-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

Vala e 28-tė

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërmarrjet e reja) të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 28 TË PRIVATIZIMIT

AKM-ja, si kujdestare e mirëbesuar, në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/12, e cila është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/18 (“Rregullorja e AKM-së”), nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj në përputhje me Rregulloren e AKM-së.

Ndërmarrja e Re 17 Nëntori Shitorja në Lypjan Sh.P.K. - kjo ofertë përmban një shitore të vetme duke përfshirë bodrumin (91 m²) dhe katin përdhese (145 m²) dhe përbëhet prej sipërfaqes së përgjithshme prej përafërsisht 236 m². Shitorja ndodhet në rrugën Gjergj Fishta afër qendrës së qytetit të Lypjanit. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re shitoret në Shtëpinë Bardhë Sh.P.K. - ofron mundësi për blerjen e shtatë shitoreve, që ndodhen në ndërtesën e Shtëpisë së bardhë në rrugën e Nerodimes të Ferizajt. Sipërfaqja e përgjithshme e shitoreve është përafërsisht 224 m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Fabrika e Tekstilit Letnica Sh.P.K. - ofron investitorëve një fabrike prej përafërsisht 3 ha me hapësirë prodhuese dhe ndihmese qe mbulojnë sipërfaqe prej përafërsisht 3,200 m² . Ky vend gjendet ne Letnice, Komuna e Vitisë. Asetet e lëvizshme qe i transferohen Ndërmarrjes se Re janë kryesisht makinat industriale për qepje. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Letnica Prona në Viti Sh.P.K. - ofron investitorëve te interesuar objekte te ndryshme te vendosura ne Viti dhe ne afërsi te saj: një vend prej përafërsisht 6 ari me objekt për prodhimtari dhe një për administratë prej përafërsisht 430 m², sikurse edhe dy shitore ne qendër te Vitisë. Asetet e lëvizshme qe i transferohen Ndërmarrjes se Re janë kryesisht makinat industriale për qepje. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Dyqanet e Çyçavicës në Vushtrri Sh.P.K. - gjendet afër qendrës në Vushtrri në anën e kundërt të Shkollës së Shërbimit Policor të Kosovës dhe ka një sipërfaqe përreth 119.45 m² me dy dyqane në katin përdhes (Dyqani 1: sipërfaqe prej 59.725 m²; Dyqani 2: me sipërfaqe prej 59.725 m²). (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Dubrava Sh.P.K. - me rreth 400 ha tokë bujqësore (me ferma me hangar dhe ndërtesa). Shtirihet ne zonat kadastrale Dubravë, Shushice. Toka bujqësore është ngjitas për fermën me hangar dhe ka sistem të ujitjes. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Bujqësia - Toka Bujqësore Dugajevë Sh.P.K. - i ofron investitorit potencial të blejë toke bujqësore me sipërfaqe prej përreth 150 ha. të cilat gjinden në Zonat Kadastrale Bokshiq, Dugajeve, Poterq, Jabllanicë dhe Gllogjan të Komunës së Klinës dhe në Komunën e Pejës. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Bujqësia - Tokë Bujqësore Rosulë Sh.P.K. - e propozuar ndodhet në Komunën e Pejës. Sipërfaqja e tokës në këtë ofertë përfshin rreth 270 hektarë të tokës bujqësore që ndodhen në zonat kadastrale Jabllanicë dhe Rosulë të Komunës së Pejës. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Kosovaelektro Administrata Sh.P.K. - ofron lokacion atraktive për afarizëm prej përafërsisht 296m² në qendrën e Prishtinës afër Muzeut Kombëtar. Oferta përfshin objektet një-katshe prej përafërsisht 179m² me oborrin prej përafërsisht 117m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Zhupa Reçan – Supermarketi në Gornje Selo Sh.P.K. - përfshinë Supermarketin i cili gjindet në pjesën atraktive të fshatit Gornje Sello, me një sipërfaqe prej përafërsisht 2 ari që përfshinë ndërtesën nj ë katëshe me sipërfaqe totale prej 55m² dhe 145m² oborr të regjsitruara në emër të NSh-së. (Depoziti i Ofertës - 10.000€)

 

Dita e fundit për parakualifikim është: 10 tetor 2007
Dita për dorëzimin e ofertave është: 17 tetor 2007

Për këtë Ndërmarrje të Re Data e ofertimit do të përcaktohet:

Ndërmarrja e Re Miniera e Boksitit në Volljak Sh.P.K. - operimet e Boksiteve të Kosovës kanë filluar në vitin 1966 dhe kanë shfrytëzuar një seri të lenteve të boksitit të mbuluara me guri gëlqeror në zonën e Klinës. Pasuritë e boksitit janë nxjerrur përmes një vargu të minierave të hapura dhe tradicionalisht janë transportuar me kamion në një zonë të hapur deponimi e cila gjendej rreth 3 km larg dhe më pastaj janë vënë në karroca të hekurudhës. Rezervat e xehes (duke e përdorur kategorizimin socialist A, B,C1) janë në rajonin e 1.7 milion tonë të boksitit të shkallës në mes të 46.7 dhe 52%. Burimet (c2,D, të shënuara) janë rreth 4 milion tonë. Ky gur gëlqeror është mjaft i pastër që tradicionalisht t'i shitet shkritoreve të Trepçës dhe Ferronikelit.

 

Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t'ju ofrojë informata shtesë, se si të ofertohet.

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit

Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel: + 381 (0) 38 500 400 1255
Fax: + 381 (0) 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

 

KTA