimin e ofertave të para është: 12 dhjetor 2007
Dita për dorëzimin e ofertave të dyta është: 19 dhjetor 2007

 

Në përputhje me Rregulloren e AKM-së dhe politikën e AKM-së/UNMIK-ut, AKM-ja propozon që të shes asetet e subjekteve të tilla (në raste të caktuara së bashku, me detyrimet e caktuara) përmes programit të AKM-së për privatizim. Cilido person që beson se ka ankesë valide kundër subjekteve apo aseteve të tilla (përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar me, (i) ankesat në të cilat ata besojnë se janë pronarë të ligjshëm të cilitdo subjekti apo aseti apo pjese të saj apo se janë pasardhës validë (ii) kreditorët) pa vonesë duhet të paraqesin një ankesë të tillë në AKM, së bashku me sqarimet e plota dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.

AKM-ja pretendon të kryej shitjet e subjekteve/aseteve të tilla sipas (i) mënyrës së privatizimit spin of (bartjes së aseteve dhe në raste të caktuara edhe detyrimeve të caktuara tek kompania e sapo krijuar) dhe pastaj të realizoj procesin e likuidimit apo përmes (ii) shitjes me anë të ankandeve, të aseteve si pjesë e procesit të likuidimit.

Në procesin e likuidimit, AKM-ja do të analizoj ankesat e paraqitura dhe dokumentet përcjellëse në mënyrë që të përcaktoj se te kush duhet të shkojnë pagesat nga të ardhurat nga shitja në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm. Duhet të theksohet se, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, ka gjasa që 20% e të ardhurave nga shitja së pari t'i paguhen “punëtorëve të kualifikueshëm”, pas tyre pretenduesve për pronësi të tokave, kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe pastaj pronarëve të subjekteve ku subjektet e tilla janë përcaktuar se janë transformuar në përputhje me Ligjin e zbatueshëm dhe në mënyrë jo diskriminuese.

AKM-ja nuk do t’i gjykoj ankesat si një organ kuazi gjyqësor apo organ administrativë; prandaj paraqitja e ankesës në AKM, për të cilën gjë AKM-ja fuqimisht i inkurajon paditësit e mundshëm të bëjnë këtë, nuk e parandalon paditësin e mundshëm që gjithashtu të paraqes padi edhe në Odën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, e gjithashtu nuk e parandalon që të kontestoj ligjërishtë çfarëdo vendimi të AKM-së në gjykatën kompetente.

Për formularin e ankesës dhe detajet se si të paraqitet një ankesë, shiko www.kta-kosovo.org - "si të paraqes ankesë" apo merr formularin nga cilado zyre e AKM-së. Ankesat gjithashtu mund të paraqiten në zyrën e Shtyllës së BE-së në Beograd adresa e së cilës është Tolstojeva 47-49,11000 Beograd, Serbi. Rregulloret e UNMIK-ut përkatëse janë marrë nga faqja e AKM-së në internet, e cekur më lartë.

Personat të cilët besojnë se kanë të drejtë në pjesën e 20% e të ardhurave nga shitja e pagueshme për “punëtorët e kualifikuar” pas shitjes/likuidimit (përfshirë edhe personat që hyjnë brenda çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të “punëtorëve të kualifikuar” apo punëtorëve si rezultat i çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "diskriminimit") gjithashtu mund të gjejnë detaje të listës përkatëse në faqen e internetit të cekur më lartë menjëherë pas shitjes/likuidimit së bashku me detajet se si ata mund të paraqesin ankesë për të shtuar edhe veten e tyre në listë.

 

Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t'ju ofrojë informata shtesë, se si të ofertohet.

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit

Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel: + 381 (0) 38 500 400 1255
Fax: + 381 (0) 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

-
KTA