-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

Kompania pėr Menaxhimin e Deponive

KMD Kompania pėr Menaxhimin e Deponive (KMD) ėshtė pėrgjegjėse pėr menaxhimin e pajisjeve pėr hedhjen pėrfundimtare tė mbeturinave nė Kosovė. Pajisjet pėr hedhjen pėrfundimtare tė mbeturinave pėrfshijnė deponitė e mbeturinave dhe stacionet e transferimit. Pėr momentin, katėr deponi tė mbeturinave janė nėn menaxhimin e KMD-sė (Prizren, Gjilan, Prishtina dhe Podujeva) dhe njė stacion transferimi (Ferizaj).

Eshtė pėrgjegjėsi e KMD-sė qė tė siguroj funksionimin efektiv dhe tė sigurt tė deponive nė pėrputhshmėri me kėrkesat pėr ruajtje tė ambientit. Po ashtu KMD-ja ėshtė pėrgjegjėse pėr mbylljen e deponive pas pėrfundimit tė funksionimit tė tyre, kujdesin e deponive pas mbylljes si dhe ndėrtimin e pajisjeve tė reja pėr deponimin e mbeturinave. Deponitė inxhinierike tė mbeturinave tė ndėrtuara nė Kosovė mund tė shfrytėzohen sė paku 15 vite.

KMD ka vetėm gjashtė tė punėsuar. KMD merret me menaxhimin e deponive kurse pėr funksionimin direkt tė deponive KMD angazhon kontraktorė tė specializuar me kontrata tė kufizuara kohore. Nė kėtė mėnyrė KMD mund tė monitoroj nė mėnyrė objektive funksionimin dhe kualitetin e funksionimit tė deponive.

Nė Kosovė ka edhe deponi tė tjera tė mbeturinave qė janė ndėrtuar jashtė Programit tė Agjencisė Evropiane pėr Rindėrtim dhe nuk hyjnė nė fushėn e pėrgjegjėsisė tė AKM-sė dhe KMD-sė.
KTA