-    

Gjuha

· English
· Srpski

Kosova

Map

Vala e 26-tė

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërmarrjet e reja) të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:


AGJENCIA KOSOVARE E MIRËBESIMIT
SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 26 TË PRIVATIZIMIT

AKM-ja, si kujdestare e mirëbesuar, në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/12, e cila është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2005/18 (“Rregullorja e AKM-së”), nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj në përputhje me Rregulloren e AKM-së.

Ndërmarrja e Re Depo dhe Toka Bujqësore në Gërmovë Sh.P.K. - prona kryesore e kësaj Ndërmarrjeje të Re përbëhet nga toka bujqësore dhe depoja që gjendet në afërsi të fshatit Gërmovë, në afërsi të rrugës kryesore Viti – Gërlicë në Komunën e Vitisë. Prona e përgjithshme që do t’i bartet Ndërmarrjes së Re ka një sipërfaqe të përafërt prej 57.5 hektarësh. Pjesa më e madhe ё tokës është përdorur për kultivimin grurit dhe drithërave. Sidoqoftë shumica e tokës nuk është kultivuar rregullisht në vitet e fundit. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore në Nec Sh.P.K. - prona kryesore e kësaj Ndërmarrjeje të Re përbëhet nga toka bujqësore që gjendet në afërsi të fshatit Sllatinë, Komuna e Vitisë. Prona e përgjithshme që do t’i bartet Ndërmarrjes së Re ka një sipërfaqe të përafërt prej 85 hektarësh. Pjesa më e madhe ё tokës është përdorur për kultivimin grurit dhe drithërave. Sidoqoftë shumica e tokës nuk është kultivuar rregullisht në vitet e fundit. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Toka bujqësore në Pozharan-Stub Sh.P.K. - prona kryesore e kësaj Ndërmarrjeje të Re përbëhet nga toka bujqësore që gjendet në në mes të fshatrave Gërmovë dhe Pozharan, Komuna e Vitisë. Prona e përgjithshme që do t’i bartet Ndërmarrjes së Re ka një sipërfaqe të përafërt prej 23 hektarësh. Pjesa më e madhe ё tokës është përdorur për kultivimin grurit dhe drithërave. Sidoqoftë shumica e tokës nuk është kultivuar rregullisht në vitet e fundit. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Beli Dub Sh.P.K. - prona kryesore e kësaj Ndërmarrjeje të Re përbëhet nga toka bujqësore që gjendet në afërsi të fshatit Goshicë, Komuna e Vitisë. Prona e përgjithshme që do t’i bartet Ndërmarrjes së Re ka një sipërfaqe të përafërt prej 62 hektarësh. Pjesa më e madhe ё tokës është përdorur për kultivimin grurit dhe drithërave. Sidoqoftë shumica e tokës nuk është kultivuar rregullisht në vitet e fundit. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Depo në Pozharan Sh.P.K. - prona kryesore e kësaj Ndërmarrjeje të Re përbëhet nga zyrja administrative, depo dhe oborri që gjendet në fshatin Pozharan, Komuna e Vitisë. Prona e përgjithshme që do t’i bartet Ndërmarrjes së Re ka një sipërfaqe të përafërt prej 2 hektarësh. Depoja është përdorur për grumbullimin dhe ruajtjen e produkteve bujqësore. Sidoqoftë viteve të fundit nuk është përdorur për këtë qëllim. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Pasuria Bujqësore depo Sh.P.K. - ky tender ofron mundësin e blerjes së një ndërtese një-katëshe me 45 ari tokë, e që për momentin shfrytëzohet për qëllime industriale dhe ndodhet përballë Fabrikës së Gypave dhe afër udhëkryqit të rrugëve të Reçakut dhe Cen Dugolli në Ferizaj. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Ndërtesa Administrative dhe Toka Bujqësore Rakosh Sh.P.K. - i ofron investitorit tokë të pjellshme bujqësore me siperfaqe prej afro 73 ha dhe ndërtesa administartive. Ndër. e Re gjendet afër Istogut. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Drenovc Sh.P.K. - i ofron investitorit potencial të blejë tokë bujqësore me sipërfaqe prej 240 ha.në fshatin Drenovc në rrugën kryesore Pejë-Prishtinë. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Ndërtimtari Sh.P.K. - ofron rast unik për të marrë sipërfaqe përafërsisht 1.19 ha tokë në Zonën Industriale, një zonë ku kohëve të fundit janë zhvilluar shumë biznese. Ndërmarrja ka një sipërfaqe prej 676m² depo. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Llapi Shitorja Nr. 1 dhe Shitorja Nr. 2 Sh.P.K. - ju ofron investitorëve potencial dy shitore ( të njohura si Llapi Shitorja Nr.1 dhe Llapi Shitorja Nr.2) me një sipërfaqe totale prej përafërsisht 114 m² dhe oborr prej përafërsisht 51 m². Lokalet gjenden në një ngastër të vetme dhe në një lokacion kyç në qendër të Podujevës.  (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Komuna Klinë – Njësia prodhuese Sh.P.K. - prona e ndërmarrjes për tu bartur në subjektin e ri përmban njësinë prodhuese që ndodhet afër hekurudhës në Klinë dhe përmban një sipërfaqe prej përafërsisht 1,72,02 ha. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Podrima Rahovec – Shitoret në Qendër Sh.P.K. - gjendet në qendër të qytetit të Rahovecit dhe përfshin një Kompleks të Shitoreve.
Kjo Ndërmarrje Subsidiare përfshin 5 shitore në Rahovec me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 368.8 m².
Podrima është një prej kompanive kryesore për tregti dhe shitje me pakicë në Regjionin e Prizrenit që gjendet në qytetin e Rahovecit dhe fshatrat përreth. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Ndërmarrja e Re Kooperimi Agro-qendra në Suharekë Sh.P.K. - përfshin një sipërfaqe të përafërt me 0,26,42 ha (2,642 m²). Ndërtesa e Agro-qendrës e cila do të bartet në Ndërmarrje të Re përmban zyre me një hapësirë të përafërt me 430 m² si dhe pompën për derivate (naftë) me një rezervar me kapacitet prej 25 tonëve. (Depoziti i Ofertës - 10.000€)

Ndërmarrja e Re “Kosovatrans – Baza e Riparimit Teknik & Autobusët – Prizren” Sh.P.K.Kosovatransi është një prej kompanive kryesore të transportit të udhëtarëve në Kosovë, e cila gjendet në Regjionin Jugperëndimor të Kosovës.
Propozimi për këtë Ndërmarrje do të bëhet përmes shitjes me Spin-off të rregullt dhe do t’i përfshij Autobusët e Stacionit të Autobusëve në Prizren (14 Autobusë, 7 prej të cilëve janë në gjendje pune dhe 7 janë në defekt) dhe Bazën e Riparimit Teknik (Njësi e Ndërmarrjes) e cila gjendet në Prizren me një sipërfaqe të përgjithshme prej 69 ari dhe 92 m².
Me një investim të duhur në Autobusë dhe pajisje tjera, do të ketë mundësi të zgjerojë biznesin dhe të konkurroj me kompanitë private të transportit veçanërisht në lëmin e transportit të udhëtarëve. (Depoziti i Ofertës - 20.000€)

Dita e fundit për parakualifikim është: 11 korrik 2007
Dita për dorëzimin e ofertave është: 18 korrik 2007


Për këtë Ndërmarrje të Re Data e ofertimit do të përcaktohet:

Ndërmarrja e Re Miniera e Boksitit në Volljak Sh.P.K. - operimet e Boksiteve të Kosovës kanë filluar në vitin 1966 dhe kanë shfrytëzuar një seri të lenteve të boksitit të mbuluara me guri gëlqeror në zonën e Klinës. Pasuritë e boksitit janë nxjerrur përmes një vargu të minierave të hapura dhe tradicionalisht janë transportuar me kamion në një zonë të hapur deponimi e cila gjendej rreth 3 km larg dhe më pastaj janë vënë në karroca të hekurudhës. Rezervat e xehes (duke e përdorur kategorizimin socialist A, B,C1) janë në rajonin e 1.7 milion tonë të boksitit të shkallës në mes të 46.7 dhe 52%. Burimet (c2,D, të shënuara) janë rreth 4 milion tonë. Ky gur gëlqeror është mjaft i pastër që tradicionalisht t'i shitet shkritoreve të Trepçës dhe Ferronikelit.

 

Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKM-në, e cila do t'ju ofrojë informata shtesë, se si të ofertohet.

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit

Rruga “Ilir Konushevci Nr.8”, Prishtinë, Kosovë
Tel: + 381 (0) 38 500 400 1255
Fax: + 381 (0) 38 248 076
E-mail: soetenders@eumik.org
Faqja e internetit: www.kta-kosovo.org

Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit.

 

KTA