-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

Vala e 27-tė

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërmarrjet e reja) të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 27 TË PRIVATIZIMIT

AKM-ja, si kujdestare e mirëbesuar, në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/12, e cila është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/18 (“Rregullorja e AKM-së”), nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj në përputhje me Rregulloren e AKM-së.

Ndërmarrja e Re Agrokultura Fabrika për Përpunimin e Mishit Sh.P.K. - tenderi i jep mundësi investitorit të marrë fabrikën për përpunimin e mishit në të vendosur në fshatin Velekincë (komuna e Gjilanit). Me blerjen e kësaj Ndërmarrje të Re do t’i hapet qasja në tregun Kosovar të ushqimit dhe do t’i lejohet mundësia e zgjerimit.
Prona që është lëndë e këtij tenderi ka një sipërfaqe toke prej përafërsisht 58,180m² (05.81.80 ha). Ndërtesat kryesore përfshijnë përafërsisht sipërfaqen prej 10,027 m² dhe hapësirën e hapur - oborrin sipërfaqe të përafërt prej 48,153 m² në kuadër të kompleksit të fabrikës për përpunimin e mishit. (Depoziti i Ofertës - 20.000€) - (SHTYHET PËR VALËN 28)
Kliko këtu për Rregullat e tenderit për Agrokulturën

Ndërmarrja e Re Morava e Epërme “Shtëpia e Mallrave e Vitisë” Sh.P.K. - kjo Ndërmarrje e Re është një rast shumë i mirë për blerjen e shtëpisë se mallrave se bashku me hapsiren per zyre, e vendosur në qendrën e qytetit. Ky eshte nje rast i veqante komercial. Hapsira totale e shtepisë së mallrave së bashku me zyret është përafersisht prej 2500 m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Hotel Mineral Sh.P.K. - ofron mundësin për një investim ideal në sektorin e turizmit dhe hotelerisë. Objekti mund te pranoje mysafir individual dhe ata për punë, akomodim zyreje apo salla te vogla konferencash. Oferta përfshin një parcelë toke prej afërsisht 30 ari dhe dy ndërtesa tjera te ndërlidhura. Ndërtesat përfshijnë një restorant qe mund te pranoj 250 mysafir (përafërsisht 420 m²) dhe 27 dhoma me 40 shtretër. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Karaqeva – Fabrika e vjetër e Pllakave Sh.P.K. - ofron investitorëve mundësinë të blejnë një prodhues të pllakave te qeramikës për mure dhe dysheme. Pajisjet e kësaj ndërmarrje janë te dëmtuara ne masë të konsiderueshme. Kjo ndërmarrje është e vendosur ne Kamenicë (regjioni i Gjilanit) në një sipërfaqe prej përafërsisht 7.9 ha. Halla industriale, depo dhe objekti administrativ përfshin përafërsisht 22,230 m². Furnitorët e lëndës së parë janë të vendosur në regjion. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Agromorava Mulliri Elektrik Sh.P.K. - sjell një rast te mire për te investuar ne objekte te bluarjes së grurit dhe hapësira deponimi në fshatin Kabash të Vitisë. Ndërmarrja e Re do të përfshijë 12,178m² pjesërisht e zhvilluar, një mulli l 2,166m² prej gjashtë kateve, (19m lartësi), një ndërtesë administrative prej afërsisht 45 m², një hangarë për deponim prej 384m² dhe një mull ii vjetër prej 1,125m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Agromorava Farma e Dhive Sh.P.K. - ofron tek investitorët e interesuar një fermë dhish e cila përmban një prone prej afërsisht 0.6 ha toke dhe 3 ndërtesa te destinuara për rritjen e dhive dhe deleve. Ferma ndodhet ne rrugën kryesore për Letnicë në Komunën e Vitisë. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Nevolan Sh.P.K. - tokë bujqësore, me lokacion në fshatin Nevolan, komuna e Vushtrrisë, përafërsisht përfshinë 35 hektar tokë. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Bukosh Sh.P.K. - tokë bujqësore, me lokacion në fshatin Bukosh, komuna e Vushtrrisë, përafërsisht përfshinë 8 hektar tokë. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Vërnica Sh.P.K. - tokë bujqësore, me lokacion në fshatin Vërnicë, komuna e Vushtrrisë, përafërsisht përfshinë 13 hektar tokë. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Dyqanet Stan – Trg Lux Sh.P.K. - përfshinë një sipërfaqe totale prej përafërsisht 82,53 m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re IMB Restorani në Mitrovicë Sh.P.K. - gjindet në qendër të Mitrovicës në katin përdhesë të ndërtesës së KEK-ut dhe përfshin një sipërfaqe prej përafërsisht 133.8 m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re KB Likovci tokë bujqësore Sh.P.K. - përfshinë një sipërfaqe totale prej përafërsisht 42 ha tokë bujqësore. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Dyqani Banana i Çyçavicës në Vushtrri Sh.P.K. - gjendet në qendrër në Vushtrri në anën e kundërt të Shtëpisë së Mallrave dhe përfshin një hapësire dhe ndërtese me një sipërfaqe përreth 36 m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Fabrika e Lëkurës Bare Sh.P.K. - i ofron investuesit potencial nje mundësi te shkëlqyer per të privatizuar 10649 m² (1ha 06ari 49 m² ) të tokës me ndërtesë e cila ka bazën dhe katin përdhesë me sipërfaqe përafërsisht prej rreth 1600 m². Toka dhe ndërtesa janë të përshtatshme për çfarëdo lloj biznesi dhe gjinden në lokacion adekuat në fshatin Bare, në Mitrovicë. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Ferma Kaçandoll - KB 23 Nëntori Sh.P.K. - përfshin një sipërfaqe të kullosës rreth 9,751,500 m² ( 975 ha 15 are ) të cilat gjenden në fshatin Kaçandoll, komuna e Mitrovicës. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Bujqësia - Tokë Bujqësore Potërq Sh.P.K. - ndodhet në Komunën e Klinës. Sipërfaqja e tokës në këtë ofertë përfshin rreth 294 hektarë të tokës bujqësore që ndodhen në zonat kadastrale Potërq i ulët, Videjë, Krushevë dhe Nagllavkë të Komunës së Klinës. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Bokshiq Sh.P.K. - i ofron investitorit potencila të blejë toke bujqësore me sipërfaqe prej 200 ha. te cilat gjinden në Zonat Kadastrale Bokshiq dhe Dugajeve te Komunës se Klinës dhe ne Zonën Kadastrale Gllodjan ne Komunën e Pejës. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Tokë bujqësore Ereniku - Baks II Sh.P.K. - mundëson prodhimin e kulturave te ndryshme bujqësore. Ndërmarrja e Re përfshin sipërfaqen tokësore. Ky kompleks ka një sipërfaqe prej rreth 75 hektarësh. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Drelaj Sh.P.K. - subsidiarja sherben si pikë mbledhëse e frutave malore të ndryshëm e sidomos për boronica, gjithashtu dhe produkteve qumështor si djathit dhe mazës. E vendosur në një lokacion atraktiv të Grykës së Rugovës.
Ndërmarrja e Re përfshin objektin e ri të ndërtuar nga tullat dhe betoni me përafërsisht 345 m². Sipërfaqja e përgjithshme e tokës është përafërsisht 42 ari e ndarë në tri parcela. Duhet të kini parasysh se nuk ka asete lëvizëse. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Kosova Elektro Zyret Zona Industriale Sh.P.K. – ju ofron blerësve potencial mundësi për lokale afariste (një kat) me përafërsisht 557 m² dhe oborr me një sipërfaqe përafërsisht prej 7,089 m² që gjendet në një vend kyq në zonën industriale të Prishtinës në drejtim të Fushë Kosovës. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Llapi Shitorja Nr. 26 Sh.P.K. - ofron investitorit potencial një mundësi unike që të fitojë një shitore që gjendet në qender të Podujevës, në rrugën „Zahir Pajaziti“ me një sipërfaqe përafersisht prej 54 m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarja e Re NBI Suhareka Prona e Fermës së dhive Sh.P.K. - përfshin një sipërfaqe të përafërt rreth 50 Ha (livadhe dhe tokë të punueshme) e cila gjendet në afërsi të fshatrave Sallagrazhdë dhe Grejkoc si dhe një numër të ndërtesave (montazh) me një sipërfaqe totale prej afërsisht 5,000 m². (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Dita e fundit për parakualifikim është: 15 gusht 2007
Dita për dorëzimin e ofertave është: 22 gusht 2007


Për këtë Ndërmarrje të Re Data e ofertimit do të përcaktohet:

Ndërmarrja e Re Miniera e Boksitit në Volljak Sh.P.K. - operimet e Boksiteve të Kosovës kanë filluar në vitin 1966 dhe kanë shfrytëzuar një seri të lenteve të boksitit të mbuluara me guri gëlqeror në zonën e Klinës. Pasuritë e boksitit janë nxjerrur përmes një vargu të minierave të hapura dhe tradicionalisht janë transportuar me kamion në një zonë të hapur deponimi e cila gjendej rreth 3 km larg dhe më pastaj janë vënë në karroca të hekurudhës. Rezervat e xehes (duke e përdorur kategorizimin socialist A, B,C1) janë në rajonin e 1.7 milion tonë të boksitit të shkallës në mes të 46.7 dhe 52%. Burimet (c2,D, të shënuara) janë rreth 4 milion tonë. Ky gur gëlqeror është mjaft i pastër që tradicionalisht t'i shitet shkritoreve të Trepçës dhe Ferronikelit.

 

Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t'ju ofrojë informata shtesë, se si të ofertohet.

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit

Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel: + 381 (0) 38 500 400 1255
Fax: + 381 (0) 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

 

KTA