-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

Vala e 29-tė

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërmarrjet e reja) të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 29 TË PRIVATIZIMIT

AKM-ja, si kujdestare e mirëbesuar, në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/12, e cila është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/18 (“Rregullorja e AKM-së”), nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj në përputhje me Rregulloren e AKM-së.

Ndërmarrja e Re “Toka Bujqësore në Prelez” Sh.P.K.  - ky tender ofron mundësinë të blej një pronë me sipërfaqe tokësore përafërsisht 31 ha, në një vend i cili ka potencial për zhvillim bujqësor dhe komercial. Toka e Ndërmarrjes se Re gjendet afër fshatit Prelez në veri të Ferizajt dhe afër rrugës kryesore Prishtinë - Shkup, afër fshatit Elezaj. Momentalisht gjendet kështu. Momentalisht është dhënë në shfrytëzim si livadh për kultivim sane për bagëti. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re “Toka Bujqësore në Varosh” Sh.P.K.  - ky tender ofron mundësinë të blej një pronë me sipërfaqe tokësore përafërsisht 46 ha, në një vend i cili ka potencial për zhvillim bujqësor dhe komercial. Toka e Ndërmarrjes se Re gjendet afër fshatit Varosh afërsisht 3 km në jug të Ferizajt. Momentalisht është dhënë në shfrytëzim si livadh për kultivim sane për bagëti. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re “Toka Bujqësore në Komoglavë” Sh.P.K. - ky tender ofron mundësinë të blej një pronë me sipërfaqe tokësore përafërsisht 56 ha, në një vend i cili ka potencial për zhvillim bujqësor dhe komercial. Toka e Ndërmarrjes se Re gjendet në jug të KFOR-it Grek, është në hyrjen kryesore të rrugës për në kampin Bonsteel dhe gjendet afërsisht 5km nga Ferizaj dhe ½ km nga rruga kryesore Prishtinë – Ferizaj – Shkup. Toka momentalisht kultivohet nga bujqit qiraxhinj kryesisht për grurë dhe afro 2 hektarë janë livadh. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Dyqani Banana i Çyçavicës në Vushtrri Sh.P.K. - gjendet në qendrër në Vushtrri në anën e kundërt të Shtëpisë së Mallrave dhe përfshin një hapësire dhe ndërtese me një sipërfaqe përreth 36 m² (36 m²). (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Ndërtesa Administrative dhe Toka Bujqësore Rakosh Sh.P.K. - i ofron investitorit tokë të pjellshme bujqësore me siperfaqe prej afro 73 ha dhe ndërtesa administartive. Ndër. e Re gjendet afër Istogut. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Drenovc Sh.P.K. - i ofron investitorit potencial të blejë tokë bujqësore me sipërfaqe prej 240 ha.në fshatin Drenovc në rrugën kryesore Pejë-Prishtinë. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Urata Supermarketi No. V Sh.P.K. - i ofron mundësi të shkëlqyeshme investitorit potencial për përfitimin e një prone afariste me përafërsisht 173 m² (dhe podrum me përafërsisht 15 m²) në lokacion kyç në qendër të Prishtinës. Prona gjendet në katin përdhesë të ndërtesave për banim në sheshin Zahir Pajaziti - Bulevardi Nëna Terezë përballe Hotel Grand. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Mekanizimi Ferizaj Sh.P.K. - ofron investitorëve potencial mundësinë që të fitojë pronë afariste në Ferizaj që përfshinë hapësirë depoje/zyre (përafërsisht 448 m²) me pishinë të motorizuar (përafërsisht 2,863m²), të gjitha me sipërfaqe prej përafërsisht 3, 311m² (33 ari dhe 11 m²). (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

 

Dita e fundit për parakualifikim është: 05 dhjetor 2007
Dita për dorëzimin e ofertave është: 12 dhjetor 2007

Kjo Ndërmarrje e Re e valës 29 të Privatizimit ėshtė në dispozicion përmes Spin-off-it Special:

Ndërmarrja e Re Morava e Binçës Gurëthyesi Sh.P.K. - ky tender i ofron investitorit mundësinë për të blerë një nga gurëthyesit më të mëdhenj në Kosovë që gjendet në periferi të qytetit të Gjilanit. Prona, lëndë e këtij tenderi ka një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 1,430,861m² tokë (143 ha 08 ar 61 m²) duke përfshirë objekte të ndryshme me rreth 3,200 m² . Përveç pajisjeve për biznesin kryesorë të gurëthyesit (kapaciteti rreth 300 m³/h) ekziston edhe baza e prodhimit te asfaltit me dy linja prodhuese (kapaciteti rreth 90 Tonelata /h) si dhe makineri për prodhimin e produkteve te ndryshme nga betoni i presuar. (Depoziti i Ofertës - 50.000€)

 

Dita e fundit për parakualifikim është: 05 dhjetor 2007
Dita për dorëzimin e ofertave të para është: 12 dhjetor 2007
Dita për dorëzimin e ofertave të dyta është: 19 dhjetor 2007

 

Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t'ju ofrojë informata shtesë, se si të ofertohet.

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit

Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel: + 381 (0) 38 500 400 1255
Fax: + 381 (0) 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

 

KTA