-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

Vala e 27-tė me FI Numra

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërmarrjet e reja) të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 27 TË PRIVATIZIMIT

AKM-ja, si kujdestare e mirëbesuar, në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/12, e cila është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/18 (“Rregullorja e AKM-së”), nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj në përputhje me Rregulloren e AKM-së.

Ndërmarrja e Re Agrokultura Fabrika për Përpunimin e Mishit Sh.P.K. - tenderi i jep mundësi investitorit të marrë fabrikën për përpunimin e mishit në të vendosur në fshatin Velekincë (komuna e Gjilanit). Me blerjen e kësaj Ndërmarrje të Re do t’i hapet qasja në tregun Kosovar të ushqimit dhe do t’i lejohet mundësia e zgjerimit.
Prona që është lëndë e këtij tenderi ka një sipërfaqe toke prej përafërsisht 58,180m² (05.81.80 ha). Ndërtesat kryesore përfshijnë përafërsisht sipërfaqen prej 10,027 m² dhe hapësirën e hapur - oborrin sipërfaqe të përafërt prej 48,153 m² në kuadër të kompleksit të fabrikës për përpunimin e mishit. - (SHTYHET PËR VALËN 28)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
K.B.I. Agrokultura UNMIK Business Registration No. 80450133
(1997-1999) P.I.P. Mladost
Fi-1865/96
(1994-1996) Yuko-Mladost DD.PO
Fi-1490/92
(1989-1993) P.I.P. Mladost
Fi-670/89

Ndërmarrja e Re Morava e Epërme “Shtëpia e Mallrave e Vitisë” Sh.P.K. - kjo Ndërmarrje e Re është një rast shumë i mirë për blerjen e shtëpisë se mallrave se bashku me hapsiren per zyre, e vendosur në qendrën e qytetit. Ky eshte nje rast i veqante komercial. Hapsira totale e shtepisë së mallrave së bashku me zyret është përafersisht prej 2500 m².
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
NTSH Morava e Eperme Fi – 902/89
DTP Gornja Morava, Viti/na

Ndërmarrja e Re Hotel Mineral Sh.P.K. - ofron mundësin për një investim ideal në sektorin e turizmit dhe hotelerisë. Objekti mund te pranoje mysafir individual dhe ata për punë, akomodim zyreje apo salla te vogla konferencash. Oferta përfshin një parcelë toke prej afërsisht 30 ari dhe dy ndërtesa tjera te ndërlidhura. Ndërtesat përfshijnë një restorant qe mund te pranoj 250 mysafir (përafërsisht 420 m²) dhe 27 dhoma me 40 shtretër.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
OP/ROWO Hotel Mineral Fi-26/84;
SOE Mineral
Fi-770/89;
Mineral
Fi-516/92.

Ndërmarrja e Re Karaqeva – Fabrika e vjetër e Pllakave Sh.P.K. - ofron investitorëve mundësinë të blejnë një prodhues të pllakave te qeramikës për mure dhe dysheme. Pajisjet e kësaj ndërmarrje janë te dëmtuara ne masë të konsiderueshme. Kjo ndërmarrje është e vendosur ne Kamenicë (regjioni i Gjilanit) në një sipërfaqe prej përafërsisht 7.9 ha. Halla industriale, depo dhe objekti administrativ përfshin përafërsisht 22,230 m². Furnitorët e lëndës së parë janë të vendosur në regjion.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
( 1) (1999 - to present) - Xeheroret dhe Industria e Qeramikës "Karaçeva" UNMIK Reg. no. 1000683
(2) (08 Dec 1992 - 1999) - DD Industrija Keramike "Karacevo"
Fi-6818/92
(3) (30 Dec 1989 - 1992) - DP Industrija Keramike "Karacevo"
Fi-738/89
(4) (1978 - 1989) - RO RIK "Karacevo" BOAL "Karacevo" Kosovska Kamenica
Fi-1060/78

Ndërmarrja e Re Agromorava Mulliri Elektrik Sh.P.K. Sjell një rast te mire për te investuar ne objekte te bluarjes së grurit dhe hapësira deponimi në fshatin Kabash të Vitisë. Ndërmarrja e Re do të përfshijë 12,178m² pjesërisht e zhvilluar, një mulli l 2,166m² prej gjashtë kateve, (19m lartësi), një ndërtesë administrative prej afërsisht 45 m², një hangarë për deponim prej 384m² dhe një mull ii vjetër prej 1,125m².

Ndërmarrja e Re Agromorava Farma e Dhive Sh.P.K. - ofron tek investitorët e interesuar një fermë dhish e cila përmban një prone prej afërsisht 0.6 ha toke dhe 3 ndërtesa te destinuara për rritjen e dhive dhe deleve. Ferma ndodhet ne rrugën kryesore për Letnicë në Komunën e Vitisë.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
N.B.I.Q. Agromorava UNMIK Business Registration No. 80081596
(1981-1999) P.I.P.P. Agromorava (
Fi-229/89) N.B.I.Q. Agromorava

Ndërmarrja e Re Nevolan Sh.P.K. - tokë bujqësore, me lokacion në fshatin Nevolan, komuna e Vushtrrisë, përafërsisht përfshinë 35 hektar tokë.

Ndërmarrja e Re Bukosh Sh.P.K. - tokë bujqësore, me lokacion në fshatin Bukosh, komuna e Vushtrrisë, përafërsisht përfshinë 8 hektar tokë.

Ndërmarrja e Re Vërnica Sh.P.K. - tokë bujqësore, me lokacion në fshatin Vërnicë, komuna e Vushtrrisë, përafërsisht përfshinë 13 hektar tokë.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
NSH Elan, Fi-791/89
SHA Ratar
Fi-7899/92

Ndërmarrja e Re Dyqanet Stan – Trg Lux Sh.P.K. - përfshinë një sipërfaqe totale prej përafërsisht 82,53 m².
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Fi - 200/89 NSH Lux
Fi -11462/91 NSH Lux
Fi -4272/92 NSH Lux
Fi- 6273/92 SHA Lux

Ndërmarrja e Re IMB Restorani në Mitrovicë Sh.P.K. - gjindet në qendër të Mitrovicës në katin përdhesë të ndërtesës së KEK-ut dhe përfshin një sipërfaqe prej përafërsisht 133.8 m².
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Fi - 7901/92 SHA me kapital te perzier "Mlinpek”
Fi - 709/89 NSH "Mulliri-Fur" , "Mlinpek”

Ndërmarrja e Re KB Likovci tokë bujqësore Sh.P.K. - përfshinë një sipërfaqe totale prej përafërsisht 42 ha tokë bujqësore.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Fi-1590/90 Koperativa bujqesore Likovci

Ndërmarrja e Re Dyqani Banana i Çyçavicës në Vushtrri SH.P.K. gjendet në qendrër në Vushtrri në anën e kundërt të Shtëpisë së Mallrave dhe përfshin një hapësire dhe ndërtese me një sipërfaqe përreth 36 m².
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
OPT me shumicë dhe pakicë” Çyçavica” Vushtrri
OBPB me shumicë dhe pakicë “Kalaja “ Vushtrri
  Fi 118/85
OPT me shumicë dhe pakicë “Çyçavica”Vushtrri
  Fi 03/88
N.Sh. me shumicë dhe pakicë “Çyçavica” Vushtrri 
Fi 632/89
SH.A. ne pronësi përzier “Çyçavica” Vushtrri 
Fi 7523/92

Ndërmarrja e Re Fabrika e Lëkurës Bare Sh.P.K. - i ofron investuesit potencial nje mundësi te shkëlqyer per të privatizuar 10649 m² (1ha 06ari 49 m² ) të tokës me ndërtesë e cila ka bazën dhe katin përdhesë me sipërfaqe përafërsisht prej rreth 1600 m². Toka dhe ndërtesa janë të përshtatshme për çfarëdo lloj biznesi dhe gjinden në lokacion adekuat në fshatin Bare, në Mitrovicë/Mitrovica. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
OOUR Fabrika koze i krzna "Partizanka" T.Uzice - Fabrika za proizvodnju kozne galanterije Bare
RO za preradu i promet koze "Partizanka-Koza" T.Uzice - Fabrika za proizvodnju kozne galanterije Bare
DD u mesovitoj svojini "Koza" Uzice -Fabrika za proizvodnju kozne galanterije Bare
RMHK Trepca K.Mitrovica - Fabrika zastitne opreme Bare
UNMIK Prov.Bus.Reg 80575335

Ndërmarrja e Re Ferma Kaçandoll - KB 23 Nëntori Sh.P.K. - përfshin një sipërfaqe të kullosës rreth 9,751,500 m² ( 975 ha 15 are ) të cilat gjenden në fshatin Kaçandoll , komuna e Mitrovicës.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Koperativa Bujqesore - 23 Nentori - Mitrovicë – Fi - 1604/90
Koperativa Bujqesore - 23 Nentori – Mitrovicë -
Fi - 2100/92
SH.A Fidanishtja - Mitrovicë
Fi –7898/92
UNMIK Prov. Bus. Reg. Number 80091117

Ndërmarrja e Re Bujqësia - Tokë Bujqësore Potërq Sh.P.K. - ndodhet në Komunën e Klinës. Sipërfaqja e tokës në këtë ofertë përfshin rreth 294 hektarë të tokës bujqësore që ndodhen në zonat kadastrale Potërq i ulët, Videjë, Krushevë dhe Nagllavkë të Komunës së Klinës.

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Bokshiq Sh.P.K. - i ofron investitorit potencila të blejë toke bujqësore me sipërfaqe prej 200 ha. te cilat gjinden në Zonat Kadastrale Bokshiq dhe Dugajeve te Komunës se Klinës dhe ne Zonën Kadastrale Gllodjan ne Komunën e Pejës.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
S.P. PIK "Dušan Mugoša - Duč" OOUR "Poljoprivreda" Peć sa n.sol.o., N.P. KBI "Dushan Mugosha - Duq"
OTHPB "Bujqësia" Pejë me p.p.sol. (with unlimited solidary liability); D.P. "Poljoprivreda" Peć sa p.o.,NSH "Bujqësia" Pejë me p.p. (with unlimited liability).
Fi. 525/89 Court SOE "Poljoprivreda" ("Bujqësia") BOAL "Poljoprivreda" ("Bujqësia") Agricultural Combine "Dušan Mugoša - Duč" n.sol.o me p.p

Ndërmarrja e Re Tokë bujqësore Ereniku - Baks II Sh.P.K. - mundëson prodhimin e kulturave te ndryshme bujqësore. Ndërmarrja e Re përfshin sipërfaqen tokësore. Ky kompleks ka një sipërfaqe prej rreth 75 hektarësh.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
SOE "Ereniku -Prodhimtaria Primare" Gjakovë/Djakovica Fi 460/89, Fi.198/90,
SOE "Ereniku-Primarna Proizvodnja" Gjakovë/Djakovica, PKB "Primarna Proizvodnja" Gjakovë/Djakovica.
FI 2173/95
SOE "Ereniku -Prodhimtaria Primare" Gjakovë/Djakovica

Ndërmarrja e Re Drelaj Sh.P.K. - subsidiarja sherben si pikë mbledhëse e frutave malore të ndryshëm e sidomos për boronica, gjithashtu dhe produkteve qumështor si djathit dhe mazës. E vendosur në një lokacion atraktiv të Grykës së Rugovës.
Ndërmarrja e Re përfshin objektin e ri të ndërtuar nga tullat dhe betoni me përafërsisht 345 m². Sipërfaqja e përgjithshme e tokës është përafërsisht 42 ari e ndarë në tri parcela. Duhet të kini parasysh se nuk ka asete lëvizëse.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
KB “Rugova” Drelaj/Drelje Fi-75/79
KB “Rugova” Drelaj/Drelje
Fi 101/80
KB “Rugova” Drelaj/Drelje 
Fi 161/91

Ndërmarrja e Re Kosova Elektro Zyret Zona Industriale Sh.P.K. – ju ofron blerësve potencial mundësi për lokale afariste (një kat) me përafërsisht 557 m² dhe oborr me një sipërfaqe përafërsisht prej 7,089 m² që gjendet në një vend kyq në zonën industriale të Prishtinës në drejtim të Fushë Kosovës.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
CCR of Prishtinë/Pristina Fi.119/87
OP "Elektrotehna" / RO "Elektrotehna" / WO "Electrotehna" CCR of Prishtinë/Pristina
Fi.1979/86
Organizata Punuese Tregtare "Elektrotehna" / Trgovinska Radna Organizacija "Elektrotehna" / Working Organisation of Trading "Elektrotehna".
CCR of Belgrade
Fi.1893/86
OP Tregtare "Elektrotehna" / Trgovinska RO "Elektrotehna"/ WO of Trading "Elektrotehna"
CCR of Prishtinë/Pristina
Fi.4940/92
"Metalotehna" Sh.P.K. / "Metalotehna" D.O.O. / "Metalotehna" L.L.C. and - Ndërmarrja Tregtare Shoqërore "Elektrotehna" / Drustveno Trgovinsko Preduzece Elektrotehna" / Socially Owned Trading Enterprise "Elekrotehna"
CCR of Belgrade
Fi.2344/93
Metalotehna-Trade Sh.P.K./ Metalotehna-Trade D.O.O. / Metalotehna-Trade L.L.C.
CCR of Belgrade
Fi.8077/94 Ndërmarrja Holding "Metalotehna Trade Holding" Sh.P.K / Holding Preduzece "Metalotehna Trade Holding" D.O.O. /Holding Enterprise "Metalotehna Trade Holding" L.L.C. CCR of Belgrade Fi.3063/94 Metalotehna Pristina Sh.P.K. / Metalotehna Pristina D.O.O. / Metalotehna Pristina L.L.C.
UNMIK Provisional Business registration No.80018240 of 2000:
KTSH Kosovaelektro / Trgovinska Drustvena Kompanija Kosovaelektro / Socially Owned Trading Company "KosovaElektro"

Ndërmarrja e Re Llapi Shitorja Nr. 26 Sh.P.K. - ofron investitorit potencial një mundësi unike që të fitojë një shitore që gjendet në qender të Podujevës, në rrugën „Zahir Pajaziti“ me një sipërfaqe përafersisht prej 54 m².
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Tergovinsko Produzece LAB Podujevo Tergoninsko Radnja - Fi.191/63
Drustveno Tergovinsko Produzeqe/ Ndërmarrja Shoqërore Tregtare Llapi -
Fi.671/89

Ndërmarja e Re NBI Suhareka Prona e Fermës së dhive Sh.P.K. - përfshin një sipërfaqe të përafërt rreth 50 Ha (livadhe dhe tokë të punueshme) e cila gjendet në afërsi të fshatrave Sallagrazhdë dhe Grejkoc si dhe një numër të ndërtesave (montazh) me një sipërfaqe totale prej afërsisht 5,000 m².
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
PIP “Suvareka” – Suvareka   Fi 232/89 – 31.08.1989
“PKB Metohijavino” Suvareka
  Fi 1765/92 – 30.04.1992

 

Dita e fundit për parakualifikim është: 15 gusht 2007
Dita për dorëzimin e ofertave është: 22 gusht 2007

Për këtë Ndërmarrje të Re Data e ofertimit do të përcaktohet:

Ndërmarrja e Re Miniera e Boksitit në Volljak Sh.P.K. - operimet e Boksiteve të Kosovës kanë filluar në vitin 1966 dhe kanë shfrytëzuar një seri të lenteve të boksitit të mbuluara me guri gëlqeror në zonën e Klinës. Pasuritë e boksitit janë nxjerrur përmes një vargu të minierave të hapura dhe tradicionalisht janë transportuar me kamion në një zonë të hapur deponimi e cila gjendej rreth 3 km larg dhe më pastaj janë vënë në karroca të hekurudhës. Rezervat e xehes (duke e përdorur kategorizimin socialist A, B,C1) janë në rajonin e 1.7 milion tonë të boksitit të shkallës në mes të 46.7 dhe 52%. Burimet (c2,D, të shënuara) janë rreth 4 milion tonë. Ky gur gëlqeror është mjaft i pastër që tradicionalisht t'i shitet shkritoreve të Trepçës dhe Ferronikelit.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
N.Sh. Ndërmarrja për xehetari, jo-metale dhe qarkullim “ Kosova” Klinë;  Fi- 647/89
Organizata e Punës Miniera e Boksitit;  Fi-11/86 ishte OP brenda BOAL: Elektroekonomia e Kosovës

 

Në përputhje me Rregulloren e AKM-së dhe politikën e AKM-së/UNMIK-ut, AKM-ja propozon që të shes asetet e subjekteve të tilla (në raste të caktuara së bashku, me detyrimet e caktuara) përmes programit të AKM-së për privatizim. Cilido person që beson se ka ankesë valide kundër subjekteve apo aseteve të tilla (përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar me, (i) ankesat në të cilat ata besojnë se janë pronarë të ligjshëm të cilitdo subjekti apo aseti apo pjese të saj apo se janë pasardhës validë (ii) kreditorët) pa vonesë duhet të paraqesin një ankesë të tillë në AKM, së bashku me sqarimet e plota dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.

AKM-ja pretendon të kryej shitjet e subjekteve/aseteve të tilla sipas (i) mënyrës së privatizimit spin of (bartjes së aseteve dhe në raste të caktuara edhe detyrimeve të caktuara tek kompania e sapo krijuar) dhe pastaj të realizoj procesin e likuidimit apo përmes (ii) shitjes me anë të ankandeve, të aseteve si pjesë e procesit të likuidimit.

Në procesin e likuidimit, AKM-ja do të analizoj ankesat e paraqitura dhe dokumentet përcjellëse në mënyrë që të përcaktoj se te kush duhet të shkojnë pagesat nga të ardhurat nga shitja në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm. Duhet të theksohet se, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, ka gjasa që 20% e të ardhurave nga shitja së pari t'i paguhen “punëtorëve të kualifikueshëm”, pas tyre pretenduesve për pronësi të tokave, kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe pastaj pronarëve të subjekteve ku subjektet e tilla janë përcaktuar se janë transformuar në përputhje me Ligjin e zbatueshëm dhe në mënyrë jo diskriminuese.

AKM-ja nuk do t’i gjykoj ankesat si një organ kuazi gjyqësor apo organ administrativë; prandaj paraqitja e ankesës në AKM, për të cilën gjë AKM-ja fuqimisht i inkurajon paditësit e mundshëm të bëjnë këtë, nuk e parandalon paditësin e mundshëm që gjithashtu të paraqes padi edhe në Odën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, e gjithashtu nuk e parandalon që të kontestoj ligjërishtë çfarëdo vendimi të AKM-së në gjykatën kompetente.

Për formularin e ankesës dhe detajet se si të paraqitet një ankesë, shiko www.kta-kosovo.org - "si të paraqes ankesë" apo merr formularin nga cilado zyre e AKM-së. Ankesat gjithashtu mund të paraqiten në zyrën e Shtyllës së BE-së në Beograd adresa e së cilës është Tolstojeva 47-49,11000 Beograd, Serbi. Rregulloret e UNMIK-ut përkatëse janë marrë nga faqja e AKM-së në internet, e cekur më lartë.

Personat të cilët besojnë se kanë të drejtë në pjesën e 20% e të ardhurave nga shitja e pagueshme për “punëtorët e kualifikuar” pas shitjes/likuidimit (përfshirë edhe personat që hyjnë brenda çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të “punëtorëve të kualifikuar” apo punëtorëve si rezultat i çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "diskriminimit") gjithashtu mund të gjejnë detaje të listës përkatëse në faqen e internetit të cekur më lartë menjëherë pas shitjes/likuidimit së bashku me detajet se si ata mund të paraqesin ankesë për të shtuar edhe veten e tyre në listë.

 

Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t'ju ofrojë informata shtesë, se si të ofertohet.

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit

Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel: + 381 (0) 38 500 400 1255
Fax: + 381 (0) 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

-
KTA