-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

Vala e 26-tė me FI Numra

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërmarrjet e reja) të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 26 TË PRIVATIZIMIT

AKM-ja, si kujdestare e mirëbesuar, në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/12, e cila është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/18 (“Rregullorja e AKM-së”), nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj në përputhje me Rregulloren e AKM-së.

Ndërmarrja e Re Depo dhe Toka Bujqësore në Gërmovë Sh.P.K. - prona kryesore e kësaj Ndërmarrjeje të Re përbëhet nga toka bujqësore dhe depoja që gjendet në afërsi të fshatit Gërmovë, në afërsi të rrugës kryesore Viti – Gërlicë në Komunën e Vitisë. Prona e përgjithshme që do t’i bartet Ndërmarrjes së Re ka një sipërfaqe të përafërt prej 57.5 hektarësh. Pjesa më e madhe ё tokës është përdorur për kultivimin grurit dhe drithërave. Sidoqoftë shumica e tokës nuk është kultivuar rregullisht në vitet e fundit.

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore në Nec Sh.P.K. - prona kryesore e kësaj Ndërmarrjeje të Re përbëhet nga toka bujqësore që gjendet në afërsi të fshatit Sllatinë, Komuna e Vitisë. Prona e përgjithshme që do t’i bartet Ndërmarrjes së Re ka një sipërfaqe të përafërt prej 85 hektarësh. Pjesa më e madhe ё tokës është përdorur për kultivimin grurit dhe drithërave. Sidoqoftë shumica e tokës nuk është kultivuar rregullisht në vitet e fundit.

Ndërmarrja e Re Toka bujqësore në Pozharan-Stub Sh.P.K. - prona kryesore e kësaj Ndërmarrjeje të Re përbëhet nga toka bujqësore që gjendet në në mes të fshatrave Gërmovë dhe Pozharan, Komuna e Vitisë. Prona e përgjithshme që do t’i bartet Ndërmarrjes së Re ka një sipërfaqe të përafërt prej 23 hektarësh. Pjesa më e madhe ё tokës është përdorur për kultivimin grurit dhe drithërave. Sidoqoftë shumica e tokës nuk është kultivuar rregullisht në vitet e fundit.

Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Beli Dub Sh.P.K. - prona kryesore e kësaj Ndërmarrjeje të Re përbëhet nga toka bujqësore që gjendet në afërsi të fshatit Goshicë, Komuna e Vitisë. Prona e përgjithshme që do t’i bartet Ndërmarrjes së Re ka një sipërfaqe të përafërt prej 62 hektarësh. Pjesa më e madhe ё tokës është përdorur për kultivimin grurit dhe drithërave. Sidoqoftë shumica e tokës nuk është kultivuar rregullisht në vitet e fundit.

Ndërmarrja e Re Depo në Pozharan Sh.P.K. - prona kryesore e kësaj Ndërmarrjeje të Re përbëhet nga zyrja administrative, depo dhe oborri që gjendet në fshatin Pozharan, Komuna e Vitisë. Prona e përgjithshme që do t’i bartet Ndërmarrjes së Re ka një sipërfaqe të përafërt prej 2 hektarësh. Depoja është përdorur për grumbullimin dhe ruajtjen e produkteve bujqësore. Sidoqoftë viteve të fundit nuk është përdorur për këtë qëllim
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
N.B.I.Q. Agromorava UNMIK Business Registration No. 80081596
(1981-1999) P.I.P.P. Agromorava (Fi-229/89) N.B.I.Q. Agromorava

Ndërmarrja e Re Pasuria Bujqësore depo Sh.P.K. - ky tender ofron mundësin e blerjes së një ndërtese një-katëshe me 45 ari tokë, e që për momentin shfrytëzohet për qëllime industriale dhe ndodhet përballë Fabrikës së Gypave dhe afër udhëkryqit të rrugëve të Reçakut dhe Cen Dugolli në Ferizaj.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Ndërmarrja Shoqerore “Pasuria Bujqësore” Fi-650/89.

Ndërmarrja e Re Ndërtesa Administrative dhe Toka Bujqësore Rakosh Sh.P.K. - i ofron investitorit tokë të pjellshme bujqësore me siperfaqe prej afro 73 ha dhe ndërtesa administartive. Ndër. e Re gjendet afër Istogut.

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Drenovc Sh.P.K. - i ofron investitorit potencial të blejë tokë bujqësore me sipërfaqe prej 240 ha.në fshatin Drenovc në rrugën kryesore Pejë-Prishtinë.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
S.P. PIK "Dušan Mugoša - Duč" OOUR "Poljoprivreda" Peć sa n.sol.o., N.P. KBI "Dushan Mugosha - Duq" OTHPB "Bujqësia" Pejë me p.p.sol. (with unlimited solidary liability);
D.P. "Poljoprivreda" Peć sa p.o.,NSH "Bujqësia" Pejë me p.p. (with unlimited liability).
Fi. 525/89
SOE "Poljoprivreda" ("Bujqësia") BOAL "Poljoprivreda" ("Bujqësia") Agricultural Combine "Dušan Mugoša - Duč" n.sol.o me p.p

Ndërmarrja e Re Ndërtimtari Sh.P.K. - ofron rast unik për të marrë sipërfaqe përafërsisht 1.19 ha tokë në Zonën Industriale, një zonë ku kohëve të fundit janë zhvilluar shumë biznese. Ndërmarrja ka një sipërfaqe prej 676m² depo.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
SOE “Novogradnja” Prishtina (Fi-785/89)
SOE “Ndërtimtari” UNMIK Provisional Registration no.
80100868

Ndërmarrja e Re Llapi Shitorja Nr. 1 dhe Shitorja Nr. 2 Sh.P.K. - ju ofron investitorëve potencial dy shitore ( të njohura si Llapi Shitorja Nr.1 dhe Llapi Shitorja Nr.2) me një sipërfaqe totale prej përafërsisht 114 m² dhe oborr prej përafërsisht 51 m². Lokalet gjenden në një ngastër të vetme dhe në një lokacion kyç në qendër të Podujevës.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Trgovinsko Produzece LAB Podujevo Tergoninsko Radnja - Fi.191/63
Drustveno Trgovinsko Produzeqe/ Ndërmarrja Shoqërore Tregtare Llapi - Fi.671/89

Ndërmarrja e Re Komuna Klinë – Njësia prodhuese Sh.P.K. - prona e ndërmarrjes për tu bartur në subjektin e ri përmban njësinë prodhuese që ndodhet afër hekurudhës në Klinë dhe përmban një sipërfaqe prej përafërsisht 1,72,02 ha.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
(i) DP “Komuna”Prizren Fi.539/89 (1989)
(ii) DD “Komuna”- Prizren
Fi 6546/92 (1992)

Ndërmarja e Re Podrima Rahovec – Shitoret në Qendër Sh.P.K. - gjendet në qendër të qytetit të Rahovecit dhe përfshin një Kompleks të Shitoreve.
Kjo Ndërmarrje Subsidiare përfshin 5 shitore në Rahovec me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 368.8 m².
Podrima është një prej kompanive kryesore për tregti dhe shitje me pakicë në Regjionin e Prizrenit që gjendet në qytetin e Rahovecit dhe fshatrat përreth.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
TRO “Podrima” Orahovac Fi 97/80 - 12.03.1980
DTP “Podrima” – Orahovac
Fi 370/89 – 07.12.1989
DD “Podrimlja” - Orahovac 1993

Ndërmarrja e Re Kooperimi Agro-qendra në Suharekë Sh.P.K. - përfshin një sipërfaqe të përafërt me 0,26,42 ha (2,642 m²). Ndërtesa e Agro-qendrës e cila do të bartet në Ndërmarrje të Re përmban zyre me një hapësirë të përafërt me 430 m² si dhe pompën për derivate (naftë) me një rezervar me kapacitet prej 25 tonëve.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
KB „Kooperimi“ Suhareka Fi .168/91 - 16.01.1991

Ndërmarrja e Re “Kosovatrans – Baza e Riparimit Teknik & Autobusët – Prizren” Sh.P.K. – Kosovatransi është një prej kompanive kryesore të transportit të udhëtarëve në Kosovë, e cila gjendet në Regjionin Jugperëndimor të Kosovës.
Propozimi për këtë Ndërmarrje do të bëhet përmes shitjes me Spin-off të rregullt dhe do t’i përfshij Autobusët e Stacionit të Autobusëve në Prizren (14 Autobusë, 7 prej të cilëve janë në gjendje pune dhe 7 janë në defekt) dhe Bazën e Riparimit Teknik (Njësi e Ndërmarrjes) e cila gjendet në Prizren me një sipërfaqe të përgjithshme prej 69 ari dhe 92 m².
Me një investim të duhur në Autobusë dhe pajisje tjera, do të ketë mundësi të zgjerojë biznesin dhe të konkurroj me kompanitë private të transportit veçanërisht në lëmin e transportit të udhëtarëve.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
DP “Kosovatrans” Prizren Fi 159/9205.02.1992
DD “Prizren-Prevoz” Prizren Fi 6256/9223.10.1992

Dita e fundit për parakualifikim është: 11 korrik 2007
Dita për dorëzimin e ofertave është: 18 korrik 2007

Për këtë Ndërmarrje të Re Data e ofertimit do të përcaktohet:

Ndërmarrja e Re Miniera e Boksitit në Volljak Sh.P.K. - operimet e Boksiteve të Kosovës kanë filluar në vitin 1966 dhe kanë shfrytëzuar një seri të lenteve të boksitit të mbuluara me guri gëlqeror në zonën e Klinës. Pasuritë e boksitit janë nxjerrur përmes një vargu të minierave të hapura dhe tradicionalisht janë transportuar me kamion në një zonë të hapur deponimi e cila gjendej rreth 3 km larg dhe më pastaj janë vënë në karroca të hekurudhës. Rezervat e xehes (duke e përdorur kategorizimin socialist A, B,C1) janë në rajonin e 1.7 milion tonë të boksitit të shkallës në mes të 46.7 dhe 52%. Burimet (c2,D, të shënuara) janë rreth 4 milion tonë. Ky gur gëlqeror është mjaft i pastër që tradicionalisht t'i shitet shkritoreve të Trepçës dhe Ferronikelit.
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
N.Sh. Ndërmarrja për xehetari, jo-metale dhe qarkullim “ Kosova” Klinë;  Fi- 647/89
Organizata e Punës Miniera e Boksitit;  Fi-11/86 ishte OP brenda BOAL: Elektroekonomia e Kosovës

 

Në përputhje me Rregulloren e AKM-së dhe politikën e AKM-së/UNMIK-ut, AKM-ja propozon që të shes asetet e subjekteve të tilla (në raste të caktuara së bashku, me detyrimet e caktuara) përmes programit të AKM-së për privatizim. Cilido person që beson se ka ankesë valide kundër subjekteve apo aseteve të tilla (përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar me, (i) ankesat në të cilat ata besojnë se janë pronarë të ligjshëm të cilitdo subjekti apo aseti apo pjese të saj apo se janë pasardhës validë (ii) kreditorët) pa vonesë duhet të paraqesin një ankesë të tillë në AKM, së bashku me sqarimet e plota dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.

AKM-ja pretendon të kryej shitjet e subjekteve/aseteve të tilla sipas (i) mënyrës së privatizimit spin of (bartjes së aseteve dhe në raste të caktuara edhe detyrimeve të caktuara tek kompania e sapo krijuar) dhe pastaj të realizoj procesin e likuidimit apo përmes (ii) shitjes me anë të ankandeve, të aseteve si pjesë e procesit të likuidimit.

Në procesin e likuidimit, AKM-ja do të analizoj ankesat e paraqitura dhe dokumentet përcjellëse në mënyrë që të përcaktoj se te kush duhet të shkojnë pagesat nga të ardhurat nga shitja në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm. Duhet të theksohet se, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, ka gjasa që 20% e të ardhurave nga shitja së pari t'i paguhen “punëtorëve të kualifikueshëm”, pas tyre pretenduesve për pronësi të tokave, kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe pastaj pronarëve të subjekteve ku subjektet e tilla janë përcaktuar se janë transformuar në përputhje me Ligjin e zbatueshëm dhe në mënyrë jo diskriminuese.

AKM-ja nuk do t’i gjykoj ankesat si një organ kuazi gjyqësor apo organ administrativë; prandaj paraqitja e ankesës në AKM, për të cilën gjë AKM-ja fuqimisht i inkurajon paditësit e mundshëm të bëjnë këtë, nuk e parandalon paditësin e mundshëm që gjithashtu të paraqes padi edhe në Odën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, e gjithashtu nuk e parandalon që të kontestoj ligjërishtë çfarëdo vendimi të AKM-së në gjykatën kompetente.

Për formularin e ankesës dhe detajet se si të paraqitet një ankesë, shiko www.kta-kosovo.org - "si të paraqes ankesë" apo merr formularin nga cilado zyre e AKM-së. Ankesat gjithashtu mund të paraqiten në zyrën e Shtyllës së BE-së në Beograd adresa e së cilës është Tolstojeva 47-49,11000 Beograd, Serbi. Rregulloret e UNMIK-ut përkatëse janë marrë nga faqja e AKM-së në internet, e cekur më lartë.

Personat të cilët besojnë se kanë të drejtë në pjesën e 20% e të ardhurave nga shitja e pagueshme për “punëtorët e kualifikuar” pas shitjes/likuidimit (përfshirë edhe personat që hyjnë brenda çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të “punëtorëve të kualifikuar” apo punëtorëve si rezultat i çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "diskriminimit") gjithashtu mund të gjejnë detaje të listës përkatëse në faqen e internetit të cekur më lartë menjëherë pas shitjes/likuidimit së bashku me detajet se si ata mund të paraqesin ankesë për të shtuar edhe veten e tyre në listë.

 

Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t'ju ofrojë informata shtesë, se si të ofertohet.

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit

Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel: + 381 (0) 38 500 400 1255
Fax: + 381 (0) 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

-
KTA