-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

Vala e 28-tė me FI Numra

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërmarrjet e reja) të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 28 TË PRIVATIZIMIT

AKM-ja, si kujdestare e mirëbesuar, në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/12, e cila është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/18 (“Rregullorja e AKM-së”), nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj në përputhje me Rregulloren e AKM-së.

Ndërmarrja e Re 17 Nëntori Shitorja në Lypjan Sh.P.K. - kjo ofertë përmban një shitore të vetme duke përfshirë bodrumin (91 m²) dhe katin përdhese (145 m²) dhe përbëhet prej sipërfaqes së përgjithshme prej përafërsisht 236 m². Shitorja ndodhet në rrugën Gjergj Fishta afër qendrës së qytetit të Lypjanit.

Ndërmarrja e Re shitoret në Shtëpinë Bardhë Sh.P.K. - ofron mundësi për blerjen e shtatë shitoreve, që ndodhen në ndërtesën e Shtëpisë së bardhë në rrugën e Nerodimes të Ferizajt. Sipërfaqja e përgjithshme e shitoreve është përafërsisht 224 m².
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
17 Nëntori, D.P. “17 Novembar”, Ferizaj/Urosevac with: Fi -730/89,
D.D. “17 Novembar” Ferizaj/Urosevac with: Fi – 6249/92

Ndërmarrja e Re Fabrika e Tekstilit Letnica Sh.P.K. - ofron investitorëve një fabrike prej përafërsisht 3 ha me hapësirë prodhuese dhe ndihmese qe mbulojnë sipërfaqe prej përafërsisht 3,200 m² . Ky vend gjendet ne Letnice, Komuna e Vitisë. Asetet e lëvizshme qe i transferohen Ndërmarrjes se Re janë kryesisht makinat industriale për qepje.

Ndërmarrja e Re Letnica Prona në Viti Sh.P.K. - ofron investitorëve te interesuar objekte te ndryshme te vendosura ne Viti dhe ne afërsi te saj: një vend prej përafërsisht 6 ari me objekt për prodhimtari dhe një për administratë prej përafërsisht 430 m², sikurse edhe dy shitore ne qendër te Vitisë. Asetet e lëvizshme qe i transferohen Ndërmarrjes se Re janë kryesisht makinat industriale për qepje.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
OP “Letnica”, MZ Letnica, Fi-105/84,
Produzece za proizvodnju konfekcijei obuce “Letnica” sa P.O. u Letnici SO Viti, with: Fi -793/89

Ndërmarrja e Re Dyqanet e Çyçavicës në Vushtrri Sh.P.K. - gjendet afër qendrës në Vushtrri në anën e kundërt të Shkollës së Shërbimit Policor të Kosovës dhe ka një sipërfaqe përreth 119.45 m² me dy dyqane në katin përdhes (Dyqani 1: sipërfaqe prej 59.725 m²; Dyqani 2: me sipërfaqe prej 59.725 m²).
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
TRO na veliko i malo “Cicavica” Vucitrn,
BOAL na veliko i malo “Kaljaja” Vucitrn
Fi 118/85
TRO na veliko i malo “Cicavica” Vucitrn
Fi 03/88
SOE na Veliko i Malo “Cicavica” Vucitrn
Fi 632/89
JSC u Mesovitoj Svojini “ Cicavica” Vucitrn
Fi 7523/92

Ndërmarrja e Re Dubrava Sh.P.K. - me rreth 400 ha tokë bujqësore (me ferma me hangar dhe ndërtesa). Shtirihet ne zonat kadastrale Dubravë, Shushice. Toka bujqësore është ngjitas për fermën me hangar dhe ka sistem të ujitjes.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Agricultural Enterprise "Dubrava"; Ndërmarrja Bujqësore "Dubrava"; Poljoprivredno Preduzece "Dubrava" Fi.268 /90
Yuko Dubrava D.D Export- Import Istog/Istok; Commercial Court Registration
Fi. 268/89

Ndërmarrja e Re Bujqësia - Toka Bujqësore Dugajevë Sh.P.K. - i ofron investitorit potencial të blejë toke bujqësore me sipërfaqe prej përreth 150 ha. të cilat gjinden në Zonat Kadastrale Bokshiq, Dugajeve, Poterq, Jabllanicë dhe Gllogjan të Komunës së Klinës dhe në Komunën e Pejës.

Ndërmarrja e Re Bujqësia - Tokë Bujqësore Rosulë Sh.P.K. - e propozuar ndodhet në Komunën e Pejës. Sipërfaqja e tokës në këtë ofertë përfshin rreth 270 hektarë të tokës bujqësore që ndodhen në zonat kadastrale Jabllanicë dhe Rosulë të Komunës së Pejës.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
S.P. PIK "Dušan Mugoša - Duč" OOUR "Poljoprivreda" Peć sa n.sol.o.,
N.P. KBI "Dushan Mugosha - Duq" OTHPB "Bujqësia" Pejë me p.p.sol. (with unlimited solidary liability);
D.P. "Poljoprivreda" Peć sa p.o.,NSH "Bujqësia" Pejë me p.p. (with unlimited liability).
Fi. 525/89 Court SOE "Poljoprivreda" ("Bujqësia")
BOAL "Poljoprivreda" ("Bujqësia") Agricultural Combine "Dušan Mugoša - Duč" n.sol.o me p.p

Ndërmarrja e Re Kosovaelektro Administrata Sh.P.K. – ofron lokacion atraktive për afarizëm prej përafërsisht 296m² në qendrën e Prishtinës afër Muzeut Kombëtar. Oferta përfshin objektet një-katshe prej përafërsisht 179m² me oborrin prej përafërsisht 117m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
CCR of Prishtinë/Pristina Fi.119/87
OP "Elektrotehna" / RO "Elektrotehna" / WO "Electrotehna" CCR of Prishtinë/Pristina
Fi.1979/86
Organizata Punuese Tregtare "Elektrotehna" / Trgovinska Radna Organizacija "Elektrotehna" / Working Organisation of Trading "Elektrotehna".
CCR of Belgrade
Fi.1893/86 OP Tregtare "Elektrotehna" / Trgovinska RO "Elektrotehna"/ WO of Trading "Elektrotehna"
CCR of Prishtinë/Pristina
Fi.4940/92 "Metalotehna" Sh.P.K. / "Metalotehna" D.O.O. / "Metalotehna" L.L.C. and - Ndërmarrja Tregtare Shoqërore "Elektrotehna" / Drustveno Trgovinsko Preduzece "Elektrotehna" / Socially Owned Trading Enterprise "Elekrotehna"
CCR of Belgrade
Fi.2344/93 Metalotehna-Trade Sh.P.K./ Metalotehna-Trade D.O.O. / Metalotehna-Trade L.L.C.
CCR of Belgrade
Fi.8077/94 Ndërmarrja Holding "Metalotehna Trade Holding" Sh.P.K / Holding Preduzece "Metalotehna Trade Holding" D.O.O. /Holding Enterprise "Metalotehna Trade Holding" L.L.C. CCR of Belgrade Fi.3063/94 Metalotehna Pristina Sh.P.K. / Metalotehna Pristina D.O.O. / Metalotehna Pristina L.L.C.
UNMIK Provisional Business registration No.80018240 of 2000:
KTSH Kosovaelektro / Trgovinska Drustvena Kompanija Kosovaelektro / Socially Owned Trading Company "KosovaElektro"

Ndërmarrja e Re Zhupa Reçan – Supermarketi në Gornje Selo Sh.P.K. - përfshinë Supermarketin i cili gjindet në pjesën atraktive të fshatit Gornje Sello, me një sipërfaqe prej përafërsisht 2 ari që përfshinë ndërtesën nj ë katëshe me sipërfaqe totale prej 55m² dhe 145m² oborr të regjsitruara në emër të NSh-së.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
TP na veliko i malo "Sredacka Zupa" Sredska sa potpunom odgovornoscu , Fi 385/89 (14.12.1989)
DD (JSC) na veliko i malo "Sredacka Zupa" Sredska
Fi 2096/95 (26.07.1995)

 

Dita e fundit për parakualifikim është: 10 tetor 2007
Dita për dorëzimin e ofertave është: 17 tetor 2007

Për këtë Ndërmarrje të Re Data e ofertimit do të përcaktohet:

Ndërmarrja e Re Miniera e Boksitit në Volljak Sh.P.K. - operimet e Boksiteve të Kosovës kanë filluar në vitin 1966 dhe kanë shfrytëzuar një seri të lenteve të boksitit të mbuluara me guri gëlqeror në zonën e Klinës. Pasuritë e boksitit janë nxjerrur përmes një vargu të minierave të hapura dhe tradicionalisht janë transportuar me kamion në një zonë të hapur deponimi e cila gjendej rreth 3 km larg dhe më pastaj janë vënë në karroca të hekurudhës. Rezervat e xehes (duke e përdorur kategorizimin socialist A, B,C1) janë në rajonin e 1.7 milion tonë të boksitit të shkallës në mes të 46.7 dhe 52%. Burimet (c2,D, të shënuara) janë rreth 4 milion tonë. Ky gur gëlqeror është mjaft i pastër që tradicionalisht t'i shitet shkritoreve të Trepçës dhe Ferronikelit.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
N.Sh. Ndërmarrja për xehetari, jo-metale dhe qarkullim “ Kosova” Klinë;  Fi- 647/89
Organizata e Punës Miniera e Boksitit;  Fi-11/86 ishte OP brenda BOAL: Elektroekonomia e Kosovës

 

Në përputhje me Rregulloren e AKM-së dhe politikën e AKM-së/UNMIK-ut, AKM-ja propozon që të shes asetet e subjekteve të tilla (në raste të caktuara së bashku, me detyrimet e caktuara) përmes programit të AKM-së për privatizim. Cilido person që beson se ka ankesë valide kundër subjekteve apo aseteve të tilla (përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar me, (i) ankesat në të cilat ata besojnë se janë pronarë të ligjshëm të cilitdo subjekti apo aseti apo pjese të saj apo se janë pasardhës validë (ii) kreditorët) pa vonesë duhet të paraqesin një ankesë të tillë në AKM, së bashku me sqarimet e plota dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.

AKM-ja pretendon të kryej shitjet e subjekteve/aseteve të tilla sipas (i) mënyrës së privatizimit spin of (bartjes së aseteve dhe në raste të caktuara edhe detyrimeve të caktuara tek kompania e sapo krijuar) dhe pastaj të realizoj procesin e likuidimit apo përmes (ii) shitjes me anë të ankandeve, të aseteve si pjesë e procesit të likuidimit.

Në procesin e likuidimit, AKM-ja do të analizoj ankesat e paraqitura dhe dokumentet përcjellëse në mënyrë që të përcaktoj se te kush duhet të shkojnë pagesat nga të ardhurat nga shitja në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm. Duhet të theksohet se, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, ka gjasa që 20% e të ardhurave nga shitja së pari t'i paguhen “punëtorëve të kualifikueshëm”, pas tyre pretenduesve për pronësi të tokave, kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe pastaj pronarëve të subjekteve ku subjektet e tilla janë përcaktuar se janë transformuar në përputhje me Ligjin e zbatueshëm dhe në mënyrë jo diskriminuese.

AKM-ja nuk do t’i gjykoj ankesat si një organ kuazi gjyqësor apo organ administrativë; prandaj paraqitja e ankesës në AKM, për të cilën gjë AKM-ja fuqimisht i inkurajon paditësit e mundshëm të bëjnë këtë, nuk e parandalon paditësin e mundshëm që gjithashtu të paraqes padi edhe në Odën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, e gjithashtu nuk e parandalon që të kontestoj ligjërishtë çfarëdo vendimi të AKM-së në gjykatën kompetente.

Për formularin e ankesës dhe detajet se si të paraqitet një ankesë, shiko www.kta-kosovo.org - "si të paraqes ankesë" apo merr formularin nga cilado zyre e AKM-së. Ankesat gjithashtu mund të paraqiten në zyrën e Shtyllës së BE-së në Beograd adresa e së cilës është Tolstojeva 47-49,11000 Beograd, Serbi. Rregulloret e UNMIK-ut përkatëse janë marrë nga faqja e AKM-së në internet, e cekur më lartë.

Personat të cilët besojnë se kanë të drejtë në pjesën e 20% e të ardhurave nga shitja e pagueshme për “punëtorët e kualifikuar” pas shitjes/likuidimit (përfshirë edhe personat që hyjnë brenda çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të “punëtorëve të kualifikuar” apo punëtorëve si rezultat i çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "diskriminimit") gjithashtu mund të gjejnë detaje të listës përkatëse në faqen e internetit të cekur më lartë menjëherë pas shitjes/likuidimit së bashku me detajet se si ata mund të paraqesin ankesë për të shtuar edhe veten e tyre në listë.

 

Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t'ju ofrojë informata shtesë, se si të ofertohet.

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit

Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel: + 381 (0) 38 500 400 1255
Fax: + 381 (0) 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

-
KTA